Ja cilat janė procedurat pėr tė regjistruar njė biznes.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ja cilat janė procedurat pėr tė regjistruar njė biznes.

Subjektet tregtare, qė realizojnė njė qarkullim mė tė vogėl se 8 milionė lekė nė vit, pavarėsisht nga forma ligjore e organizimit, qė kanė, konsiderohen si "Tatimpagues tė Tatimit tė Thjeshtuar mbi Fitimin" (Biznes i Vogėl).

Ja cilat janė procedurat pėr tė regjistruar njė biznes.
Ja cilat janė procedurat pėr tė regjistruar njė biznes.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/09/2017 16:47

Mėnyra e regjistrimit, pėrgjegjėsitė tatimore, kategoritė e punėsimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet qė lindin pas regjistrimit apo kalimi nė regjistrin pasiv deri nė ē'regjistrimin tatimor, janė informacionet e publikuara nė rubrikėn e re tė "Tatimet kėshillojnė".

Regjistrimi nė QKB

Vendi i regjistrimit ėshtė Qendra Kombėtare e Biznesit (QKB).

Personat e regjistruar pajisen me numėr identifikimi unik (NIPT), i cili shėrben si numėr i identifikimit tatimor tė tyre, pėr tatimet kombėtare dhe vendore.

Regjistrimi nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit shėrben njėkohėsisht si regjistrim nė Administratėn Tatimore, si dhe nė skemat e sigurimit shoqėror e shėndetėsor tė Inspektoratit tė Punės dhe organeve doganore.

Mbas regjistrimit nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit, tatimpaguesi ėshtė i detyruar informojė dhe rakordojė me Administratėn Tatimore llojet e tatimeve e taksave (pėrgjegjėsitė tatimore) qė duhet tė deklarojė dhe paguajė.

Pėrgjegjėsitė Tatimore tė Tatimpaguesve tė Biznesit tė Vogėl

Me pėrgjegjėsi tatimore, kuptohet lloji i tatimit qė ėshtė i detyruar tė paguajė tatimpaguesi.

Pėrgjegjėsi tė pėrhershme tatimore.

Tatim Fitimi i Thjeshtuar

TVSH (Pėr qarkullim vjetor mbi 5 milionė lekė si dhe disa profesione tė veēantė)

Kontributet e Sigurimeve Shoqėrore e Shėndetėsore

Pėrgjegjėsi tatimore nė varėsi tė kushteve e veprimtarisė ekonomike.

Tatimi nė Burim (nė varėsi tė njė pagese tė kryer)

Taksė Nacionale (nėse tatimpaguesi ėshtė objekt i saj)

Renta Minerare (nėse tatimpaguesi ėshtė objekt i saj)

Tatim i tė ardhurave nga punėsimi (nėse ka punėmarrės)

Kategoritė e punėsimit pėr efekt tė kontributeve tė sigurimeve

"I vetėpunėsuar" ėshtė njė tatimpagues i regjistruar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit dhe nė organet tatimore si person fizik.

Statuset e mundshme tė personit fizik janė:

I vetėpunėsuar i vetėm.

I vetėpunėsuar me punėmarrės.

I vetėpunėsuar me punėmarrės dhe punonjės tė papaguar tė familjes.

I vetėpunėsuar pa punėmarrės, me punonjės tė papaguar tė familjes.

Kalendari Tatimor/datat e deklarimit

Deklarata Vjetore e tė ardhurave deri datė 10 Shkurt i vitit pasardhės

TVSH deri datė 14 tė muajit pasardhės

Sigurime shoqėrore e shėndetėsore, deri datė 20 tė muajit pasardhės tė tremujorit

Tatimi nė Burim, deri nė datė 20 tė muajit pasardhės

Taksė Nacionale nėse je objekt i saj, deri datė 15 tė muajit pasardhės

Renta Minerare nėse je objekt i saj deri datė 15 tė muajit pasardhės

Tatim i tė ardhurave nga punėsimi deri datė 20 tė muajt pasardhės tė tremujorit

Kėste tė Tatimit Thjeshtur mbi Fitimin deri datė 20 tė muajt pasardhės tė tremujorit

Afatet e deklarimit janė tė pėrcaktuara nė ligj dhe ēdo muaj shfaqen nė kalendarin tatimor nė faqen online tė tatimeve www.tatime.gov.al .

Detyrimet pas regjistrimit

Deklarimi

Nė momentin final tė regjistrimit si tatimpagues i biznesit tė vogėl, lind automatikisht detyrimi pėr deklarimin e deklaratave dhe dokumenteve tė tjera tatimore.

Deklarimi bėhet vetėm nėpėrmjet rrugės elektronike.

Tatimpaguesi duhet tė jetė i kujdesshėm nė respektimin e afateve tė deklarimit elektronik pasi nė rast tė kundėrt penalizohet.

Mbajtja e dokumentacionit

Kryesisht ligjet tatimore, kėrkojnė mbajtjen e dokumetacionit si mė poshtė:

Librat e shitjes dhe tė blerjes, pėr tatimpaguesit e TVSH-sė, deklarohen on-line nė faqen zyrtare tė tatimve nė linkun "TATIMET E MIA".

Fatura e thjeshtė tatimore, e cila tėrhiqet pranė Drejtorisė Rajonale Tatimore.

Kuponi tatimor ėshtė dokumenti i lėshuar me anė tė pajisjeve fiskale.

Libri i shpenzimeve dhe tė ardhurave.

Libri i aktiveve tė biznesit.

Deklaratat tatimore; deklarohen online nė faqen zyrtare tė tatimeve nė linkun "TATIMET E MIA".

Pėrditėsimi i tė dhėnave tė regjistrimit

1. Ndryshimet nė QKB:

ndryshimi i emrit;

ndryshimi i adresės se veprimtarisė;

ndryshimi i statusit ligjor;

krijimi/mbyllja e adresave dytėsore, sektorėve ose njėsive tė reja;

ndryshimi i llojit tė veprimtarisė ekonomike; etj

ndryshimi i tė dhėnave vullnetare (telefon, adresė, email, etj)

2. Ndryshimet nė Administratėn Tatimore:

Pranė Adminsitratėts Tatimore, tatimpaguesit mund tė ndryshojnė:

pėrgjegjėsitė tatimore (llojin e njė detyrimi tatimor);

kategorinė e punėsimit pėr efekt tė kontibuteve tė sigurimeve shoqėrore.

Kalimi nė regjistrin pasiv

Administrata tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv nė regjistrin pasiv kur pėr njė periudhė 12 mujore:

nuk ushtron mė veprimtari tregtare;

nuk dorėzon deklaratėn tatimore;

deklaron pezullim veprimtarie tregtare,

Ē'regjistrimi tatimor

Aplikimi pėr ē'regjistrim pėr subjektet tregtare, kryhet pranė QKB-sė.

Subjektet e regjistruara pranė Qendrės Kombėtare tė Biznesit, ē'regjistrohen pasi tė kenė paguar tė gjitha detyrimet tatimore tė papaguara dhe pasi tė kenė paraqitur tė gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare pėrmbyllėse.

Kujdes!

Ē'regjistrimi nuk eleminon detyrimin tatimor qė ka lindur para datės sė ē'regjistrimit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
'f4XU

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė