Kėngėt e Milosaos - Kangjelji IX - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji IX - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji IX nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji IX - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji IX - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 21:03

Kangjelji IX

Endėr e ljig e c'ėndėrri trimi!

Dhjet dit vasha e bėn,

ndo ahjimaz, ndo te shpia,

mbahej me gjitoniet.

Trimi hipenej murxharin,

t'egėrin, tė tremburin,

Kroiri tė m'e potisen;

porsi ajo si kish zakon

me se vinej Kroiri,

pra m'i vate nd'ėndėrret.

Mbremanet, njė leg kopilje,

ka arat t'ardhura,

tė tries e t'et ganjunit

pjot gare u gapetin.

S'erth me to, por tir mbė shpi

vajza e mjelj shumė e dashur.

Ashtu bilj tė nėmurish,

pa veshur, pa ngrėn,

si tė ndajtur ka tė ljumet,

ka in zot se shohen mir,

besėn e kan mbi vethen.

Fjejti trimi i heljemuar,

nd'ėndėrr pa derėn e saj:

ndė njė gur e porsiljisur,

zgjith tė njė sarua rez

e m'e vej ndė prehėrit.

Ajo ngrejti sizit

e mė pa tė dashurin:

pruar e ulji kreithit

e mė shkundi rezjen

dhja se i goi ruhjet.



Kėnga IX

C'ėndėrr tė keqe pa trimi!

Dhjetė dit vajza e bėshme,

ndo nė arė e ndo nė shpi,

rrinte vetėm me gjitonet.

Trimi i paske hypur atit,

tė egrit, tė tmerrshmit,

te Kroi i Ri t'i jip ujė,

porse ajo, si e kish zakon,

s'vinte mė tė Kroi i Ri,

po m'i vate nė ėndėrret.

Mbremanet, njė varg me vasha,

tė ardhura prej arave,

nė tryeza e t'et tė cunit

plot hare u hapėn.

S'erdh me to, po tirr nė shpi

vajza e mjerė, kaq e dashur,

si bijtė e tė varfėrve,

tė paveshur, tė pangrėnė,

thuaj ndarė nga tė lumėt,

nga zotynė s'shohin mirė,

besėn e kanė mbi veten.

Trimi fjeti i helmuar,

nė ėndėrr pa derėn e saj:

te njė gur e nė shullė,

zgjidhte nga njė tufė reze

e m'i vij nė prehėr.

Ajo ngriti sytė

e me pa tė dashurin,

u pruar e uli kryet

e mė shkundi rezen,

thuajse pa njė tė huaj.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"6f7I

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.