Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 27 Nėntor 2017 - 3 Dhjetor 2017. Shenjat qė do tė kenė mė shumė sukses.

Perpsekti sjell horoskopin javor. Java do tė jetė e mrekullueshme pėr disa shenja. Javė tė mbarė!

Horoskopi javor 27 Nėntor 2017 - 3 Dhjetor 2017. Shenjat qė do tė kenė mė shumė sukses.
Horoskopi javor 27 Nėntor 2017 - 3 Dhjetor 2017. Shenjat qė do tė kenė mė shumė sukses.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/11/2017 12:23

Dashi

Pjesa e parė e javės do tė kalojė mes dyshimesh dhe pavendosmėrisė, duke mos rezultuar nė asgjė konkrete dhe mė pas do t'ju duhet tė pėrballeni me realitetin. Por tė premten, me kalimin e Venusit nė shenjėn tuaj, marrėdhėniet me personat e rėndėsishėm pėr ju do tė forcohen dhe kjo do tė ndodhė tamam nė kohė pėr tė kufizuar dėmet qė shkaktonte Urani duke ju bėrė nervozė e tė paduruar. Pra, ju kėshillohet qė tė mbani qėndrim pozitiv.

Demi

Mė nė fund do tė gjeni ekuilibrin nė jetėn tuaj dhe nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Pėr kėtė do t'ju ndihmojė kalimi i Venusit nė shenjėn tuaj. Kėshillohet t'u qėndroni larg personave nervozė qė tė mos ndikoheni prej humorit tė tyre tė keq. Nė fundjavė shfrytėzoni praninė e Hėnės sė plotė pėr t'u dhėnė zgjidhje disa problemeve.

Binjakėt

Mėrkuri ėshtė planeti qė ju pėrfaqėson e megjithatė nuk do ta keni mbėshtetjen e tij gjatė kėsaj jave. Pėr kėtė arsye tė lindurit e shenjės sė Binjakėve do tė mbeten disi keq pėrballė njė situate tė tillė, pavarėsisht shpresave tė mėdha qė kishin se gjėrat do tė pėrmirėsoheshin. Kėshillohet qė tė mos mėrziteni, por shfrytėzoni praninė e Hėnės sė plotė qė do tė kalojė nė shenjėn tuaj ditėn e diel.

Gaforrja

Mbase do tė donit t'i shprehnit hapur ndjenjat tuaja, por duket se dikush, pėr nga mėnyra si sillet, ju pengon. Kėsisoj, do tė ndiheni tė paduruar dhe tė acaruar. Situata do tė pėrmirėsohet nė fundjavė, atėherė kur falė pranisė sė Jupiterit nė shenjėn tuaj do tė gjeni qetėsinė dhe do tė ndiheni tė lirė tė argėtoheni. Hėna do tė ndikojė pozitivisht nė shenjėn tuaj dhe nuk do tė merreni me gjėrat qė s'ju interesojnė.

Luani

Saturni dhe Mėrkuri nuk do tė ndikojnė pozitivisht gjatė ditėve nė vazhdim. Mėrkuri do tė largohet nga shenja juaj, duke krijuar kėshtu ndėrlikime tė paparashikuara. Pėrpiquni tė ngushėlloheni me praninė e Venusit, i cili do tė jetė aleati juaj, duke ju ndihmuar nė aspektin profesional dhe personal. Pėrpiquni qė nė fundjavė tė toleroni kaosin e shkaktuar si pasojė e ndikimit tė Neptunit. Tė dielėn do tė ndiheni tė ēliruar.

Virgjėresha

Pikėrisht atėherė kur dukej se gjėrat kishin gjetur zgjidhje, Mėrkuri do tė largohet nga shenja juaj. Do t'ju duhet tė vazhdoni tė merreni me angazhimet tuaja, por duke shfaqur njėfarė skepticizmi. Pėr fat, falė kujdesit qė tregoni, do ta pranoni kėtė gjė pa e pasur problem. Nė fundjavė, prania e Hėnės nė shenjėn tuaj do t'ju ndihmojė nė aspektin profesional.

Peshorja

Kėtė javė do ta pranoni pa frikė realitetin dhe problemet nuk do t'ju trembin. Venusi do tė jetė nė shenjėn tuaj, duke ju favorizuar nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Do tė ndiheni energjikė dhe me dėshirėn pėr tė pėrjetuar ēaste tė paharrueshme. Do t'u qėndroni larg situatave problematike qė ju ulin vetėbesimin. Tė dielėn ju kėshillohet tė shmangni shpjegimet e detajuara, sepse mund tė krijoni keqkuptime.

Akrepi

Gjatė kėsaj jave Jupiteri dhe Venusi do tė largohen nga shenja juaj, por nė datėn 9 Dhjetor planeti Mars do tė kalojė nė kėtė shenjė. Si pasojė e lėvizjes sė planetėve as ju, as personat pranė jush nuk do tė jeni protagonistė. Por ju nuk ju pėlqen qetėsia, ndaj shpesh do tė ndikoheni prej Uranit, i cili do t'ju bėjė tė ndiheni nervozė. Tė dielėn, falė pranisė sė Neptunit do tė mund tė gjeni sėrish qetėsinė.

Shigjetari

Ndonjėherė ndikimi i yjeve ėshtė vėrtet i paparashikueshėm. Afrimi i Mėrkurit dhe i Saturnit do tė ndikojė qė ju tė pėrballeni me realitetin. Do tė hasni probleme si nė aspektin emocional edhe nė atė profesional. Megjithatė, prania e Venusit nė shenjėn tuaj ditėn e premte do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e raporteve. Nė fundjavė Neptuni do tė kalojė nė shenjėn tuaj, ndaj pėrpiquni tė qetėsoheni.

Bricjapi

Saturni po pėrgatitet qė pas pak javėsh tė kalojė nė shenjėn tuaj. Mos u besoni shumė njerėzve qė ju rrethojnė apo intuitės tuaj. Do tė keni iluzionin se gjėrat mė nė fund do tė ndryshojnė, por nė fakt nuk ka pėr tė ndodhur kėshtu. Mundohuni t'u shmangeni tensioneve qė do tė shkaktohen si pasojė e pranisė sė Marsit, sidomos tė enjten e tė premten. Nė fundjavė pėrpiquni tė qetėsoheni qė tė merrni veten.

Ujori

Gjallėrohuni dhe mos dėgjoni fjalėt boshe qė nuk ju bėjnė tė fitoni asgjė tė rėndėsishme qė t'ju interesojė. Mos u jepni rėndėsi mesazheve qė do tė merrni ditėn e martė, sepse do tė jenė tė pakuptimta. Tė enjten dhe tė premten humori juaj do tė pėrmirėsohet falė pranisė sė Venusit nė shenjė. Tė premten mos iu pėrgjigjni provokimeve qė kanė lidhje me aspektin profesional. Tė dielėn pėrpiquni tė ēlodheni dhe tė mos e pėrjetoni realitetin si sfidė.

Peshqit

Mos u tregoni shumė tė afėrt gjatė ditėve tė para tė javės me personat qė kanė shpirt ambicioz, tė cilėt marrin merita qė s'u takojnė. Prania e Mėrkurit ju krijon pėshtjellim dhe ju pengon tė njihni personat qė keni pranė. Pėrpiqeni tė mos e teproni me reagimet tuaja, por tė veproni nė pėrputhje me situatėn. Tė dielėn do tė jeni tė shpėrqendruar. Ndėrkohė, prania e Hėnės nė shenjėn tuaj do t'ju ndihmojė pėr tė marrė njė vendim.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
h; +

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė