Zakonet qė ndihmojnė sipėrmarrėsit tė jenė produktivė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Zakonet qė ndihmojnė sipėrmarrėsit tė jenė produktivė

Keni dėgjuar me qindra metoda se si tė rrisni produktivitetin tuaj, nga ushqimet qė duhet tė konsumoni e ndoshta deri tek dozat e vogla tė drograve qė mund t'ju ndihmojnė.

Zakonet qė ndihmojnė sipėrmarrėsit tė jenė produktivė
Zakonet qė ndihmojnė sipėrmarrėsit tė jenė produktivė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/12/2017 22:47

Mos e torturoni veten, kur shumė lehtė mund tė ndiqni shembullin e sipėrmarrėsve mė tė suksesshėm tė cilėt produktivitetin e kanė tė natyrshėm.

Kėto janė 4 zakonet e produktivitetit qė kanė ndihmuar Jeff Bezos, Bill Gates dhe Elon Musk t'i japin emėr vetes.

Lajmi i mirė ėshtė qė kėto zakone janė tė thjeshta dhe secili prej nesh mund ti zbatojė.

Ata i japin prioritet e-mailit

Bill Gates pėrdor tre monitorė pėr tė mos humbur asnjė mesazh gjatė ditėve tė tij nė Microsoft. Nė njė ekran shfaqej e-maili i tij i ardhshėm, nė njė tjetėr ai qė lexonte dhe nė ekranin e tretė kishte browser e tij nė rast se ai do tė kishte nevojė tė lidhte ndonjė link ose dosje.

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, krenohet me mėnyrėn e tij tė thjeshtė tė pėrdorimit tė email-it pėr tė bėrė gjėrat. "Kudo qė tė jetė e mundur unė pėrpiqem tė komunikoj asinkron," tha ai nė njė intervistė me Mashable. "Unė jam shumė i zoti kur vjen puna te e-maili."

Ndėrkohė, Jeff Bezos ėshtė i njohur pėr dėrgimin e email-eve nė ekipin e tij vetėm me njė pyetje, pėr ankesat e pėrdoruesve tė pranuara nė llogarinė e tij publike jeff@amazon.com. Kjo praktikė lejon qė CEO i Amazon tė delegojė ēėshtje tek menaxherėt e duhur pa shpenzuar shumė kohė.

Ata nuk drejtojnė mbledhje pa rezultate

Nė librin "Business @ the Speed of Thought" tė publikuar nė vitin 1999, Bill Gates shkruan: "Mbledhjet e mira janė rezultat i pėrgatitjes sė mirė." Ai thotė se ju duhet tė dėrgoni me email dokumentet ose temat qė do tė trajtohen paraprakisht, nė mėnyrė qė njerėzit tė analizojnė ēėshtjet qė do tė diskutohen nė mbledhje. Nė kėtė mėnyrė ju do tė trajtoni problemet, dhe jo thjesht t'i prezantoni ato.

Jeff Bezos pėrdor rregullin me dy pica pėr tė drejtuar takime efektive. Thuhet se ai asnjėherė nuk organizon takime atėherė kur dy pica nuk mjaftojnė pėr tė ushqyer tė gjithė dhomėn. Sa pėr Elon Musk, njė ish-punonjės zbuloi nė Quora se ai i pyeste punonjėsit nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė pėrse ata ishin pjesė e takimit nėse nuk kanė folur asgjė.

Shpjegimi ėshtė se takimet janė mė produktive kur pjesėmarrėsit janė tė interesuar pėr tė, edhe nėse ata japin njė informacion ose implementojnė njė zgjidhje.

Ata flenė aq orė sa e kanė tė nevojshme

Shtetet e Bashkuara humbasin deri nė 411 miliardė dollarė nė GDP nė vit pėr shkak tė gjumit tė pamjaftueshėm, sipas njė studimi tė vitit 2016 tė kryer nga Korporata Rand, njė organizatė jofitimprurėse. Gjumi i pamjaftueshėm ndikon nė aftėsinė e trurit tuaj pėr tė pėrpunuar informacionin dhe sjell pasoja negative nė produktivitetin tuaj.

Rekomandohet qė tė flini mes shtatė dhe nėntė orė ēdo ditė pėr tė qenė energjik, por disa specialistė tė gjumit, si Dr Michael Breus, thonė se secili prej nesh ka nevoja tė ndryshme.

Pėr shembull, Bill Gates thotė se ka nevojė pėr 7 orė gjumė, Jeff Bezos fle 8 orė dhe Elon Musk ja del me 6 ose 6.5 orė.

Megjithatė, tė gjithė pajtohen se kanė nevojė pėr 7-8 orė tė plota pėr t'u ndjerė tė aftė tė pėrballojnė ditėn. Vėzhgoni se sa orė pushimi i nevojitet trupit tuaj dhe sigurohuni qė ta respektoni atė.

Ata stėrviten

Ju mund tė llogarisni produktivitetin nė rritje midis shumė pėrfitimeve tė stėrvitjes. Studimet kanė treguar se aerobia, nė mėnyrė specifike, ndihmon nė pėrmirėsimin e aftėsive tė kujtesės dhe tė tė nxėnit. Tė tre sipėrmarrėsit, Jeff Bezos, Elon Musk dhe Bill Gates, e kanė stėrvitjen pjesė tė rutinės sė tyre. Bezos dhe Musk zgjedhin peshėngritje dhe kardio, ndėrsa Gates preferon vrapin nė pistė, ndonjėherė duke parė emisione edukative.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
O=9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė