Perspekti - Mandarinat Kineze - Si tė bėni me to reēel me shije fantastike?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mandarinat Kineze - Si tė bėni me to reēel me shije fantastike?

Kumquats ose siē i njohim ndryshe, mandarinat kineze duken si disa portokalle tė vogla nė formė ovale tė cilat nė shqip pėrkthehen "portokalle tė florinjta".

Mandarinat Kineze - Si tė bėni me to reēel me shije fantastike?
Mandarinat Kineze - Si tė bėni me to reēel me shije fantastike?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/12/2017 16:44, Ndryshuar: 20/12/2017 23:52

Ndonjėherė mandarinat Kineze klasifikohen si gjini mė vete. Mė e ēuditshmja nga tė gjitha ėshtė fakti se lėkura e Kumquats ėshtė e ėmbėl dhe e shijshme, duke krijuar njė shije suprizuese teksa e hamė tė gjithė frutin. Pema e kumquat rritet deri nė 4 metra dhe kohėt e fundit pėrdoret dhe si lule zbukuruese nė shtėpi.

Janė tė pasura me vitaminė C, nė 100 gramė kumquats ka 44 miligramė vitaminė C.

Sot ėshtė koha pėr tė provuar disa tė tilla dhe Perspekti ju sjell hap pas hapi informacionin sesi ti shijoni ato:

Mėnyra e parė:

Zgjidh Kumquats tė pjekura mirė. Ato duhet tė kenė ngjyrė portokalli tė ndritshme ose tė verdhė qė anon nga portokallia.

Qėndroni larg frutave tė papjekurave dhe me ngjyrė tė gjelbėr. Lėkura duhet tė jetė e bukur, e fortė dhe pa zona tė thata.

Lajini frutat me ujė tė ftohtė, tė rrjedhshėm dhe i lini tė thahen. Mė pas i fshini me njė letėr. Kėshtu i largoni papastėrtitė dhe pesticidet e dėmshme.

Fėrkojini pak me gisht. Kjo do ti nxjerrė aromėn e ėmbėl qė mbartin.

Ndajini pėrgjysmė dhe i hiqni farat. Ato nuk janė helmuese, por kanė njė shije tė hidhur si farat e portokallit.

Mėnyra e dytė:

Ju duhet ti prisni ato nė feta tė rrumbullakta dhe mund ti shtoni nė sallatė. Shija e tyre intensive e bėn njė aleat tė mirė, pėr perimet me shije pak tė hidhur si rukola dhe sallata jeshile. Rekomandohet qė ti hiqni mė parė farat dhe fetat e prera tė mandarinės ti lini nė krye tė sallatės, nė mėnyrė qė ngjyra e tyre tė tėrheqė mė shumė.

Mėnyra e tretė:

Reēel

Prisni frutat nė feta tė holla duke i hequr bėrthamat. Mė pas mbulojini me ujė dhe lėrini gjithė natėn. Ditė tjetėr zjeini pėr 5 minuta dhe hiqni ujin, mbulojini prap me ujė tė ftohtė dhe ziejini pėr 8 minuta. Pėrgatisni shurupin me 1 kilogramė ujė dhe 1 kilogramė sheqer. Pasi tė kenė zierė pėr 10 minuta shtoni frutat, pėrkatėsisht 1 kilogramė kumquat dhe ziejini pėr 10 minuta bashkė. Nė fund shtoni lėngun e gjysmės sė limonit.

Receta e glikos ėshtė e njėjtė me recetėn e reēelit, por frutat duhet tė jenė tė plota dhe tė shpohen disa herė me njė kruajtėse dhėmbėsh. Procesi i ndėrrimit tė ujit duhet tė bėhet pėr tre ditė, ēdo tetė orė nė mėnyrė qė tė largohet hidhėrimi karakteristik i frutit.

Liker:

Lani sasinė e mandarinave qė keni dhe i prisni pėrgjysmė. Ziejini derisa tė zbuten. I vendosni nė njė kavanoz dhe shtoni brenda 240 mililitra vodka dhe 60 mililitra ujė. E mbyllni kavanozin dhe e lini tė qendrojė nė njė vend tė ftohtė dhe tė errėt, duke e tundur kavanozin tė paktėn 1 herė nė ditė.

Shija e fortė do tė forcohet me kalimin e ditėve. Nėse doni mund ti shtoni edhe sheqer (25 gramė). Sipas dėshirės mund ti shtoni pak xhenxhefil, piper tė zi dhe kanellė. Likeri i kumquat-it ėshtė pija tradicionale e ishullit tė Korfuzit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
'$+l^

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė