Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 14 Maj 2018 - 20 Maj 2018. Javė me shumė sukses do tė kenė...

Perspekti sjell pėr ju horoskopin javor pėr tė gjitha shenjat. Javė tė mbarė!

Horoskopi javor 14 Maj 2018 - 20 Maj 2018. Javė me shumė sukses do tė kenė...
Horoskopi javor 14 Maj 2018 - 20 Maj 2018. Javė me shumė sukses do tė kenė...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/05/2018 14:18

Dashi

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundėrvini tė gjithėve gjatė kėsaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetėr idetė qė keni nė mendje shprehini pa u druajtur. Marrėdhėnia me partnerin nuk do jetė shumė e mirė. Debatet dhe konfliktet rrezikojnė tė prishin lidhjen tuaj. Nėse tregoheni pak mė tolerante dhe tė kuptueshėm situata dhe mund tė ndryshojė. Ju beqarėt mund tė krijoni edhe njė lidhje gjatė kėsaj periudhe e cila do ju japė shumė sadisfaksion. Fati do ju shoqėrojė ēdo ditė nė sektorin financiar. Mė tė privilegjuarit do jenė ata tė fushės ekonomike. Shėndeti nuk do jetė ai qė do dėshironit. Do ndjeheni tė lodhur, tė stresuar dhe mund tė keni edhe dhimbje koke. Edhe nė punė do keni fat me shumicė. Mos hezitoni tė merrni edhe rreziqe.

Demi

Kėtė javė energjia do ju rrethojė gjithė kohės dhe do ndiheni pėr mrekulli. Gjithēka do ju ecė nė drejtimin perfekt. Pėr tė dashuruarit kjo do jetė njė periudhė mjaft e mirė pėr tė reflektuar mbi lidhjen qė keni. Vazhdimėsia e saj do varet nga mėnyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarėt do keni mė shumė se kurrė dėshirė tė krijoni njė lidhje tė qėndrueshme dhe tė fortė. Do jetė njė periudhė me shume fat pėr ju. Sektori i financave do jetė i mbrojtur dhe ju do keni mundėsi t'i shtoni ato. Mos bėni shumė shpenzime. Shėndeti nuk do jetė i shkėlqyer, por i mirė. Bėni kujdes me ushqimin dhe mos hani ēdo gjė qė ju del para. Nė punė do bėni hapa pėrpara. Do jeni shumė dinamike dhe me besim nė vetvete.

Binjakėt

Venusi do sjellė butėsi dhe progres nė jetėn tuaj nė ēift gjatė kėsaj jave. Nga ana tjetėr me anė tė forcės sė dashurisė do mund tė rregulloni edhe disa probleme. Nėse jeni nė njė lidhje i njėjti planet do tė mbrojė lidhjen tuaj. Nuk do e lini mė pas dore partnerin dhe gjėrat nuk do pėrkeqėsohen. Pėr ju beqarėt mund tė ketė edhe dashuri me shikim tė parė, por ju duhet tė jeni mė tė hapur. Ai qė do e bėjė zemrėn tuaj tė rrahė fort mund tė jetė dhe personi me tė cilin do kaloni jetėn. Mos e teproni me shpenzimet kėtė javė sepse financat do jenė tė dobėta. Me shėndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe ata qė vuajnė nga ndonjė sėmundje zemre do kenė pėrmirėsime. Nė punė do kėrkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende njė pėrgjigje.

Gaforrja

Shfrytėzojeni nė maksimum ēdo moment gjatė kėsaj jave dhe bėni atė qė do ndieni. Po u treguat bujarė dhe nga ana tjetėr serioze nė punė ēdo gjė do ju realizohet si e keni menduar. Nėse jeni nė njė lidhje do kaloni njė javė shumė pasiononte dhe me dėshira pak ekstreme. Nėse ju japin kėnaqėsi mos e privoni veten. Do keni shumė imagjinatė. Jeta e ju beqarėve do jetė e mbushur plot me takime. Mund tė mos ketė dashuri tė vėrtetė, por shumė aventura tė kėndshme. Me paratė duhet tė tregoheni tė matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe pėr vete keq. Shėndeti nuk do jetė dhe aq i mirė. Do jeni nė ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kėshillohuni me mjekėt pėr ēdo problem. Kėmbėngulja nė pune do ju bėjė te arrini ato qė doni.

Luani

Marsi nuk do ketė ndikimin mė tė mirė nė jetėn tuaj gjatė kėsaj jave dhe ka rrezik qė gjėrat tė mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do u'a vini veshin tė tjerėve dhe mendjemadhėsia do ju ēojė nė rrugėn e gabuar. Nė jetėn nė ēift do keni disa keqkuptime. Pėr t'i rregulluar ato duhet tė jeni mė tė hapur dhe tė flisni mė shume me partnerin. Pėr ju beqarėt do ketė ndryshime tė rėndėsishme. Mund tė kthehet nė dashuri edhe njė miqėsi juaja e vjetėr. Jeta ka dhe tė papritura. Pėr sa ju pėrket financave priten ditė tė mira. Planetėt do ju mbėshtesin. Shėndeti nuk do ketė probleme sepse ju do kujdeseni mė shume pėr tė. Pasi keni qenė tė gėzuar nga sukseset e jetės profesionale mund te kaloni edhe disa momente mėrzitjeje. Tregohuni tė duruar gjithmonė sepse do fitoni.

Virgjėresha

Mundohuni tė merrni ndonjė ditė lejė gjatė kėsaj jave dhe tė shkoni jashtė qytetit tuaj. Do ēlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriēohen idetė. Nėse jeni nė njė lidhje mos u bėni impulsive dhe mundohuni tė ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketė probleme tė mėdha. Ju beqarėt duhet tė qėndroni edhe kėtė javė nėn shoqėrinė e miqve. Edhe po tė njihni persona tė rinj shmanguni me lezet sepse nuk janė ata qė po kėrkoni. Keni bėrė shumė shpenzime kėto kohė dhe tė gjitha kėto do ndikojnė nė buxhetin tuaj. Tregohuni tė kujdesshėm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditė mund tė keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Nė pune duhet tė filloni projekte tė reja dhe pritet sukses.

Peshorja

Marsi dhe Venusi do lėshojnė valė tė mira kėtė javė. Ata do ju ndihmojnė profesionalisht dhe do ju nxitin tė tregoheni mė tė dashur. Asnjė planet nuk do influencojė mbi lidhjen tuaj nė cift, por kjo nuk do tė thotė qė punėt do shkojnė keq. Do jeni plot sharm dhe dėshirė pėr tė jetuar. Edhe partneri do ju trajtojė mirė kėtė javė. Ju beqarėt do flirtoni shumė dhe do keni takime. Do kaloni njė javė tė mirė, por nuk do ketė gjėra serioze. Financat nuk do jenė tė mira. Shėndeti do ketė disa probleme dhe ju duhet tė kujdeseni mė shumė. Mundohuni tė mos stresoheni dhe flini mė shumė. Perspektivat nė punė janė shumė tė mira. Pėrpiquni dhe pak mė shumė dhe do arrini atje ku doni.

Akrepi

Kėtė javė duhet tė reflektioni mė gjatė, tė vendosni prioritete dhe tė mos nxitoheni. Gjatė fundjavės mund tė ndiheni edhe pasa tė turbullt nė mendime. Nėse jeni nė njė lidhje dhe kohėt e fundit ajo ka lėnė pėr tė dėshiruar duhet tė flisni me partnerin dhe tė mundoheni t'i zgjidhni problemet. Mos prisni njė ndryshim tė menjėhershėm sepse gjėrat bėhen dalėngadalė. Ju beqarėt do mundoheni tė fitoni mė shume para nė mėnyrė qė tė krijoni njė lidhje serioze apo tė martoheni. Ky ėshtė prioriteti juaj kėtė periudhė. Tė gjithė duhet tė bėni tė pamundurėn pėr tė mos prishur shume lek dhe tė bėni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumė edhe pėr shėndetin, sidomos pėr lėkurėn. Nė punė duhet ta studioni me kujdes terrenin para se tė merrni njė vendim me rėndėsi.

Shigjetari

Venusi do ju nxitė t'i shprehni dhe t'i mbroni idetė tuaja gjatė kėsaj jave. Do ndiheni edhe mė tė bindur pėr hapat qė do hidhni dhe mė tė motivuar nė ēdo fushė. Pėr ju tė dashuruarit do nevojitet vetėm njė shtyse e vogėl qė marrėdhėnia me personin e zemrės tė shkojė pėr mrekulli. Duhet tė tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se ēfarė ju mungon. Ju beqarėt do keni shumė nevojė pėr t'u dashuruar. Pėrgatituni pėr njė takim tė rėndėsishėm i cili mund t'ju ndryshojė edhe jetėn. Financat do jenė tė qėndrueshme dhe nuk pritet ndonjė pėrmirėsim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shėndeti do jetė shumė i mirė. Mundohuni tė lini duhanin dhe tė pakėsoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnė tė marrin formė. Do jeni tė aftė tė kaloni ēdo pengesė qė do ju dalė para.

Bricjapi

Kjo javė do jetė mė e qetė pėr ju. Do jeni shumė mė kreativė dhe mė origjinalė. Dėgjojeni zemrėn, besojini vetes dhe aftėsive tuaja sepse do dilni tė fituar. Disa planetė do e mbrojnė marrėdhėnien tuaj nė ēift. Do kaloni dite mjaft tė bukura dhe tė lumtura. Nėse keni menduar pėr njė fėmijė kjo ėshtė periudha e duhur. Ju beqarėt mė shumė sesa pėr dashuri do keni nevojė pėr qėndrueshmėri dhe qetėsi. Yjet do ju ndihmojnė. Financat do hyjnė nė njė periudhė mjaft tė favorshme. Mos u bėni tė paduruar sepse pėrmirėsimi do vijė dalėngadalė. Rezistenca fizike nuk do jetė shumė e mirė. Merruni me ndonjė lloj sporti dhe ēlodhuni sa mė shumė. Optimizmi qė keni nė punė do ju ēojė nė rrugė tė mbarė. Do keni edhe mė shumė ambicie.

Ujori

Gjatė kėsaj jave do merrni frytet e gjithė punės qė keni bėrė dhe do ndiheni mė krenarė pėr veten. Ka mundėsi qė jeta profesionale tė hyjė nė njė fazė akoma mė tė privilegjuar. Nėse jeni nė njė lidhje do ndiheni mjaft mirė me partnerin dhe do flasin mė shumė me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi ėshtė baza e njė lidhjeje. Ju beqarėt do takoni pasionin sė bashku me njė dashuri tė re. Shijojeni sa mė shumė pa menduar sesa do tė zgjasė. Nė fund tė fundit jeta ėshtė shumė e shkurtėr. Pėrfitoni nga mbėshtetja e planetėve pėr tė rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javės mund tė bėni edhe pak mė shumė shpenzime. Shėndeti do jetė nė pėrgjithėsi i mirė. Ruani njė ekuilibėr ushqimor dhe shmangni kafen dhe ēajin. Nė punė do filloni njė projekt tė ri. Pėrgatiteni rrugėn drejt suksesit.

Peshqit

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjėrat do ju ecin edhe mė mirė gjatė kėsaj jave. Nėse jeni nė njė lidhje do kėrkoni tė pėrmirėsoni marrėdhėnien me partnerin. Do ja bėni qejfin pėr ēdo gjė dhe nė fundjavė do ju duket sikur s'keni pasur ndonjėherė probleme. Ju beqarėt do keni njė takim dhe mbase edhe njė lidhje. Kujdes mos u jepni menjėherė sepse nuk do jetė e qėndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vėrtetė do vijė pak mė vonė. Financat do jenė pėr mrekulli dhe ju do bėni blerjet qė keni menduar. Tregohuni edhe pak tė matur. Pėr sa i pėrket shėndetit do jeni tė nervozuar dhe tė stresuar. Mundohuni tė ēlodheni herė pas here. Nė punė do filloni kėtė jave njė projekt tė ri dhe do ja dilni me sukses.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
j'N8I

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė