Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XX - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XX - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XX nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XX - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XX - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/01/2018 19:47

Kangjelji XX

Fjetat in tė mbitura,

djelli i sqepur reshit,

pa oreks zemėr e gravet,

kur u roth njė shkuntuljim.

Kin ullinjėt tė mundurė,

shpit tė savurrosura,

ljen njerin tė voll e dheut.

Ljehemistin frushkuljit.

Gjintjes ce e skotisur

sillej e pėrpiqej mb'udh,

nd'at nat tė pabes

me proseksa vashėzėn,

at mesgollėzėn,

at kriekėshtenjėzėn.

Si mė shihet pjot ampi

llill ce zemėrat oreksen,

llill ce thot: "Mė ruani dritėn;

jeta se sholjarjet."

Bardhullore u me e pe.

Vajza: - I bardhė birė buljari,

se ti mė mer, ti ku mė qell?

Nėng jam u zonj e madhe

si bushtra e, jot kunat.

Trimi: - Skutari se thuhjet

me katund. Pėrtej malj

priftėra jan tė na martonjėn.

U me akull e prament,

ti mė ruan kaljivjen

e mė ljan tė veshurat,

vet pėr mua tė vetėmith.



Kėnga XX

Gjethet ishin si tė mpira,

dielli i fshehur resh,

zemr' e grave pa dėshirė,

kur, - ia dha njė shkundullim.

Ullinjtė e thyer,

shtėpitė e rrėzuara,

njerėzit i braktisėn

mėrisė sė dheut.

Ulėrinin egėrsirat.

Pėrmes gjindjes sė tmerruar,

qė sillej, pėrpiqej udhės,

asaj nate tė pabesė

kam diktuar vashėzėn,

vashėzėn meshollėzėn,

atė kryegėshtenjėzėn.

Si ai qė njė yll tė qetė

sheh e zemrėn ia ngroh,

yll qė thot: "Vėshtromėni dritėn,

bota nuk do tė shkallmohet",

bardhėllorė unė e pashė.

Vajza: - O i bardhė bir bujari,

nė mė merr, ku po mė shpie?

Unė s'jam njė zonjė e madhe

si mizorja jot kunatė.

Trimi: - Shkodra mė s'thuhet qytet;

pėrtej malit gjejmė priftėr

qė tė na martojnė.

Un' me shigjetė e parmendė,

ti kasollen tė mė ruash

edhe rrobat tė mė lash,

vetėm pėr mua tė vetmin.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
S`g.i

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė