5 lėngje natyrale qė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e ulēerės gastrike.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

5 lėngje natyrale qė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e ulēerės gastrike.

Ulēerat gastrike ose duodenale, janė disa lezione tė vogla tė mukozės qė vesh stomakun.

Nė disa raste ulēerat mund tė pėrmirėsohen edhe nė mėnyrė natyrale duke konsumuar lėngje tė ndryshme me veti qetėsuese.
Nė disa raste ulēerat mund tė pėrmirėsohen edhe nė mėnyrė natyrale duke konsumuar lėngje tė ndryshme me veti qetėsuese.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/08/2017 21:37

Megjithėse stomaku ka veti tė mbrohet nga sekrecionet e tij acide, lezionet e vogla qė janė krijuar bėjnė qė acidi dhe enzimat e tij tė penetrojnė nė kėto lezione dhe tė krijojnė ēarje nė mukozė.

Shkaqet dhe simptomat janė tė ndryshme sipas zonės sė stomakut ku krijohen dhe nė bazė tė moshės sė pacientit. Ulēerat e stomakut pėrgjithėsisht janė asimptomatike, ndėrsa ato tė duodenit mund tė shkaktojnė dhimbje dhe djegie konstante dhe mund tė shoqėrohen me njė trajtim farmakologjik.

Nė disa raste ulēerat mund tė pėrmirėsohen edhe nė mėnyrė natyrale duke konsumuar lėngje tė ndryshme me veti qetėsuese.

1. Lėng me lakėr jeshile dhe selino

Lakra jeshile ėshtė njė nga ushqimet qė mund tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e disa tipeve tė ulēerės. Ka pėrmbajtje tė lartė klorofili, fibrash dhe antioksidantė tė cilėt ndihmojnė nė rigjenerimin e indeve tė mukozės dhe nė eliminimin e substancave tė ndryshme qė akumulohen nė stomak.

Pėrbėrėsit:

½ lakēr jeshile

1 selino

2 gota ujė (400 mililitra)

Pėrgatitja:

Lani dhe prisni nė copa tė vogla lakrėn dhe selinon.

Vendosini tė gjitha nė njė mikser sė bashku me dy gotat e ujit.

Pijeni pa e filtruar.

Mėnyra e konsumimit:

Tė pihet njė gotė me lėng deri nė 5 herė nė ditė si mė poshtė:

Njė gotė nė mes tė mėngjesit.

Njė gotė nė drekė.

Njė gotė pasdite rreth orės 5.

Njė gotė nė darkė.

Njė gotė dy orė para gjumit.

Lėngu nuk duhet tė pihet esėll.

2. Lėngu i patates

Lėngu i pėrfituar nga patatja ėshtė njė nga trajtimet natyrale mė efikase kundrejt ulēerave tė duodenit.

Ėshtė i pasur me agjentė anti inflamatorė qė pėrmirėsojnė djegien e stomakut dhe ndjenjėn e dhimbjes, karakteristikė e ulēerės.

Pėrbėrėsit:

2 patate

Pėrgatitja:

Lani, qėroni dhe ekstraktoni lėngun e patates.

Mėnyra e konsumimit:

Pini lėngun e patates pėrpara ēdo vakti pėr tė neutralizuar acidet.

3. Lėngu i lakrės sė bardhė

Pėrbėrėsit e lakrės sė bardhė veprojnė si inhibitorė (frenues) natyralė tė aciditetit duke favorizuar cikatrizimin e lezioneve. Nė kėtė mėnyrė arrijnė tė qetėsojnė menjėherė dhimbjen.

Pėrmban vitaminė K e cila rigjeneron indet duke normalizuar mukozėn gastrike.

Pėrbėrėsit:

1 lakėr e bardhė

1 gotė ujė (200 mililitra)

Pėrgatitja:

Lani mirė lakrėn dhe vendoseni nė mikser sė bashku me gotėn e ujit.

Miksoni pėr disa minuta dhe pijeni nė moment.

Mėnyra e konsumimit:

Pini kėtė lėng 2 herė nė ditė pėr tė paktėn dy javė.

4. Lėng me banane dhe papaya

Papaina, ėshtė njė enzimė tretėse e papajės, ėshtė shumė efikase pėr vetitė e saj kuruese tė aparatit tretės.

E pėrdorur sė bashku me bananen, vepron si mbrojtės natyral i mukozės sė stomakut. Ndihmon nė neutralizimin e acideve dhe riparon indet e dėmtuara.

Pėrbėrėsit:

1 banane

1fetė papaya

1 gotė ujė (200 mililitra)

Pėrgatitja:

Qėroni bananen, prisni fetėn e papaya duke eliminuar farat.

Vendosni tė gjitha nė mikser sė bashku me gotėn e ujit dhe miksoni pėr disa minuta.

Mėnyra e konsumimit:

Pini lėngun dy herė nė ditė.

5.Lėng karrote

Karrota ka veti alkalinizuese (rrit pH e stomakut) dhe ėshtė shumė e pasur me provitaminė A, e domosdoshme pėr tė neutralizuar acidet e stomakut.

Konsumimi i lėngut tė karrotės pėrmirėson shumė shqetėsime tė stomakut dhe rigjeneron indet duke favorizuar cikatrizimin. Ka veti detoksifikuese dhe pastron gjakun nga toksinat.

Pėrbėrėsit:

4 karrota

1 selino

½ gotė ujė (100 mililitra)

Pėrgatitja:

Lani mirė karrotat dhe selinonė dhe vendosini nė mikser sė bashku me ujin.

Mėnyra e pėrdorimit:

Pini lėngun e pėrfituar dy herė nė ditė pėr tė paktėn dy javė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
2ehCE

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.