Si ta kuptoni nėse dikush ėshtė mendjemadh apo krenar?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si ta kuptoni nėse dikush ėshtė mendjemadh apo krenar?

Marrėzia e natyrės njerėzore pėrbėhet nga tre elementė thelbėsorė: ambicja, mendjemadhėsia dhe krenaria.

Si ta kuptoni nėse dikush ėshtė mendjemadh apo krenar?
Si ta kuptoni nėse dikush ėshtė mendjemadh apo krenar?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/01/2018 16:33

Dallimi midis dy tipareve te fundit ėshtė ky: krenaria ėshtė bindja qė kemi pėr vlerat tona superiorė, nė ēfarėdolloj kuptimi; mendjemadhėsia ėshtė dėshira pėr tė nxitur tek tė tjerėt bindjen se ne kemi vlera dhe nė pėrgjithėsi ėshtė e shoqėruar edhe nga dėshira pėr tė bindur veten mbi kėtė fakt.

Por, krenaria ėshtė njė ėshtė njė vlerėsim i lartė pėr vetveten qė vjen nga brendėsia e njeriut dhe prandaj ėshtė e vetvetishme; ndėrsa mendjemadhėsia ėshtė dėshira pėr tė arritur njė vlerėsim tė tillė, sė jashtmi, pra tėrthorazi.

Prandaj, mendjemadhėsia na bėn llafazanė, kurse krenaria tė heshtur. Por mendjemadhi duhet tė dijė qė vlerėsimi i lartė tė cilin e dėshiron nga tė tjerėt, arrihet shumė shumė mė lehtė dhe me njė siguri mė tė madhe, duke ruajtuar njė qetėsi tė vazhdueshme, mė tepėr sesa nėpėrmjet diskutimeve, edhe pse nė to mund tė thuhen gjėrat mė interesante nė botė.

Nuk ėshtė krenar, ai qė ka dėshirė tė hiqet pak a shumė si i tillė, madje ky individ do ta tradhėtojė shpejt veten, sikur tė jetė duke luajtur ndonjė rol. Vetėm bindja e brendshme, e vėrtetė, e forte dhe e pandryshueshme e tė qėnit i pajisur me cilėsi superiore ose pasja e njė kurajoje tė jashtėzakonshme mund tė na bėjė krenarė, pra duhet qė kėto cilėsi tė ekzistojnė nė tė vėrtetė.

Krenaria duke patur ashtu si njohja, rrėnjėt e veta nė bindje, nuk ka tė bėjė me akt vullneti dhe nuk varet nga ne. Armiku i saj mė i keq, madje pengesa kryesore e saj ėshtė vullneti, i cili pėrdor duartrokitjet e tė tjerėve pėr tė formuar me to vlerėsimin e madh pėr vetveten. Ndėrsa, pėr krenarinė ėshtė kusht paraprak qė vlerėsimi i lartė tė ekzistojė dhe tė jetė krejtėsisht i qėndrueshėm.

Nė pėrgjithėsi, kritikohet njeriu krenar, por mendoj se kėtė e bėjnė njerėzit qė nuk kanė asgjė pėr tė cilėn tė krenohen. Duke e marrė tė mirėqėnė vrazhdėsinė e shumicės, ai qė ka ndonjė meritė, bėn mirė tė mos e fshehė, pėr tė mos lėnė qė tė tjerėt tė mos e harrojnė. Kushdo qė pėr mirėsinė e shpirtit bėn sikur nuk i kujton cilėsitė e veta tė mira dhe sillet sikur tė ishte i barabartė me tė tjerėt, do tė vlerėsohet si njeri naiv. Do t'u them atyre qė zotėrojnė cilėsi tė larta dhe reale, pra terėsisht personale, tė kujtohen gjithmonė pėr t'i vėnė nė dukje; pėrndryshe do tė ndodhė shumė shpesh qė "derri tė dėnojė Minervėn".

"Bėj shaka me skllavin dhe ai do tė tė kthejė prapanicėn" ėshtė njė proverb i shkėlqyer arab; ashtu sikurse pranojmė thėnien e Horacit "Tregohu krenar, sipas meritave tė tua". Virtyti i modestisė ėshtė njė shpikje e turbullt; sipas tij secili duhet tė flasė sikur tė ishte nė rrafshin e tė tjerėve.

Kėshtu qė, duke u rrafshuar tė tėrė, nė botė nuk do tė kemi veēse teveqelė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
!ESl%

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė