Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 4 Dhjetor 2017 - 10 Dhjetor 2017. Shenjat qė duhet tė kenė shumė kujdes janė...

Perspekti sjell pėr ju horoskopin javor. Ju urojmė javė tė mbarė!

Horoskopi javor 4 Dhjetor 2017 - 10 Dhjetor 2017. Shenjat qė duhet tė kenė shumė kujdes janė...
Horoskopi javor 4 Dhjetor 2017 - 10 Dhjetor 2017. Shenjat qė duhet tė kenė shumė kujdes janė...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/12/2017 04:08, Ndryshuar: 04/12/2017 11:12

Dashi

Fillimi i javės do tė jetė disi i vėshtirė, por falė logjikės dhe vendosmėrisė tuaj do t'u jepni zgjidhje shumė problemeve. Duke filluar nga dita e shtunė Marsi do tė largohet nga shenja juaj dhe ju do tė ndiheni sėrish energjikė dhe optimistė si dhe do tė shfaqni njė frymė mirėkuptimi ndaj atyre qė keni pranė. Nė fundjavė do ta keni tė qartė se mund t'ia dilni mbanė nė ēfarėdolloj situate.

Demi

Ju pėlqen t'i vėzhgoni situatat kaotike nga larg, por pa u pėrfshirė asnjėherė drejtpėrsėdrejti. Aty nga mesi i javės do tė pėrballeni me disa probleme, por qė nė tė vėrtetė nuk ju interesojnė. Bėni kujdes nė fundjavė kur Marsi do tė largohet nga shenja juaj dhe do tė hasni vėshtirėsi nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Edhe pse Neptuni do tė ndikojė negativisht nė shenjėn tuaj ditėn e diel, pėrpiquni qė tė tregoni vetėpėrmbajtje.

Binjakėt

Me katėr planetė kundėr kjo javė s'do tė jetė aspak e lehtė. Do tė ndihet shumė ndikimi i Mėrkurit, Marsit dhe Saturnit ditėn e martė dhe tė mėrkurė. Nė ato momente arsyetimi logjik do tė jetė pika juaj e fortė, kėsisoj do tė mund ta pėrballoni mė mirė situatėn. Pas disa ditėsh qetėsie, tė dielėn do tė ndieni dėshirėn qė tė pėrmbysni skemat dhe tė pėrgatiteni pėr javėn nė vazhdim.

Gaforrja

Gjatė kėsaj jave do tė hasni vėshtirėsi nė marrėdhėniet me tė tjerėt dhe mbase do t'ju duhet t'u shkoni pėr shtat atyre. Saturni nė shenjėn tuaj mund t'jua ndėrlikojė disi punėn, por gjithsesi duhet tė shfaqeni tė fortė e tė vendosur. Megjithatė mos u shqetėsoni, sepse nė fundjavė do ta merrni veten falė kalimit tė Marsit nė shenjėn tuaj e do tė ndiheni dhe mė tė guximshėm. E diela do tė jetė njė ditė mjaft e mbarė pėr ju.

Luani

Do ta kaloni kėtė javė nė shoqėrinė e njerėzve, tė cilėt do tė pėrpiqen t'ju ndihmojnė ta pranoni mė lehtė realitetin qė pėrndryshe nuk do t'ju kishte pėlqyer shumė. Me pak fjalė, s'do tė jeni ju protagonistėt e javės pėr arsyen e thjeshtė qė tani yjet ndriēojnė nė njė qiell tjetėr. Tė shtunėn Marsi ju sfidon tė mbani nė kontroll ndjenjat tuaja, ndėrsa tė dielėn mos mendoni pėr tė ndryshuar tė ardhmen, sepse nuk ėshtė momenti i pėrshtatshėm.

Virgjėresha

Ju nuk jeni nga ata lloj njerėzish qė shkurajohen lehtė, prandaj s'do tė ndikoheni shumė prej faktit qė dita e mėrkurė do tė rezultojė mjaft e lodhshme pėr ju. Do tė pėrballeni me pasiguritė tuaja, sepse ky ėshtė momenti ku shpėrblehen tė guximshmit. Nė fundjavė Marsi dhe Mėrkuri do tju ndihmojnė qė tė mund tė gjeni veten nė situata qė ju duket sikur nuk ju pėrkasin. Mos bėni projekte tė rėndėsishme pėr tė dielėn, por jepuni pas argėtimit.

Peshorja

Kjo do tė jetė njė javė e mbarė pėr tė lindurit e shenjės sė Peshores. Aty nga data 9 Dhjetor Marsi do tė largohet nga shenja juaj dhe ju do tė rifitoni qetėsinė. Ndikimi i tij do tė vazhdojė tė ndihet deri nga mesi i javės, duke ju krijuar ndjesinė se nuk keni shumė angazhime. Mos ua vini shumė veshin kritikave tė tepruara, sepse nė fakt nuk po nėnvlerėsoni dhe as nuk po lini pas dore asgjė. Tė dielėn pėrpiquni thjesht qė tė kaloni njė ditė tė kėndshme.

Akrepi

Marsi, planeti i kuq, do tė jetė protagonisti i vėrtetė nė shenjėn tuaj gjatė ditėve nė vazhdim. Ditėn e mėrkurė do tė pėrpiqeni tė qartėsoni mendimet dhe tė tregoheni racionalė. Mė pas, tė shtunėn, Marsi do tė kalojė sėrish nė shenjėn tuaj, duke ju bėrė qė tė ndiheni energjikė dhe nė humor tė mirė. Kėsisoj do tė ndjeni se e keni ju nė dorė tė ardhmen tuaj. Nė fundjavė do tė tregoni mirėkuptim ndaj dikujt qė duket se jeton nė njė dimension tjetėr.

Shigjetari

Aty nga mesi i javės do tė pėrballeni me projekte dhe ide jo fort tė favorshme pėr ju, por qė pėr momentin e keni tė vėshtirė t'i kundėrshtoni. Pėrpiquni vetėm tė mos angazhoheni shumė pėr detyrimet qė nuk ju pėrkasin drejtpėrsėdrejti, sepse pėr momentin nuk mund tė bėni mė shumė. Do ta mirėprisni praninė e Marsit nė shenjėn tuaj dhe do tė mund tė anashkaloni gjithēka qė ju shqetėsonte. Gjėrat do t'ju ecin mbarė nė aspektin profesional.

Bricjapi

Pėrpiquni qė aty nga mesi i javės t'u shmangeni problemeve tė cilave hė pėr hė nuk u jepni dot zgjidhje. Mos u pėrfshini nė ēėshtje qė nuk ju pėrkasin, sepse vėrtet pėr momentin nuk mund tė bėni shumė. Kalimi i Marsit nė shenjėn tuaj do t'ju ndihmojė qė tė pėrballoni mė mirė problemet dhe t'u shmangeni gjėrave qė ju shkaktojnė shqetėsime. Situata do tė jetė pozitive nė aspektin profesional.

Ujori

Do ta filloni muajin plot entuziazėm dhe me dėshirėn pėr t'iu pėrkushtuar gjėrave tė bukura e argėtuese. Por largimi i Mėrkurit nga shenja juaj do t'jua presė shpresat. Ju kėshillohet tė ruani qetėsinė dhe tė veproni me maturi. Tė dielėn, prania e Neptunit nė shenjėn tuaj mund tė ndikojė qė tė ndieni pasiguri pėr ndjenjat tuaja mė intime, por mjafton qė ta merrni ditėn me lehtėsi.

Peshqit

Ėshtė e vėshtirė t'i kuptosh qėllimet e dikujt, praninė e tė cilit nuk mund ta injoroni. Ndoshta po shqetėsoheni sė tepėrmi pėr probleme qė mbase nuk janė reale. Tė shtunėn do tė ndiheni tė lehtėsuar pėr shkak tė praninė sė Marsit nė shenjėn tuaj dhe falė vendosmėrisė qė do tė tregoni. Do tė pėrballeni me situata tė paparashikueshme, por do tė kuptoni se gjithēka ėshtė relative dhe se asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
kQE<0

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.