Ēfarė duhet konsumuar kur keni aciditet tė lartė nė stomak?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet konsumuar kur keni aciditet tė lartė nė stomak?

Rritja e prodhimit tė aciditetit nė stomak mund tė shkaktojė simptoma tė ndryshme si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromėsima, dispepsi, pėrzierje dhe shije thartire nė gojė.

Ēfarė duhet konsumuar kur keni aciditet tė lartė nė stomak?
Ēfarė duhet konsumuar kur keni aciditet tė lartė nė stomak?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/11/2017 22:27

Arsyet e hierprodhimit tė aciditetit nė stomak janė tė ndryshme, nga mėnyra e tė ushqyerit, konsumi i alkolit e deri te trashėgimia. Nėse situata zgjat pėr njė kohė tė gjatė e patrajtuar, pasojat mund tė jenė dramatike pasi qelizat e stomakut fillojnė tė humbin aftėsinė mbrojtėse ndaj aciditetit. Modifikimi i ushqimit ėshtė njė ndėr hapat kryesore nė kontrollin e aciditetit tė stomakut. Le tė shohim ushqimet qė mund tė neutralizojnė lėngjet e stomakut duke e kthyer "ambjentin" nė mė bazik.

Bulmeti

Qumėshti ėshtė njė ndėr ushqimet qė mund tė qetėsojė ndjeshėm hiperaciditetin e stomakut, por duhet tė jetė pa yndyrė pasi kjo e fundit mund tė shkaktojė tė kundėrtėn. Nėnproduktet e qumėshtit (me yndyrė tė reduktuar), si kosi dhe djathi, pėrbėjnė burim tė mirė proteinash dhe kalciumi. Pėr kėtė arsye kėshillohet tė konsumojmė rreth 3 racione ēdo ditė bulmet. 1 racion bulmet = 45gramė djathė, 200 mililitra kos dhe 240 mililitra qumėsht.

Frutat

Frutat tė cilat kanė aciditet vetė, si portokallet, kivi, qitrot, limonat, ananasi, luleshtrydhet, duhet tė evitohen. Mollėt janė ndėr frutat qė ndihmojnė ndjeshėm nė kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhat, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshkėt, janė fruta tė tolerueshme mjaft mirė. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet tė kalojė sasinė e nevojshme ditore qė ėshtė deri nė 4-5 racione nė ditė. 1 racion frut = pėrafėrsisht 120 gramė fruta.

Perimet

Pėrgjithėsisht, perimet janė zgjedhje e mirė pėr njė stomak qė prodhon aciditet me shumicė, pėrveē domateve dhe qepėve tė cilat, ėshtė mirė tė evitohen nė rastin nė fjalė. Zhardhokėt si patatet, karrotat, rrepat dhe veēanėrisht finoku janė mjaft miqėsore me stomakun. Lėngu qė pėrftohet nga shtrydhja e lakrės sė bardhė, tė freskėt, ėshtė njė ndėr produktet mė tė pėrsosura pėr rigjenerimin e qelizave tė stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti. Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė ushqimit tė shėndetshėm e tė ekuilibruar dhe kėshillohet tė konsumohen nė njė sasi prej 200-300gramė/ditė.

Lėngu ideal pėr stomakun

Pėrbėrėsit:

400gramė lakėr e bardhė

1 mollė e ėmbėl

1 kokėrr finok

2 feta tė holla xhinxher tė freskėt

Pėrgatitja:

Shtrydhini perimet tė gjitha bashkė dhe konsumojeni lėngun 2 herė nė ditė; nė mėngjes dhe para gjumit.

Drithėrat

Pėrgjithėsisht, buka, makaronat, orizi dhe drithrat janė tė pranueshme nė kėtė dietė. Veēanėrisht, tėrshėra ėshtė mjaft e kėshillueshme, si dhe drithrat integrale dhe nėnproduktet e tyre. Kujdes; mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca tė yndyrshme apo djathė tė pasur nė yndyrė. Kėto produkte duhet tė pėrbėjnė burimin kryesor tė energjisė qė nevojitet nė ditė, prandaj pėrpiquni ti vendosni nė pothuaj tė gjitha vaktet tuaja.

Mishi & peshku

Ushqimet nė kėtė kategori janė tė lejueshme, mjafton tė mos jenė tė pasura nė yndyrė, mos tė teprohet nė sasi dhe tė mos gatuhen tė skuqura. Preferoni peshkun e kaltėr, mishin e bardhė tė shpendėve - pa lėkurėn, vezet e freskėta, fasulet dhe djathin pa yndyrė, si burim kryesor tė proteinave. Mishi i kuq kėshillohet 1-2 herė nė javė, i gatuar nė presion me perime dhe erėza, si rozmarina dhe sherebela.

Pijet

Uji ėshtė pija mė e pėrshtatshme pėr organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa ēajra si kamomili, finoku dhe xhinxheri rekomandohen pėr tė ulur aciditetin. Pijet qė duhet tė evitohen janė tė gjitha ato qė pėrmbajnė kafeinė, alkol, kakao dhe mente.

Produkte tė veēanta

Uthulla e mollės, edhe pse tepėr acide vetė, rezulton nė pėrmirėsim tė pH tė stomakut. Provoni ta vendosni si pėrbėrės tė salcave tuaja pėr sallatat bashkė me vaj ulliri dhe pak mjaltė.

Probiotikėt janė mikroorganizma qė luajnė rol tepėr ushqyes pėr aparatin tonė tretės dhe si rrjedhojė janė njė armė e fortė kundėr dispepsisė qė mund tė pasojė aciditetin e lartė.

Mėngjesi ideal pėr tė ulur aciditetin e stomakut

Pėrbėrėsit: 1 kupė qumėsht pa yndyrė ose qumėsht bajamesh

½ kupė tėrshėre

10 bajame

½ mollė

Pėrgatitja:

Vini nė zjarr tė ulėt qumėshtin me tėrshėrėn deri sa ajo tė zbutet. (Mos lejoni tė ziejė qumėshti).

Thėrmoni bajamet dhe i hidhni te qumėshti.

Copėtoni mollėn dhe e shtoni sipėr.

E konsumoni tė ngrohtė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
G5U)*

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.