Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VIII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VIII - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VIII nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VIII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VIII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 20:21

Kangjelji VIII

Mniz e verės bardhullore

biu njė re monosaqe

pėr ndė mest gurėvet:

kan garė te shtrushi ljumit.

Pa njė re, malji me bor

i buthėtonet njerėzet:

ata ljutėnjen te korrat.

Si thėllėza te foljea

u pushonj ndė kėt dimėr.

Ngrejti deg ulliri shkundur

e kopiljia me hje,

e garruam vėllezėret,

vetėmith kur u m'e dredh

parastėn ndė valljet.

Jeta e madhe, ce se qetet

ajravet e fjaljėvet,

atė e ka si njė ljinar,

gajdhi e sheljqerorit,

pa drit pėrjashta shpis.

Kur ngrehja paidhet

shegur, ljuc, ullishterjes,

sa monu frija

nd'era tundėnej vadhėzit.

U ljutja pėr hjen e mėmės

tė mė coja mbrėmanet

ndrishe zogj tė gjallis.

Shkonej vajza mespurtek,

shtija gur e llastimisej.

Pra ce u rit si me rempeu!

Noerit me bienith

sa t'e shoh e kurmi

me rodhet e se di tė frinj.

Dita ka diellin

ce e sbardhen para sivet;

porsa c'ill atė kopilje

ruan e mua ndė kėt mall?

Kur u dalj ndė Shurezet,

vucen mer e vjen te ljumi;

porsa mb'udh e trembėme

priret e mė ruan katund.

Ashtu ljulje e gapurez

njė tė hėn pjono gare,

t'enjėten bėnet e bardh,

di u ndė pat tė diellėn.



Kėnga VIII

Mu nė mes tė gurėve

mbiu njė re manushaqesh,

shenjė e pranverės sė bardhė;

me gazmend i vėnė vesh

zhurmėrimesė sė lumit.

Pa njė re mali me borė

u buthtohet njerėzve:

ata lutin pėr tė korra.

Kėtij dimri kam pushuar

si thėllėza te foleja.

Ngriti degt' ulliri i shkundur

edhe vashėza e bukur,

harruar vėllezėrve,

duket nė valle

vetėm kur unė e dredh.

Botė e madhe, qė s'qetohet

ernave dhe fjalėve,

atė e ka si llambadhe

qė hieshon shelqerorin,

po qė jashta shpis' nuk ndrin.

Kur i ngrija fshehur grackat,

qullur, ullishtave,

sa mezi qė merrja frymė

po t'i tundte era vadhet;

lutja pėr hirin e mėmės

qė tė zija mbrėmanet

plot me zoq tė gjallė.

Shkonte vasha mespurteke,

shtija gur e mė mallkonte.

Pra qė u rrit, - si mė rrėmbeu!

Kur e shoh, mė ikėn mendja,

dridhem e nuk marr dot frymė.

Dita ka diellin qė e zbardh

para syve tanė,

porse c'yll e ruan vashėn

edhe mua nė kėt mall?

Kur un' dal te Shureza,

vucen merr e vjen te lumi,

porse mb'udhė e trembur

kthehet e vėshtron katundin.

Luleja e celur

njė tė hėnė plot hare,

t'enjten, duke u bėrė e bardhė,

ku ta dish a e sheh tė dielėn.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
kL2,

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.