Nė shtypin e kohės ajo u quajt "ekspozita e parė kombtare", duke mohuar kėshtu atė tė vitit 1931 dhe tė tjerat mė pas. Pra u duk qartė tendenca pėr tė filluar "gjithcka nga e para" edhe nė art!?
Nė atė ekspozitė nuk u ftua personaliteti mė i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qėndrimi qė do tė mbante ai ndaj regjimit tė ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos tė tjerat qė u hapėn mė pas, pėrcaktuan dhe drejtimin e ri nė artin shqiptar, rrugėn e vetme tė lejueshme pėr shtetet komuniste; metodėn e realizmit socialist.
Ngritja e instuticioneve artistike
Pas 1945-sės edhe nė fushėn e artit u bė njė punė mė e organizuar pėr ngritjen e instuticioneve. Mė 1946 u hap shkolla e mesme artistike qė pėrgatiste piktorė skulptorė dhe grafistė. Nė vitin 1954 u ngrit pėr herė tė parė Galeria Kombtare e Arteve, ėndėrr disa vjecare e artistėve dhe amatorėve tė artit. Aty u grumbulluan veprat mė tė mira tė traditės si dhe tė autorėve bashkėkohės. 20 vjet mė pas u ndėrtua godina e re e Galerisė, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me njė numėr mė tė madh veprash. Nė godinėn e re ėshtė hapur njė sallė pėr vepra tė autorėve tė huaj ku bėjnė pjesė edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorėt, skulptorėt bashkė me artistėt e tjerė tė skenės dhe ekranit krijuan organizatėn e tyre tė quajtur Lidhja e Artistėve me qėllim "qė tė bashkonin pėrpjekjet pėr krijimin e artit tė ri tė realizmit socialist".
Nxėnėsit qė mbaronin shkollėn e mesme artistike nė Tiranė vazhdonin studimet nė akademitė e arteve nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vendet e tjera tė Lindjes. Nė vitin 1960, kur Shqipėria u nda nga kampi socialist, studentėt u kthyen nė atdhe dhe, po atė vit, nė Tirane u ngrit Instituti i Lartė i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite mė vonė u hapėn edhe shkolla tė tjera artistike. Nė qytetet kryesore u ngritėn Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtarė si Muzeu i Artit Mesjetar nė Korcė, Muzeu Arkeologjik nė Tiranė etj si dhe disa muze historikė si Muzeu Skėnderbeu nė Krujė, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve qė janė pikturuar aty, ruhen edhe shumė vepra arti origjinale me shumė vlerė. Pėr studimin e krijimtarisė sė arteve figurative, si dhe arteve tė tjerė, qė nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit tė Arteve pranė Akademisė sė Shkencave.
Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente
Qė nga viti 1945, thuajse ēdo vit janė organizuar ekspozita tė arteve figurative. Mė tė rėndėsishme quheshin ato me rastin e pėrvjetorėve tė Clirimit dhe tė ngjarjeve te tjera kombtare. Janė organizuar gjithashtu edhe shumė konkurse kombtare. Konkursi i parė u shpall mė 1948 pėr krijimin e monumentit tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė qytetin e Krujės (28 nėntor 1959).
Mbas ēlirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra. Nga krijimet mė tė rėndėsishme vlerėsohen monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė (1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco; Monumenti i Pvarėsisė nė Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Nė pikturė u krijuan njė numėr mė i madh veprash. Pėr herė tė parė morėn zhvillim thuajse tė gjitha zhanret e arteve vizive qė nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qė u aplikuan nė disa godina social kulturore. Nė gjithė kėtė mori veprash, ndonėse tė krijuara nėn njė censurė tė rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera tė vecanta artistike. Nė artet figurative mungon njė figurė aq e shquar sa I. Kadare nė letėrsi, por gjithėsesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatė periudhės sė realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorė tė talentuar, kanė realizuar tablo tė bukura, qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturėn metodė tė realizmit socialist.