Pashko Vasa - Bardha e Temalit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pashko Vasa - Bardha e Temalit

Pashko Vasa jetoi nė njė kohė kur, sikundėr edhe shkrimtarėt tanė tė tjerė tė Rilidjes, talentin e tij u shtrėngua t'ua kushtonte nevojave tė ditės, mė mirė tė themi nevojave tė kombit nė luftėn pėr ēlirimin nga robėria shekullore.

Pashko Vasa - Bardha e Temalit
Pashko Vasa - Bardha e Temalit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/01/2018 18:41

Shekulli XIX ėshtė njė ndėr periudhat mė tė vshtira tė historisė sonė, por njėherėsh edhe periudhė e mbushur plot ngjarje tė rėndėsishme, kur fillon tė zgjohet me hov ndėrgjegjja kombėtare, nė tė cilin rast shkrimtarėt tanė tė kėsaj kohe kanė luajtur rol shumė tė rėndėsishėm.

Kėto rrethana mund ta shpjegojnė fare mirė edhe veprimtarinė letrare tė Pashko Vasės i cili, pasi mėsoi si autodidakt gjuhėt e huaja, u pajis me njė kulturė tė gjėrė dhe arriti tė bėjė karrierė tė rėndėsishme politike nė Perandorinė Osmane, talentin e tij si shkrimtar e zhvilloi nė fusha tė ndryshme, gati plotėsisht disparate.

Njeri ndėr romanet e para tė letėrsisė shqiptare po u paraqtet lexuesve shqiptarė gati tetėdhjetė vjet pas botimit nė gjuhė tė huaj!

Ėshtė e vėrtet se Pashko Vasės i shtė dhėnė vendi i merituar nė Historinė e letėrsisė shqipe ndėrmjet shkrimtarėve tė tjerė tė Rilindjes, mirėpo me kaq duhet tė kėnaqet lexuesi shqiptar i cili, edhe nėse i njeh gjuhėt nė tė cilat i shkroi dhe botoi ky autor veprat e tij, duhet ta prridhė kėrshėrinė e tij, sepse nuk ka ku i gjen dot, ngase ato janė tė shpėrndara nėpėr bibliotekat e ndryshme tė Evropės. Mund tė shtojmė se sigurimi i botimit frengjisht tė kėtij romani nga Biblioteka Kombėtare e Parisit nuk ka qenė punė aq e lehtė dhe e thjeshtė.

* * *

Po pėrse vallė njė autor shqiptar ta shkruajė dhe ta botojė vepren e tij nė njė gjuhė tė huaj, mund tė pyesė lexuesi i kėtij romani.

Kėsaj pyetjeje nuk ėshtė vėshtirė t'i jepet pėrgjegjje. Si theksuam Pashko Vasa jetoi nė njė kohė kur populli shqitar luftonte e tė gjitha fuqitė pėr afirmimin kombėtar dhe kur ishin tė nevojshme pėrpjekje shumė tė mėdha pėr t'ua prerė hovin synimeve imperaliste ndaj popullit tė robėruar shekuj me radhė e pėr tė dėshmuar para botė se ky popull ėshtė komb qė ka historinė, traditat dhe kulturėn e vet.

Nė kuadėr tė kėtyre pėrpjekjeve edhe shkrimtarėt tanė ishin tė shtrėnguar t'i botonin veprat e tyre nė gjuh ėtė huaja, pėr t'ia bėrė tė njohur botės ekzistencėn e kombit tonė.

Nga ndonjėherė botimi i njė vepre tė njė autori tonė nė njė gjuhė tė huaj mund tė jetė fati madh pėr autorin dhe pėr vetė veprėn. Sikur Barleti tė mos kishte botuar Historinė e Skėnderbeut latinisht, a jemi tė sigurt se kjo vepėr do tė kishte arritur nė duart tona? Nga ana tjetėr as qė do tė mund tė bėhej fjalė pėr ndikimin e madh qė bėri kjo vepėr nė popullarizimin e figurės sė Skėnderbeut.

Duhet tė shtojmė, ndėrkaq se botimi i romanit Bardha e Temalit nė Paris, aq sa na ėshtė e njohur, nuk hasi nė ndonjė jehonė nė gazetat dhe revistat frėnge nė kohen kur u botua.

Pėrkundėr veprės E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, e cila u pėrkthye nė disa gjuhė, Bardha e Temalit nuk pati fatin e veprės sė parė.

Mirėpo nuk ka dyshim se nė kohėn kur u botua Bardha e Temalit ka luajtur rolin e vet pozitiv nė luftėn pėr pavarsinė kombėtare, duke ia bėrė tė njohur botės, kėsaj radhe me anė tė njė rrėfimi romanesk, tė kaluerėn dhe gjendjen aktuale tė njė populli tė vogėl tė Ballkanit, duke paraqiur kėtu jo vetėm aspiratat e tij pėr liri, por edhe pėr zgjedhjen e njė vargu problemesh shoqėrore.

Ndonėse Bardha e Temalit ėshtė ndėr romanet e para qė ia hapin shtegun kėtij lloji letrar nė letėrsin tonė, duhet vėnė nė pah se, pėr shkak se u botua nė njė gjuhė tė huaj, nuk ushtroi farė ndikimi nė zhvillimin e romanit tonė. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se kjo vepėr, nuk duhej tė gjejė vendi e saj nė letėrsin shqiptare, sepse, ashtu si e thekson me tė drejtė Mark Gurakuqi, "ajo asht pjesė pėrbamėse e letėrsisė sonė, ashtu si janė veprat latinisht tė Barletit, Beikemit etj."

* * *

Bardha e Temalit nė radhė tė parė ėshtė roman dashurie, trajtim i njė teme tė vjetėr sa dhe vetė njeriu. Mirėpo njėherėsh ėshtė edhe njė pasqyrė e shoqėrisė shqiptar tė shekullit tė kaluar, mė mirė tė themi e njė pjese tė kėsaj shoqėrie, e Shqipėrisė Veriore, ku kishte vazhduar tė ruhej rregullimi fisnor dhe traditat e lashta primitive.

Autori duket se e ka bartur nė vete njė kohė tė gjatė subjektin e romanit, se ka jetuar me personazhet e imagjinuara, prototipet e tė cilave, megjithatė, mund t'i ndeshte ēdo hap, nė Shkodėr dhe nė malėsi, dhe se, mė nė fund, ka projektuar edhe veten dhe ėndrrat e tij rinore nė kėtė vepėr.

Ashtu si ndodh rėndom nė shumė vepra ė shkrimtarėve tė mėdhenj qė e kanė analizuar me mjeshtri pasionin e dashurisė, duke depėrtuar deri nė skutat mė tė errėta tė shpirtit tė njeriut, edhe nė romanin Bardha e Temalit dashuria e vėrtet, ajo dashuri qė zhurit zemrat dhe lė gjurma tė pashlyeshme, ėshtė e dėnuar qė nė fillim tė pėrfundojė me tragjedi. Njė dashuri e kėtillė zakonisht ėshtė e paracaktuar nga vala e njė fati tė ēuditshėm.

Dy kryeprotagonistėt e romanit, Bardha e Aradi, janė dy qenie me tė gjitha virtytet, por tė pafat. Ata bien nė dashuri papandehur, pėsojnė vuajtjet mė tė tmerrshme tė kėtij pasioni tė pashpjegueshėm, i cili i tėrheq nė mėnyrė tė pashmangshme drejt njė humnere tė thellė, pa qenė nė gendje t'i bėjnė as qėndresen mė tė vogėl. Autori e shpreh haptas botėkuptimin e tij idealist pėr dashurinė, sepse, si thotė dashuria ideale "ind e ushqehet me ėndėrrime e me shpresė, ajo magjeps njeriun duke e bėrė tė vuajė, e bėn jetojė duke ia sjellė vdekjen, fisnikėron shpirtin duke pastruar zemrėn" (f.44).

E konceptuar nė kėtė mėnyrė, dashuria e Bardhės dhe e Aradit ėshtė njė lloj sublimacioni i kėsaj ndjenje finike, pa tė cilėn jeta jon do tė ishte shumė mė e varfėr dhe jo kuptimplote. Nė kėto raste njeriu nuk ėshtė zot i fatit tė tij, zėri i arsyesėshtė kthimė nė shkretėtirėn e pa anė, konvencionet dhe pengesat e tjera shoqėrore nuk ēojnė kandar. Tė provosh t'ua ndalėsh hovin pasioneve tė kėtilla ėshtė punė Sizifi, gjykuar sipas konceptit tė romansierit tonė.

Dashuria e Bardhės dhe e Aradit del edhe mė shumė nė pah, bėhet edhe mė plastike nė njė shoqėri siē ėshtė ajo e Shqipėrisė nga mesi i shekullit tė kaluar, kur njerėzit e regjur nė luftėrat e pareshtura kanė humbur ēdo ndjenė skofie, kur zemrat e tyre janė bėrė mė tė forta si guri. Nė kėtė shoqėri ēdo problem e zgjidh pushka, ēdo fyerje dhe mėkat duhet tė lahet me gjak. Gjakmarrja dhe luftimet e pėrditshme janė dukri tė rėndomta.

Dashuria e kryeprotagonistėve tė romanit ėshtė ngjarje e pazakonshme nė kėto rrethana, por edhe dėshmi se natyra e njeriut nė thelb mbetet e pandryshueshme se Tristanėt e Izotat, ose Romeot dhe Gjulietat i gjejmė gjithėkund dhe nė ēdo kohė.

Portreti i Bardhės ėshtė paraqitur mė ngjyrat mė tė kėndshme, ajo ėshtė, ashtu si mund tė pritet "vėrtet e bukur, si shumica e grave shqiptare", shton autori (f.35).

Bardha ėshtė grua e re e padjallėzua eri nė atė shkallė qė i afrohet edhe naivitetit, pa kurrfarl tė metash as vesesh, gjė qė e bėn ktė personazh, madje edhe anemik. Autori, ndoshta pėr shkak tė digresioneve tė shumta qė bėpėr tė shtjelluar njė varg problemesh tė cilat i flenė nė zemėr, nuk ka arritur ta bėjė personazhin e Bardhės njė krijes komplekse qė bėn jetė intensive, e cila do tė vazhdonte ta shqetsonte lexuesin edhe pasi tė mbarojė sė lexuari veprėn.

Ndėrkaq, psikoanaliza, e cila ėshtė njė mjet ndihmės i shkencės bashkohore tė letėrsisė nė intepretimin dhe shpjegimin e shumė fenomeneve tė procesit tė krijimtarisė artistike, nė kėtė rast nėpėrmjet tė ashtuquajturit proces tė projekionit mund tė na ndihmojė t'i kuptojmė dhe shpjegojmė disa tė meta evidente tė kėsaj vepre, pasi autori i saj nuk ėshtė shkrimtar objektivisht. Duke projektuar ėndrrat dhe gjakimet e rinisė sė tij, ai e analizon Bardhėn me sytė dhe ndjenjat e dashnorit pėr tė cilin vasha e dashur ėshtė krijesa mė e pėrkryer e faqes sė dheut, nė Aradin nuk ėshtė vėshtirė ta shohim autoportretin e autorit.

Aradi, sikundėr edhe Pashko Vasa, siē e dimė nga biografia e tij, ėshtė i etėshem pėr dituri, dėshiron t'i mėsoj gjuhėt e huaja, dėshirė kjo qė ishte iluzion nė Shqipėrin e asaj kohe. Pak mė vonė Aradi na paraqitet si njohės i veprave tė Tasos dhe Ariostos, duke ėndėrruar t'i ndite gjurmat e heronjve tė tyre. Madje, edhe ngjarjen e romanit autori e ka vėnė nė vitin 1842, i cili pėrputhet gati plotėsisht me moshėn e tij nė kėtė kohė. Nuk besoj se kjo datė ėshtė njė koincidencė rasti.

Kėshtu pra procesi i projekcionit e shpjegon faktin pėrse dashnrėte kėtij romani janė qenie ideale, simbol i virtytit dhe i mirėsisė, prandaj edhe fytyra anemike, tė thjeshta dhe qė na bėjnė mė pak pėrshtypje sesa disa personazhe tjera episodike tė romanit.

Shikuar nga aspekti i projekcionit, mund tė shpjegohet edhe ana tjetėr e kuptimit tė dashurisė qė kufizohet me konceptin platonik. Kėtė gjė autori e shpreh nė mėnyrė tė qartė: "Pasioni i Aradit nuk ishte ndėr ato pasionet vulgare tė cilėt i shuan lumturia e posedimit, por ishte dashuria e pastėr, e pambarim, mė nė fund, ajo furi qė e pushton shpirtin dhe qė nuk i shkoqet derisa ai tė mos ēlirohet nga barra e mishit pėr tė shkuar tė pushojė nė gjirin e Krijuesit" (f.174).

Mund tė pohojmė se njė qėllim i kėtillė i autorit ėshtė rrejedhim i kushteve nė tė cilat ai e kaloi rininė, i ėndrrave tė pasendėrtuara djaloshare nė njė shoqėri tė zhytur nė padije dhe paragjykime, pasojė kjo e kushteve tė caktuara historike e shoqėrore. Prandaj ky qėndrim nuk mund t'u vishet kurrfar spekulimeve metafizike tė autorit. Pėrkundrazi, kuptimi i kėtill i dashurisė mund tė intepretohet mė parė si sublimacion i kėsaj ndjene.

Dashuria si pjesė e pandaė e natyrės sė njeriut ėshtė poezia e jetės, prandaj nė roman autori kėtė pasion e ngre nė piedetalin e admirimit, pa i shkuar pėr dore, ndėrkaq, tė na japė njė analizė bindėse tė mekanizmit tė kėtij pasioni.

Dashuria midis Aradit e Bardhės ėshtė deri diku fluide, e pakapshme, e paraqitur nė atė mėnyrė si e pėrjeton njeriu i cili pa pritur e pa kujtuar bie nė kthetrat e saj, nga tė cilat s'ka fuqi qė mund ta lirojė. Nga njė analizė pak mė e thelluare romanit fitohet pėrshtypja se autori nuk ka mundur tė krijojė distancėn e nevojshme me protagonistėt e veprės sė tij, ashtu si u shkonte pėr dore shkrimtarėve tė mėdhenjė, se tek ai zėri i zemrės dominon mbi atė tė arsyes, megjithė se ky element i jep romanit njė ngjyrė tė posaēme dhe bėn pėr vete njė kategori tė konsiderueshme lexuesish pėr tė cilėt vepra artistike nuk ėshtė cytje qė tė ndalemi e tė mendojmė pėr disa fenomene e dukuri tė jetės sonė tė pėrditėshe para tė cilave kalojnė pa i vėrejtur i zbulon artisti vėrtetė me intuitėn dhe imagjinatėn e vet tė fuqishme.

Megjithatė, me rastin e analizės sė kryeprotagonistes sė romanit nuk duhet harruar as faktin se Bardha jetonte nė njė ambient specifik, se ajo nuk e ka nė dorė fatin e saj dhe se ėshtė mė shumė njė lodėr nė duart e tė tjerėve. Pėrveē kėsaj Bardha paraqitet vetėm nė relacionin e dashurisė sė saj ndaj Aradit. Aspektet tjera tė jetės sė kėtij personazhi janė lėnė anash, ngase nė tė vėrtet asgjė nuk ndodhė nė jetėn e kėsaj gruaje para se tė takohej me Aradin, ditėt e saj ishin tė zbrazėta, monotone, dėshirat tė ndrydhura nė njė shoqėri primitive.

Mirėpo nėpėrmjet Bardhės autori ėshtė pėrpjekur ta pasqyrojė fatin e gruas shqiptare nė pėrgjithėsi, sepse ai nuk ėshtė kėnaqur tė shkruajė vetėm njė roman dashurie, Ai kėtu ka ndėrthurrė njė varg idesh e problemesh pėr shoqėrin shqiptare tė kohės sė tij.

Nėpėrmjet Bardhės autori vė nė pah qėndrimin e vrazhdė tė burrit ndaj gruas, pėr tė cilin ajo ėshtė jo shoqe e jetės, por mjet pėr t“i shtuar familjen, pėr tė siguruar trashėgimtarė pas vetės, pėr tė mos u fikur vatra familjare. Pashko Vasa angazhohet drejtpėrdrejt pėr njė qėndrim mė njerėzor ndaj gruas, pėr rrespektimin e ndjenave dhe tė personalitetit tė saj. Ėshtė ky njėri ndėr kushtet paraprake pėr reformimin e shoqėrisė shqiptare tė zhytur nė pellgun e padijes dhe tė prapambeturisė, janė kėto pasojat e robėrisė shekullore tė cilėn duhet flakur njėherė e pėrgjithėmonė, koncepte kėto qė autori nuk i shpreh pėr tė parėn herė nė kėtė vepėr.

Pashko Vasa ėshtė njėri ndėr rilindėsit tanė tė parė qė ēlirimin kombėtar e shikon si njė proces tė gjėrė e tė ndėrlikuar. Nga idetė e shprehura nė kėtė roman del se ēdo pėrparim shoqėror do tė ishte iluzion pa pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė gruas, pa ndėrrimin e mentalitetit primitiv tė shoqėrisė shqiptare, punė kjo qė ėshtė e lidhur ngushtė me kushtet ekonomike, tė cilat autori i lė anash, porse kjo ėshtė krejt e kuptueshme duke marrė parasysh kohėn dhe kushtet nė tė cilat ai ka jetuar. Disa plagė tė tjera tė shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe siē ishin gjakmarrja, ndasitė fetare e tė tjera damkosen mjaft rreptė.

Autori na e paraqet shoqėrin shqiptare me tė gjitha tė mirat dhe tė kėqijat e saj: burrat trima qė nuk dinė ē“ėshtė frika para vdekjes, por edhe barbarė qė nuk ngurrojnė nga vėllavrasja, mercenarė qė luftojnė pėr interesat e tė huajit, njerzė qė shekuj me radhė kanė derdhur gjakun duke luftuar pėr robėruesit e tyre. Shqiptari lufton sepse ėshtė i bindur se lufta ėshtė vokacioni i tij. I degdisur ndėrmjet shkrepave tė bjeshkėve tė larta, ku u shtrėngua tė ikte pėr tė shpėtuar nga pesha dėrrmuese e thundrės sė pushtuesve turq, jeta e ka shtrėnguar tė bėhet i kėtillė. ĒŻmund tė presė ai prej disa pėllėmbėsh toke tė paplleshme ndėrmjet shkrepave? E instikti i jetės mbetet gjithnjė i pamposhtur. Kėshtu lufta bėhet profesion i malėsorit shqiptar, i cili as qė do ta dėgjojė zėrin e arsyes.

Autori kėtu vė nė pah njė varg faktorėsh qė kanė vepruar nė kėtė drejtim: kushtet e vėshtira tė jetės, padijen, ndasitė dhe antagonizmat fetare, hipokrizėn e klerit qė bashkėpunonte me pushtuesit turq nė shtypjen e popujve tė vegjėl.

Ati Leonardo, prift italian, sikundėr pjesa dėrrmuese e klerit katolik tė asaj kohe, dėnon vėllavrasjen, por ua pėrkujton shqiptarėve se kanė pėr detyrė t vdesin pėr slltanin kur janė nė rrezik interesat e Perandorisė Osmane.

Antagonimat fetare kėtu Pashko Vasa i ka ngritur nė parokizėm, me qėllim qė jo vetm ta damkosė sa mė rreptė kėtė plagė tė shoqėrisė shqipare por, meqė romanin e ka shkruar frėngjisht, t'ia tėrheqė vėmendjen botės perėndimore pėr pozitėn e shqiptarėve krishterė, ngase ky element mund tė ishte i rėndėsishėm nė qėndrimin e fuqive tė mėdha, roli i tė cilave nuk ishte i vogėl pėr fatin e popujve tė vegjėl.

Njėherėsh, kurdo qė i jepet rasti, autori flet pėr njė tem aq tė theksuar nga shkrimtarėt tanė tė Rilindjes, pėr tė kaluarėn e ndritshme tė kombit tonė, pėr qytetrimin e dikurshėm qė ėshtė shndėrruar nė gėrmadha. Kėshtu gėrshetohen e kaluara dhe e tanishmja, vihet undruall njėra-tjetrės drita dhe errėsira, ndėrsa pėrfundimet qė autori dėshiron tė nxjerrė nga kėto krahasime janė tė qarta.

Pashko Vasa edhe nė kėtė vepėr ėshtė shkrimtar militant i ēlirimit kombėtar, i bindur se nė tė ardhmen do tė hapen horizonte tė ndritshme dhe do tė sendėrtohen ėndrrat pėr ditė mė tė mira, tė cilave ai ua kushtoi tėrė energjinė dhe talentin e tij. Autori nėnvizon kontekstin historik nė roman dhe me besim tė plotė paralajmėron perendimin e njė periudhetė errėt tė historisė sė njė kombi.

Ja se ē'thotė Geroja, njėri ndėr protagonistėt e romanit:

"Po na shtin tė vritemi, tė vuajmė e pastaj si shpėrblim na pėrzėnė si qentė Kėshtu na kanė trajtuar gjithmonė pashatė.

- Ėshtė e vėrtetė, u pėrgjegjėn tė plagosurit e tjerė... Na pėrdorin sipas nevojės, e pastaj, kur na pėrzėnė, ec!... Por do tė jetė kjo hera e fundit" (f.168).

Si thamė, autori i kėtij romani nuk ėshtė skrimtar objektivisht, prandaj edhe peronazhet janė tė ravizuara me teknikėn e ashtuquajtur bardh-zi gjė qė e pengon autorin tė na paraqesė personazhet komplekse qė jetojnė jetė intensive, tė cilat e vėnė lexuesin para dilemave gjatė intepretmit tė veprimeve dhe tė mendimev tė tyre. Thuajse autori i ka kundruar peronazhet e romanit vetėm nga njė perspektivė. Atij i ka munguar fuqia tė zhytet me ato nė valėt e rrėmvbyeshme e tė pamėshirėshme tė jetės, tė bredhė nėpėr labirintet e pafund tė botės nė tė cilėn ato personazhe jetojnė.

Ndėrkaq, vetė koncepti i romanit ku, krahas njė problemi aq tė ndėrlikuar siē ėshtė dashuria autori i ka vėnė vetės pėr detyrė tė paraqesė shoqėrin shqiptare me tė gjitha virtytet dhe veset e saj, ka qenė penges e njė analize mė tė pėrimtuar tė subjektit kryesorė tė veprės, dashurisė, dhe pėr njė studim mė tė thellė tė personaheve.

Ndėrkaq, nė roman kemi njė galeri tė tėrė fytyrash tė cilat ndonjėherė vetėm me disa fjalė, ashtu si bėn piktori ndonjėherė vetėm me disa lėvizje brushe, janė paraqitur me tė gjitha karakteristikat e tyre. Autorit i ka shkuar pėr dore qė disa prsonazhe episodike t'i pikasė me shumė mjeshtėri. Fjala vjen, portreti i Jak Kolės dėshmon pėr talentin e Pashko Vasės si prozator i cili, sikur t'i ishte kushtuar kryekrejt romanit, ndoshta do t'i kishte dhėnė njė ndihmesė tė rėndėsishme zhvillit tė kėtij lloji tė letėrsisė sonė.

Jak Kola zhduket shpejt nga skena, mirėpo njė mori ngjarjesh tė romanit janė tė lidhura me kėtė personazh i cili vazhdon tė jetė i ranishėm nė gjithė vepren. Fati tragjik, qė nė tė vėrtetė ka domethėnie shumė tė thellė, simbolizon fatin tragjik tė njė populli, vazhdon ta shqetėsojė lexuesin.

Marrė nė pėrgjithėsi, personazhet e kėtij romani janė qėnie prej mishi e gjaku, janė njerėz tė krakterizuar me tiparet e tyre, janė galeri fytyrash qė mbajnė vulėn e kohės dhe tė rrethit nė tė cilin jetojnė. Pashko Vasa ėshtė njohės i mirė i shoqėrisė shqiptare, tė cilėn a fije ngurimi e paraqet me mjete realiste.

Mirėpo, pėrveē atyre qė u shėnuan romani ka edhe tė meta tjera, nga tė cilat duhet vėnė nė pah sidomos notėn e tepruar entimentale dhe tingujt patetikė qė e pėrshkrojnė vepren fund e krye.

Burrat e Pashko Vasės, tė cilėt ballafaqohen me vdekjen pa iu trembur syri, nė njė varg rastesh qajnė me lot pėr faqe, ndėrsa dashuria e Bardhės dhe e Aradit bėn tė zbehet intesiteti i pėrjetimit tė saj nga ky sentimentalizėm qė ia ul dukshėm vlerėn artistike romanit.

Nė anėn tjetėr, ngase autorit nuk i mjafton t'i shprehė idetė e tij me gojėn e protagonistėve tė vepres, me intervenimet e tij tė shpeshta e pengon lexuesin tė krijojė pėrshtypjen se gjendet nė njė botė imagjinare, tė ndalohet njė ēast nga realiteti dhe tė zhytet nė sferat dhe shtresat e panjohura tė njė bote, fryt i fuqisė i imagjinative dhe kreative tė njė artisti tė njėmendtė. Njė artist i kėtillė e rikrijon jetėn nė vepren e vet, ia zbulon lexuesit njė botė ēfarė njeriu i rėndomtė nuk ka fuqi ta pėrtyrojė ngase sillet nėpėr sipėrfaqen e realitetit qė e rrethon dhe zakonisht e sheh vetėm njėrėn anė tė medaljes.

Ndėrkaq, kundruar nė kontekstin historik, ėshtė tepėr tė kėrkojmė nga njė shkrimtar qė ia hap shtegun njė lloj letrar pa kurrfarė traditash ato qė mund tė gjejmė nė romanet e letėrsive evropiane, lloj ky qė ka arritur kulmin e zhvillimit gjatė shekullit XIX.

Ajo qė ėshtė kryesorja pėr njė vepėr siē ėshtė romani, autori di ta mbajė tė gjallė kėrshėrinė e lexuesit dhe ta interesojė pėr fatin e protagonistėve tė rrėfimit. Nė disa raste Pashko Vasa na paraqitet mjeshtėr i vėrtetė nė pėrshkrimin e natyrės, ndėrsa disa fragmete, siē ėshtė rrėfimi pr fatin tragjik tė Jak Kolės, ose episodi i helmimit tė bijės sė Mhillit, viktim e zakoneve barbar, sipas mendimit tonė, mund t ėgjejnė vend edhe nė njė antologji tė prozės shqiptare.

Njė fakt ėshtė i pamohueshėm: Pashko Vasės nuk i mungon talenti i narratorit, kompozicini i romanit dėshmon se ai e njeh anėn teknike tė mjeshtrisė romaneske. Miėpo vėrehet qartė se i mungn pėrvoja e duhur si romansier, prandaj nuk mund t'i mbajė ndėr duar tė gjithė penjtė qė venė nė veprim protagonistėt dhe kėshtu detyrohet tė krijojė ndėrlidhje artificiale ndėrmjet episodeve tė ndryshme tė rrėfimit tė tij.

Njė problem tjetėr specifik pėr kėtė vepėr ėshtė individualizimi i gjuhės sė protagonistėve. Ngase romani ėshtė shkruar nė njė gjuhė tė huaj, e cila ka specifikat dhe strukturat e saj, atori as qė i ka kushtuar kujdes kėsaj ēėshtjeje. Madje, gjuha e dialogjeve ėshtė gjuhė e autorit, nė shumė raste protagonistėt janė aq elokuentė dhe pėrdorin shprehje tė atilla qė, duke pasur parasysh kohėn dhe rrethanat nė tė cilat autori e ka vėnė ngjarjen e romanit, njė metodė e kėtillė ėshtė nė kundėrshtim me parimet mė elementare tė teorisė sė letėrsisė. I vetmi arsyetm qė mund tė gjendet nė kėtė rast ėshtė fakti se meqė romanin nuk e ka shkruar shqip, as qė ėshtė rrekur ta individualizojė gjuhen e personazheve.

Gjatė pėrkthmit ky problem na ka vėnė para shumė dilemash dhe na ka shkaktuar shumė kokėqarje. Mirėpo dihet se kompetenat e pėrkthyesit janė tė kufizuara, se detyra e tij ėshtė transportimi besnik i njė teksti na njė gjuhė nė tjetrėn dhe se ai nuk ka tė drejtė t'i korrigjojė as gabimet mė evidente tė autorit, prandaj edhe nė pėrkthim gjuha e personazheve ka ngelur e pa individualizuar.

Nė fund duhet tė shėnojmė se, sipas mendimit tonė, pėrthimi dhe boimi i kėtij romani ėshtė njė borxh tė ciin ia kemi detyruar qė moti autorit tonė dhe se ky roman, "i dyti nė letėrsinė tonė, por jo i dyti nga randėsia" do tė gjejė vendin e tij jo vetėm nė historin e romanit tonė, por edhe tė historisė e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
DV%`

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė