Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 5 Shkurt 2018 - 11 Shkurt 2018. Shenjat qė do tė mbushen me sukses janė...

Parashikimi i yjeve pėr javėn 5-11 shkurt nga Paolo FOX.

Horoskopi javor 5 Shkurt 2018 - 11 Shkurt 2018. Shenjat qė do tė mbushen me sukses janė...
Horoskopi javor 5 Shkurt 2018 - 11 Shkurt 2018. Shenjat qė do tė mbushen me sukses janė...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/02/2018 11:46

Dashi

Gjatė kėsaj jave do tė ndiheni mjaft mirė dhe duket se nuk do t'i kushtoni rėndėsi disa problemeve tė vogla tė shkaktuara prej personave qė ju gjenden pranė. Ta dini se njerėzit qė ju rrethojnė janė mė tė fortė nga ē'mund tė mendoni. Kujdesuni qė tė mos gjendeni tė papėrgatitur pėr atė qė ju pret. Mos jini shumė kėrkues dhe mos u jepni shumė pas argėtimeve nė fundjavė. Respektoni rregullat e bashkėjetesės.

Demi

Venusi dhe Urani nė shenjėn tuaj do tė ndikojnė nė ēėshtjet profesionale dhe ju pas shumė kohėsh do tė mund tė refuzoni t'i shkoni pas qejfit dikujt. Parashikohen ndryshime pozitive dhe nėn ndikimin e Venusit do tė mund tė merrni masa konkrete pėr t'i dhėnė zgjidhje njė ēėshtjeje si dhe qė tė shijoni frytet e punės tuaj. Ju kėshillohet tė bėni kujdes qė tė mos bėni publike ēėshtjet tuaja personale, qė nuk do tė kuptoheshin apo vlerėsoheshin prej tė tjerėve.

Binjakėt

Venusi, planeti qė ndikon nė kėnaqėsinė dhe argėtimin, do tė qėndrojė nė shenjėn tuaj deri ditėn e premte. Mos e prisni keq kalimin e tij nė shenjėn e radhės. Nė fundjavė do t'ju duhet tė organizoheni vetė, pėr sa i pėrket argėtimit. Shmangini qėndrimet negative, sepse yjet ju kėshillojnė qė tė pėrpiqeni tė jeni sa mė entuziastė nė mėnyrė qė t'ia dilni mbanė.

Gaforrja

Kėtė javė do tė keni njė raport tė veēantė me Venusin, i cili do tė kalojė nė shenjėn tuaj, duke shėnuar kėshtu fillimin e njė periudhe tė artė miqėsie gjatė sė cilės nuk do tė mungojė as pasioni. Tė shtunėn ky planet do tė kalojė nė shenjėn e Peshqve. Mundohuni ta pėrmbani entuziazmin pėr sa u takon veprimtarive praktikeve si dhe bėni kujdes tė mos e teproni me shpenzimet.

Luani

Ndjeni nevojėn tė bėni paqe me kėdo, sepse qė prej disa javėsh Venusi ka ndikuar qė tė jeni tė paqartė nė qėndrimet tuaja. Me raste keni shprehur ngrohtėsinė dhe ėmbėlsinė, ndėrsa nga ana tjetėr ju ka munguar dėshira qė tė jepni mė tė mirėn tuaj. Me kalimin e Venusit nė shenjėn tuaj ditėn e shtunė, gjendja do tė normalizohet disi dhe ju do tė gjeni sėrish sigurinė nė vetvete. Por pikėrisht atėherė kur Venusi resht sė jua ndėrlikuari gjithēka ėshtė Jupiteri ai qė do tė ndikojė qė tė tregoheni tė pavendosur.

Virgjėresha

Pėrpara se tė pėrballemi me armikun, duhet qė fillimisht ta njohim atė dhe ta kemi tė qartė se ēfarė mund tė bėjė pėr tė na vėnė nė vėshtirėsi. Gjatė ditėve nė vazhdim Venusin do ta keni kundėrshtar. Tani qė e dini kėtė bėni kujdes me shpenzimet tuaja dhe mos i harxhoni energjitė pėr ēėshtje tė kota, por pėrqendrohuni nė gjėrat vėrtet tė rėndėsishme. Tė dielėn mund tė pėrballeni me njė njeri pesimist.

Peshorja

Shijojeni kėto ditė tė fundit praninė e Venusit nė shenjėn tuaj, planetit qė ju bėnte tė ndiheshit mė energjikė dhe ju ndihmonte tė pėrballonit edhe situatat mė tė ēuditshme. Duke filluar nga dita e shtunė, Venusi do tė jetė mė pak i pranishėm nė shenjė, duke bėrė qė kėnaqėsia tė bjerė nė nivele disi mė normale. Tabloja do tė plotėsohet me praninė e Jupiterit qė do t'ju kujtojė se duhet tė merreni me disa ēėshtje qė i kishit lėnė pas dore. Ju kėshillohet qė gjithēka ta merrni seriozisht.

Akrepi

Prania e Venusit nė shenjėn tuaj gjatė kėsaj periudhe ka ndikuar qė tė hasni vėshtirėsi nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Por tani, me largimin e tij, situata do tė pėrmirėsohet. Duke filluar qė nga dita e mėrkurė, shikoni me optimizėm drejt sė ardhmes. Pėrkushtojuni ēėshtjeve tė zemrės dhe ndiqni rrugėn qė ju pėlqen. Tė dielėn pėrpiquni qė tė mos mėrziteni prej ēėshtjeve tė punės.

Shigjetari

Planetėt qė kanė qenė tė pranishėm nė shenjėn tuaj gjatė kėsaj periudhe kanė ndikuar qė tė pėrjetoni momente tė veēanta, tė mbushura me pasion. Por tani diēka po fillon tė ndryshojė dhe ju duhet tė kuptoni pėrse ėshtė fjala nė mėnyrė qė tė mos gjendeni tė papėrgatitur. Nė fundjavė pozicionimi i ri i Venusit mund tė sjellė njė pėrballje me personin tuaj tė zemrės. Megjithatė ju do tė keni mbėshtetjen e Marsit dhe duhet tė bėni ēmos qė njė lidhje tė funksionojė. Mjafton pak pėr tė qenė tė lumtur.

Bricjapi

Kohėt e fundit keni lėnė te tė tjerėt pėrshtypjen se jeni njė njeri serioz, duke krijuar ngėrēe nė marrėdhėniet me ta. Por kjo do tė ndryshojė, sepse sė shpejti Venusi do tė jetė aleat me shenjėn tuaj, duke ju ndihmuar qė tė jeni nė harmoni me gjithēka qė ju rrethon. Do tė jeni mjaft praktikė nė zgjidhjen e problemeve tė pėrditshme dhe dialogu me tė tjerėt do tė shkojė mirė. Tė dielėn pėrpiquni tė mos entuziazmoheni shumė pėr njė projekt, qė nė fakt ka nevojė pėr mė shumė vėmendje nga ana juaj.

Ujori

Falė pranisė sė shumė planetėve nė shenjėn tuaj deri ditėn e premte, situata nė tė cilėn ndodheni do tė jetė mjaft pozitive. Jini gjithmonė vetvetja me gjithė ekstravagancėn qė ju karakterizon dhe kujdesuni pėr gjithēka deri nė detaj. E mėrkura do tė jetė njė ndėr ditėt mė pozitive tė javės, ndėrsa tė shtunėn Venusi do tė largohet nga shenja juaj. Ndoshta mund t'ju bjerė paksa humori, por do tė mund tė gjeni zgjidhje praktike pėr disa probleme. Tė dielėn pėrpiquni ta bindni dikė qė ta shikojė mė me optimizėm tė ardhmen.

Peshqit

Venusi qėndron mjaft mirė nė shenjėn e Peshqve, sepse i ndihmon ata tė jenė mė spontanė. Nė fundjavė, ai do tė kalojė nė shenjėn tuaj dhe ju do tė mund tė shpresoni pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Tė dielėn mos merrni iniciativėn pėr tė vepruar, sepse nuk e keni forcėn e duhur. Venusi do tė qėndrojė nė shoqėrinė tuaj pėr plot njė muaj, prandaj nuk ėshtė nevoja tė nxitoni pėr asgjė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
.B1HZ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė