Pėrfitimet e mrekullueshme tė konsumimit tė Gėshtenjave
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrfitimet e mrekullueshme tė konsumimit tė Gėshtenjave

Gėshtenjat janė mbretėreshat e vjeshtės.

Pėrfitimet e mrekullueshme tė konsumimit tė Gėshtenjave
Pėrfitimet e mrekullueshme tė konsumimit tė Gėshtenjave
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 30/11/2017 01:16

Pėrveēse me aromė tė shkėlqyer gjatė pjekjes dhe me vlera tė jashtėzakonshme pėr organizmin, gjithnjė e mė tė pėrdoruara nė receta tė ndryshme kulinare, gėshtenjat mund tė konsiderohen pa frikė si "shporta" magjike, prej sė cilės trupi ynė pėrthith njėherėsh kripėra minerale, proteina dhe vitamina. Edhe pse sasia e kalorive qė pėrmbajnė nuk ėshtė e vogėl, pėrsėri gėshtenjat janė njė ushqim shumė i rėndėsishėm, falė tė cilit nė mėnyrė natyrale trajtojmė dhimbjet muskulare, ato kockore, pėrmirėsojnė mikroqarkullimin, lirojnė rrugėt e frymėmarrjes dhe largojnė kollėn e lehtė, qė nis nė mesvjeshtėn e ēdo viti.

Ky frut i tejmbushur me vlera ushqyese, pėrgjatė gjithė sezonit tė tij duhet tė jetė i pranishėm nė tryezat tona tė paktėn tri herė nė javė, mbi tė gjitha kur ndihemi tė stresuar apo tė lodhur, sepse gjatė ngrėnies sė gėshtenjave, tė pjekura apo tė ziera, nuk marrim vetėm kėnaqėsinė e shijes, por edhe vlera tė shumta energjike, tė cilat na "karikojnė" shėndetshėm. Veē kėsaj, janė perfekte edhe pėr kategorinė e sportistėve, gjimnastėve apo pėr aktivitete tė ndryshme sportive qė mund tė ushtrojmė: noti, danci, ecje nė natyrė, fitness etj.

"Buka e tė varfėrve" ose "Buka-Pemė"

Mos u ēudisni nėse nė disa qytete franceze, nė vend tė gėshtenjave, do tė dėgjoni tė flitet pėr "Pemėn e Bukės". Apo nėse nė Italinė dhe Greqinė e lashtė, dikur thuhej "buka e tė varfėrve". Gjithnjė gėshtenjat janė kultivuar, mbledhur dhe pėrpunuar pėr tė pėrmbushur nevojat ushqimore, jo vetėm tė stinės, por edhe tė gjithė vitit. Ato ishin ushqimi bazik, kryesisht, i tė varfėrve, sepse shuanin urinė nė stinėn e ftohtė tė dimrit, ruheshin dhe konservoheshin gjatė pėr muajt e pranverės dhe verės, deri sezonin e ardhshėm kur njerėzit viheshin nė dispozicion tė tyre, duke pastruar pyllin, nė mėnyrė qė gėshtenjat tė binin nė tokė tė pastėr, por edhe qė mbledhja e tyre tė ishte sa mė e lehtė.

Fantazia e pėrpunimit tė gėshtenjave ishte autentike pėr ēdo popull: disa i konservonin ato nė kavanoza qelqi, disa tė tjerė bėnin miellin e famshėm tė gėshtenjave e disa i thanin dhe i hanin mė pas si vakte kryesore. Pėr tė pėrforcuar rėndėsinė e kėtij fruti, nė ato vite, ia vlen tė pėrmendim disa prej gojėdhėnave qė na tregojnė se mes familjeve tė ndryshme, kokrrat e gėshtenjave pėrdoreshin edhe si monedha shkėmbimi.

Falė pėrbėrėsve tė shkėlqyer, ky frut ofron bazėn e njė ushqyerje tė shėndetshme. Madje ato i zėvendėsojnė denjėsisht drithėrat, aq tė ēmuara pėr trupin tonė. Nga kjo pikėpamje, gėshtjenjat kanė njė pėrqindje tė lartė tė proteinave, kripėrave minerale (kryesisht kalium, fosfor, magnez, kalcium, hekur) dhe vitamina C, B1, B2. Gjatė pjekjes disa nga vlerat ushqimore tė gėshtjenjave kthehen nė sheqerna tė thjeshta, gjė qė pėrbėn rrezik pėr tė sėmurėt me diabet, tė cilėt kėshillohen t'i konsumojnė nė mėnyrė tė moderuar. Por gėshtenjat janė rekomandimi mė i mirė natyror pėr tė gjithė ata qė janė anemkė ose vuajnė nga bronkiti dhe diarreja.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
U-C?E

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė