Proteinat.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Proteinat.

Proteinat janė lėndė organike, janė makromolekula tė cilat kryesisht pėrbėhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallė herė edhe prej sulfurit.

Proteinat formohen nga vargje aminoacidesh tė lidhur me lidhje peptidike.
Proteinat formohen nga vargje aminoacidesh tė lidhur me lidhje peptidike.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/06/2017 15:20

Proteinat janė baza kryesore tė qelizave. Ato jo vetėm qė i japin qelizave njė strukturė, por janė edhe makina molekulare, ku bėjnė transportimin e materieve, pompojnė jonet, i katalizojnė reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.

Proteinat janė molekula tė cilat janė tė ndėrtuara prej makromolekulave tė azotuara. Pra,nė ndėrtimin e molekulės proteinike marrin pjesė mbi 100 molekula tė aminoacideve.(200-300 aa.de).

Proteinat ndahen nė 3 grupe:

1. Proteinat e thjeshta

2. Proteinat e denatyruara

3.Proteinat e pėrbėra.

Proteinat e thjeshta molekula e proteinės sė thjeshtė ėshtė e ndėrtuar prej njė numri tė vogėl tė aminoacideve, tė cilat pas hidrolizės sė molekulės sė thjeshtė proteinike fitohen vetem aminoacidet.

Nė ndėrtimin e molekules sė thjėshtė bėjnė pjesė: protaminat, histonet, glutelinat, globulinat, albuminat, prolaminat, proteinat kontraktile dhe skleroproteinat.

Proteinat e denatyruara kėtu bėjnė pjesė: acid albuminat, alkali albuminat, albumozat dhe peptonet.

Proteinat e pėrbėra janė tė ndėrtuara prej proteinės sė thjeshtė dhe ndonjė grupi kimik specifik me natyrė proteinike, i cili quhet grup prostetik. Proteina e thjeshtė dhe grupi prostetik formojnė proteinėn e pėrbėrė.

Proteinat formohen nga vargje aminoacidesh tė lidhur me lidhje peptidike. Ka gjithsej 20 lloje aminoacidesh ku 9 jane themelore dhe 11 jo-themelore.

9 proteinat esenciale nuk prodhohen dot nga trupi ynė prandaj ėshtė me shumė rėndėsi tė merren nėpėrmjet ushqimeve me pėrmbajtje tė lartė proteinash. Proteinat jo-themelore prodhohen nga trupi ynė, por pėr prodhimin e tyre duhen proteinat e tjera qė shėrbejnė si katalizatorė.

Funksionet e proteinave

Disa nga funksionet kryesore te proteinave jane:

1. Formimi i organeve tė brendshme si mėlcia, muskujt, ligamentet, kockat etj.

2. Ruajtja e formės trupore.

3. Pėrbėjnė 15% tė trupit tonė.

4. Shėrbejnė si katalizatorė.

5. Transportojnė oksigjenon nė gjak.

6. Marrin pjesė nė transportin aktiv tė lėndėve ushqyese.

7. Nga to formohen edhe antirupat qė mbrojnė trupin nga sėmundjet.

8. Rregullimi i hormoneve dhe metobolizmit tė ushqimeve.

Llojet e proteinave

Proteinat ndahen nė proteina me vlerė biologjike tė lartė (treten shpejt) proteina me vlerė biologjike tė ulėt (treten me vėshtirėsi).

Proteina e hirrės - thartirat, ka vlerėn mė tė lartė bilogjike pra ėshtė kualiteti mė i lartė i proteinės dhe tretet shumė shpejt nė organizėm.

Proteina e kazeinės - proteina e qumėshtit. Ka vlerėn mesatare biologjike dhe tretet mė ngadalė nė organizmin e njeriut.

Proteina e sojės - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerėn mė tė ulėt biologjike dhe tretet shumė ngadalė nė organizmin e njeriut.

Pasojat qė sjell mungesa e proteinave

Mungesa e proteinės rezulton nė lodhje tė pėrgjithshme tė njeriut, nė dobėsimin e muskujve dhe indeve, nė ndjeshmėri ndaj infeksioneve, dhe gjithashtu shfaq dėshirėn pėr konsumimin mė tė madh tė sheqernave gjatė ditės, siē ėshtė ēokollata dhe ėmbėlsirat tjera tė cilat mund tė shkaktojnė shėndoshjen ose rritjen e peshės trupore.

Mė parė, nė bazė tė disa studimeve ėshtė menduar se konsumimi i lartė i ushqimit me proteina mund ti shkaktojė stres veshkave dhe mėlēisė sepse kėto organe duhet tė punojnė mė tepėr nė mėnyrė qė tė nxjerrin materiet toksike tė mbetura nėpėrmjet urinės, dhe gjithashtu mund tė shkaktojė humbjen e kalciumit tė eshtrave nėpėrmjet urinės.

Kurse tani studimet e fundit tregojnė se pėrdorimi i lartė i ushqimit me proteina nukmund tė shkaktojė kurfarė stresi veshkėve dhe mėlēisė, sepse proteina ėshtėsubstancė termogjenike e cila mund tė lirohet nga trupi edhe nėpėrmjet nxehtėsisė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
'CL

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė