A ėshtė e dėmshme pėr karrierėn tuaj lidhja dashurore me njė koleg?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

A ėshtė e dėmshme pėr karrierėn tuaj lidhja dashurore me njė koleg?

Kupidi i dashurisė nuk gjen shumė rehati midis tavolinave tė punės dhe nė pėrgjithėsi nė vendin e punės. Shigjetat e tij tė dashurisė, nė qoftė se lėshohen drejt njė kolegu, mund tė dėmtojnė karrierėn.

A ėshtė e dėmshme pėr karrierėn tuaj lidhja dashurore me njė koleg?
A ėshtė e dėmshme pėr karrierėn tuaj lidhja dashurore me njė koleg?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 08/12/2017 17:00

Sipas njė sondazhi global, nė fakt, 58% e punonjėsve mendojnė se tė kesh njė lidhje me njė koleg pune mund tė jetė e dėmshme nė aspektin profesional, edhe pse njė pjesė e romantikėve do e pranonin nėse do tė kishte njė atraksion tė vėrtetė.

Anketa ėshtė kryer mbi 5 100 pėrdorues tė faqes Monster, lider botėror i punėsimit online. Sondazhi u zhvillua nėpėrmjet pyetjes vijuese me disa zgjedhje: "A mendoni se tė frekuentosh njė koleg pune mund tė dėmtojė perspektivat e karrierės tuaj dhe a dėshiron ta bėsh kėtė?"

Pothuajse gjashtė nga dhjetė punonjės e konsiderojnė tė rrezikshme nė terma tė ngritjes profesionale njė marrėdhėnie me njė koleg pune, por 19% u shprehėn tė gatshėm pėr tė rrezikuar dhe pėr tė filluar njė marrėdhėnie me koleg nė ēdo rast, veēanėrisht nė qoftė se ka njė tėrheqje reciproke.

Ndėrkohė 27% e tė intervistuarve, u shprehėn tė gatshėm tė marrin nė konsideratė mundėsinė e tė frekuentuarit njė koleg pune, duke konsideruar qė zgjedhja nuk do tė ketė asnjė peshė nė zhvillimin e karrierės sė tyre. Sė fundi, 15% u shprehėn se "Kjo nuk ėshtė e dėmshme, por do nuk do dilnin kurrė me njė koleg pune".

"Implikimet qė lidhen me frekuentimin e njė kolegu pune duhen vlerėsuar sipas rastit. Tė kuptosh plotėsisht politikat e njė shoqėrie dhe politikėn e saj nė lidhje me kėtė lloj sjellje ėshtė shumė e rėndėsishme," shprehet Mary Ellen Slayter, eksperte e Kėshillave tė Karrierės e faqes Monster.

Ekspertėt, nė rastin kur shpėrthen pasioni pėr njė koleg pune, rekomandojnė qė tė bėhet kujdes. Njė faktor i rėndėsishėm pėr t'u marrė parasysh janė vitet e punės nė atė vend pune dhe rolet reciproke qė tė dy kanė nė kompani. Lidhjet midis punonjėsve nė tė njėjtėn kompani, kur njėri prej tė dyve punon pėr tjetrin, ose ėshtė nė njė pozicion pune nė vartėsi, mund tė bėhen shkas pėr shumė diskutime dhe madje nė shumė kompani ėshtė e ndaluar.

"Rreziku ėshtė qė tė humbasėsh njė punė tė mirė pėr njė hallakatje, por ekspertėt shtojnė, qė nė qoftė se shpėrthen njė lidhje shumė e veēantė, atėherė ja vlen barra qiranė pėr tė konsideruar opsionet tė tjera pėr tė bėrė karrierė. Tė gjesh njė punė tė re ėshtė e mundur, ndėrsa dashurinė e vėrtetė ėshtė vėshtirė ta gjesh."

Duke i shpėrndarė tė dhėnat sipas faktorit gjeografik, del qė Amerikanėt janė ata qė kundėrshtojnė me ngulm miksimin punė dhe dashuri; mė shumė se gjysma (52%) mendojnė se marrėdhėniet mes kolegėve janė tė dėmshme dhe nuk janė tė gatshėm tė marrin nė konsideratė idenė e tė frekuentuarit njė koleg.

E kundėrta ndodh me Francezėt qė konfirmohen si mė romantikėt: 72% e tyre mendon se dashuria dhe puna ėshtė njė marrėdhėnie e rrezikshme, por zemra nuk komandohet, dhe pėr kėtė arsye, nė rast tėrheqje reciproke, nuk do i kushtonin vėmendje frikės pėr karrierėn profesionale.

Indianėt janė shumė mė tė kujdesshėm, vetėm 9% do tė krijonin njė marrėdhėnie me njė koleg pune.

Nė pėrgjithėsi, tė anketuarit nga vendet evropiane janė mė tė qetė: 35% besojnė se marrėdhėniet dashurore nė zyrė janė tė padėmshme. Vetėm 24% ka dyshime dhe nuk do ta merrnin nė konsideratė njė lidhje tė tillė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
&#<_8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.