Fyelli - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fyelli - Naim Frashėri

Vepra Fyelli nga Naim Frashėri.

Vepra Fyelli nga Naim Frashėri.
Vepra Fyelli nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 31/10/2017 23:09

Pa dėgjo fyellin ē'thotė

Tregon mėrgimet e shkreta,

Qahet nga e zeza botė

Me fjalė tė vėrteta.

 

Qė kur se mė kanė ndarė

Nga shok' e nga miqėsija,

Gra e burra kanė qarė

Nga ngashėrimet e mija!

 

Krahėrore e kam ēpuar

E kam bėre vrima vrima,

Dhe kam qar' e kam rėnkuar

Me mijėra psherėtima!

 

Dhe me botėn e gėzuar

Bėhem shok edhe marr pjesė,

Dhe me njerės tė helmuar

Bėnem mik me besa-besė.

 

Puna si do qė tė bjerė

Unė qanj me mallėngjime,

Mė ēdo vėnt e kur-do-herė

Psherėtin zėmėra ime!

 

Gjithė bota mė dėgjojnė

Po sė jashtėmi mė shohin,

Dėshirėn s'm'a kupėtojnė

Zjar' e brendėshmė s'm'a njohin.

 

Njerėzit me mua rrinė,

Unė qanj' e mallėngjehem,

Po dufn' e pshehtė s'm'a dinė

Andaj kurrė s'pėrdėllehem.

 

Gjith' ata qė janė ndarė

Fyellit shokė ju bėnė,

Shkallėt' e tij disa farė,

Na shkalluan mėndjen tėnė.

 

Rrėmet i njerėzisė!

Zėr' i fyellit s'ėsht' erė,

Ky ėsht' zjarr' i dashurisė

Qė i ra kallamit mjerė!

 

I ra qiellit e ndriti,

I ra zėmrėsė e nxehu,

I ra verės e buēiti,

I ra shpirtit, dhe e dehu.

 

I dha erė trėndafilit

I dha dritė bukurisė,

I dha kėngėtė bilbilit,

I dha shije gjithėsisė.

 

Ay zjar i ra nė qiej,

Edhe duke pėrvėluar,

U bėnė kaq yj e diej,

Qė i mba Zoti ndėr duar,

 

Nga ky zjar Zot' i vėrtetė,

Qė ka ngehur gjithėsinė,

Hoth njė shkėndijė nė jetė,

Dhe bėri soje njerinė.

 

More zjar i bekuar!

Unė me ty jam pėrzjerė,

Pa jam tretur e kulluar,

Po tė kam shpirt, mos mė lerė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,X%&1

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.