Analiza 5C
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Analiza 5C

5C ėshtė njėkohėsisht metodė dhe kornizė e cila u mundėson ndėrmarrjeve mbledhjen e informacioneve, nė njėrėn anė si brenda ndėrmarrjes ashtu edhe jashtė ndėrmarrjes dhe nė anėn tjetėr si nga ambienti mikroekonomik ashtu edhe nga ai makroekonomik.

Analiza 5C
Analiza 5C
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/10/2017 22:21

Pesė elementet pėrbėrėse tė analizės janė:

Ndėrmarrja;

Pėrmes njohjes sė synimeve, objektivave, pozitės, rendimentit, linjės sė produkteve dhe shėrbimeve tė ndėrmarrjes, mund tė fitohet njė pasqyrė rreth gjendjes sė ndėrmarrjes dhe aftėsive tė saja pėr tė qėndruar nė tregun ekzistues si dhe pėr tė depėrtuar nė tregje tė reja; pėr tė vazhduar me produktet / shėrbimet aktuale ose pėr tė zhvilluar produkte ose / dhe pėr tė ofruar shėrbime tė reja.

Konkurrenca;

Analiza e jashtme fillon me analizėn e konkurrencės ku trajtohen tė gjithė konkurruesit e drejtpėrdrejtė nė industrinė pėrkatėse si dhe ndikimi i tyre nė industritė tjera, veprime tė cilat mund tė shkaktojnė rrezik tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthorė pėr ndėrmarrjen. Trajtohen gjithashtu dhe konkurruesit tė cilėt ofrojnė produkte zėvendėsuese e qė janė ose mund tė jetė rrezik potencial pėr ndėrmarrjen. Faktorėt tė cilėt duhet trajtuar gjatė trajtimit tė konkurrencės janė: identifikimi i konkurrentėve, vlerėsimi i tyre dhe vlerėsimi dhe parashikimi i veprimeve tė tyre nė tė ardhmen.

Klientėt;

Varėsisht nga lloji i biznesit dhe industria nė tė cilėn vepron ndėrmarrja, analiza e konsumatorėve mund tė jetė e gjerė dhe e komplikuar. Nė shumė raste ndėrmarrjet realizojnė analizėn PEST pėr tė mbledhur informacione nga makro-ambienti nė tė cilin veprojnė. Sidoqoftė, faktorėt mė tė rėndėsishėm tė cilėt duhet tė merren parasysh gjatė analizės sė konsumatorėve janė: demografik, madhėsia e tregut ose e segmentit tė tij, motivacioni i konsumatorėve, mėnyra e reklamimit, kanalet e shpėrndarjes si dhe frekuenca e blerjes.

Bashkėpunėtorėt;

Janė faktorė shumė tė rėndėsishėm meqė ndikojnė nė realizimin optimal tė proceseve tė marketingut, rritjen e burimeve tė ideve si dhe rritjen e mundėsive pėr veprime tė reja biznesi. Nga bashkėpunėtorėt mund tė jenė agjencitė e ndryshme tė marketingut, ofruesit e shėrbimeve tė marketingut, ofruesit e teknologjive tė marketingut ku ofrojnė marketingun si shėrbim, furnizuesit, shpėrndarėsit dhe parterėt e ndryshėm. Pėrmes analizės sė situatės ndėrmarrja duhet vlerėsuar nėse bashkėpunėtorėt aktual si dhe ata potencial kanė aftėsitė e duhura pėr tė realizuar biznes tė suksesshėm.

Klima;

Pėrfshin tė kuptuarit e makro-ambientit nė tė cilin vepron ndėrmarrja. Pėr tė kuptuar klimėn e pėrgjithshme tė realizimit tė biznesit, ndėrmarrja duhet analizuar ambientin politik, ambientin ekonomik, ambientin socio-kulturorė si dhe ambientin teknologjik. Pėr mė shumė, kjo lloj analize tė cilėt ndėrmarrja duhet realizuar njihet edhe si analiza PEST.

5C ėshtė akronim i pesė fjalėve nė gjuhėn angleze tė cilat fillojnė me "C". Company, Competitors, Customers, Collaborators, Climate

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
B7[@k

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė