Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si do tė jetė puna dhe dashuria gjatė vitit 2018 pėr ēdo shenjė horoskopi?

Perspekti ju sjell njė pėrmbledhje tė shkurtėr sesi do tė jenė aspekte tė ndryshme tė jetės suaj bazuar nė shenjėn tuaj tė horoskopit. Vit tė mbarė!

Si do tė jetė puna dhe dashuria gjatė vitit 2018 pėr ēdo shenjė horoskopi?
Si do tė jetė puna dhe dashuria gjatė vitit 2018 pėr ēdo shenjė horoskopi?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/01/2018 17:38, Ndryshuar: 12/01/2018 00:43

DASHI

Jeni padiskutim protagonistė tė njė viti intensiv dhe energjik. Plutonin duhet ta konsideroni njė aleat dhe njė shok shumė tė ēmuar. Edhe Saturni ėshtė mė nė fund nė njė pozicion shumė tė privilegjuar me shenjėn tuaj, duke mbėshtetur dhe aprovuar nė mėnyrė tė pakushtėzuar dėshirat tuaja.

Jupiteri do tė kujdeset pėr ekonominė tuaj. Neptuni favorizon lidhjet e reja miqėsore dhe propozon zgjidhje tė reja pėr ēėshtje tė vjetra. 2018-ta premton zhvillime produktive dhe qėndrueshmėri emocionale qė do ju bėjė tė jetoni qetėsisht dashurinė qė prej kohėsh po kėrkoni.

Dashuria

Dashuri e qėndrueshme

Pėr shkak tė situatės yjore dhe duke parė historinė tuaj sentimentale, jo gjithmonė nė lartėsinė e pritshmėrive tuaja, dashurisė kėrkojini vetėm njė gjė: T'ju dhurojė siguri! Doni tė frymėzoheni nga njė dashuri solide e mbėshtetur nė baza tė forta, pėrveē pėrfshirjes seksuale qė do t'ju shėrojė nga zhgėnjimet. Saturni nė bashkėpunim me Plutonin do tė dinė tė ndezin erosin nė raportin tuaj duke ju dhuruar aftėsi tė jashtėzakonshme nė perfomancat tuaja mes ēarēafėve. Por duhet tė bėni hapa tė kujdesshėm, nėse doni tė jeni tė sigurt qė edhe pėr personin e zemrės gjendja sentimentale i dhuron tė njėjtat aspirata, pėrveē se ėshtė pėrfshirėse. Qėndrimi i gjatė i Afėrditės tek Akrepi dhe Peshorja deri nė 2018-ėn (6 tetor - 16 nėntor) ju sugjeron tė pėrdorni armėn e durimit pėr njė marrėdhėnie qė keni pėr zemėr, ndėrkohė qė nė pjesėn qendrore tė 2018-ės situata bazohet nė ndjenja reciproke, bashkėpunim dhe tėrheqje fizike. Pėr shumė persona do tė jetė viti i kurorėzimit tė njė ndjenje shumė tė rėndėsishme.

Puna

Situatė nė rritje

2018-ta do tė jetė njė vit i favorshėm pėr punėn. Shanset pozitive janė. Vėshtirė se do tė rrėmbeheni nga plogėshtia dhe falė mbėshtetjes sė planetėve pozitivė do tė jepni mė tė mirėn, duke pėrmirėsuar pozitėn tuaj. Tė gjitha kėto do sjellin afirmime tė rėndėsishme qė do tė kenė zhvillim gjatė 2018-ės.

Yjet nuk ju premtojnė njė vit ku gjithēka ėshtė e mirėqenė, duhet njė pjesėmarrje mė aktive nga ana juaj. Dhe me mbrojtjen e tyre do tė arrini tė finalizoni zgjedhjet tuaja profesionale, duke arritur objektivat qė i keni vėnė vetes prej kohėsh, me grintėn e zakonshme qė dallon karakterin tuaj.

Nė pjesėn e parė tė 2018-ės, Marsi mund tė sjellė spekulime financiare tė vazhdueshme. Progresi ekonomik ėshtė kushti ideal pėr tė ēuar pėrpara njė marrėdhėnie pune, ku nuk do tė shihni tė pakėsohen aftėsitė tuaja teknike dhe menaxheriale.

Nė tė njėjtėn rrugė do tė vazhdoni edhe nė pjesėn qendrore tė vitit 2018, ndėrkohė qė nė vjeshtė priten fitore dhe kėnaqėsi tė reja profesionale tė mbėshtetura nga Jupiteri qė ndodhet nė shenjėn e Shigjetarit, qė me ju do tė jetė me siguri bashkėpunėtor shumė bujar.

Paratė

Luftoni pėr atė qė ėshtė juaja

Situata financiare e fillimvitit ėshtė ajo qė do ju bėjė tė vendosni mbi zgjidhje precize dhe tė detajuara: Do tė ndėrmerrni beteja tė forta pėr tė arritur mirėnjohje dhe marrė meritat si personale ashtu edhe profesionale. Mos kini frikė, yjet janė shumė bujarė dhe do ju japin mundėsi pėr tė arritur pėrmirėsime tė mėdha.

Shėndeti

Jepini trupit mundėsinė pėr tė shkarkuar stresin

Parashikimet pėr vitin 2018-tė premtojnė: shkathtėsi, fizik perfekt dhe gjallėri. Nė pjesėn e parė tė 2018-ės pėrpiquni tė mos dembeloseni dhe jepini organizmit mundėsinė pėr tė shkarkuar stresin duke bėrė mė shumė ushtrime fizike dhe sport. Kur tė arrini format e dėshiruara duhet tė dini t'i ruani pėr gjithė pjesėn tjetėr tė vitit. Nuk do ju mungojė dėshira pėr tė marrė pjesė edhe nė gara tė rėndėsishme.

DEMI

2018 ėshtė njė vit qė nis me praninė e zgjatur tė njė ylli energjetik dhe luftarak, si Urani qė ndodhet nė shenjėn tuaj. Njė vit qė do ta nisni me shpejtėsi, pėr tė arritur objektivat e paracaktuar dhe ato qė prej kohėsh keni dashur t'i realizoni. Mbėshtetja e Uranit ėshtė fat pėr iniciativat tuaja, qė nė fillim ishin kundėrshtuar nga familjarėt nga frika e njė dėshtimi. Megjithatė do tė dini tė bindni ata qė ju rrethojnė se nismat tuaja janė tė vlefshme dhe pasqyrojnė projekte tė studiuara mirė dhe se nuk do tė mungojnė rezultatet e pritura. Kėshtu do tė vlerėsohet edhe njė herė tjetėr kuraja dhe krijimtaria juaj. Saturni qė ndodhet nė shenjėn e Bricjapit lėshon rrezet e tij tė forta nė bėrthamėn familjare, duke ngritur polemika me tė afėrmit dhe eksponentėt e moshuar rreth jush.

Mund tė krijojė probleme lidhur me shtėpinė, apo mė fqinjėsinė. Edhe Jupiteri nuk ėshtė nė anėn tuaj. Ylli nė kundėrshti sjell shumė keqkuptime me partnerin, me bashkėpunėtorėt nė fushėn profesionale dhe nuk ėshtė aspak i mirė pėr financat tuaja. Neptuni nė sektorin e suksesit nuk inkurajon avancimet tuaja nė karrierė.

Dashuria

Duhet kujdes!

Dashuria gjatė 2018-ės do tė jetė njė shtyllė mbėshtetėse, nė njė kohė kur gjithēka tjetėr mund tė shfaqet e dobėt dhe pak e pėrshtatshme pėr kėnaqėsitė qė pret prej kohėsh. Prania e Uranit nė shenjėn e Demit pėr muajt e parė tė vitit dhe Afėrdita pozitive qė ju buzėqesh nga shenja e Akrepit ju lejon tė pėrjetoni disa muaj me qetėsi absolute. Megjithatė mbetet problemi i pėrhershėm, njė xhelozi posesive qė mund t'ju shtyjė drejt njė sjelljeje tė grindur me partnerin.

Konkretisht janė vetėm fantazma. Rivalėt qė mendon se sheh janė vetėm nė mendjen tėnde: Personi qė keni pranė ėshtė mė shumė se kurrė besnik.

Si Jupiteri dhe Neptuni sjellin njė pranverė gjatė sė cilės duhet tė rishikoni sjelljen nė raportin tuaj.

Njė liri mė e madhe ju lejon tė dyve hapėsira tė reja qė rinojnė raportin nė ēift. Vera do tė jetė njė stinė e mirė pėr dashurinė: Pėr ata qė janė beqarė do tė ketė shkėndija interesante tė fillimit tė njė lidhjeje tė papritur qė krijojnė situata argėtuese, por qė ju nga ana juaj do t'i shtoni edhe pak pasion.

Jupiteri ju fton ta konsideroni partnerin si njė "dhuratė nga qielli", njė element thelbėsor pėr ekuilibrin tuaj emocional. Prania e partnerit do ju japė siguri, ngrohtėsi dhe njė ndjenjė tė madhe mbrojtjeje. Pra, ato qė nevojiten pėr tė transformuar njė marrėdhėnie nė njė histori tė vėrtetė dashurie.

Puna

Mund t'i kapėrceni vėshtirėsitė

E kot tė fshehim se puna nė 2018-ėn do tė jetė njė rrugėtim nėpėr pengesa: Saturni nė shenjėn e Bricjapit, Jupiteri nė shenjėn e Akrepit dhe Neptuni tek Peshqit pėrcaktojnė situata ku ambiciet tė shtyjnė pėrpara, por rrethanat qiellore nuk janė shumė bashkėpunuese pėr arritjen tuaj personale. Saturni pengon suksesin nė ato situata profesionale ku doni tė dilni nė pah, si nė planin social ashtu dhe nė raportet me bashkėpunėtorėt dhe ortakėt.

Edhe Jupiteri ju pengon por aftėsia juaj mund tė bindė ata qė ju rrethojnė "me tė mirė apo me tė keq" qė tė vazhdoni me kauzėn tuaj. Neptuni sė fundi krijon keqkuptime mes teje dhe atyre qė kanė komandėn nė menaxhimin dhe ecurinė e punės, si dhe probleme nė nismat qė doni tė ndėrmerrni.

Urani nė shenjėn tuaj qė prej 17 majit ju karikon me grintė dhe energji, por mund tė humbni shpesh, apo shumė lehtė durimin dhe tė bėni shumė gabime. Tregohuni diplomatikė dhe analizoni me dinakėri lėvizjet qė duhet tė bėni.

Dėshira pėr tė arritur majat ėshtė e fortė, por situata familjare mund t'ju shpėrqendrojė nga objektivi fillestar. Sikur tė mos mjaftonte Jupiteri i keq mund tė vendosė limite nė financa, prandaj do ta keni tė vėshtirė tė pėrballoni shpenzime tė reja lidhur me blerjen e ndonjė makine apo instrumenteve tė nevojshėm pėr tė shpejtuar aktivitetin tuaj.

Paratė

Mė mirė tė shpenzoni, apo akumuloni?

Energjia me tė cilėn nis 2018-ėn ėshtė dėshmia e qartė e vullnetit tė pėr tė dalė nga gjendja ekonomike e limituar dhe pėr tė pėrdorur paratė pėr tė pėrmbushur plotėsisht kėrkesat tuaja duke mbajtur lartė nivelin e jetesės.

Natyrisht lind pyetja:"Tė shpenzosh qindarkat pa e vrarė shumė mendjen, apo tė kurseni dhe tė investoni?" Mes dy hipotezave me siguri jeni pėr tė parėn.

Shėndeti

Nisni me kėmbėn e mbarė

Niseni me grintėn e nevojshme pėr t'i dhėnė trupit tuaj shėndet dhe harmoni, qė nė disa momente do tė evidentohet mė sė miri: Yjet zgjojnė energjinė dhe vendosmėrinė e duhur pėr tė arritur qėllimet. Mos u mundni nga dembelizmi dhe ruani zakonin e shėndetshėm tė tė bėrit sport, deri tani jeni sjellė mirė me fizikun tuaj. Pra lėvizje dhe ushtrime fizike me njė ushqyerje tė shėndetshme dhe tė rregullt, janė sekreti pėr tė arritur format qė dėshironi dhe pėr tė evituar problemet me mėlēinė.

BINJAKĖT

Jupiteri i madh do tė kujdeset personalisht qė ta bėjė pėrditshmėrinė tuaj tė bukur. Ndikimet e tij do tė japin frytet e duhura nė fushėn profesionale. Nė njė farė mėnyre do tė rilindni falė sukseseve nė punė dhe mirėnjohjes qė do tė merrni pėr punėn e kryer, nė formėn e shpėrblimit financiar. Me njė diplomaci tė kujdesshme do tė arrini me siguri qėllimet tuaja dhe kėshtu do tė testoni edhe suksesin e ambicieve.

Dashuria

Ndjenjat nė plan tė dytė

Yjet nėnvizojnė se si nė fushėn e miqėsisė dhe nė fushėn delikate tė dashurisė, gatishmėria pėr t'i dhėnė plotėsisht zemrėn atyre qė janė pėrreth jush nuk do tė jetė aq e qartė sa nė tė kaluarėn.

Megjithatė, historia juaj ėshtė nga ato qė janė shkėputur tashmė nga ekseset e romanticizmit, ėshtė njė histori qė ka baza tė sigurta, si vlerėsimi, respekti, dhe pėrfshirje mė e madhe nė aspiratat pėr jetėn e njėri-tjetrit.

Keni frikė nga njė dominancė e partnerit dhe kjo ju bėn mė tė rezervuar dhe tė kujdesshėm nė dhėnien e gjithė zemrės pėr ata qė, megjithatė, kanė tė gjitha karakteristikat pėr tė tė pėlqyer. Urani favorizon vendimet e papritura, ose shumė radikale. Pėr shkak tė kėsaj mund tė karakterizoheni nga sjellje tė ashpra dhe tolerancė "zero" kundrejt partnerit dhe "sjelljeve" tė tij, qė nuk tė bindin dhe tė pėlqejnė gjithnjė e mė pak.

Viti nė fund tė fundit do tė shėrbejė pėr tė sqaruar dhe pėr tė testuar ndjenjat, pėr t'u siguruar nėse personi qė ju pėlqen, ėshtė me tė vėrtetė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me ju dhe mund tė korrespondojė plotėsisht me nevojat tuaja tė reja nė dashuri. Muajt e dimrit nuk do tė jenė tė lehtė dhe dėshira pėr ndryshim mund tė shfaqet edhe nė marrėdhėnien bashkėshortore. Mė mirė do tė jetė nė pranverė, njė sezon ku do tė filloni frekuentime tė reja, pas sė cilave do tė lindin miqėsi tė reja dhe tė bukura. Vera ofron takime tė hidhura dhe tė ėmbla nė tė njėjtėn kohė, por qė do mund tė kapėrcejnė ēdo sprovė. Nė muajt e vjeshtės, dashuria do tė triumfojė.

Puna

Mirėnjohje dhe duart plot

Me mbrojtjen e Jupiterit nė 2018-ėn, puna juaj do tė marrė njė shtysė tė dukshme, duke ju ēuar nė njė pozicion avantazhi nė fushėn ku ju veproni. Keni dalė pėrfundimisht nga njė periudhė qė ju shihte tė pakėnaqur ekonomikisht, do tė dini tė kapni sugjerimet qiellore pėr tė vendosur kritere tė reja financiare qė do ju dhurojnė mė shumė pėrfitime. Tė shkėlqyera janė tė ardhurat nė pjesėn e parė tė vitit dhe do tė dini t'i investoni sa mė mirė. Urani nxit ambicien, por ju jep pak aftėsi intelektuale pėr tė konkretizuar strategjitė dhe projektet nė fushėn organizative dhe logjistike. Ndėrsa Plutoni ju kėshillon se duhet tė menaxhoni me vendosmėri dhe diplomaci praninė e partnerėve dhe bashkėpunėtorėve ekspertė. Nga pikėpamja profesionale viti nis menjėherė mirė dhe paraqet spunto qė duhet tė kultivohen dhe ēuar pėrpara gjatė 2018-ės, periudhė ku do tė shihni pozicionin tuaj profesional tė konsoliduar.

Paratė

Siguri dhe prestigj

Mund tė arrini njė siguri financiare tė dukshme dhe shumė solide falė dhuntive menaxheriale dhe kreative tė favorizuara nga yjet. Falė prestigjit qė do tė arrini do tė keni dhe mundėsi tė mira pėr tu shpėrblyer me para. Personaliteti juaj ju lejon tė ndėrveproni mirė me kėdo.

Shėndeti

Mė pak sportiv?

Ndoshta nga pikėpamja fizike do tė keni mė pak prirje pėr lėvizje dhe sport dhe duhet tė llogarisni qė Saturni mund tė jetė shkaku kryesor i njė gjendjeje jo tė mirė shėndetėsore. Urani ju kėshillon tė mos merreni me situata potencialisht tė rrezikshme dhe Plutoni ju fton tė keni mė shumė kujdes pėr trupin dhe mirėqenien tuaj nė pėrgjithėsi.

GAFORRJA

Pozicionet e yjeve do ta ēojnė Gaforren drejt situatave qė i pėlqejnė: Nė fakt, kėtė 2018 do ju mbėshtesin Jupiteri dhe Urani, dy planetė tė fuqishėm, njėri bujar dhe pozitiv dhe tjetri origjinal dhe me njė shkathtėsi pėr t'ia pasur zili. Do tė jeni tė sigurt dhe me shumė mundėsi profesionale falė Plutonit dhe shumė rigorozė dhe tė rregullt falė Saturnit. Planetėt kėshillojnė tė rishikoni strategjitė nė fushėn financiare ndėrsa Jupiteri ju jep guxim dhe gjallėri nė fushėn e miqėsive duke favorizuar zhvillime shumė interesante. Afėrdita e bukur sugjeron kujdes nė dashuri, sidomos nė fillimin e vitit.

Dashuria

Dashuria ėshtė pjellore

Pozicionet e planetėve mund tė nxisin situata nė ēift shumė pozitive: Jupiteri dhe Urani ndodhen nė dy shenjat e ujit, njėri te Akrepi dhe tjetri te Peshqit e qė janė nė kundėrshti me Afėrditėn qė ndodhet tek Bricjapi nė dy muajt e parė tė vitit. Ky aspekt i fundit, i cili mund tė pėrcaktojė njė fazė nė tė cilėn shpirti dinak dhe luftarak duhet tė dalė nė pah pėr tė mbrojtur ndjenjat tuaja nga sulmet e jashtme, ose rreziqet e tjera. Strategjia juaj do tė rezultojė fituese nė tė gjithė situatėn e dashurisė. Mirėkuptimi i fortė i kombinuar me njė tėrheqje seksuale tė jashtėzakonshme nxit njė bashkim tė frytshėm nė tė gjitha aspektet, aq sa tė merrni nė konsideratė edhe ardhjen e njė fėmije. Jupiteri zbulon se shtimi i familjes do ju pėlqejnė shumė. Megjithatė, nė dashuri viti i ri parashikohet me tė vėrtetė "i nxehtė" dhe ndjenja se "i pėrkisni" njeriut tė zemrės sa vjen e rritet, njė ndjenjė qė mund tė jetė edhe mė e fortė nė ēiftet e konsoliduara tashmė.

Pas njė pranvere triumfuese do tė pasojė njė verė e ėmbėl dhe e shkėlqyeshme, por vetėm nė vjeshtė premtimet e ėmbla tė planetėve do tė realizohen.

Puna

Pėrqendrohuni te ambiciet tuaja

Aspektet e favorshme tė qiellit, promovojnė cilėsitė tuaja profesionale, edhe pse duhet t'i bėni mirė llogaritė. Ėshtė e rėndėsishme tė rishikoni burimet e fitimit pėr tė rritur tė ardhurat tuaja. Marrėdhėniet me bankat dhe institucionet e kredive duhet tė ndiqen nė mėnyrėn e duhur me shkathtėsi dhe profesionalizėm, tipare qė ju dini si t'i fusni nė lojė kur bėhet fjalė pėr gjėra me tė vėrtetė tė rėndėsishme. Falė Jupiterit do tė dini tė rrezikoni, do tė keni njė vizion mė tė gjerė nė rrethanat qė lidhen me punėn, duke pėrdorur burimet tuaja, tė kombinuara me ato qė yjet mundėsojnė ju. Plutoni ju kėshillon tė keni njė sjellje pak mė tė ndryshme dhe fleksible: mė pak besnikė ndaj ligjeve dhe rregulloreve, por duhet te keni shumė kujdes nė vlerėsimin e rrethanave.

Do tė kuptoni se situata ekonomike nė pėrgjithėsi duhet tė rritet, por kjo bėhet vetėm duke pėrdorur intuitėn dhe se pėrpjekjet tuaja duhet tė pėrqendrohen pikėrisht tek mirėqenia juaj: Nėse rruga e nisur pėr tė arritur tek njė nivel jetese qė ju doni, nuk ju duket premtuese, atėherė planetėt sugjerojnė tė shihni alternativa tė tjera. Urani ofron ndihmė dhe mbėshtetje nė muajt e parė tė 2018-ės duke ju dhuruar grintėn dhe gjallėrinė e duhur pėr tė ēuar pėrpara programet impenjative tė pėrcaktuara nga yjet qė do tė pėrpiqen tė lehtėsojnė realizimin e qėllimeve tuaja.

Paratė

Tė ardhurat do tė kapitalizohen

Ndėrsa Jupiteri favorizon shpėrblime mė tė mėdha dhe mė shumė tė ardhura, Saturni ju shtyn drejt investimeve. Ky planet ju inkurajon tė mbyllni marrėveshje afatgjata nė bursė, nė letra me vlerė ku kapitali ėshtė i garantuar.

Shėndeti

Lėvizni pak!

Nuk keni reputacionin e tė qėnit njė shenjė qė ėshtė veēanėrisht e prirur pėr tė praktikuar sporte qė kėrkojnė njė farė impenjimi. Dhe nė fakt edhe kėtė vit kėrkoni mirėqenie fizike por sidomos kėrkoni shoqėri, argėtim dhe kjo bėhet duke zgjeruar njohjet dhe miqėsitė.

LUANI

Besojini mesazheve qiellore gjatė kėtij viti. Do tė jeni tė rregullt, racionalė, logjikė... tipare qė mund t'ju ēojnė drejt realizimit tė plotė tė dėshirave tuaja. Jupiteri ju kėshillon t'i kushtoni mė shumė vėmendje familjes, pasi Neptuni mund t'i bėjė edhe raportet e konsoliduara tė paqėndrueshme si dhe tė ndikojė negativisht nė harmoninė me tė afėrmit. Urani ju kėrkon t'u dilni pėrballė disa problematikave tė lidhura me paratė. Falė zgjuarsisė suaj do tė dini me siguri tė gjeni zgjidhjen mė tė mirė. Urani nuk favorizon ngritjen tuaj nė karrierė.

Dashuria

Mbrojeni mirė...

Urani sjell gjėra pozitive pėr jetėn e Luanit. Planeti ju jep kėshilla tė njė natyre praktike... ju do tė shkathėt dhe tė zellshėm nė deshifrimin e mesazheve qė yjet e favorshme dhe tė vėmendshėm ndaj jush kanė pėr ju. Vetėm falė kėtyre kėshillave do tė mund tė kundėrshtoni Jupiterin, i cili nuk i thjeshton dhe ėmbėlson marrėdhėniet familjare, dhe do tė jeni disi tė qetė nė shtėpi. Vetėm dashurinė nuk do ta braktisni, do ta jetoni me pasion dhe do tė jeni mė tė angazhuar se kurrė kundrejt partnerit. Ndoshta ambicia apo dėshira pėr t'i treguar botės atė qė jeni tė aftė tė bėni, do tė bėjė qė ju tė mbani rolin kryesor nė lidhje dhe tė lini disi nė hije partnerin. Do tė ketė periudha ku lidhja juaj do tė vihet nė provė dhe ku do tė luftoni me rivalė tė fortė. Personi i zemrės mund tė ndikohet nga shkujdesja juaj, prandaj duhet t'i siguroni njė fole tė sigurt dhe njė situatė tė qetė: Ky gjest mund tė jetė pasaporta e lirisė sė veprimit gjatė periudhės sė vėshtirė qė duhet tė kaloni. Pas njė pranvere premtuese do tė pasojė njė verė e ngrohtė dhe njė vjeshtė plot konkretizime. Nė muajt e fundit tė vitit sėrish nė vend tė parė do tė jenė ndjenjat!

Puna

Ambiciet tuaja po rriten

Thjeshtėsia do tė nxitet nga prania e Saturnit nė shenjėn e Akrepit, njė planet i menēur, qė nuk i do shumė stolitė dhe lajkat, por qė ėshtė i vendosur t'ju dhurojė mė tė mirėn. Nė kėtė mėnyrė, nė punė do t'i vini pikat mbi i duke neglizhuar situatat margjinale. Sipas Jupiterit kėtė 2018-tė nė atdhe do tė gjeni kėnaqėsinė mė tė madhe, duke pėrfshirė edhe ato financiare.

Gjatė gjithė vitit, Plutoni ėshtė aleati mė i madh i kreativitetit: pozicioni i tij rrit aftėsinė tuaj pėr tė nxjerrė frytė nga idetė dhe frymėzimi yt. Ndėrsa Neptuni ju paraljmėron se nė ngjitjen e shkallėve tė suksesit do tė jeni i vetėm dhe vėshtirė se do tė gjeni bashkėpunimin ose solidaritetin nė projektet qė dėshironi tė zbatoni. Por ndoshta, ajo qė do ju mungojė mė shumė, do tė jetė mbėshtetja financiare. Do ta gjeni nė familje, ata qė ju rrethojnė do tė ofrojnė ndihmė praktike, pėr tė ndėrhyrė dhe kompensuar disbursimet qė do tė kryeni pėr aktivitetin qė dėshironi tė ndėrtoni. Dėshira pėr tė fluturuar lart dhe shanset pėr sukses janė, por bėjini mirė llogaritė tuaja dhe mos guxoni mė shumė se ē'duhet.

Paratė

Pėrpiquni tė jeni mė pak tė kushtueshėm

Nė sektorėt ku keni lėvruar dhe aty ku keni mundur tė fitoni tė ardhurat mė tė larta, yjet ju sigurojnė mundėsitė mė tė mira pėr realizimin dhe rritjen e mėtejshme ekonomike. Sipas parashikimit tė yjeve, Urani me urtėsinė e tij ju kthen drejt "zakoneve" mė pak tė kushtueshme dhe zgjedhjeve tė rėndėsishme nė jetėn e pėrditshme.

Shėndeti

Gjithmonė duke ushtruar

Sporti dhe ushtrimet fizike janė ēelėsi qė duhet tė pėrdorni pothuajse ēdo ditė pėr tė shmangur sėmundjet e ndryshme qė pėr fat tė keq, pėr shkak tė pozicioneve tė planetėve do ju prekin. Pėr funksionimin e mirė tė mėlēisė dhe shėndetit mendor mos nėnvlerėsoni sinjalet qė vijnė nga trupi juaj.

VIRGJERESHA

Do tė jetė njė vit me grint dhe plot nisma tė reja edhe pse planeti Uran do tė jetė nė njė pozicion negativ. Nga ana tjetėr, Jupiteri do tė jetė njė aleat i vlefshėm dhe do ju mbėshtesė gjatė gjithė vitit 2018.

Plutoni paralajmėron pėr marrėdhėnie tė vėshtira mes teje dhe afėrmve tuaj pėrsa i pėrket ēėshtjeve tė ngushta familjare.

Neptuni paralajmėron njė ndryshim pėr mirė nė pozicionin e punės, ku do tė jeni nė gjendje tė nxirrni mė nė pah aftėsitė tuaja profesionale dhe do ju ndihmojė tė konkretizoni projektet tuaja. Edhe planetėt e shpejtė janė pėrkrah teje pėr t'ju ofruar kėshilla tė ēmuara.

Dashuria

Rrugė tė lirė dashurisė...

Vendosja pėr njė kohė tė gjatė e Afėrditės nė shenjėn e Akrepit nė muajt e fundit tė vitit dhe influkset qė ju rezervon Urani nė shenjėn e Demit ju dhurojnė njė vit tė favorshėm. Planetėt favorizojnė lindjen e lidhjeve tė forta tė dashurisė, tė pasura me romanticizėm dhe pasion tė zjarrtė.

Viti nis me shumė mundėsi qė duhet t'i shfrytėzoni. Nėse nuk keni pėrkrah njė partner, atėherė duhet tė lėvizni. Njė njohje e re do tė rezultojė e suksesshme.

Me siguri fjalėt nuk do tė jenė tė nevojshme, pasi tėrheqja qė do shfaqni nuk lė dyshime.

Mundėsia pėr tė jetuar histori intensive nė ēift do tė jetė e madhe dhe mė nė fund yjet do tė dinė t'ju dhurojnė njė dashuri qė do tė dijė t'ju bėjė tė lumtur. Urani ju kėshillon kujdes nė raportet e hershme, sidomos nėse keni filluar me mosmarrėveshje e vogėl... megjithatė ndoshta ka ardhur koha qė tė ndryshoni faqe.

Kujdes edhe nė njohjet e reja sidomos nėse kuptoni se nuk jeni pėrballė personit qė ju pėrshtatet. Nėse Urani dhe Afėrdita nė fillim tė vitit ndezin dashurinė dhe ju dhurojnė histori premtuese qė do tė reflektohen pozitivisht gjatė gjithė 2018-ės, Jupiteri i drejton rrezet e tij nė fushėn sociale ku do tė lulėzojnė njohjet e reja. Pranvera ėshtė intriguese, vera ėshtė e nxehtė dhe vjeshta do tė jetė e pasur me premtime romantike.

Puna

Keni mė shumė konsideratė

Situata profesionale kėrkon njė ndryshim, por kushtet e pėrgjithshme nuk e inkurajojnė kėtė. Nė fakt Neptuni mbėshtet aftėsitė tuaja dhe ju sugjeron tė zgjeroni sferėn e veprimit dhe tė pėrgatiteni teknikisht pėr tė kapėrcyer pengesat e krijuara nga persona qė nuk janė tė prirur pėr t'ju ndihmuar. Nė fillim tė vitit 2018 situata do tė jetė pak mė e nderė.

Do tė arrini tė kapni sugjerimet yjore dhe do t'i jepni jetės suaj profesionale njė shtysė tė re. Do tė korrni sukseset qė meritoni nė planin ekonomik por yjet sugjerojnė se do tė keni ndryshime edhe pėrsa i pėrket selive tė zyrave, rinovime tė mobilimit.

Paratė

Njė sektor premtues

Falė impenjimeve tuaja me siguri do tė arrini tė rrisni financat. Nė fillim tė vitit mos investoni nė mėnyrė tė pamenduar dhe ruani marrėdhėnie tė mira me bankat, sepse ndoshta pėrgjatė vitit do tė keni nevojėn e rezervave pėr tė mbushur boshllėqet qė mund tė lėrė njė punė jo shumė e kėnaqshme.

Shėndeti

Sa energji!

Keni aftėsinė tė kujdeseni pėr trupin tuaj si nga ana shėndetėsore, estetike por dhe nga mirėqenia e pėrgjithshme. Kjo do tė vazhdojė edhe gjatė kėtij viti. Viti do tė nisė nė mėnyrė tė mrekullueshme falė energjive qė do tė jenė nė nivel shumė tė mirė. Kujdes ushqyerjen, stilin e jetesės, bėni sport dhe ushtrimeve fizike, sepse janė baza e njė sjellje tė shėndetshme qė luftojnė jetėn shumė stresuese.

PESHORJA

Gjatė 2018-ės mesazhi i Jupiterit ėshtė i qartė: do tė fuqizohet sektori ekonomik pėrmes njė aktiviteti fitimprurės. Ky projekt do tė mbėshtetet edhe nga Urani qė do tė kujdeset personalisht pėr zhvillimin e mirė tė punės suaj. Plutoni ju mbėshtet nė sektorin social dhe premton rezultate tė shkėlqyera pėr rritjen e suksesit tuaj. Saturni nė shenjėn e Bricjapit kujdeset pėr miqėsitė dhe avantazhet qė ato mund tė sjellin. Jini tė kujdesshėm ndaj atyre personazheve qė nuk i pėrgjigjen kritereve tuaja tė korrektėsisė. Orkestruesi i 2018-ės ėshtė Neptuni, element yjor qė ėshtė i aftė t'i japė ndjenjė dhe poezi dashurisė dhe tė zhvillojė sa mė mirė kreativitetin. Planeti do tė ndihmojė nė idetė tuaja dhe dhurojė spunto tė domosdoshme. Pėrsa i pėrket zbatimit tė tyre, planeti ju ofron kartat mė tė mira pėr tė fituar ēdo betejė.

Dashuria

Mjafton pak poezi

Situata sentimentale nuk nis mirė: Afėrdita tek Akrepi ėshtė e akullt kundrejt jush, por Jupiteri ju fton tė nxirrni nė pah erotizmin, pėr t'i dhėnė njė shtysė pozitive jetės nė ēift. Tė bėheni tė domosdoshėm pėr partnerin, si ajri qė thith ėshtė njė taktikė qė do tė rezultojė e suksesshme. Megjithatė ėshtė Neptuni ai qė dikton ligjet, prandaj duhet tė bėheni romantik, tė ėmbėl nė shprehitė tuaja pėr t'i dhėnė partnerit mirėsi, ndjesinė se ėshtė i gjithi i pėrfshirė. Neptuni ushqen ndjenjat e forta.

Pas njė fillimviti pak tė qetė do tė vazhdojnė muajt intensive. Nė pranverė do tė karakterizoheni nga njė zgjim i erotizmit, ndėrsa nė verė kurioziteti pėr diēka tė re dhe dėshira pėr tė shtyrė kufijtė tuaja do ju shtyjė drejt historive tė tjera. Ky vit do tė jetė plot me lajme edhe gjatė vjeshtės. Sukseset tuaja nė ēdo sektor tjetėr do tė dini t'i ndani me partnerin, gjė qė do ta forcojė akoma edhe mė shumė lidhjen. Por kujdes nė muajt e fundit tė vitit sepse mund tė shfaqet xhelozia.

Puna

Fantazi dhe konkretizim

Mes objektivave dhe mundėsive qė qielli ka vendosur t'ju dhurojė ka shumė distancė. Ju kėrkoni suksesin konkret dhe fitime ekonomike, por yjet duan t'ju dhurojnė sė pari prestigj dhe sukses profesional nė punėn tuaj. Afirmimi profesional i kėtij viti ėshtė njė qėllim qė do ta arrini, por tensionet ekzistuese mes Jupiterit, Saturnit dhe Neptunit nėnvizojnė se duhet t'i futeni punės, sepse suksesi mund t'ju dhurojė mė shumė sukses dhe qetėsi ekonomike: Shfrytėzoni mė mirė kreativitetin. Plutoni ju sugjeron tė frekuentoni vende dhe persona qė janė nė gjendje tė zbulojnė talentin tuaj. Nė pjesėn e parė dhe tė fundit tė vitit, nė marrėdhėniet profesionale do tė keni tė bėni mė shumė me personazhe qė i njihni, ndėrsa nė pjesėn qendrore tė 2018-ės do tė keni mundėsi tė njihni njerėz tė rinj.

Paratė

Yjet premtuese...

Pozicioni i Jupiterit gjatė 2018-ės garanton tė ardhura tė vazhdueshme qė mund tė kenė njė destinacion "ndryshe" ndoshta pėr tė shlyer borxhet, apo impenjime tė shkuara. Megjithatė kėto tė ardhura mund tė pėrfaqėsojnė nisjen e njė rrugėtimi drejt rilindjes ekonomike.

Shėndeti

Dėgjoni sinjalet e trupit

Viti 2018 pėr Peshoren duket se do ju kėrkojė mė shumė energji se sa duhet. Propozimet e Jupiterit dhe turbulencat e Neptunit do tė sjellin muaj gjatė tė cilave mund tė ankoheni pėr ndonjė sėmundje tė lehtė. Evitoni dembelizmi dhe kequshqyerjen. Pėrfundimisht mirėqenie e trupit tuaj kalon edhe nga njė ushqyere e shėndetshme dhe e ekuilibruar, mbajeni mend!

AKREPI

2018 do tė sjellė zgjidhje tė vlefshme pėr problemet qė zvarrisni prej kohėsh. Do tė kaloni njė periudhė ku do tė marrin fund shumė situata qė ju kanė lodhur dhe stresuar.

Jupiteri ju transmeton lumturi. Plutoni do ju udhėheqė me menēuri dhe do tė kujdeset pėr imazhin tuaj, duke ju dhuruar mė shumė karizėm dhe vetėvlerėsim nė raportet me tė tjerėt. Neptuni do ta bėjė mė tė komplikuar jetėn shtėpiake, por do tė largoni dhe zakone dhe formalizma qė nuk janė mė pjesė e stilit tuaj tė jetės.

Urani nuk do ju ndihmojė nė zhvillimin e punės nė pjesėn e parė tė 2018-ės dhe mund tė sjellė disa shqetėsime shėndetėsore. Dėgjoni sinjalet e trupit dhe pėrpiquni tė mos lodheni. Disa planetė sugjerojnė se falė njohjeve tė reja, do tė marrin kthesė edhe financat tuaja.

Dashuria

Harmoni sentimentale...

Xhelozia mund tė jetė kryefjala e muajve tė parė tė 2018-ės. Partneri nuk e pėrtyp dot suksesin, sjelljen tuaj ekstroverse dhe kjo do ju ēojė drejt forcimit tė marrėdhėnieve me personat qė keni njohur prej pak kohėsh. Tensionet yjore do tė pasqyrohen edhe nė jetėn nė ēift duke krijuar keqkuptime.

Dėshira pėr tė arritur qėllimet dhe bėrė njohje tė reja ėshtė njė hap me siguri i guximshėm. Mė mirė evitoni pėrfshirjet e kota me njerėz tė tjerė. Vetėm nė pranverė do tė rigjeni harmoninė e duhur me partnerin. Ėmbėlsia do tė jetė realiteti i pėrditshėm qė do tė pėrjetoni nė muajt e verės, por duhet tė fshini plotėsisht nga zemra flirtet qė ju hutojnė.

Vetėm kėshtu do tė kaloni ēdo rrezik, do tė keni tė njėjtat aspirata dhe do tė ėndėrroni tė njėjtat gjėra me partnerin. Pėr Akrepin, dashuria gjatė kėtij viti ėshtė njė ndjenjė e domosdoshme, prandaj pėrpiquni tė mos e humbisni rrugės.

Vjeshta parashikohet njė stinė e mbushur me mundėsi dhe bashkėjetesa do tė jetė mė e ekuilibruar. E qetė dhe e gėzuar do tė jetė periudha e fundit e 2018-ės.

Puna

E di se sa vlen...

Me fillimin e vitit tė ri 2018 Jupiteri dhe Plutoni konfirmojnė nevojėn pėr tė pasur pėrfitime mė tė mėdha se ato qė perceptoni dhe ky argument do tė jetė motivi kryesor i tė kėrkuarit tė tė drejtave tuaja. Sektori ku punoni do tė pėsojė shumė transformime gjatė gjithė 2018-ės.

Jupiteri ėshtė i vetėdijshėm pėr aftėsitė tuaja dhe ju inkurajon tė ēoni pėrpara kėrkesat tuaja. Ju e kuptoni qė duhet tė pretendoni mė shumė, prandaj filloni tė lėvizni duke zgjedhur me kujdes kohėn dhe mėnyrat e duhura pėr tė vepruar.

Disa tė lindur nė shenjėn e Akrepit mund tė kėrkojnė mė shumė autonomi profesionale. Shumė tė lindur tė kėsaj shenje, tė inkurajuar nga Jupiteri do tė pėrqafojnė kėrkesat e tregut pėr tė marrė mė shumė kėnaqėsi profesionale dhe ekonomike.

Saturni do ju bėjė mė ambiciozė, por duhet tė veproni me kujdes sepse planeti nuk ėshtė aleati juaj. Neptuni do tė ngre mjegull dhe konfuzione nė gjirin familjar, problem qė mund t'ju heq shumė pėrqendrimin.

Paratė

Zgjedhje tė matura financiare

Urani dhe Jupiteri ju kėshillojnė tė ruani paratė dhe tė bėni zgjedhje financiare tė matura, kjo pėr tė krijuar bazat pėr njė sukses tė ardhshėm nė fushėn financiare. Pėrpiquni tė shtyni shpenzimet e mėdha nė kohėra mė tė mira. Ndėrsa nėse duhet tė merrni ndonjė kredi atėherė duhet tė lėvizni, aftėsitė tuaja profesionale do bėjnė qė gjithēka tė shkojė mirė.

Shėndeti

Argėtohuni mė shumė

Do ta filloni vitin e ri me vullnetin pėr tė sistemuar problemet e vogla qė keni pasur gjatė vitit qė sapo kaloi. Po lini pas krahėve njė periudhė tė nderė, prandaj duhet tė rifitoni energji dhe vitalitet. Ky ėshtė prioriteti pėr tė pėrballuar muajt e parė tė vitit.

Njė zgjidhje e mirė do tė ishte njė frekuentim mė i madh social qė ju ndihmon tė humbisni mendjen dhe tė keni mė shumė besim nė aftėsitė tuaja. Dhėmbėt, aparati tretės dhe kockat janė "ēėshtjet" qė nuk duhet tė lini pas dore.

SHIGJETARI

2018 ėshtė njė vit i shkėlqyer. Prania e Jupiterit nė shenjė dhe Mėrkurit do ju japin kthjelltėsi, aftėsi intelektuale dhe shumė dėshirė pėr tė zgjeruar njohjet tuaja nė fushėn profesionale.

Mes parashikimeve tė vitit tė ri nė kornizėn qiellore dallon Saturni qė ndodhet nė shenjėn e Bricjapit e qė do tė zgjojė mė shumė interes pėr t'u afirmuar nė sektorėt qė nuk i keni shfrytėzuar mirė deri tani. Neptuni ofrohet tė zgjerojė njohjet pėr t'i dhėnė jetė njė aktiviteti tė ri, mė tė pėrshtatshėm me kėrkesat tuaja.

Neptuni nė shenjėn e Peshqve ju kėshillon tė mos lini pas dore ēėshtjet familjare, tė cilat duhet t'i pėrballoni me pėrgjegjėsi dhe vendosmėri, por edhe me tolerancė.

Jupiteri ju mbėshtet dhe ju ofron mundėsi tė mira pėr zgjidhjen e situatave. Nė pjesėn e parė tė vitit, Urani me vendosmėrinė e tij ju ndihmon tė zgjidhni mosmarrėveshje profesionale qė prej kohėsh janė lėnė pezull, ndėrsa Afėrdita ju ndihmon financiarisht.

Dashuria

Qėllime tė pėrbashkėta nė jetėn nė ēift

Do rritet dėshira pėr tė vendosur njė klimė tė ngrohtė me partnerin pėr tė jetuar jo vetėm dashurinė, por tė jeni edhe bashkėpunues, tė keni njė lidhje tė qetė, konstruktive dhe mė tė ekuilibruar me njeri- tjetrin. Objektivi i pėrbashkėt pėr tė pasur mirėkuptim zbulon se interesat e tė dyve nuk ndalen vetėm nė anėn emocionale, por do tė konsolidohen nė planin ekonomik pėr tė ēuar pėrpara projekte ambicioze tė lidhura me familjen.

Pėr historitė e reja tė dashurisė pėr Shigjetarin parashikohen marrėdhėnie speciale. Nė pjesėn e parė tė vitit mėnyra jote e tė jetuarit tė ndjenjave do tė jetė pasionante, ndėrsa prej prillit do t'i dorėzoheni emocioneve tė buta qė do ta bėjnė raportin magjik.

Verė shumė interesante. Nuk do tė jenė tė nevojshme fjalėt pėr tė krijuar njė harmoni perfekte. Yjet janė ata qė do tė vendosin pėr ecurinė e raportit tuaj qė nė vjeshtė do tė bėhet akoma dhe mė rozė duke ju dhuruar qetėsi dhe kėnaqėsi.

Nė muajt e fundit tė vitit xhelozia dhe rivaliteti mund tė shqetėsojnė jetėn nė ēift: Mos lejoni qė dyshimet dhe thashethemet tė marrin tė tatėpjetėn. Fundi i 2018-ės do tė jetė i ėmbėl, dashuria do tė jetė e ngrohtė e butė dhe e sinqertė.

Puna

Kėrko atė qė meriton

Nė pjesėn e parė tė vitit, pėrsa i pėrket anės profesionale ajo kėrkon vėmendje absolute, sidomos nėse doni t'i vini gjėrat nė rregull dhe tė vendosni njė raport tė mirė me ortakėt, bashkėpunėtorėt dhe eprorėt.

Qėllimi ėshtė qė tė humbisni pozicionet e humbura dhe tė arrini vlerėsimin e duhur qė profesionaliteti juaj me siguri e meriton. Rendimenti dhe objektivat e arritura nė aktivitetin tuaj meritojnė mė shumė shpėrblime financiare.

Jini tė qartė dhe tė vendosur, sidomos nėse duke folur me kortezi nuk ju jepet ajo qė kėrkoni. Do tė jeni tė detyruar tė ndryshoni metodė dhe tė kėrkoni me mė shumė forcė atė qė ju takon. Prej qershorit dhe gjatė gjithė verės situatat e shumta qė keni lėnė hapur do tė zhbllokohen definitivisht: deri atėherė shpėrblimet do tė shndėrrohen nė para kesh, falė dhe ndihmės qė do ju japin planetėt qė kalojnė transit nė shenjėn e Bricjapit.

Nė muajt e verės do tė bėni ndryshime nė pozicionet e zyrave, pėr tė pėrmirėsuar kushtet nė punė. Do tė keni kohė tė lirė pėr t'u qėndruar mė pranė njerėzve tė afėrt dhe tė ndiqni mė shumė hobit tuaja. Mos harroni se zotėroni dhunti artistike tė spikatura... Nėse ju pėlqen, investoni nė kėtė sektor. Nė muajt e fundit tė vitit prisni fitime dhe dijeni se nuk do tė mungojnė tė ardhurat ekonomike tė papritura qė duhet t'i riinvestoni nė aktivitetet tuaja.

Paratė

Nė pritje tė qartėsisė

Pėrveē aftėsisė pėr tė arritur sė bashku mirėqenien ekonomike, janė tė shumta pikat e pėrbashkėta qė keni me partnerin. Hapet njė periudhė pozitive, qė do tė sjellė bollėk pėr financat tuaja. Plutoni qė kalon nė shenjė do tė dijė tė favorizojė investimet dhe zgjedhjet ekonomike.

Dhe falė kontributit qė aleati juaj Saturn do ju japė do tė dini tė pėrballoni ēdo lloj pengese. Nė fund tė vitit Jupiteri do tė shfaqet nė shenjėn e Shigjetarit dhe me siguri do tė dijė t'ju japė atė qė prisni prej kohėsh.

Shėndeti

Grint i rigjetur

Nė fillim tė 2018-ės do tė rigjeni grintėn e humbur ku dinamizmi dhe gjallėria ju lejojnė tė zhvilloni njė program rikuperimi tė formės fizike. Ushtrime, jetė nė ajėr tė pastėr dhe dėshira pėr tė udhėtuar janė elementėt qė do ta bėjnė jetėn tuaj mė pak monotone.

Yjet ju kėshillojnė tė bėni sport, ndoshta nė shoqėri tė mirė, edhe pse do tė preferoni tė jetoni momentet tuaja nė vetmi. Njė gjė ėshtė e sigurt: Shfrytėzoni sa mė mirė burimet tuaja energjike, sepse duke i bllokuar mund tė dėmtoni mirėqenien fizike dhe mendore.

BRICJAPI

Qė nė fillim 2018-ta do tė dallojė pėr energjinė pozitive, gjallėrinė dhe dėshirėn pėr nisma tė reja. Falė qėndrimit tė gjatė tė Saturnit nė shenjėn tuaj, pikėrisht nė muajt e parė tė 2018-ės, diplomacia, dashuria, mirėsia do tė shoqėrohen nga njė vendosmėri e pakontrollueshme dhe nga njė vullnet i hekurt.

Plutoni ju bėn mė tė kujdesshėm nė zgjedhjet profesionale dhe ju sugjeron tė bėni njė ndryshim tė ambienteve sociale qė frekuentoni. Neptuni do ju ndihmojė tė keni mė shumė nuhatje nė kampin financiar, duke ju propozuar detyra ndryshe nga ajo qė bėni dhe mė shpėrblyese.

Edhe Jupiteri jep efektin e tij pozitiv duke shumėfishuar mundėsitė pozitive. Saturni, planeti juaj do tė dijė tė adresojė mė mirė ambiciet dhe do tė dijė t'i japė njė zhvillim dėshirave tuaja pėr tė arritur qėllimet dhe objektivat. Kėtė vit nuk ka rrugė tė mesme: Nė disa gjėra jeni tė gatshėm tė rrezikoni gjithēka pėr gjithēka.

Dashuria

Dashuria vishet me pasion

Viti nis mirė pėr ēėshtjet sentimentale. Nuk do tė jetė vetėm Afėrdita ajo qė do ju ndriēojė, por deri nė fund tė shkurtit edhe Urani do tė shtojė pasionin, ndjenjat, mirėkuptimin erotik. Viti 2018 nis menjėherė me situata plot sensualitet, marrėdhėnie tė zjarrta ku seksi dhe ndjenjat shkrihen nė njė.

Ata qė mendojnė se ju jeni tė matur, keni vetėkontroll dhe ndonjėherė tė distancuar do tė ketė motive tė mira pėr tė ndryshuar mendje.

Ti qėndroni pranė partnerit do tė jetė njė dėshirė qė do t'ju pėrshkojė gjatė gjithė vitit duke ju dhuruar ēaste tė ėmbla dhe ndėrgjegjėsimin se nuk duhet ta pranoni mė vetminė. Pranvera dhe vera do tė sjellin ndjesi tė reja dhe bashkėpunėtorė tė kėtij suksesi tuaj do tė jetė deti dhe dielli.

Puna

Luajini mė mirė letrat tuaja

Yjet kanė rregulluar ēdo situatė qė nuk shkonte dhe qė ju pengonte arritjen e plotė tė projekteve tuaja. Nė muajt e parė tė vitit do tė jeni tė prirur tė ndėrmerrni mė shumė impenjime seē duhet, por sapo tė keni kapur ritmin do tė gjeni ekuilibrin mes shtimit tė detyrave dhe reagimit profesional, dhe pėr mė tepėr pa hequr dorė nga koha jote e lirė.

Kjo 2018-tė mund tė jetė njė vit ku do tė dalin nė pah emri dhe kualifikimet tuaja. Energjitė fizike do tė jetė tė mėdha dhe mendja do tė jetė pjellore, prandaj parashikohet njė vit gjatė tė cilit, do tė dini tė realizoni plotėsisht idetė tuaja, pa folur pastaj pėr intuitėn qė do tė jetė gjeniale.

Do tė jetė njė vit mė i gjallėruar se ky qė kaloi, ku do tė hidhni themelet pėr projektet e ardhshme. Pėrmirėsohet nė shumė drejtime raporti mes impenjimeve dhe shpėrblimit financiar.

Paratė

Nė pritje tė kthjelltėsisė

Falė aftėsisė pėr tė vėnė nė praktikė idetė tuaja origjinale, do tė keni mė shumė fitime gjatė vitit. Jupiteri dhe Urani flasin pėr njė vit tė mbushur me premtime monetare. E rėndėsishme ėshtė qė edhe tė bėni disa kursime, pasi nė njė kohė tė caktuar do tė bėhen njė instrument pėr investime afatgjata nė sektorė qė ofrojnė mundėsi tė tjera pėr fitime.

Shėndeti

Mos jini shumė tė butė

Prirja pėr tė qenė sa mė tolerantė dhe tė butė, sidomos nė fillim tė vitit, mund t'ju ēojnė tė shihni me mė pak ashpėrsi rehatinė, vaktet e bollshme nė tavolinė dhe pse jo veset qė deri tani nuk i keni.

Ēdo gjė qė parashikohet e qetė dhe pak produktive nuk ka aspak tė bėjė me personalitetin tuaj energjik, prandaj lėvizni.

Yjet nė pozicion tė mirė do tė bėjnė qė tė pėrdorni burimet tuaja tė energjisė pėr tė pėrballuar momentet veēanėrisht intensive dhe impenjative. Stili i jetesės duhet tė jetė nė proporcion me objektivat e paracaktuar.

UJORI

Do ta nisni vitin me vullnetin pėr tė qenė tė vendosur. Ju presin programe dhe situata personale komplekse pėr t'u zgjidhur, por qė duhet tė pėrballeni me to. Mund tė shfaqet edhe ndonjė pėrplasje me personat qė doni. Marsi, njė mik i mirė i shenjės suaj, do tė gjendet nė tensione me Saturnin duke shkaktuar konflikte me partnerin tuaj. Edhe Jupiteri dhe Marsi ju paralajmėrojnė se pikėrisht nė fillim tė 2018-ės duhet tė lodheni pak mes detyrave shtėpiake dhe autonomisė personale, qė ėshtė e domosdoshme pėr tė marrė rezultatet qė prej kohėsh prisni nė profesionin tuaj.

Do tė jetė njė fillim-vit i lodhshėm pėr vendimet e rėndėsishme qė duhet tė merrni. Neptuni nė shenjėn e Peshqve do tė jetė bashkėpunėtori juaj nė ēėshtjet e lidhura me pronėn dhe pasurinė nė pėrgjithėsi, duke ju kėshilluar ndėrhyje tė shpejta nė fushėn financiare. Plutoni gjithmonė njė aleat i vlefshėm do tė sjellė nė rrugėn tuaj mbėshtetje nga miq tė rėndėsishėm qė lehtėsojnė arritjen e programeve tė tua. Pranvera paraqitet shumė dinamike dhe gjatė verės do tė keni ndryshime: Mund tė modifikoni strategjitė tuaja, por nė vjeshtė do tė bėni mirė tė jetoni pėrditshmėrinė.

Dashuria

Dashuria e vėrtetė thyen ēdo kufi

Etja pėr ndryshime duhet tė frenohet edhe pėrsa i pėrket sferės emocionale: Duhet tė prisni pranverėn pėr tė marrė atė qė dėshironi prej kohėsh. Viti nis me njė atmosferė sentimentale plot me pendesa dhe kujtime tė hidhura, qė kushtėzojnė negativisht jetėn nė ēift. Zhgėnjime pėr ata qė janė nė kėrkim tė njė ndjenje tė thellė, pėr shkak tė tensioneve planetėt sjellin nė shenjėn tuaj. Vetėm mė vonė do tė vijė dashuria e shumėpritur, ajo qė mund tė pėrmbushw realisht pritshmėritė tuaja.

Megjithatė kujdes nga zgjedhjet e nxituara dhe pa baza, sepse gjatė verės disa lidhje tė pamenduara mund tė dobėsohen, derisa tė zbehen. Marsi nė shenjė do tė imponojė ligjet e tij: Nga tani e tutje, planeti do tė ndezė interesin tuaj drejt personave tė ndjeshėm dhe romantikė. Parashikohen situata destabilizuese nė planin emocional, prandaj jeni tė detyruar tė rishikoni mėnyrėn se si keni jetuar deri tani dashurinė. Pranvera do tė jetė pozitive pėr erosin, pasi trupi do zgjohet plot sensualitet. Vera do tė jetė pak mė e nderė, ndėrsa vjeshta do tė jetė e rėndėsishme pėr sa i pėrket njohjeve tė reja. Nė muajt e ftohtė do tė mbizotėrojė qetėsia dhe afrimiteti nė ēift.

Puna

Fokusohuni te kreativiteti

Nėse punoni nė ekip 2018 mund tė jetė vit ku do tė ndėrgjegjėsoheni se strategjia e adoptuar nga personat me tė cilėt punoni, pengojnė kreativitetin tuaj duke bllokuar frymėn e zhvillimit profesional. Njė mendje pjellore si juaja duhet tė pėrballet me situata tė forta dhe pak stimuluese. Ju duhen mė shumė hapėsira veprimi, kontakte, dhe ju nevojitet tė dini se mund tė vijoni punėn pa kufizime. Ēlirohuni menjėherė nga ēdo qė ju bėhet pengesė, nga ata qė duan t'ju pėrfshijnė nė situata monotone. Vetėm kėshtu viti do tė marrė njė rrjedhė drejt situatave pozitive. Edhe pse ekonomikisht pjesa e parė e vitit 2018 mund tė mos jetė ekzaltuese, dijeni qė po vini baza tė forta pėr kėnaqėsitė dhe prestigjin profesional. Urani do tė kujdeset pėr qėndrueshmėrinė ekonomike dhe premton tė vihet nė shėrbim tė financave tuaja, prandaj do tė jetoni njė 2018 tė pasur me ndryshime dhe me afirmime personale dhe profesionale.

Paratė

Mos shpenzoni

Korniza qė karakterizon raportet mes Neptunit dhe planetit tė parave Jupiterit, sjell ndoshta njė fazė ku do tė zbrazni pak arkėn, por ama pėr investime tė mundshme dhe blerje qė shtojnė pasurinė tuaja. Megjithatė gjatė pjesės sė parė tė 2018 jini tė kujdesshėm, mos e ekzagjeroni me shpenzime shumė tė mėdha. Parashikohet edhe njė rritje rroge si shenjė mirėnjohjeje pėr aftėsitė tuaja profesionale. Do tė dini tė menaxhoni me kriter kursimet e tuaja dhe ato tė familjes.

Shėndeti

Mos e lini veten pas dore

Keni kohė qė e keni lėnė veten pas dore prandaj trupi po kėrkon vėmendjen e duhur dhe tė lėshon mesazhe qė manifestohen me njė ndjesi lodhjeje dhe nervozizmi. Kockat dhe mėlēia kėrkojnė kura. Njė ushqyerje e ekuilibruar dhe e varfėr nė yndyra ju detoksifikon dhe forcon strukturėn e kockave. Edhe sistemi nervor pasqyron njė situatė tė sikletshme. Zgjidhja mė e mirė? Mirėqenie lind sidomos nga dėshira pėr tė jetuar.

PESHQIT

Situata yjore premton njė 2018 tė paharrueshme: njė periudhė dinamike aspak tė mėrzitshme, tė pasur me momente vendimtare. Urani ėshtė "sponsor" kryesor i gjallėrisė suaj. Nė mbėshtetjen tuaj do tė mobilizohen edhe planetėt e tjerė si Jupiteri, qė do ua bėjė ēdo detyrė mė tė lehtė.

Do tė jeni tė guximshėm nė ēdo fushė, edhe atė financiare. Ndėrsa Saturni do i drejtojė aspiratat tuaja profesionale drejt sektorėve prestigjiozė. Pėr mė tepėr, rritjet nė pėrgjegjėsi dhe postet mė tė pushtetshme konsiderojini njė punė tė kryer, sepse gjatė 2018-ės nuk do tė vonojnė.

Plutoni pavarėsisht pengesave qė do tė vendosė nė rrugė, ju sugjeron teknika tė reja pėr t'u bėrė me ekspertė nė menaxhimin e njė karriere nė rritje. Shumė projekte do tė konkretizohen pėr njė tė nesėrme tė bukur dhe tė qetė. Pra do tė hidhni realisht bazat drejt sė ardhmes.

Dashuria

Dashuria ėshtė miqėsi, apo miqėsia ėshtė dashuri?

Energjitė pozitive pėr kėtė 2018 do tė jenė tė mėdha. Edhe dashuria do tė hyjė me germa tė mėdha nė sektorėt qė yjet ju privilegjojnė. Afėrdita ėshtė spektakolare pėr miqėsitė, Marsi dhuron njohje tė reja qė nė fillim tė 2018 kanė tendencėn tė bėhen mė tė forta.

Ėshtė e vėshtirė tė ndani kufirin mes dashurisė dhe miqėsisė prandaj do tė dini t'i shijoni tė dyja. Planetėt parashikojnė edhe dashuri me shikim tė parė dhe situata ku dialogu do tė transformohet menjėherė nė intimitet dhe dėshirė pėr tė ndarė jetėn sė bashku.

Neptuni dhe Saturni e bėjnė mė pak tė mundshėm trashėgimin, por kjo do tė nuk e pėrjashton dėshirėn tuaj pėr tė pasur fėmijė. Gjallėria e muajve tė parė tė 2018-ės do tė vazhdojė me njė pranverė mė tė ēlirėt dhe njė verė tė mbushur me lumturi dhe argėtim. Nė vjeshtė interesi do tė fokusohet tek mundėsia pėr tė gjetur njė fole tjetėr pėr jetėn sentimentale.

Puna

Mos u shqetėsoni

Do tė jeni mė tė aftė dhe idetė i keni tė qarta prandaj do tė lanēoheni drejt iniciativave mė pasionante dhe tė guximshme, por shumė pozitive. Si pasojė edhe nė aspektin financiar do tė ketė zhvillime pozitive. Pėr shumė kohė keni qėndruar nė hije duke pėrgatitur terrenin pėr projektet e reja. Neptuni ju sugjeron mėnyrėn mė tė mirė pėr tė shfrytėzuar fuqinė qė keni.

Ėshtė njė moment i mirė pėr tė treguar kėmbėngulje dhe largpamėsi. Mos u shqetėsoni nėse nė gjysmė tė vitit mund tė ketė njė rėnie tė rendimentit, sepse Saturni dhe Neptuni parashikon njė fazė tė lodhshme dhe demotivuese, por sapo tė kalojė kjo fazė, rimėkėmbja do tė jetė mė e mirė dhe do tė realizoni ato qė keni pėr zemėr. Tė mira janė tė ardhurat e vitit qė duhet tė nivestoni nė pjesėn e parė tė vitit. Pjesėn e dytė tė viti duhet t'ia rezervoni kursimeve.

Paratė

Mė nė fund vjen bollėku

2018 do tė jetė njė nga vitet mė tė mira nė krahasim me kėto vitet e fundit. Jupiteri pozitiv do tė sjellė tė ardhura tė shkėlqyera edhe pse do tė rrezikoni pak duke guxuar nė investime, qė nė fund do tė rezultojnė tė suksesshme. Kėshtu do tė arrini siguri ekonomike dhe do tė konsolidoni kapitalin tuaj.

Kjo do tė jetė periudha mė e begatė, prandaj do tė keni edhe njė stil tjetėr jete ku mund tė shpenzoni para edhe mė shumė se zakonisht, t'i lejoni vetes zakone qė deri tani nuk keni mundur as t'i imagjinoni.

Shėndeti

Rrugė e drejtė...

Metabolizmi juaj falė veprimit tė Uranit nė shenjė ėshtė i shpejtė. Vitaliteti do ju shoqėrojė gjatė gjithė 2018-ės. Jupiteri ju bėn optimist dhe ju dhuron mirėqenie psikofizike. Shėndeti nė pėrgjithėsi do tė jetė i mirė, vetėm duhet tė kujdeseni pėr ushqimin pasi vini nė rrezik format tuaja. Saturni kėshillon trajtime specifike pėr dhėmbėt dhe kujdes mė tė madh pėr lėkurėn, kyēet dhe kockat nė pėrgjithėsi. Ushqyerja e keqe lehtėson shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme. Prandaj tani qė e mėsuat mė mirė parandalojini!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
=Z":a

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.