Karbohidratet.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Karbohidratet.

Karbohidratet janė lėndė tė pėrbėra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe zakonisht kategorizohen si sheqera, nisheste dhe fibra.

Karbohidratet me shije tė ėmbėl quhen sheqerna tė cilėt pėr nga struktura ndahen nė monosakaride, disakaride dhe polisakaride.
Karbohidratet me shije tė ėmbėl quhen sheqerna tė cilėt pėr nga struktura ndahen nė monosakaride, disakaride dhe polisakaride.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/06/2017 14:21

Karbohidratet (lat. carbo-karbon, hydrat-ujė) janė komponime organike qė gjenden te tė gjitha gjallesat por mė sė shumti tek bimėt. Sipas pėrbėrjes kimike ato ndahen nė aldozė dhe ketozė. Karbohidratet me shije tė ėmbėl quhen sheqerna tė cilėt pėr nga struktura ndahen nė monosakaride, disakaride dhe polisakaride.

Sheqeri i cili gjendet nė pėrmbajtjen e ushqimit pėrcaktohet si monosakarid apo disakarid.

Monosakaridet janė njėsia e vetme e sheqerit dhe kur shumė njėsi tė tilla lidhen, atėherė formohen nishestet (karbohidratet qė gjenden nė bimė) dhe glikogjeni (karbohidrate qė ruhen nė trupin e njeriut).

Nė monosakaride bėjnė pjesė:

1. glukoza (e njohur si sheqeri i gjakut),

2. fruktoza (sheqeri i pemėve),

3. galaktoza.

Disaharidet janė dy njėsi tė sheqerit tė cilat lidhen sė bashku dhe formojnė sukrozėn (sheqeri i bardhė), laktozėn (sheqeri i qumėshtit) dhe maltozėn (sheqeri i mjaltit).

Pra karbohidratet janė burim kryesor i energjisė nė trup, ato prodhojnė energji dhe ndryshe quhen sheqera. Sheqeri qė gjendet nė pemė quhet fruktozė, sheqeri qė gjendet nė drithėra quhet dekstrozė, ai nė hardhi (vreshtat e rrushit) quhet glukozė, sheqeri qė gjendet nė qumėsht quhet laktozė dhe sheqeri i bardhė quhet sukrozė. Mirėpo, pėr absorbimin e sheqerit nė gjak, kėto sheqera duhet tė ndahen-zbėrthehen nė njė molekulė tė vetme tė quajtur glukozė sepse qelizat e njeriut janė tė ndėrtuara nė atė mėnyrė qė glukozėn ta pėrdorin si burim universal tė energjisė.

Pra, kur karbohidratet treten nė organizėm ato absorbohen nė gjak dhe rrisin nivelin e sheqerit-glukozės nė gjak. Nė kėtė rast pankreasi (organ i brendshėm) prodhon hormonin e quajtur insulinė i cili bėn bartjen e sheqerit prej gjakut nė qeliza dhe pastaj qelizat e pėrdorin sheqerin pėr energji ose e ruajnė atė nė formė tė glikogjenit (energji e deponuar nė muskuj dhe mėlēi) apo yndyrės.

Pas kėtij procesi kthehet niveli normal i sheqerit nė gjak. Konsumimi i mjaftueshėm i karbohidrateve ruan proteinat tė mos harxhohen pėr energji dhe ėshtė i nėvojshėm pėr furnizimin e trurit dhe trupit me energji. Mirėpo, nuk duhet harruar se karbohidratet e tepėrta tė cilat nuk shfrytėzohen pėr energji ruhen si shtresė dhjamore-yndyrė.

Karbohidratet ndahen nė dy kategori: nė karbohidrate tė thjeshta dhe karbohidrate tė pėrbėra, dhe sipas sistemit tė ri tė klasifikimit ndahen nė:

1. karbohidrate me indeks glikemik tė lartė

2. karbohidrate me indeks glikemik tė ulėt.

Karbohidratet e thjeshta (sheqeri i thjeshtė), janė monosakaridet dhe disakaridet.

Karbohidratet e thjeshta treten shpejt nė organizėm dhe rrisin nivelin e sheqerit nė gjak shumė shpejt. Nė kėtė rast pankreasi detyrohet tė prodhojė mė shumė insulin, e cila e merr glukozėn mė shpejt nga gjaku dhe e ruan atė si glikogjen apo yndyrė nė trupin e njeriut, nė mėnyrė qė tė rikthehet niveli normal i sheqerit nė gjak.

Kjo mundėson qė pėrkohėsisht tė kemi energji e cila pėr njė kohė tė shkurtėr do tė humbasė dhe do tė na lėrė tė ndihemi tė lodhur, dhe tė uritur.

Karbohidratet e thjeshta janė: sheqeri i bardhė-sukroza, ėmbėlsirat, pijet e gazuara,l ėngjet me sukrozė-sheqer tė pėrpunuar, ēokollata, bombonet, biskotat, patetinat dhe gjithė artikujt qė pėrmbajnė sheqer tė rafineruar.

Karbohidratet e thjeshta kanė shumė kalori, po nuk pėrmbajnė as vitamina e as minerale, thjesht janė sheqera tė pėrpunuar dhe pėr shkak se nuk janė tė nevojshme pėr shėndetin e njeriut preferohet tė konsumohen nė njė sasi tė vogėl.

Karbohidratet e pėrbėra (sheqeri natyral) janė polisakaridet tė cilat formohen nga bashkimi i tre apo mė shumė njėsive tė sheqerit.

Karbohidratet e pėrbėra treten dhe depėrtojnė nė gjak mė ngadalė, diku pėr 1 deri 3 orė, ēka do tė thotė se niveli i sheqerit nė gjak rritet ngadalė dhe mbetet i qėndrueshėm, dhe nė kėtė rast pankreasi detyrohet tė prodhojė vetėm njė sasi tė vogėl tė insulinės. Kjo mundėson tė kemi energji pėr njė kohė mė tė gjatė dhe mos tė ndihemi tė uritur.

Karbohidratet e pėrbėra janė: drithėrat, orizi, pemėt, patatet, domatet, qumėshti dhe produktet e qumshtit, lėngjet pa sheqer shtesė-tė bardhė, makaronat, gruri, bizelja, fasulja.

Karbohidratet e pėrbėra janė shumė tė rėndėsishme pėr shėndetin e njeriut, janė ushqime jetėsore sepse pėrmbajnė shumė vitamina dhe minerale si: vitamina B, vitamina E, zink, magnezium, hekur dhe gjithashtu rrisin rezervat e energjisė sė deponuar.

Mungesa e karbohidrateve tė pėrbėra dhe konsumimi i tepėrt i karbohidrateve tė thjeshta mund tė shkaktojė probleme me shėndetin si:

probleme me nivelin e lartė tė yndyrės nė gjak ose kolesterolit tė keq, tension tė lartė tė gjakut, sėmundje tė zemrės, sėmundje tė sheqerit-diabet, probleme me peshėn trupore (shėndoshje) dhe probleme me disa forma tė kancerit.

Sistemi i ri i klasifikimit tė karbohidrateve qė janė karbohidratet me indeks tė lartė dhe karbohidratet me indeks tė ulėt tregojnė mė saktė se si ndikojnė karbohidratet nė nivelin e sheqerit nė gjak, pra sa e rrisin dhe sa e ulin glukozėn-sheqerin nė gjak karbohidratet dhe nė pėrgjithėsi si ndikojnė ato nė shėndetin e njeriut.

Karbohidratet me indeks glikemik tė lartė edhe pse mund tė jenė disa karbohidrate tė pėrbėra (si patatet e pjekura dhe orizi i bardhė) ato treten shpejt nė organizėm dhe rrisin shumė shpejt nivelin e sheqerit nė gjak qė do tė thotė se nuk janė shumė tė dobishme pėr shėndetin e njeriut e sidomos pėr personat me sėmundje tė diabetit-sheqerit tek tė cilėt rritja e nivelit tė sheqerit nė gjak mund tė shkaktojė probleme tė mėdha shėndetėsore.

Ushqimet qė pėrmbajnė karbohidrate me indeks tė lartė janeė: mielli i bardhė-buka e bardhė, orizi i bardhė, patate tė pjekura, pure patate, biskota tė thata, ēokollatat, mjalti, boronica e kuqe, sukroza-sheqeri i bardhė, pijet e gazuara, pijet e pagazuara me sheqer shtesė-sukrozė dhe sa i pėrket pemėve ėshtė shalqini, ananasi, rrushi i thatė, dhe bananja shumė e pjekur-e zverdhur. Sa i pėrket lėngjeve me sukrozė-sheqer shtesė tė pėrpunuar siē janė coca-cola, dhe pijet tjera ėshtė vėrtetuar se pėrmabajnė shumė sheqer dhe shumė kalori qė rezultojnė nė shtimin e peshės trupore dhe dėmtimin e dhėmbėve sidomos tek fėmijėt.

Pra, pėr kėtė arsye akademia amerikane e pediatrisė rekomandon pėr fėmijėt nėn moshėn 7 vjeē mos tė pijnė mė shumė se 200 ml lėngje me sheqer shtesė tė pėrpunuar ndėrsa pėr fėmijėt mė tė rritur ose adoleshentė rekomandon jo mė shumė se 350 ml, lėngje me sheqer shtesė gjatė ditės.

Konsumimi i karbohidrateve me indeks glikemik tė lartė nė sasi tė vogėl ėshtė i nevojshėm dhe i dobishėm sidomos pas stėrvitjes, sepse ndihmon pėr ti rimbushur shpejt rezervat e karbohidrateve nė trupin e njeriut sepse ato janė harxhuar duke bėrė ushtrime fizike.

Konsumimi i tėpėrt i karbohidrateve me indeks glikemik tė lartė mund tė shkaktojė dėmtimin e dhėmbėve ose kariesin, sėmundjen e diabetit, sėmundjen e zemrės dhe kancerin.

Karbohidratet me indeks glikemik tė ulėt tė cilat gjithashtu mund tė jenė disa karbohidrate tė thjeshta (siē janė pemėt) treten mė ngadalė dhe rrisin nivelin e sheqerit nė gjak mė ngadalė qė do tė thotė se janė shumė tė nevojshme dhe tė dobishme pėr shėndetin e njeriut e sidomos pėr personat me sėmundjen e diabetit. Pra, nga kjo shihet se edhe pse pemėt bėjnė pjesė nė karbohidratet e thjeshta ato janė shumė tė shėndetshme dhe tė rėndėsishme pėr organizmin e njeriut. Pėr kėtė arsye vitet e fundit mė shumė pėrdoret sistemi i ri i klasifikimit tė krabohidrateve, pra nė bazė tė indeksit se sa klasifikimi i karbohidrateve nė bazė tė pėrbėrjes.

Ushqimi qė pėrmban karbohidrate me indeks tė ulėt ėshtė: miell thekre, drithėrat, makaronat, patatet e ziera, patatet e ėmbla, domatet, orizi kaf, qumėshti, akullorja pa sheqer shtesė, djathi, jogurti, jogurti i pemėve, kikirikėt, bizelja, fasulet, panxhari, lėngjet pa sheqer shtesė, perimet, dhe pemėt si vishnja, kumbulla, pjeshka, kajsia, rrushi, luleshtrydhet, dardhėt, grejpfruti, molla, portokalli, kivi, mango, pjepri dhe bananja e gjelbėrt ose jo shumė e pjekur.

Konsumimi i mjaftueshėm i karbohidrateve me indeks glikemik tė ulėt ndihmon mirėmbajtjen e peshės trupore, ndihmon diabetikėt ta mbajnė nėn kontroll sheqerin nė gjak, zvogėlonė rrezikun pėr sėmundjet e zemrės, zvogėlon nivelin e kolesterolit tė keq nė gjak, zvogėlon dėshirėn pėr uri dhe gjithashtu zgjat qėndrueshmėrinė fizike. Duhet cekur se janė edhe disa faktorė tjerė qė ndikojnė nė tretjen e karbohidrateve dhe nė atė se sa shpejt e rrisin karbohidratet nivelin e sheqerit nė gjak.

Faktorėt qė ndikojnė nė tretjen e karbohidrateve

Pėrmbajtja e fibrave nė karbohidrate,

pjekja e tepėrt e pemėve dhe perimeve

pėrmbajtja e yndyrės dhe proteinės nė ushqimin me karbohidrate.

Fibrat ndihmojnė tretjen e karbohidrateve duke bashkuar karbohidratet me enzimė nė organizėm gjatė tretjes. Kjo mundėson qė sheqeri tė tretet dhe tė depertojė nė gjak mė ngadalė pra niveli i glukozės nė gjak nuk pėson ndryshime tė mėdha po mbetet i qėndrueshėm- stabil.

Pemėt dhe perimet shumė tė pjekura gjithashtu kanė mė shumė sheqer se sa pemėt dhe perimet tė pjekura normalisht apo jo shumė tė pjekura. Kjo vlen sidomos pėr bananen e cila ka mė pak sheqer dhe ėshtė mė e shėndetshme nė kohėn kur ėshtė pak e gjelbėrt se sa nė kohėn kur ajo zverdhet shumė thuajse kalbet. Sa i pėrket pemėve siē ėshtė molla, dardha, pjeshka, kumbulla, ėshtė vėrtetuar se mė mirė ėshtė tė konsumohen me lėvozhgė se sa tė qėrohen, sepse shumica e vitaminave dhe mineraleve gjenden nė lėvozhgė.

Pėrmbajtja e yndyrės dhe proteinės nė ushqimin me karbohidrate ndihmon qė tė ngadalėsohet procesi i tretjes sė karbohidrateve, pėrgjithėsisht sheqerit nė gjak qė do tė thotė se ushqimi i cili pėrveē karbohidrateve pėrmban edhe yndyrė dhe proteina pra jo veē karbohidrate tė pastėrta ndikon qė karbohidratet tė kthehen nė glukozė mė ngadalė dhe tė rrisin nivelin e sheqerit nė gjak mė ndagalė.

Tė gjithė kėta faktorė ndikojnė qė karbohidratet tė kenė indeks glikemik tė ulėt, pra tė treten mė ngadalė nė gjak duke ruajtur nivelin e glukozės-sheqerit nė gjak dhe duke mundėsuar njė energji mė tė gjatė dhe mė tė shėndetėshme pėr njeriun.

Ushqimi duhet tė pėrmbajė prej 55-65% karbohidrate prej tė cilave 5-10 % mund tė jenė karbohidrate tė thjeshta-ėmbėlsira.

Ēdo njeriu gjatė ditės i nevojiten prej 4-5 gramė karbohidrate pėr kilogramė tė peshės trupore. Kurse sportistėve pėr shkak tė aktiviteteve fizike ju nevojitet njė sasi mė e madhe e karbohidrateve, diku prej 6-8 gramė pėr kilogramė. Pra, njė person qė peshon 80 kg i duhen rreth 320-400 gramė karbohidrate gjatė ditės. Kurse njė sportisti qė peshon 80 kg i duhen rreth 480-640 gramė karbohidrate gjatė ditės. Gjithashtu, duhet tė cekim se brenda njė racioni ushqimor organizmi mund ti absorbojė prej 85-105 gramė karbohidrate. Kjo tregon mė sė miri pse ushqimi nuk duhet tė konsumohet brenda 2 racioneve ditore po brenda 4 apo 6 racioneve ditore, pra ēdo 2.5-3 orė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
9=+0b

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.