Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sekretet pėr tė motivuar tė tjerėt.

Secili prej nesh dhe ēdo person tjetėr ka njė mėnyrė tė veēantė frymėzimi.

Sekeret pėr tė motivuar tė tjerėt
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 24/10/2015 08:05

Niki Leondakis, Shefja Ekzekutive e zinxhirit tė hoteleve dhe resorteve Commune Hotels & Resorts, nisi hapjen e hoteleve tė reja vitin qė shkoi duke grumbulluar njė personel prej mė shumė se 400 personash. Nė kėrkimin pėr ti frymėzuar dhe motivuar ata, ajo pyeti secilin prej tyre pėr tė treguar njė veprim mirėsjellje kolegėve tė tyre.

Njė grua u ngrit. Ajo pėrshkroi sesi ndėrkohė qė po ecte me njė koleg, njė nėnpunės qė pėrgjigjej nė telefon, ata panė njė grua tė pastrehė qė kishte njė fėmijė plotėsisht tė zhveshur dhe po kėrkonte para pėr tė blerė pelena. Nėnpunėsi shkoi nė dyqanin mė tė afėrt dhe bleu disa pelena pėr tia dhėnė gruas.

Ky person bėn njė pėrpjekje shumė tė madhe duke lėnė njė orė nga puna e tij dhe duke blerė pelenat me paratė e tij vetėm pėr tė ndihmuar dikė, kujtoi Leondakis nga puna e saj nė San Francisco.

Pėr Leondakis, historia bėri pikėrisht atė qė ajo priste tė bėnte gjatė hapjes sė hotelit. Ajo dėshironte tė frymėzonte punonjėsit e hotelit qė tė ndihmojnė njerėzit, me ide qė vinin prej tyre, dhe qė tregojnė sesa i mirė bėhet shėrbimi ndaj klientit nėse kujdesemi pėr njerėzit.

Leondakis di diēka kritike pėr udhėheqjen: frymėzimi nuk jepet duke dhėnė fjalime tė gjata pėr skuadrėn tuaj. Frymėzimi jepet duke gjetur mėnyra pėr tė frymėzuar njerėzit duke pėrdorur historitė e tyre tė suksesit dhe duke zhvilluar lidhje personale. Edhe frymėzimi gjendet duke kuptuar se ēfarė motivon secilin inidivid dhe ēfarė e ēon atė drejt suksesit.

Problemi i mėrzitshėm.

Ajo qė shumica e menaxherėve nuk arrijnė tė kuptojnė qė njerėzit vijnė nė vendin e punės me njė nivel tė shėndetshėm motivimi natyral dhe frymėzimi, tha Bulent Gogdun, drejtori i programit dhe trajneri ekzekutiv nė European School of Management and Technology nė Berlin, Gjermani. Nė pėrgjithėsi, njerėzit duan tė ndihmojnė dhe tė jenė tė lumtur ndėrkohė qė bėjnė punėn e tyre. Ka njė nxitje natyrale brenda nesh, pėr ti bėrė gjėrat dhe pėr tė qenė tė suksesshėm nė atė qė bėjme, tha Gogdun.

Puna e menaxherit, ėshtė tė sigurohet se punonjėsit nuk do tė mėrziten me punėn e tyre. Nėse ata mėrziten, shefi ose menaxheri duhet tė gjejė jo vetėm mėnyren pėr ti motivuar ata por edhe se ēfarė shkoi keq qė punonjėsit humbėn interesin. Kjo mund tė bėhet duke kuptuar se ēfarė frymėzon secilin anėtar tė skuadrės tėnde. Ti (menaxheri) duhet tė kuptosh ku qėndron problemi dhe ta zgjidhėsh atė. Ēdo njeri do tė gjejė diēka tė ndryshme pėr tu frymėzuar, tha Gogdun.

Ajo qė tė motivon ėshtė e ndryshme edhe midis vendeve dhe kulturave tė ndryshme. Nė Kinė, Gogdun tha, punonjėsit shpesh duan tė ndihen si njė familje mes skuadrave. Kjo gjė ėshtė mė pak e rėndėsishme nė Europėn Perėndimore, ku punonjėsit janė tė prirur tė drejtohen nė kryerjen e detyrave dhe e gjejnė frymėzimin nė arritjen e qėllimeve. Dhe nė Amerikėn Perėndimore, njerėzit janė mė individualistė dhe mund tė duan mė shumė liri pėr tė vendosur sesi duan tė kryejnė detyrat.

Por pavarėsisht shtetit, njerėzit duan tė ndjejnė se shefat e tyre interesohen pėr ta dhe kuptojnė qėllimet e tyre personale, tha Edward Hess, profesor i Admininstrim Biznesit nė University of Virginias Darden School of Business nė Amerikė.

Shumė menaxherė mund tė supozojnė se frymėzimi vjen nga bisedat inkurajuese, tha Hess, autor i librit Learn or Die: Using Science to Build a Leading-Edge Learning Organization. Por udhėheqėsit autokratikė qė pėrpiqen tė pompojnė trupin e tyre dhe fjalimet nė mbledhjet e bordit, shpesh arrijnė tė bėjnė mė shumė njerėz tė rrotullojnė sytė e tyre nga mėrzitja sesa tė frymėzojnė punonjėsit.

Nė realitet, gjithēka ka tė bėjė me lidhjen kuptimplotė me punonjėsin, tha Hess. Ka lidhje me tė qėnėt i ndershėm, autentik dhe tė lejosh punonjėsin tė dijė qė ti ke besim tek ai. Mė pas, punonjėsi do tė kujdeset mė shumė dhe do tė jetė mė i lidhur me punėn. Kjo ėshtė mėnyra sesi mund tė frymėzosh dikė, tha Hess, duke u treguar punonjėsve se ti kujdesesh personalisht pėr mirėqenien e tyre.

Fillojmė nga kryesorja.

Leondakis ka vėnė re se njė veprim nė kompaninė e saj, qė menaxhon 41 hotele dhe resorte nė Amerikėn Perėndimore dhe Europė bėn ndryshimin. Sondazhet me njerėzit nė fushėn e industrive nė mbarė botėn kanė zbuluar qė 2 e 3 e punonjėsve nuk janė tė lidhur me punėn e tyre, kėshtu qė Leonadakis punon nė mėnyrė aktive pėr tė gjetur frymėzim pėr punonjėsit e zinxhirit tė hoteleve.

Shpesh ėshtė e nevojshme qė Shefat Ekzekutivė dhe liderėt ia lėne nė dorė burimeve njerėzore pėr tė frymėzuar punonjėsit e tyre, tha Leondakis. Ėshtė e rėndėsishme qė tė fillojmė gjithmonė nėe krye.

Leondakis pėrdori historinė me nėnpunėsin qė bleu pelenat pėr gruan e pastrehė pėr tė theksuar qė punonjėsit e hoteleve duhet ti mbajnė konsumatorėt tė lumtur duke siguruar qė nevojat e tyre janė plotėsuar.

Kjo mund tė bėhet jo vetėm nėpėrmjet veprimeve, por gjithashtu duke u treguar punonjėsve qė interesoheni pėr ta. Unė gjithmonė u them punonjėsve tė mi, Ti ke fuqinė pėr tė bėrė ditėn e dikujt. Sa mirė tė bėn tė ndihesh kur dikush kujdeset pėr ty? Pse tė mos bėjmė edhe ne diēka pėr tė tjerėt?, tha ajo.

Mėnyra sesi ti kujdesesh pėr punonjėsit e tu do tė varet sigurisht nga lloji i industrisė, por duke i treguar stafit tuaj qė ju interesoheni mund tė jetė pėrgjigjia pėr ti mbajtur punonjėsit tuaj tė frymėzuar.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
D!_ V

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė