Qerbelaja - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Qerbelaja - Naim Frashėri

Vepra Qerbelaja nga Naim Frashėri.

Vepra Qerbelaja nga Naim Frashėri.
Vepra Qerbelaja nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 31/10/2017 23:25
(Fragmenti i Kreut Tė Tetėmbėdhjetė)

 

Diell' ish' duke pėrmbysur

dita ishte mė tė ngrysur

qiell i tėr' ishte nxirė

jeta ish' bėr' errėsirė

e vėrteta ish' drobitur

gėnjeshtra ishte rritur.

Kėshtu dukej nė tė parė

dhe nga puna qė kish' ngjarė

mbretėronte Mavijeja

s'kish tė bėnte Fatimeja,

Imam Hysejni ish' vrarė,

Jezitit i vinte mbarė,

kishte mundurė Syfjani

edhe Shimri e Mervani,

kishin mundur Perėndinė

edhe Muhamet Alinė.

Po kjo nuk ish' e vėrtetė

ishte nj'e rreme ndė jetė

Imam Hysejni fitonte

dh'e vėrteta mbretėronte,

Imam Hysen' ish' nderuar,

Jeziti ishte shkretuar,

Hysejni mir nder pėr jetė,

Jeziti nėmėn e shkretė,

Hysejni kish Perėndinė

e Jeziti djallėzinė.

 

Pėr Hysejnė pėrgjėrohen

nė dashuri afrohen

edhe sonte njerėzija

qajnė pėr ngjarjet e tija.

Jeziti me gjithė shokė

nėmėnė kanė mbi kokė

dhe kėtu dhe nd'atė jetė

dhe ndaj Zotit tė Vėrtetė.

 

Kush do Muhamet-Alinė

edhe beson Perėndinė

do Hasan e Fatimenė

dhe qan pėr Imam Hysenė

nuk bėn jezitėrinė

djallėzinė e ligėsinė

se ata qė janė vrarė

e ranė dėshmimėtarė

ranė pėr njė tė vėrtetė

q'ajo na nderon nė jetė.

 

Armikėt e mallėkuar

s'e kishin kupėtuar

qė ata zotėrinjtė q'u vranė

e nderuan Qerbelanė.

Atje tek ra zoti ynė

edhe gjithė gjak e mbynė

vete edhe sot njerėzia

falet nėr kėmbėt tė tija.

O lule! Moj e vėrtetė!

Tė qofshim falė pėr jetė!

Zotėrinj ju keni vuar

Neve na kini nderuar.

 

O vėllezrė shqipėtarė!

Pa qasuni duke qarė

dhe mbani zi kėtė ditė

t'u xbresė nga Zoti dritė.

Pa kujtoni Qerbelanė

Gjithė zotėrinjtė t'anė!

 

Me tė lėnė kėtė jetė

Imami, zot i vėrtetė

Shpirt i math vate te Zoti

Tek kish' qenė edhe qė moti...


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
IT%=*

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė