Pse nuk jeni i lumtur me punėn tuaj?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse nuk jeni i lumtur me punėn tuaj?

Mendja dhe trupi juaj duhet tė jenė nė formė tė duhur.

Pse nuk jeni i lumtur me punėn tuaj?
Pse nuk jeni i lumtur me punėn tuaj?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/02/2018 23:09

Si ndėrmarrės, mund tė jetė shumė e vėshtirė tė arrini dhe tė mbani lumturinė sepse me shumė gjasa jeni shpesh tė pakėnaqur nga natyra juaj. Kur trajtoni njė problem, vazhdoni tek tjetri, me shumė pak pushim ndėrmjet.

Nėse dėshironi tė jeni personi mė i mirė qė mund tė jeni, edhe nė biznes edhe nė jetė, duhet tė bėni njė ekuilibėr, dhe lumturia ėshtė pėrbėrėsi kyē.

Nėse po ndjeheni tė mėrzitur, kėtu janė 10 gjėrat tė cilat janė duke ju ndaluar dhe si t'i mundni ato:

Nuk keni kontroll tė mjaftueshėm

Tė jesh nėn kontroll, ose tė paktėn tė ndjehesh nėn kontroll tė jetės tuaj ėshtė pėrbėrės kyē i lumturisė. Pėr kėtė shkak edhe fėmijėt edhe tė rriturit shpesh kėrkojnė aq shumė pavarėsinė, qė tė ndjehen se jeta ėshtė e tyre. Kur ndjeheni jashtė kontrollit, mėrzia ju pėrcjell.

Pra si tė fitoni mė shumė kontroll? Duke gjetur dhe duke pranuar gjėrat tė cilat i kontrolloni dhe tė identifikoni ato tė cilat ende nuk i keni nėn kontroll por tė cilat mund t'i keni me pak pėrpjekje. Do tė zbuloni se keni mė shumė fuqi se sa keni menduar.

Nuk ndjeheni mirėnjohės pėr ato qė keni

Njė pjesė e madhe e mėrzisė rrjedh nga krahasimi i jetės tuaj me atė tė tjerėve, e cila shpejtė mund t'ju bėjė tė ndjeheni inferior. Kur ndjeheni kėshtu, mund tė jetė e vėshtirė tė ndjeheni mirėnjohės. Njėra prej mėnyrave mė tė mira pėr tė larguar kėtė ndjenjė ėshtė tė bėni njė listė tė tė gjitha gjėrave tė cilat i keni dhe pėr tė cilat duhet tė ndjeheni mirėnjohės. Njė tjetėr mėnyrė ėshtė tė ndihmoni veten tė kuptoni se sa shumė keni. Nė krahasim me njerėzit tjerė, ju me siguri jeni shumė mė mirė.

Nuk keni shumė rrjedhė tė kohės

Nėse ende nuk e dini se ēfarė do tė thotė kjo rrjedhė, ka njė bisedė tė mrekullueshme TED nga Mihaly Csikszentmihalyi. Rrjedha ėshtė njė gjendje mendore kur ju jeni thellėsisht tė fokusuar nė njė detyrė, vetėdija juaj e kohės sė kaluar rrėshqet. Me fjalė tė tjera, ju jeni "nė zonė". Sa mė shumė kohė qė kaloni nė rrjedhė, aq mė tė kėnaqur do tė ndjeheni, dhe kėnaqėsia ėshtė komponent kyē i lumturisė.

Nuk keni mjaftueshėm risi

Pėrvojat e reja, provimi i gjėrave tė reja dhe shkuarja nė vende tė reja tė gjitha luajnė rol nė lumturinė tuaj. Truri juaj ka nevojė pėr shumėllojshmėri: pėr gjėra tė reja dhe emocionuese. Nėse ndjeheni tė ngecur, pa shumėllojshmėri, do tė jetė shumė e vėshtirė tė ndjeheni tė lumtur.

Kam zbuluar se mėnyra mė e lehtė pėr tė mundur kėtė ėshtė tė bėni nga njė gjė tė re ēdo ditė. P.sh. mund tė ecni qė tė shkoni nė punė nė vend tė makinės, tė ndėrroni ato qė hani pėr mėngjes ose tė bėni njė gjė tė cilėn nuk e bėni normalisht. Ndryshime tė kėtilla luajnė rol tė madh.

Nuk keni shpresė tė mjaftueshme

Parashikimi pozitiv ėshtė njėri prej mjeteve mė tė fuqishme tė cilin mund ta pėrdorni pėr lumturi. Kur keni diēka tė mrekullueshme tė cilėn mezi e prisni, ndryshon fokusin tuaj dhe ju mbush me emocione. Kjo ėshtė njėra prej arsyeve se pse duhet tė shpenzoni paratė tuaja nė pėrvoja dhe jo nė gjėra.

Nuk kaloni shumė kohė jashtė

A e keni ditur se studime tė shumta kanė zbuluar se kalimi i kohės nė natyrė mund t'ju bėjė shumė mė tė lumtur? Duke jetuar nė njė qytet tė madh, e kam zbuluar se kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Edhe disa orė jashtė nė natyrė mė bėjnė tė ndjehem i lumtur.

Nėse nuk po ndjeheni mirė dhe nuk keni kaluar shumė kohė jashtė sė fundmi, gjeni njė park tė bukur, dhe vetėm relaksohuni pėr njė orė ose dy, dhe shikoni se si ndjeheni.

Jeni shumė tė stresuar

Le ta pranojmė, stresi ėshtė njė gjė shumė e keqe, por ėshtė pjesė e jetės sė secilit nė planet. Por, nivelet e stresit dallojnė dhe nėse keni nivele tė larta mund tė bllokojė rrugėn tuaj drejt lumturisė. Pra si ta ndaloni atė?

Nganjėherė, thjeshtė duhet tė merrni vendim qė tė largoni veten nga situatat stresuese. Kjo do tė thotė tė lini ndonjė punė tė keqe, tė pėrfundoni ndonjė marrėdhėnie ose tė lini njė shprehi tė keqe. Kuptoni se ēfarė po ju shkakton stres, dhe largojeni atė nga jeta juaj.

Nuk po mendoni me optimizėm

A jeni lloji i personit i cili e shikon gotėn gjysmė tė mbushur apo gjysmė tė zbrazėt? Padyshim, njerėzit tė cilėt e shohin gjysmė tė mbushur kanė tendenca tė jenė mė tė lumtur, sepse perspektiva juaj nė gjėrat direkt ndikon nė realitetin tuaj. Nėse jeni optimist, ju gjithashtu keni gjasa mė tė mėdha tė suksesit, sepse ju ndihmon gjatė kohėrave tė vėshtira. Nėse ushtroni veten qė tė gjeni gjėrat pozitive nė ēdo gjė negative, do tė keni pėrfitime tė mėdha.

Nuk po mėsoni gjėra tė reja

E lidhur ngushtė me nevojėn pėr risi ėshtė dėshira jonė tė pėrvetėsojmė njohuri tė reja. Sa mė shumė qė dini, aq mė tė fuqishėm bėheni. Pėr mua, unė vlerėsoj shumė mėsimin pėr teknologjinė e sė ardhmes dhe risitė tė cilat po ndodhin shpejtė nė botė. Nė tė njėjtėn kohė, mbaj veten larg nga mediet pėr shkak tė fokusit negativ tė shumicės prej tyre. Duke pėrvetėsuar njohuri tė reja dhe pozitive dhe duke larguar ato negative, kam zbuluar se jam shumė mė i lumtur.

Ju nuk keni njė qėllim

Ka disa debate tė cilat thonė se a keni nevojė pėr njė qėllim apo jo, zakonisht pėr shkak se qėllimi dhe pasioni ngatėrrohen, por tė dhėnat kanė treguar se ju jeni shumė mė tė lumtur kur ndjeheni se jeta juaj ka njė qėllim. Ajo qė nuk e dėgjoni shumė shpesh ėshtė se mund tė keni mė shumė se njė qėllim. Qėllimi juaj mund tė jetė i pėrqendruar nė veten tuaj, dhe mund tė ndryshoni atė qėllim sa herė doni. Qėllimi juaj nuk ka pse tė qėndrojė i njėjti.

Pėrfundimi

Mund tė jetė e vėshtirė tė jeni tė lumtur kur mendjet dhe botėt tona nuk janė tė strukturuara pėr lumturi, por nėse keni mjetet e duhura nė dispozicionin tuaj, do tė zbuloni se lumturia e vėrtetė dhe e qėndrueshme ėshtė padyshim e arritshme.

(Sam McRoberts/Entrepreneur)


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
QNhIM

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė