Benefitet e mrekullueshme tė konsumimit tė Ēajit tė Malit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Benefitet e mrekullueshme tė konsumimit tė Ēajit tė Malit

Boll pitė ēaj me bustina, shėroni gripin, kollėn dhe tė ftohtin vetėm me Ēaj Mali.

Benefitet e mrekullueshme tė konsumimit tė Ēajit tė Malit
Benefitet e mrekullueshme tė konsumimit tė Ēajit tė Malit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/01/2018 15:16

Tokat shqiptare janė tė bekuara me thesarin natyral tė bimės madhėshtore tė Ēajit tė Malit.

Nuk ėshtė aspak ēudi qė jo vetėm vendasit, por edhe tė huajt qė takojnė kulturėn shqiptare mbeten tė mahnitur nga kura e shpirtit siē shpesh e quajnė zakonin e tė pirit tė ēajit avullues tė malit shqiptar.

Diēka ėshtė e sigurt, asnjė vend nė botė nuk prodhon kėtė cilėsi bime, si kjo jona.

Kėrkesat e tregjeve tė huaja pėr varietetin shqiptar tė ēajit tė malit, Sideritis Raeseri janė nė kulmin e tyre.

Ēaji i Malit shqiptar tė humbet mendjen me aromėn unike, tė pėrfshin nė nostalgjinė e kohėve tė kaluara dhe tė ringjall ndjesitė e plota tė shijes.

Ēaji i Malit ėshtė njė nga produktet mė tė kėrkuara dhe mė tė vlerėsuara nė tė gjitha komunitetet shqiptare qė jetojnė nė Evropė, Amerikė dhe deri nė Australi.

Por shpesh edhe tregu vendas gjendet pothuajse bosh nga kėrkesa e madhe pėr ēaj mali.

Zakoni i shqiptarėve ėshtė grumbullimi dhe blerja e sasive tė mėdha tė ēajit tė malit gjatė verės dhe fillim vjeshtės, pėr ta pėrdorur tė ngrohtė deri nė pranverė.

Mungesa e ēajit tė malit nė treg i lė tė apasionuarit pas tij tė varen tek bustinat me ēaj pluhur pudėr plot me kimikate aromatike!

Vlerat e Fuqishme tė Ēajit tė Malit

Ēaji i Malit ndihmon me shėndetin e aparatit tretės dhe pėrmban antioksidantė natyralė.

Plot me flavonoidė dhe antioksidantė

Studiuesit kanė zbuluar se bimėt e familjes Sideritis pėrmbanin substanca tė rėndėsishme qė luftonin mikrobet dhe infeksionet. Tė gjitha kėto bimė pėrmbanin vajra esencialė.

Ul tensionin e gjakut

Njė studim i fundit zbuloi se ekstraktet qė vinin nga familja e bimėve Sideritis ulnin nivelet e tensionit tė gjakut dhe qetėsonin enėt e gjakut.

Studimi i kryer ka nxjerrė nė pah se doza domethėnėse tė ekstrakteve nė fjalė ndihmonin nė zgjerimin e enėve tė gjakut, uljen e tensionit tė gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrės.

Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv tė kėtyre bimėve pėr shėndetin e zemrės.

Megjithatė, studime tė mėtejshme janė tė nevojshme pėrpara se ēaji shqiptar i malit tė merret nė konsideratė pėr trajtimin e sėmundjeve tė zemrės.

Mbron sistemin tretės

Studiuesit zbuluan se pirja e ēajit tė malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin nė sistemin tretės.

Kjo ndodh falė pranisė sė fenolėve dhe antioksidantėve qė gjenden natyralisht nė kėto bimė.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin pėr njė periudhė afatgjatė. Kjo si pasojė e aftėsive mbrojtėse tė ēajit shqiptar tė malit.

Pėrgatitja e ēajit shqiptar tė malit

Pėrgatitja e ēajit tė malit kėrkon pėrdorimin e luleve, kėrcenjve dhe gjetheve tė plota tė tė gjithė bimės.

Ju mund t'i hidhni ato nė ujė tė nxehtė dhe tė ulni temperaturėn, duke mundėsuar zierjen e lėngut pėr 5 deri nė 10 minuta.

Shija e kėtij ēaji ėshtė tokėsore, por nėse pėrdorni lulet, do tė ndjeni edhe aromėn e tyre. Kėtij ēaji mund t'i shtoni mjaltė dhe limon sipas dėshirės.

Nė malet e Shqipėrisė rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatėrruar me specien Sideritis Syriaca, e cila gjendet nė tė gjitha vendet e Mesdheut dhe tė Ballkanit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ehWkV

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė