Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kush ėshtė mė i rrezikuar nga humbja e kujtesės?

Femrat qė vuajnė nga tensioni i lartė janė mė tė rrezikuara tė preken nga humbja e kujtesės.

Kush ėshtė mė i rrezikuar nga humbja e kujtesės?
Kush ėshtė mė i rrezikuar nga humbja e kujtesės?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/02/2018 18:57

Femrat qė paraqesin njė presion gjaku tė lartė nė moshėn 40-vjeēare, mund tė kenė mė shumė probabilitet pėr tė zhvilluar mė pas demencė, sipas njė studimi tė publikuar nė Neurology. "Presioni i lartė i gjakut nė moshė tė mesme ėshtė njė faktor risku i njohur pėr demencė, por kėto rezultate mund tė ndihmojnė qė tė kuptojmė mė mirė se kur fillon kjo lidhje, si ndikojnė ndryshimet nė presionin e gjakut nė riskun pėr demencė dhe cilat janė ndryshimet midis femrave dhe meshkujve", shprehet Rachel Whitmer, nga Kaiser Permanente Division of Research nė Oakland, Kalifornia, qė ka drejtuar grupin e studimit.

Kėrkuesit iu kanė kėrkuar 7.238 personave qė t'i nėnshtroheshin kontrollit tė presionit tė gjakut dhe testeve tė tjera qė nga viti 1964 deri nė 1973, kur kishin njė moshė mesatare prej 33 vjeē dhe pėrsėri mė vonė kur kishin njė moshė mesatare prej 44 vjeē. Rreth 22% e pjesėmarrėsve nė total, 31% e meshkujve dhe 14% e femrave, paraqisnin presion tė lartė arterial rreth moshės 30 vjeē. Ndėrsa njė 22% tjetėr e pjesėmarrėsve, kishin presion tė lartė rreth moshės 40-vjeēare, konkretisht 25% e meshkujve dhe 18% e femrave.

Nė vitin 1996 kėrkuesit identifikuan 5.646 pjesėmarrės akoma gjallė qė i ndoqėn pėr njė mesatare prej 15 vitesh pėr tė verifikuar zhvillimin e mundshėm tė demencės qė ėshtė diagnostikuar nė 532 persona kėtė periudhė. Presioni i lartė i gjakut nė moshė tė re nuk ishte lidhur me asnjė shtim tė riskut pėr demencė, por njė presion i lartė i gjakut nė moshė tė mesme adulte apo rreth moshės 40 vjeē ėshtė lidhur me njė shtim prej 65% tė riskut pėr demencė pėr femrat.

"Edhe pse presioni i lartė i gjakut ishte mė i zakonshėm te meshkujt, nuk kishte asnjė provė qė nėse meshkujt kishin njė presion tė lartė tė gjakut nė moshėn 30 apo 40-vjeēare rriste riskun pėr demencė", shpjegojnė autorėt. Pėr femrat qė arritėn nė moshėn 60-vjeēare pa demencė, risku i akumuluar i demencės nė 25 vjet ishte me 21% pėr ato me presion tė lartė gjaku nė moshėn 30-vjeēare krahasuar me 18%, pėr ato qė kishin njė presion normal gjaku nė tė njėjtėn periudhė.

Sipas kėrkuesve njė kufizim i kėtij studimi qėndron nė faktin se ka pasur shumė zhvillime nė screening dhe nė efikasitetin e barnave pėr presionin e lartė tė gjakut qė kur ky studim ka filluar, prandaj pėrgjithėsimi nė popullsinė e sotme mund tė mos jetė i saktė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
h\ih;

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė