Letėrsia Islame.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Letėrsia Islame.

E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se letėrsia arabe dhe ajo Islame dallojnė dhe nuk duhet qė kėto tė dyja tė shihen dhe kuptohen si njė tėrėsi.

"Ali Baba" nga Maxfield Parrish.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/08/2017 21:36

Letėrsia arabe ėshtė letėrsia e cila ėshtė zhvilluar para ardhjes sė Islamit, gjatė dhe pas ardhjes, kurse letėrsia Islame ka filluar tė zhvillohet nga ardhja e Islamit e kėtej.

Ndikimi i Kur'anit mbi shpirtin e myslimanėve ishte aq i madh saqė mjedisi kulturor islam iu kthye botės sė letėrsisė si formė qendrore e tė shprehurit artistik, kudo qė u pėrhap Islami dhe u ndje ndikimi i Kur'anit.

Natyrisht gjuha dhe letėrsia arabe morėn tė parat vulėn e shpalljes Kur'anore, duke qenė se shpallja e kishte shndėrruar vetė arabishten, duke e bėrė mjetin e pėrshtatshėm pėr shprehjen e Fjalės sė Allahut. Arabėt kishin krijuar qė mė parė vepra madhore letrare nė trajtėn e poezisė pėrpara periudhės islame, nė epokėn e injorancės (el-xhhilijjeh), por ishte ndikimi i Kur'anit ai qė e shndėrroi kėtė letėrsi nė letėrsi islame. Qė nė kohėn e shokėve tė Profetit shohim njė kryevepėr tė tillė letrare si Nehxh ul-Belgha("Kulmi i Elokuencės") e 'Al+ ibn Eb+ Tlibit, qė pėrfshin disa nga ligjėratat dhe thėniet e tija, tė mbledhura nė formėn e tanishme nė shekullin e katėrt islam nga Sejjid Sher+f er-Rad+. Ky punim, qė shėnon njė nga kryeveprat e hershme tė literaturės fetare nė arabisht u pasua nga lutjet dhe pėrgjėrimet e nipit tė tij Zejn ul-'bid+n es-Sexhxhdit, Sah+fe es-sexhxhdija e tė cilit ėshtė quajtur nga shumė njerėz si "Psalmet e Familjes sė Profetit".

Gjatė periudhės sė hershme umejjade u shfaqėn gjithashtu njė sėrė poetėsh tė rėndėsishėm qė shkruanin nė arabisht, tė cilėt filluan tė pasqyronin gjithnjė e mė tepėr eposin e Islamit nė poemat e tyre. Poetė tė tillė si el-Farazdku dhe mė vonė el-Hallxhi shkruan poezi qartėsisht islame e jo vetėm arabe. Po kėshtu nė prozė, me shfaqjen e shkrimtarėve si el-Xhhizi, letėrsia arabe fitoi njė pėrmasė shumė tė dallueshme islame. Edhe nė tregime tė thjeshta si Njėmijė e Njė Netė, tė cilat i pėrkasin erės sė vonė 'abbside mund tė vėrehen shumė aspekte tė mėsimeve tė Islamit dhe jetės sė shoqėrisė islame, tė pasqyruara nga letėrsia. Kjo vepėr nė perėndim u pėrkthye nė shekullin e XVIII nga Antoine Galland. Vepra kishte ndikim tė madhė kėshtu qė shumė imitime u shkruan nė vendet perendimore e posaēėrisht nė Francė.

Ibn Tufail dhe Ibn al-Nafis ishin pionier tė novelave filozofike. Ibn Tufail shkroi novelėn e parė fiktive arabe titulluar Hayy ibn Yaqdhan (Philosophus Autodidactus) si pėrgjigje ndaj veprės sė al-Ghazaliut, Moskoherenca e filozofėve dhe pastaj Ibn al-Nafis shkroi veprėn Theologus Autodidactus si pėrgjigje ndaj Ibn Tufailit.

Pėrkthimi i parė i veprės sė Ibn Tufailit e qė u bė nė latinisht u realizua nė vitin 1671 nga Edward Pococke, kurse nė anglisht u pėrkthye nė vitin 1708 nga Simon Ockley. Kėto pėrkthime mė vonė inspiruan shkrimtarin Daniel Defoe qė tė shkruajė veprėn Robinson Crusoe. Philosophus Autodidactus gjithashtu inspiroi shkrimtarin Robert Boyle qė tė shkruaj novelėn filozofike Natyralisti ambicioz. Tregimi kishte ndikim tek shumė shkrimtarė tė tjerė dhe elementet dukshėm u dalluan nė veprat e tyre si tek Rousseau, Rudyard Kipling e tė tjerė.

Vepra e Dante Alighierit Komedia Hyjnore, qė konsiderohet epiku mė me vlerė nė letėrsinė italiane, nuk ėshtė asgjė mė shumė veē se njė shtjellim dhe pėrshtatje direkte ose indirekte nga punimet eshatologjike Islame: hadithi dhe Kitab al-Miraj (pėrkthyer nė latinisht nv vitin 1264 ose pak mė herėt se Liber Scale Machometi, "Libri i udhėtimit tė Muhammedit") duke marrė parasyshė udhėtimin e Muhammedit nė qiell dhe shkrimet shpirtėrore tė Ibn Arabit. Nė anėn tjetėr Murėt kishin ndikim tė konsiderueshėm tė shkrimtarėt si George Peele dhe William Shakespeare. Disa nga punimet e tyre kishin personazhe mure, si nė veprėn e Peeles Beteja e Alkazarit, ose veprat e Shekpsirit Shitėsi i Venedikut, Titus Andronicus, dhe Othello.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
fMM]c

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė