Cilat janė kategoritė e bizneseve qė duhet tė pėrdorin kasėn fiskale?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė kategoritė e bizneseve qė duhet tė pėrdorin kasėn fiskale?

Pajisja fiskale (kasa fiskale) ėshtė njė regjistrues elektronik, me tė cilėn nga shitėsi, regjistrohen tė dhėnat pėr vlerėn e mallrave tė shitura dhe tė shėrbimeve tė kryera pėr klientėt e tij.

Cilat janė kategoritė e bizneseve qė duhet tė pėrdorin kasėn fiskale?
Cilat janė kategoritė e bizneseve qė duhet tė pėrdorin kasėn fiskale?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/12/2017 19:08
Pajisja me regjistrues elektronik fiskal (kasa fiskale) ėshtė detyrim ligjor pėr:

Tatimpaguesit e shitjeve me pakicė, qė shesin mallra apo ofrojnė shėrbime nė mjedise apo njėsi tė pėrhershme, tė hapura pėr publikun, janė tė detyruar tė instalojnė pajisje fiskale dhe tė lėshojnė kuponė tatimorė pėr ēdo transak-sion.

Tatimpaguesi, qė kryen qarkullimin e mallrave dhe tė shėrbimeve, pėr tė cilat: pagesat nuk kryhen nėpėrmjet bankės, ose institucioneve financiare tė parasė elektronike, tė liēencuara nga Banka e Shqipėrisė, ėshtė i detyruar tė instalojė dhe pėrdorė pajisje fiskale, pėr regjistrimin e pagesave me para nė dorė, si dhe pėr lėshimin, nė mėnyrė tė detyrueshme, tė kuponit tatimor.

A ka pėrjashtim nga ky detyrim?

Nuk janė tė detyruar tė pėrdorin pajisje fiskale:

Tatimpaguesit, qė paguajnė tatime mbi tė ardhurat nga kryerja e veprimtarive pėr shuma tė vogla tė tė ardhurave neto, ambulantėt, me pėrjashtim tė shoferėve tė taksive;

Personat, qė nuk janė tregtarė dhe e realizojnė qarkullimin e produkteve bujqėsore dhe tė papėrpunuara mbi tezga, nė tregjet e organizuara, si dhe jashtė merkatove;

Individėt, qė lėshojnė me qira mjedise biznesi;

Veprimtaritė, tė cilat ushtrohen nė zona tė larta malore, me popullim mė pak se 300 individė dhe qė janė tė ndryshme nga vendet turistike.

Po pagesat me para elektronike?

Nuk konsiderohet si transaksion i kryer me para nė dorė, pagesa pėr transaksionet, tė cilat kryhen nėpėrmjet institucioneve financiare tė parasė elektronike tė liēencuara nga Banka e Shqipėrisė, ose pagesat e kryera me kartė krediti.

Njė tatimpagues, i cili likujdon njė faturė nėpėrmjet institucioneve financiare tė parasė elektronike, atėherė pėr qėllime tė zbatimit tė kufizimit pėr transaksionet mbi 150.000 lekė, ky transaksion nuk konsiderohet i kryer me para nė dorė.

Gjithashtu edhe pagesat e kryera me kartė krediti, pėr transaksione tė ndryshme midis dy personave tė tatueshėm nuk konsiderohen tė kryera me para nė dorė.

Transmetimi i tė dhėnave tė pajisjes fiskale

Nė pėrfundim tė ditės sė punės ēdo tatimpagues, pasi ka mbyllur shitjet ditore, duhet t'i raportojė ato on-line, nė serverin e DPT-sė, nėpėrmjet komandės sė mbylljes ditore.

Ky raportim nuk duhet tė kalojė, orarin mė tė fundit tė pranueshėm ora 24:00, pas tė cilit fillon njė datė e re.

Fillimi i raportimit tė shitjeve ditore, pas disa ditė ndėrprerjesh pėr arsye tė ndryshme, kryhet ditėn e parė tė fillimit tė pėrdorimit tė pajisjes fiskale.

Korigjimi nga shtypja gabim e pajisjes fiskale

Nė rastet kur si rezultat i njė gabimi tė pavullnetshėm, nga ana e tatimpaguesit, ėshtė regjistruar njė veprim shitjeje i parealizuar (gabim) nga ana e tatimpaguesit veprohet si mė poshtė:

Tatimpaguesi do tė njoftojė nė drejtorinė tatimore rajonale ku ėshtė i regjistruar, me njė procesverbal (klikohet e shkarkohet nga faqja www.tatime.gov.al, nė linkun :www.tatime.gov.al/d/4/96/161/115/formulare-te-pajisjeve-fiskale

Pas kėsaj ai do tė vazhdojė tė raportojė shitjet, raportime tė cilat do tė vazhdojnė tė regjistrojė nė vazhdimėsi edhe kėtė gabim.

DPT do tė bėjė reflektimin e kėtij gabimi nė tė dhėnat e regjistruara nė serverin e raportimeve tė shitjeve nė DPT duke e stornuar atė (nėpėrmjet pasqyrimit nė njė kolonė tė veēantė).

Pas zbritjes sė gabimit (korrigjimit/rregullimit), subjekti do tė vazhdojė raportimin e shitjeve, dhe nga zbritja e gabimit bėrė nga DPT shifra e raportuar do tė korrigjohet pėr tė treguar xhiron reale.

Mospajisja me kasė fiskale, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi, dėnohet nė rast se:

a) Nuk instalon pajisjen fiskale:

herėn e parė tė konstatimit tė mosinstalimit tė pajisjes fiskale, me gjobė

nėse pas verifikimit tė parė, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon tė mos e instalojė pajisjen fiskale, merret masa e bllokimit tė veprimtarisė shtyhet deri nė instalimin e pajisjes fiskale, por jo mė parė se pėr 15 ditė kalendarike.

ēdo konstatim i mėpasshėm i mosinstalimit tė pajisjes fiskale, konsiderohet evazion tatimor dhe Administrata Tatimore ushtron tė drejtėn, duke bėrė kallėzim penal pėr tatimpaguesin;

Mos lėshimi i kuponit tatimor, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi dėnohet nė rast se nuk lėshon kupon tatimor:

a) Nė konstatimin e parė tė kryer, me gjobė dhe pėrveē masės sė gjobės pėr tatimpaguesit e regjistruar pėr TVSH-nė bėhet vlerėsim tatimor pėr tre muajt e fundit, duke pėrdorur metodat alternative;

b) Nė konstatimin (verifikimin) tjetėr pas konstatimit tė parė, nėse tatimpaguesi vazhdon tė mos e lėshojė kuponin tatimor, pėrveē aplikimit tė gjobės si nė nėnndarjen "a", merret masa e bllokimit tė veprimtarisė pėr 30 ditė kalendarike;

c) Ēdo konstatim tė pėrsėritur tė moslėshimit tė kuponit tatimor, pas dy konstatimeve tė sipėrpėrmendura, pėrveē apli¬kimit tė dėnimit si mė lart, konsiderohet evazion tatimor.

Gjithashtu tatimpaguesi dėnohet me gjobė edhe kur:

Lėshon njė kupon tatimor, qė nuk pėrmban elementet e pėrcaktuar nė aktet nėnligjore, pėr kuponin tatimor;

nuk mban dhe mirėmban nė kushte pune pajisjen fiskale;

nuk njofton menjėherė pėr defektin e ndodhur nė pajisjen fiskale dhe nuk plotėson nė rregull librezėn fiskale tė defekteve;

mban ose pėrdor pajisje fiskale, tė cilat nuk janė nė pėrputhje me aktet ligjore e nėnligjore, dėnohet me kon-fiskim tė mallrave gjendje. Gjithashtu, Administrata Tatimore mund edhe tė kallėzojė penalisht tatimpaguesin.

Po nėse blerėsi nuk e merr kuponin tatimor?

Blerėsi ose pėrfituesi i shėrbimit, i cili gjatė kontrollit nė distancat e parashikuara nė udhėzimin e Ministrit tė Financave (jo mė larg se 30 metra), nga vendi i shitjes apo ofrimit tė shėrbimit, nuk disponon kupon tatimor, dėnohet me gjobė me vlerė 1 000 lekė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5O%P(

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė