Cilat janė stilet e udhėheqjes qė nuk funksionojnė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė stilet e udhėheqjes qė nuk funksionojnė?

A jeni gjithmonė reagues? Optimist nė mėnyrė tė paarsyeshme? Kontrollues? Koha pėr tė rimenduar dhe ndryshuar stilin tuaj si njė udhėheqės.

Cilat janė stilet e udhėheqjes qė nuk funksionojnė?
Cilat janė stilet e udhėheqjes qė nuk funksionojnė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/01/2018 17:51

Si njė udhėheqės, ju jeni pėrgjegjės pėr motivimin e ekipit tuaj, pėr marrjen e vendimeve tė rėndėsishme dhe pėr vendosjen e shembullit tė cilin punonjėsit tuaj mund t'a ndjekin. Por si duhet tė jetė njė udhėheqės?

Historia portretizon udhėheqėsin "ideal" si dikė i cili ėshtė disi stoik, i vendosur dhe karizmatik. Por e vėrteta ėshtė se, ka shumė stile tė ndryshme tė udhėheqjes tė cilat mund tė jenė efikase, varėsisht se si dhe ku pėrdoren. Pėr shembull, disa kompani mund tė pėrfitojnė nga njė udhėheqės i guximshėm, i sinqertė dhe energjik, pėrderisa tė tjerat do tė pėrfitojnė nga njė udhėheqės i qetė dhe i fokusuar.

Kjo ju jep fleksibilitet pėrderisa zhvilloheni nė pozitėn tuaj udhėheqėse. Mirėpo ka, stile tė ndryshme tė udhėheqjes tė cilat pothuajse kurrė nuk funksionojnė.

Reagues

Ēdo vendim ose veprim nė botėn profesionale bie diku nė spektrin e proaktivit dhe reaguesit. Matjet proaktive janė ato tė cilat merren para njė rezultati tė pritur, si paralajmėrimi i njė klienti se dėrgesa e tij mund tė vonohet.

Matjet reaguese janė ato tė cilat merren si njė reagim ndaj diēkaje e cila ka ndodhur, si kėrkim-falja ndaj njė klienti pėr njė dėrgesė tė vonua. Nė pėrgjithėsi, matjet proaktive janė mė tė mira se matjet reaguese, sepse parandalojnė gjėrat e kėqija nė vend se tė provoni tė lehtėsoni dėmin i cili tashmė ėshtė bėrė.

Stili reagues i udhėheqjes, i karakterizuar nga qėndrimi "le tė presim dhe tė shohim" dhe vendimmarrja e vonshme ėshtė rrallė efikas. Provoni, tė mendoni pėrpara dhe tė jeni sa mė tė pėrgatitur qė ėshtė e mundur.

Optimist nė mėnyrė tė paarsyeshme

Optimizmi i shėndetshėm mund tė jetė njė pasuri pėr njė kompani. Optimizmi zakonisht lidhet me gjendjen morale mė tė lartė, dhe mund tė shkaktojė ndryshim mė tė ulėt tė stafit. Mirėpo, si njė udhėheqės, ju duhet tė kontrolloni optimizmin tuaj dhe tė mos lejoni tė ndikojė nė vendimmarrjen tuaj.

Arsyeja:

Njė optimist mund tė shohė pozitivisht njė mundėsi me 45% gjasa tė suksesit. Njė individ i tillė mund tė presė mė tė mirėn nga njerėzit, edhe nėse historia ka dėshmuar tė kundėrtėn. Njė optimist mund gjithashtu t'i besojė instinktit nė vend tė tė dhėnave.

Qartė, tė gjitha kėto pozita mund tė dėrgojnė nė vendimmarrje mė tė dobėt. Shkurtimisht, optimizmi i cili shkatėrron pragmatizmin dhe arsyen mund tė jetė i rrezikshėm pėr kompaninė tuaj.

Kontrollues

Udhėheqėsit duhet tė jenė nėn kontroll tė ndėrmarrjeve tė tyre pėrkatėse gjatė gjithė kohės; ata duhet tė respektohen dhe urdhrat e tyre duhet tė ndiqen. Por nė tė njėjtėn kohė, ata nuk duhet tė kontrollojnė ēdo aspekt tė biznesit.

Shumė shpesh, me qėllim qė tė arrijnė produktivitet mė tė lartė, udhėheqėsit fillojnė tė kontrollojnė shumė punonjėsit, duke prezantuar rregulla tė reja dhe duke mbikėqyrur edhe detyrat me tė vogla tė cilat punonjėsit i performojnė. Kjo qasje obsesive dhe kontrolluese mund tė ketė rezultate pėr njė kohė tė shkurtėr, por nėse e praktikoni, do tė pėrfundoni duke lodhur veten dhe duke larguar punonjėsit, shpesh duke i shtyrė ata tė ndjekin mundėsi tjera.

Ju keni punėsuar anėtarėt tuaj tė ekipit pėr njė arsye: ju duhet tiu besoni atyre qė tė trajtojnė drejtimet tė cilat ua jepni. Nėse nuk iu besoni, pėrjashtoni ata dhe gjeni punonjės tė cilėve iu besoni.

I largėt

Njė shef i largėt nuk ėshtė gjė e keqe nganjėherė: Siē e thamė mė lartė, njė shef kontrollues ėshtė gjė e keqe, gjithashtu. Mirėpo, vjen njė pikė kur ajo largėsi fillon tė ndėrhyjė nė produktivitetin, drejtimin dhe gjendjen morale. Punonjėsit duhet tė jenė nė gjendje tė trajtojnė shumė pėrgjegjėsi vetė, por gjithmonė do tė ketė kohėra kur ata duhet tė kėrkojnė mjete tė reja, ndihmė ose kėshilla pėr tė pėrmbushur drejtimet e tyre.

Nėse njė shef nuk ėshtė aty pėr tė pėrmbushur kėto kėrkesa, ose mė keq, tė ofrojė drejtime fillestare, punonjėsit do tė dėrrmohen shpejtė. Ėshtė gjithashtu njė ide e mirė, nėse jeni shefi, pėr tė komunikuar me ekipin tuaj nė baza tė rregullta, edhe nėse nuk ėshtė vetėm njė bisedė e shkurtėr; bashkėveprimet personale shtyjnė lidhje mė tė fuqishme tė ekipit dhe mė shumė bashkėpunim.

Kryelartė

Ju mund ta shihni se kjo ėshtė gjė e keqe vetėm nga emri. Stili kryelartė i udhėheqjes fokusohet vetėm nė vete, dhe ka tendenca tė zhvillohet nė njerėzit tė cilėt janė tė dashuruar nė idenė e tė qenit udhėheqės.

Ata duan tė jenė figura e njohur dhe tė arrijnė madhėshti duke bėrė veten mė tė njohur dhe mė tė respektuar. Shpesh herė, ata e bėjnė kėtė duke marrė meritat pėr arritjet e tjerėve anėtarė tė ekipit, ose duke injoruar anėtarėt e ekipit qė tė bėjnė veten mė tė madh. Ata mund tė jenė nė gjendje tė dalin nė shtyp dhe tė bėjnė mė shumė marrėveshje, falė karizmės sė tyre. Por, nė fund, ky stil i lė punonjėsit dhe kolegėt duke u ndjerė tė lėnė pas dore, tė nėnvlerėsuar, e cila ul gjendjen morale dhe produktivitetin.

Pra, kėto janė pesė stilet ekstreme tė udhėheqjes. Pėrtej kėtyre, ju mund tė krijoni rrugėn tuaj. Stili juaj udhėheqės duhet tė vijė nga brenda jush, duke pėrzier elementet e personalitetit tuaj me tipare tė cilat pėrshtaten me ata tė cilėt i keni pėrreth.

Mėnyra mė e mirė pėr tė ecur pėrpara ėshtė tė gjeni modele tė udhėheqjes tė cilat kanė qenė tė suksesshme, si p.sh udhėheqės tė njohur politikė ose shefa tė cilėt ju kanė lėnė pėrshtypje. Bėni kėrkime dhe mėsoni nga qasja e tyre.

Ju nuk do tė gjeni njė pėrzierje tė pėrsosur menjėherė, por ju mund tė filloni me njė bazė ideale, dhe ngadalė tė bėni ndryshime derisa udhėheqja tė vijė nė mėnyrė natyrale tek ju.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
AN-.X

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė