Neoliti: Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Neoliti: Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale.

Nga materialet e zbuluara nė vendbanimet neolitike tė vendit tonė del se bujqėsia pėrbėnte njė nga format kryesore tė prodhimit dhe sidomos tek ato bashkėsi primitive qė banonin nė toka pjellore, si p.sh. nė pellgun e Korēės, nė fushėn e Cakranit (Fier) etj.

Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale.
Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 16:04

Toka punohej cekėt me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma mė primitive e punimit tė tokės. Nė kėtė kohė mbillej gruri si dhe llojet e tjera tė drithėrave. Kėtė e tregojnė farėrat e karbonizuara tė zbuluara nė shtresat neolitike tė Podgories, tė Konispolit, tė Maliqit apo nė muret e banesave tė lyera me baltė tė pėrzier me byk drithėrash, siē i gjejmė nė vendbanimet mė tė hershme neolitike (Vashtėmi, Kolsh etj.).

Nė depozitimet neolitike tė vendit tonė, pėrzier me mbeturina tė ndryshme tė kulturės, janė zbuluar me shumicė dhe kocka bagėtish tė imėta dhe tė trasha, qė tregojnė se krahas bujqėsisė banorėt neolitikė merreshin edhe me blegtori. Prej bagėtive ata siguronin qumėshtin, mishin, leshin, lėkurėn etj. Njė pjesė tė kėtyre produkteve ata i siguronin dhe nėpėrmjet gjuetisė sė kafshėve tė egra, kockat dhe brirėt e tė cilave i ndeshim gjithashtu nė qendrat e banuara tė kėsaj kohe. Dreri ishte njė nga kafshėt e egra mė tė parapėlqyera tė gjahut, i cili pėrveē mishit dhe lėkurės, u siguronte bujqve primitivė edhe brirėt me tė cilėt bėnin vegla tė ndryshme bujqėsore, si shetėr, ēekanė etj., dhe qė i gjejmė tė pėrfaqėsuar mirė sidomos nė vendbanimin e Dunavecit e tė Maliqit. Po kėtu janė zbuluar edhe shumė pesha rrjetash, gropa etj., qė dėshmojnė se njė formė tjetėr e sigurimit tė ushqimit tė banorėve neolitikė tė Dunavecit e tė Maliqit ishte dhe peshkimi.

Banorėt neolitikė tė vendit tonė dinin gjithashtu tė tirrnin fijen dhe tė endnin prej saj rroba me anė tė vegjės primitive vertikale. Kėtė e tregojnė rrotullat e boshtit dhe peshat pėr tėrheqjen e fijes nė vegjė, tė zbuluara nė Maliq e gjetkė. Qė nė etapėn mė tė hershme tė neolitit shfaqen dhe enėt prej balte tė pjekur, qė pėrbėjnė si kudo gjetjet mė tė shumta e mė tė rėndėsishme nė vendbanimet e kėsaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqėsore, ishte i lidhur me punėn e gruas. Ēdo bashkėsi neolitike i pėrgatiste vetė enėt sipas nevojave tė saj. Ato punoheshin me dorė nė forma e madhėsi tė ndryshme, me faqe tė trasha ose tė holla, me ose pa zbukurime sipas qėllimit tė tyre praktik.

Zhvillimi i madh, pėr atė kohė, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet nė shtimin e llojeve tė veglave tė punės dhe nė pėrmirėsimin teknik tė punimit tė tyre, nė zhvillimin e formave tė tilla tė ekonomisė, siē ishin bujqėsia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe nė organizimin shoqėror, qė u pasqyrua nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė strukturės gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qė nė paleolitin e lartė dhe e zhvilluar dalėngadalė gjatė mezolitit arrin tani fazėn e lulėzimit tė saj. Nė fushėn ekonomike kjo fazė e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqėsisė primitive, e cila duke qenė punė e gruas, i jepte asaj njė vend me rėndėsi nė prodhimin shoqėror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dėshmon se ajo kishte njė pozitė parėsore nė gjini. Martesa me grupe, karakteristike pėr periudhėn e hershme tė matriarkatit, zėvendėsohet tani nė periudhėn e lulėzimit tė saj me njė formė tė re mė tė pėrsosur, me martesėn me ēifte.

Gjatė gjithė kohės sė neolitit, gjinia mbetet e vetmja njėsi shoqėrore dhe ekonomike nė bashkėsinė primitive. Nė kėtė gjini kishte jo vetėm bashkėsi familjesh me ēifte, por edhe njė organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e pėrbashkėt i shpinte njerėzit nė pronėn e pėrbashkėt mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

Ndėrmjet gjinive, qė jetonin nė afėrsi tė njėra-tjetrės, u vendosėn gjatė kėsaj periudhe marrėdhėnie tė tilla ekonomike e shoqėrore qė shpunė nė formimin e bashkėsive fisnore. Midis kėtyre njėsive tė mėdha fisnore fqinje ose mė tė largėta, ekzistonin marrėdhėnie kėmbimi. Nė vendbanimet tona neolitike janė ndeshur sende tė sjella nga krahina tė largėta, siē janė p.sh., importet e poēerisė diminiane tė Thesalisė nė depozitimet e vendbanimit tė Cakranit apo tė Kamnikut etj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
51KhC

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė