Perspekti - Qytetėrimi islam - Sami Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Qytetėrimi islam - Sami Frashėri

Samiu nė vitin 1296 hixhrij / 1879 e botoi njėrėn nga veprt e tij mjaft tė rėndėsishme me tiull Medeniyeti islamiye (Qytetėrimi islam).

Qytetėrimi islam - Sami Frashėri
Qytetėrimi islam - Sami Frashėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 11:13, Ndryshuar: 05/01/2018 18:15

Samiu nė vitin 1296 hixhrij / 1879 e botoi njėrėn nga veprt e tij mjaft tė rėndėsishme me tiull Medeniyeti islamiye (Qytetėrimi islam), me 123 faqe, format xhepi. Botimi i dytė ishte mė 1302 hixhrij / 1885 nė "Cep Kutuphanesi" (Bibliotekėn e xhepit).

Samiu si njohės i mirė i kulturės islame, nxjerr nė shesh vlerėn e saj dhe vendin qė zė nė kulturėn botėrore, qė pjesėrisht mund tė shihet edhe nga paraqitja jonė e kėsaj vepre nė vazhdim:

Kapitulli I:

Samiu flet pėr njeriun, vendin, rolin dhe dallimin e tij nga bashkėsia e kafshėve.

Kapitulli II:

Autori hedh dritė nė njė ēėshtje interesante se qytetėrimi i tashėm evropian rrjedh nga merita e Islamit si ndėrmjetėsues mes kulturės greke dhe valorizues i saj.

Kapitulli III:

Kėtu Samiu polemizon me disa dijetarė evropianė, tė cilėt qytetėrimin islam e emėrtojnė si arab, qė ėshtė emėrtim i gabuar, sepse siē thotė nė kapitullin V, ai lindi me lindjen e fesė dhe u krijua nga shumė popuj muslimanė.

Kapitulli IV:

Autori shtron ballafaqimin e Islamit me kulturat e tjera, pėrkthimi dhe vlerėsimi i tyre etj.

Kapitulli VI:

Kėtu flitet pėr arabėt dhe daljen e tyre nė botė, zhvillimin e qendrave nė Damask, Bagdad, Isfahan, Samerkand, Buharė, Kordobė etj.

Kapitulli VII:

Samiu paraqet gjendjen e arabėve para Kur'anit, prirjen e tyre pėr poezi dhe astrologji.

Kapitulli VIII-IX:

Nė kėto dy kapituj Samiu bėn fjalė pėr gjendjen e shkencėtarėve, kujdesin e halifit Xhafer Mensurit ndaj shkencės dhe shkencėtarėve. Flitet pėr pėrkthimet nė gjuhėn arabe tė veprave tė Aristotelit, Hiprokratit, Galenit etj.

Kapitulli XII:

Deri sa Samiu kėtu bėn fjalė pėr anarkinė e muslimanėve.

Kapitulli XIII:

Flet pėr pėrpjekjet e fatimitėve pėr pėrparimin e diturisė.

Kapitulli XIV & XV:

Samiu vė nė pah veprat e qytetėrimit islam nė Marokė, Spanjė dhe fundin tragjik tė tyre.

Kapitulli XVI:

Kėtu Samiu paraqet anarkinė nė lindjen muslimane, rėnien totale tė Bagdadit nėn Mongolėt, tė cilėt nga ndikimi i Islamit, e pranuan atė.

Kapitulli XVII:

Tema e kapitullit XVI vazhdon tė trajtohet edhe kėtu, pėr tė shtuar se: "Popujt e lindjes dhe tė veriut e pranuan Islamin me forcėn e qytetėrimit".

Kapitulli XVIII (Shkencat e matematikės), XIX (Gjerografia), XX (Kontributi i pėrgjithshėm), XXI (Shkencat fizike), XXII (Botanika, farmaceutika), XXIII-XXIV (Mjekėsia)

Tregon qartė se muslimanėt kanė dhėnė kontribut tė madh dhe tė patejkalueshėm pėr studimet e mėtejme.

Kapitulli XXV-XXVI:

Bėn fjalė pėr filozofinė dhe kontributin e Farabiut, Ibni Sinait, Ibn Rushdiut, Gazaliut etj., filozofisė pėrgjithėsisht.

Kapitulli XXVII:

Bėn fjalė pėr ligjin dhe kodifikimin e tij.

Kapitulli XXVIII-XXIX:

Flet pėr letėrsinė, gramatikėn, sintaksėn, oratorinė, leksikografinė, ku pėrmedėn disa emra me rėndėsi. Samiu thekson se rima rrjedh nga poezia arabe etj.

Kapitulli XXXI-XXXII:

Samiu pohon se muslimanėt kanė dhėnė kontribut mė shumė se ēdo popull tjetėr nė botė kur ėshtė fjala pėr historinė. Pėrmend emrat si Ibn Haldunin, Makrizin etj.

Kapitulli XXXIII-XXXIV:

Samiu vė nė pah kontributin e muslimanėve nė sferat e ndryshme: nė punimin e tokės, nautikė, lidhjet tregtare me Kinėn, Indinė, pėr pėrparimin e kimisė, mineralogjisė, mekanikės etj. Flitet pėr zbulimin e letrės, busollės, barotit, pėr tė cilat Samiu thotė se janė zbulime muslimane.

Kapitulli i fundit, XXXV:

Ėshtė epilogu, ku Samiu bėn pėrmbledhjen e tė gjitha tė theksuarave.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
MfdOH

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė