Arti nė periudhat e Rilindjes dhe Pavarėsisė nė Shqipėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Arti nė periudhat e Rilindjes dhe Pavarėsisė nė Shqipėri

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė fillon njė etapė e re, e rėndėsishme pėr artin Shqiptar.

Arti nė periudhat e Rilindjes dhe Pavarėsisė nė Shqipėri
Arti nė periudhat e Rilindjes dhe Pavarėsisė nė Shqipėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/10/2017 23:35

Lėvizjet e mėdha ēlirimtare qė sollėn pavarėsinė e vendit (mė 1912), krijuan atmosferėn pėr njė drejtim tė ri artistik, qė do tė pasqyronte mė me realizėm jetėn. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike.

Nė historinė e artit shqiptar viti 1883 ėshtė i shėnuar pėr krijimin e dy pikturave mė me vlerė: "Porteti i Skėndebeut" nga Jorgji Panariti dhe "Motra Tone" nga Kolė Idromeno.

Me kėto tablo nis rrugėn piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastėsi por pikėrisht motivet e kėtyre dy veprave tė para, janė motivet kryesore qė mbizotėrojnė nė tematikėn e artit shqiptar tė Rilindjes dhe tė periudhės sė Pavarėsisė; pra tema patriotike qė evokohej me trajtimin e figurės sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, si dhe skenat nga jeta e pėrditshme ku fiksoheshin edhe vlera tė kulturės tė kulturės kombtare.

Te piktorėt e Rilindjes pėrgjithėsisht ndihet fryma romantike. Nė shumė tablo vihen re edhe tipare tė realizmit klasik si dhe tė njė realizmi mė bashkėkohor, duke fiksuar kėshtu nė art, gjendjen reale tė vendit, ndonjėherė edhe me qėndrim kritik. Piktori mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė Kolė Idromeno (1860-1939) autor i shumė tablove, portreteve dhe peisazheve.

Krijimtaria e tij u bė si shkollė pėr artistėt e ardhshėm. Idromeno ka qenė gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati njė pėrfaqėsues tjetėr tė shquar, tė njohur brenda dhe jashtė Shqipėrisė; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me njė veprimtari tė pasur artistike.

Po nė nė Shkodėr, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolėn edhe piktorė tė tjerė tė shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrės, Korēa u bė vatra dytė ku mori zhvillim arti i pikturės nė Shqipėri.

Nė Korcė u krijuan tablotė e bukura tė piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e "poetit tė peizazhit shqiptar" mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Tė dy kėta artistė janė nė krye tė pėrfaqėsuesve mė tė shuar tė Rilindjes dhe Pavarėsisė shqiptare nė pikturė.

Edhe skulptura e rrumbullakėt, pas njė ndėrprerje tė gjatė prej disa shekujsh, filloi tė lėvrohet sėrisht nė periudhėn e Rilindjes. Si autor i parė njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temė patriotike, ku shquhen dy bustet e Skėnderbeut (mė 1899 dhe mė 1917). Por nivelin e kėtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989).

Me statujat e tij monumentale, qė janė tė parat vepra tė kėtij lloji nė Shqipėri ("Luftėtari kombėtar" - Korcė 1932, "Flamurtari" - Vlorė 1932, "Skėnderbeu" - Kukės 1939), nis rruga e artit monumental nė Shqipėri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe nė periudhėn e pasclirimit me vepra tė shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti mė i shquar i skulpturės shqiptare.

Nė vitet e pavarėsisė artet nė Shqipėri zhvillohen nė mėnyrė mė tė organizuar. U bėnė pėrpjekjet e para pėr pėrgatitjen e artistėve tė rinj, pėr krijimin e shoqatave artistike dhe pėr organizimin e ekspozitave. Nė vitin 1920, nė Korcė u hap ekspozita e parė personale nga piktori Vangjush Mio.

Me kontributin e poetit tė njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesė edhe vetė me disa punime nė akuarel, mė 1923, nė Shkodėr u hap ekspozita e parė lokale, me pjesėmarrjen e mbi 15 artistėvė shkodranė. Ekspozita mė e rėndėsishme e gjithė kėsaj periudhe ėshtė "E para ekspozitė arti" qė u organizua Tiranė nė maj tė vitit 1931. Kjo ėshtė e para ekspozitė kombtare nė historinė shqiptare. Ekspozita e mėsipėrme u pėrgatit nga Shoqata "Miqtė e Artit" qė ėshtė gjithashtu e para shoqatė artistike e krijuar po atė vit nė Tiranė.

Mė 1931 u bėnė edhe dy pėrpjekje tė rėndėsishme: pėr krijimin e njė Pinakoteke dhe pėr ngritjen e Shkollės sė Artit. E para nuk u realizua, ndėrsa shkolla u hap. Me nisiativėn e piktorit A.Kushi, mė 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas njė viti, mė 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollė arti nė Shqipėri. Shkolla e Tiranės mori nxėnės nga e gjithė Shqipėria. Aty jepnin mėsim artistėt O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar nė Bukuresht pėr arte tė bukura.

Nga Shkolla e Vizatimit morėn mėsimet e para pėr pikturė brezi mė i njohur i artistėve shqiptarė midis viteve '40-'70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.

Gjatė viteve 1932-1935 nė shkollėn e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Nė krijimet mė tė bukura ndihej vazhdimėsia nga tradita e pikturės sė Rilindjes si dhe tipare tė reja realiste, me qėndrim kritik ndaj vėshtirėsive tė jetės dhe padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Po nė kėtė periudhė, nė artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temė shoqėrore e pėrfaqėsuar nga A. Dino, M. Frashėri si dhe Q. Mesarea, qė ishte njėkohėsisht akuarelisti mė i njohur shqiptar nė vitet e Pavarėsisė.

Pas njohurive tė para qė morėn nė Shkollėn e Vizatimit, nxėnėsit e saj, vazhduan studimet nė akademitė e arteve tė Europės si nė Romė, Paris, Athinė, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen nė atdhe u bėnė mėsuesit e brezit mė tė ri tė piktorėve shqiptarė.

Veprimtari tjetėr e rėndėsishme gjatė periudhės sė pavarėsisė ka qenė konkursi ndėrkombtar pėr ngritjen e monumentit tė Heroit Kombtar, Skėnderbeut, qė u organizua nė Tiranė mė 1937.

Vec skulptorėve shqiptarė morėn pjesė mjaft autorė tė njohur europianė. Cmimin e parė e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndėrsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skėnderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos nė sheshin "Albania" nė Romė, dy vjet pas kunkursit, mė 1939.

Nė artin e periudhės sė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė pėrfshihet edhe krijimtaria e artistėve qė jetonin nė kolonitė jashtė atdheut si dhe veprimtaria e arbėreshėve tė Italisė.

Ashtu si letėrsia e kėsaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbėreshėt dhe diaspora kishte tė njėjtat motive e tė njėjtin stil me artin qė zhvillohej nė Shqipėri. Nga kolonitė shqiptare vecohet piktori Theohar Gjini qė krijoi nė Paris dhe Bukuresht, ndėrsa nė fshatrat arbėreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, qė kritikėt e kohės e quanin "Canova i ri" (A. Canova 1757-1822)

Gjatė luftės sė dytė botėrore (1939-1944), kushtet pėr krijimtari nė fushėn e artit u kufizuan. Megjithatė u organizuan disa ekspozita. Mė e rėndėsishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistėve mė tė mirė tė vendit. Veprimtaritė e tjera kanė qėnė kryesisht ekspozita personale.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
P8D=I

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.