Serafina Topia & Skėnderbeu i Pafat (Analizė) - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Serafina Topia & Skėnderbeu i Pafat (Analizė) - Jeronim De Rada

Veprat kryesore poetike tė De Radės janė "Kėngėt e Milosaos", "Serafina Topia" dhe "Skėnderbeu i pafat".

Serafina Topia & Skėnderbeu i Pafat (Analizė) - Jeronim De Rada
Serafina Topia & Skėnderbeu i Pafat (Analizė) - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/01/2018 15:13

"Kėngėt e Milosaos" ishte njė poemė lirko-epike, ku frymėzimi i poetit ka qenė tepėr i kulluar dhe ėshtė arritur harmonia midis brendėsisė dhe formės.

"Serafina Topia" dhe "Skėnderbeu i pafat" janė poema me vėllim tė gjerė, tė cilave poeti u kushtoi pothuajse tėrė jetėn. Nė kėto vepra ėshtė forcuar epizmi dhe ėshtė rritur thellėsia e problematikės nė krahasim me krijimet e rinisė. Ideja patriotike qė ishte si njė rrymė e nėndheshme tek Milosaoja kėtu ka dalė nė plan tė parė.

Poeti ka synuar tė japė tabllo tė gjera tė kohės sė Skėnderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qė tė jepet kėshtu sa mė i plotė shekulli XV nė Shqipėri. Kėtu ėshtė forcuar edhe pėrpjekja pėr ngjyrim historik... Poeti shpreh frymėn heroike tė kohės nė mėnyrė madhėshtore te "Skėnderbeu i pafat", nėpėrmjet skenave tė heroizmit masiv dhe atij tė veēantė, siē janė skena e betejės sė Shkodrės, skena e vrasjes sė pashait turk nga Astriti, njė trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes sė Skėnderbeut me dy tartarėt.

Epoka e Skėnderbeut kėtu pasqyrohet nė pėrpjestime tė mėdha vigane. Nė veprimin e poemės marrin pjesė jo vetėm individė tė veēantė me veti tė jashtėzakonshme, po gjithė kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Kėto poema dallohen pėr shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, kėtu poeti i jep jetė njė galerie tė pasur personazhesh, midis tė cilėve spikatin Skėnderbeu, qė ėshtė i pranishėm nė tė dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemės, "Njė pasqyrė e jetės njerėzore" qė shfaqet edhe te "Skėnderbeu i pafat". Skėnderbeu mishėron idealin e udhėheqėsit -si ushtarak dhe burrė shteti,- por De Rada ndalet edhe nė anėn e tij thjeshtė njerėore tė tij.

Serafia Topia mishėron idealin e gruas shqiptare dhe njėkohėsisht idealin e njeriut tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme. Romatizmi i De Radės merr nė kėto poema ngjyra tė forta, heroikja ndėrthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ēėshtja e ēlirimit me luftė tė armatosur, problemi i bashkimit tė shqiptarėve, ēėshtja e udhėheqjes) nė kėto poema ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por shoqėrohet edhe nga njė larmi problemesh shoqėrore, morale dhe filozofike, siē janė: shfrytėzimi feudal, e drejta e njeriut pėr tė vendosur pėr fatin e vet, ēėshtja e sė mirės dhe sė keqes, e drejta e njeriut pėr lumturi. Kėto probleme mishėrohen te personazhe nga mė tė ndryshmet. Poeti shfaq njė thellėsi tė veēantė zhbirimi nė botėn e brendėshme tė krijesave tė veta. Veēanėrisht tė gjalla janė figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skėnderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Njė pasqyrė e jetės njerėzore".

"Skėnderbeu i pafat" shkrin elementė tė eposit me elementė tė poemės kombėtare-historike dhe tė poemės filozofike. "Njė pasqyrė e jetės njerėzore"ėshtė edhe ajo origjinale pėr nga lloji, shkrin llojin e poemės shoqėrore-psikologjike me llojin e poemės epiko-heroike.

Tė dyja poemat kanė marrė nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave tė kreshnikėve dhe pasurinė e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirė.



De Rada mbetet poeti qė hodhi themelet e letėrsisė me tė vėrtetė artistike arbėreshe, dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr tėrė letėrsinė kombėtare. Ai qe i pari qė ngriti nė art epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohėn e "Skėnderbeut". De Rada hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Ai ėshtė njėkohėsisht i pari qė ēeli traditėn e mbėshtėtjes sė letėrsisė arbėreshe nė poezinė popullore.

De Rada qe edhe lėvruesi i parė i poemės epiko-lirike, i novelės nė vargje dhe i poemės epike. Gjithashtu ai ka meritėn qė lėvroi deri diku poemėn shoqėrore, ndonėse nuk i kuptonte deri nė fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati pėr njerėzit e thjeshtė, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytėzimin, ka besim tė madh te njeriu dhe te mundėsitė e tij, megjithatė deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qė vende-vende ia dėmtojnė krijimtarinė nga ana ideore, madje edhe estetike.

Nė thelb vepra e De Radės i pėrket romantizmit pėrparimtar, njė romantizmi veēanėrisht origjinal, qė nuk i kėndon vetėm tė jashtėzakonshmes, por zbulon edhe poezinė e sė zakonshmes. De Rada ėshtė mjeshtėr i stilit tė pėrmbledhur dhe tepėr shprehės, i pėrdorimit tė figuracionit, qė dallohet pėr freski dhe ndikim tė fortė emocional. Gjuha me tė cilėn shprehet De Rada, ėshtė e pasur, por disi e errėt, Poeti pati njė ndikim tė madh nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė dhe njė ndikim mė tė vogėl te shkrimtarėt e tjerė tė Rilindjes.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
YS5XX

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė