Pashko Vasa - Parashtresa pėr kontin Zihi - 22 Tetor 1878
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pashko Vasa - Parashtresa pėr kontin Zihi - 22 Tetor 1878

Pjesė nga letra.

Pashko Vasa - Parashtresa pėr kontin Zihi - 22 Tetor 1878
Pashko Vasa - Parashtresa pėr kontin Zihi - 22 Tetor 1878
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/01/2018 19:57

Populli shqiptar ka qenė gjithėmon njė komb fund e krye luftar. Prejardhja e tij pellasgjike nuk mund tė mohohet kurrė. Ėshtė, edhe sot e kėsaj dite, ai qė ka qenė 40 shekuj mė parė, popull i pėrmendur nė kėngėt e Homerit. Nuk ka qytetrim tė pėrparuar, as zhvillim tė plotė. Nga mungesa e tokave pjellore tė mjaftueshme, u shtrėngua tė kufizohet nė jetė blegtoriale, duke u kėnaqur me pak dhe uke pasur si tė vetmen pasuri, pushkėn dhe traditat e veta. Malet, lirinė dhe kombėsinė, tri gjėra tek tė ilat i rri mendja gjithnjė, nuk do tė kishte mundur t'i ruante pa therori. Asbesimet fetare qė ka ndėrruar, as sundimet, qė ka provuar, nuk kanė mundur tė ndryshojnė mėnyrėn e tij tė jetesės. Ėshtė ngulur nė tė shkurėn e vet me tėrė fuqinė e karakterit, duke mbetur i lidhur ngushtl me tė, ndonėse kanė kaluar 40 shekuj mbi kokė tė tij.

[...] Kjo ndjenjė ėshtė burimi i Lidhjes Shqiptare. Ideja e krijimit tė kėsaj Lidhje nuk u frymėzua nga ndokush tjetėr; ajo lindi vetėvetiu [...] Ēdo krahinė ka dėrguar nė Prizren pėrfaqėsuesit e vet dhe kėta pėrfaqėsues nuk kanė qenė krerė apo njerzė me influencė. Folėn nė emėr tė popullit shqiptar, sepse ishin ata vetė populli dhe sepse shpirti i tyre e ndjeu thellė fyerjėn e rėndė qė po i bėhej kombėsisė shqiptare. Ata kishin nė vetvete njė shkėndijė qė indi marrėveshja e vetvetishme dhe instiktive, qė quhet "Lidhja e Prizrenit".

Pasi e zgjuan ndėrgjegjen kombėtare, pėrfaqėsuesit qė u mblodhen nė Prizren, u zhdukėn, hynė pėrsėri nė gjirin e popullit nga i cili kishin dalė [...]

Nuk e parashikoj dot fundin e kėsaj rruge, as fatin qė i ėshtė rezervuar kombit. Por ai fat, qė del prej kėtij tufani, ėshtė shqetėsim i madh i ndėrgjegjes sė popullit, ėshtė zėri i tij, qė proteston kundėr vendimit tė Kongresi tė Berlinit. Duke urdhėruar coptimin e tokave shqiptare, Kongresi nuk mori parasysh as aspiratat e popullit shqiptar.

Populli shqiptar e ndjen veten qė s'ėshtė i lumtur por, ka edhe ai tė drejtė tė jetė i lumtur, ashtu si kombet tjera. Zėri i shekujve thėrret prej sė largu qė tė shkojė drejt rrugės sė pėrparimit dhe kėtė zė ai e dėgjon; ndjen fuqinė qė ka dhe do tė dėshironte t'i bindej porosisė sė saj, por sa e sa vėshtėrsi ka hasur ai nė rrugėn e vet. [...] Me kėtė mėnyrė ai proteston, flet: "Dua tė jetoj, dua tė shkoj pėrpara, dua tė jem i luntur! Pėrse doni tė mė coptoni? Jam anėtar i familjes suaj. Mė ndihmoni tė futem nė shoqėrinė tuaj dhe tė marr pjesė me ju nė tė mirat e qytetėrimit. Kam njė shpirt dhe njė zemėr bujare, kam vullnet tė mirė; ...do tė shihni se si, i shpėtuar nga pengesat qė vėnė nė rrezikqėnien time, do tė shkoj pėrpara aq shpejt, sa edhe tė tjerėt". "Ja kjo ėshtė gjuha me tė cilėn fletė Lidhja e Shqiptare, ja dėshira bujare, qė buron nga krisma e pushkėve dhe nga zėri i popullit shqiptar, qė arrin nė veshėt e Evropės, por qė kjo nuk po e kupton dot. Duhet tė dėshprohet njeriu pėrball njerėzimit dhe natyrės, nė qoftė se ky zė i shqiptarit, plot dhimbje dhe vuajtje nuk dėgjohet prej pushteteve tė botės".

Mė 22 Tetor 1878, ambasadori Zihi, duke ia pėrcjellė Vjenės kėtė shkrim tė Vasės, i raportoi ministrit tė Jashtėm tė Austro-Hungarisė, kontit Andrash:

Ndėr personalitete, me tė cilėt unė i bisedoj mė shpesh se me tė gjithė tė tjerė ēėshtjet shqiptare, ėshtė mė i rėndėsishmi dhe qė kam pėrmendur edhe nė raportet tjera. Kur ai mė vizitoi para ca ditėe dhe filloi tė fliste sėrisht, kėsaj radhe me njė ngrohtėsi mė tė madhe, mbi gjendjen e shqiptarėve, unė e pyeta nėse ato qė i thotė mund t'i shkruante. Ai, me gatishmerinė mė tė madhe, mė premtoi dhe dje mė dorėzoi, lidhur mė kėtė, njė shkresė, e cila paraqet njė interes tepėr tė madh, prandaj po ia parashtroj Shkėlqesisė Suaj tė gjithė shkresėn nė fjalė, qė tė mos humbasė gjė nga origjinaliteti i saj.

...Parashtresa si duket nė frėngjisht (-H.Zh.)... Shėnim:

Mė duhet tė vėrej se kjo shkresė ishte hartuar nė gjuhėn shqipe dhe nuk e pėrktheu frėngjisht Vasa efendiu. Nė tė gjithė tekstin konstatohet njė rezervim i urtė, por ka pasazhe, tė cilat lejojnė tė shihet qartė tendenca e vėrtetė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
)e#l[

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.