Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė mėnyrat e duhura pėr tė testuar takat?

Takat janė pjesė e rėndėsishme e garderobės femėrore. I duam sepse na lejojnė tė jemi seksi dhe joshėse.

Cilat janė mėnyrat e duhura pėr tė testuar takat?
Cilat janė mėnyrat e duhura pėr tė testuar takat?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/02/2018 17:40

Takat janė pjesė e rėndėsishme e garderobės femėrore. I duam sepse na lejojnė tė jemi seksi dhe joshėse. Por, pasi gjithēka ka pėrfunduar, pasi kemi kėrcyer apo ecur mjaftueshėm, kėmbėt nuk i ndiejmė mė. Sidomos aty nga fundi i mbrėmjes, ato flluskat e mbushura qė dhembin aq shumė, janė shfaqur ndėrkohė. Pra me kaq mbaron dashuria pėr takat e larta... I mallkon disa herė, i lė mėnjanė, vesh kėpucėt praktike, tė cilat tė bėjnė tė ndihesh si "burrė", pa asnjė dozė sensualiteti, por ama janė kaq tė rehatshme sa nuk i refuzon dot. Kėshtu kėmbėt shėrohen, por fundjava ka ardhur prapė...

Jemi gjithmonė nė dilemė me pak fjalė: Si t'i zgjedhim kėto kėpucė kaq tė dėshiruara? Cilat janė tė duhurat dhe cili ėshtė sekreti, nė mėnyrė qė kėpucėt tė mos na kthehen nė armike, por nė aleate? Ka vėrtetė ca sekrete dhe ne do t'ju themi disa prej tyre. Provojini! Mund tė mbeteni tė kėnaqura... dhe shumė seksi.

Mėsoni si t'i zgjidhni

Rregulli numėr 1: Kushtojini vėmendje lartėsisė dhe bazamentit tė takės.

Sa mė rehatshėm tė qėndrojė thembra brenda kėpucės, aq mė mirė do tė ndiheni ju brenda tyre. 5-6 centimetrat janė ideale qė ju tė mos ndiheni tė sakatuara nga kėmbėt kur tė shkoni nė shtėpi.

Rregulli numėr 2: Bėni provėn e gishtit

Kėpucėt do t'ju vrasin me siguri nėse ju i merrni shumė tė vogla, pra tė puthitura mbas kėmbės. Si ta shmangni? Vishni sandalet apo kėpucėt. Brenda tyre duhet tė kėtė njė gisht gjerėsi nė mėnyrė qė kėmba tė lėvizė lirshėm edhe nė momentin qė kėmbėt enjten paksa (tė gjithė e dimė: takat e japin kėtė efekt!) dhe sėrish do tė ndiheni shkėlqyeshėm. Kini parasysh qė, aty ku pėrfundon gishti i madh duhet tė ketė minimumi njė gisht bosh nga platforma e sandaleve apo kėpucės, pra ta ndiheni pakėz tė lirė.

Rregulli numėr 3: Kujdes me provėn e kėpucėve

Nuk mjafton t'i pėlqeni kėpucėt, t'i vishni dhe tė ecni disa hapa brenda dyqanit. Aty ėshtė ēdo gjė komode dhe do t'ju duket gjithēka nė rregull. Provoni tė ecni mbi njė tjegull, ajo do t'i pėrngjajė ecjes nė rrugė. Ndėrkaq, mbyllni sytė dhe ecni sėrish. Nė tė gjitha pikat ku ju ndjeni presion, aty do t'ju krijohen dhe flluskat. Zgjidhni pra njė numėr tjetėr. Nėse nuk ju rrinė mirė atėherė lerini fare.

Rregulli numėr 4: Zgjidhni platformat, takat jo shumė tė larta dhe ato solide me bazament tė gjerė.

Ju e dini se takat spilė nuk mund t'i mbash shumė tė larta, pasi ato i lodhin kėmbėt, derisa dhimbja bėhet e padurueshme.

Rregulli numėr 5: Blijini kėpucėt nė fund tė ditės

Kėmbėt e lodhura dhe tė fytyra do t'ju ndihmojnė tė zgjidhni kėpucėt e duhura.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
'?5D*

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.