Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mėnyrat pėr tė nisur suksesin

Zgjidh rrugėn tėnde nė jetė, lėviz dhe kurrė mos ndalo.

Mėnyrat pėr tė nisur suksesin
Mėnyrat pėr tė nisur suksesin
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/11/2017 19:48

Ēdokush e nis nga fundi. Tė gjithė. Ekziston njė klishe qė thotė: "Kur ke prekur fundin tėnd, e vetmja rrugė ėshtė qė tė ngjiteni lart". Nėse dėshironi tė ndryshoni gjendjen tuaj financiare, tė keni njė stil jetese mė tė shėndetshėm ose tė pėrmisoni marrėdhėniet tuaja, ēdo gjė ėshtė e mundur, edhe kur keni goditur fundin e shkėmbit.

Ekziston njė ide e gabuar se njerėzit e suksesshėm kanė lindur tė privilegjuar dhe me talent tė veēantė qė i vendos ata nė njė piedestal mė tė lartė se pjesa tjetėr e jona. E vėrteta ėshtė se tė gjithė e nisin nga zero. Askush nuk ka lindur i suksesshėm. Edhe ata qė lindin tė pasur mund tė zgjedhin rrugė destruktive ose konstruktive. Siē Mario Puzo, "Kumbari" thotė: "Njerėzit e mėdhenj nuk lindin tė tillė, por ata bėhen".

Pra, si mund tė bėhemi tė mėdhenj?

Megjithėse mund tė jetė e frikshme tja nisėsh nga zero, kėtu keni 5 mėnyra pėr tė nisur jetėn tuaj pasi keni prekur fundin:

1. Identifikoni saktėsisht se ēfarė dėshironi.

Ndonėse rifillimi nga poshtė ėshtė i frikshėm, mundohuni tė largoni fokusin prej asaj qė nuk keni dhe drejtojeni vėmendjen tek ajo qė doni tė tėrhiqni. Fokusimi tek ajo qė tė mungon, krijon mė tepėr mungesa. Bėni tė kundėrtėn, fokusohuni saktėsisht tek ajo qė doni nė jetė. Ju mund tė nisni jetėn tuaj duke u fokusuar drejt njė qėllimi tė ri, por ju duhet tė ngushtoni vėmendjen tuaj nė njė ose dy qėllime kyēe qė janė kaq imponuese sa do t'ju shtyjnė t'i realizoni ato.

2. Ndryshoni mentalitetin tuaj rreth suksesit.

Shumė njerėz e barazojnė suksesin me tė bėrit para. Por paraja ėshtė njė nėnprodukt, jo pėrkufizim i suksesit. Autori dhe trajneri i suksesit Earl Nightingale na kėshillon:

Suksesi nuk ėshtė rezultat i tė bėrit para, tė bėrit para ėshtė rezultat i suksesit. Suksesi ėshtė nė pėrpjestim tė drejtė me shėrbimin tonė. Por, ajo qė ndodh ėshtė se shumica e njerėzve e kuptojnė dhe zbatojnė kėtė ligj mbrapsht. Ata besojnė se ju jeni tė suksesshėm nėse fitoni shumė para. E vėrteta ėshtė se ju mund tė fitoni para vetėm pasi tė jeni tė suksesshėm.

Me fjalė tė tjera, nė vend qė tė fokusoheni tek ato qė ju mungojnė, pėrqendrohuni tek ato qė keni dhe tek ēfarė mund t'i ofroni tė tjerėve.

3. Rivendosni tė dhėnat tuaja (Rishikoni situatėn nė tė cilėn ndodheni)

Nėse jeta juaj ėshtė e mbushur me ndikime negative, tė cilat ju tregojnė se nuk mund tė inkurajoni zėrat brenda jush qė ju nxisin tė rriteni, atėherė ėshtė momenti tė shikoni ambientin nė tė cilin shpenzoni kohėn tuaj dhe burimin e sė keqes. Njė nga sfidat e mėdha tė atyre qė rinisin tė ngrihen pasi kanė prekur fundin ėshtė paaftėsia e tyre pėr tė larguar influencuesit e dėmshėm nga jeta e tyre.

Informacioni dhe ndikimet qė marrim gjatė ditės drejton karakterin dhe atė qė do tė lėmė mė pas nė jetė. Nėse dėshironi tė pėrmirėsoni rrethanat tuaja, kontrolloni se me ēfarė e ushqeni mėndjen tuaj gjatė ditės.

-E rrethoni veten me njerėz qė ju inkurajojnė tė rriteni?

-E shpenzoni kohėn duke lexuar libra tė mirė dhe programe inkurajuese? Nėse jo pėrgatituni tė nisni rrugėtimin tuaj nga e para.

4. Fundi ėshtė vendi mė i mirė nga mund t'ja nisni

Kur ja nis nga fundi, gjithēka ėshtė e mundur. "Fundi i shkėmbit u bė themeli mbi tė cilin unė rindėrtova jetėn time", pranoi J.K Rowling, e cila vazhdoi tė ndėrtonte perandorinė e pakrahasueshme tė "Harry Poter".

Kuptojeni se t'ja nisėsh nga fundi ėshtė njė bekim i fshehur. Ju mund tė zgjidhni se si doni qė tė jetė jeta juaj, dhe ta ktheni atė nė drejtim tė pasioneve tuaja.

5. Hiq sytė nga vetja

Para se tė prekim fundin e shkėmbit, ne zakonisht po na pėrmbyt keqardhja pėr veten. E bukura e tė prekurit fundin ėshtė se aty kupton se sa e kot ėshtė tė na vijė keq pėr rrethanat ku jemi, shpesh duke justifikuar veten dhe fajėsuar tė tjerėt. Ju mundet qė pėr herė tė parė nė jetė tė mbani mbi shpatulla pėrgjegjėsitė pėr rrethanėn se ku ndodheni, dhe tė kuptoni se nė jetė ka njerėz tė cilėt gjenden nė rrethana edhe mė tė kėqija se tė tuat.

Njė mėnyrė pėr tė ndryshuar jetėn tuaj dhe pėr tu ngjitur nga fundi drejt majės, ėshtė qė ti hiqni sytė prej vetes tuaj dhe tė kuptoni potencialin qė keni pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Tė prekurit fundin ju ndihmon tė keni dhembshuri pėr tė tjerėt, sepse jeni nė gjėndje tė kuptoni situatėn e tyre, duke qenė se keni kaluar nga aty edhe vetė. Kur i jepni dorėn dikujt nė nevojė ju kuptoni se sa me fat ju jeni dhe se si tė prekurit fundin ėshtė njė fillim i mrekullueshėm pėr njė jetė jashtėzakonisht tė kėnaqshme.

Pra, ēfarė keni pėr tė humbur? Shtypja e butonit i cili rinis jetėn tuaj pasi keni prekur fundin, ju jep mundėsinė tė filloni e tė bėni zgjedhje tė reja pėr jetėn. Nėse si unė, edhe ju keni prekur fundin dhe jeni ngritur sėrish, do tė dėshiroja pa masė tė dėgjoja historinė tuaj!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
b2We

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė