Perspekti - Historia dhe luftėrat Ilire.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia dhe luftėrat Ilire.

Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.

Njė ushtar Ilir nė njė pllakė bronzi.
Njė ushtar Ilir nė njė pllakė bronzi.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 11:26, Ndryshuar: 26/05/2017 18:29

Riforcimi i Mbretėrisė Ilire (251-230 p.e.s)

Nė mesin e shek. III p.e.s nė krye tė mbretėrisė Ilire dolėn Ardianėt. Aristokracia skllavopronare Ardiane, e cila kishte krijuar njė organizim tė mirė ushtarak, nė vitin 251 p.e.s mori nė dorė pushtetin dhe pėrfaqėsuesi i saj u bė Pleurati. Kėshtu, nė fuqi erdhi dinastia Ardiane, qė sundoi pėr mė tepėr se 80 vjet, me kryeqytet Shkodrėn. Nė luftė me Keltėt, Ardianėt arritėn t'i dėbonin ata pėrtej lumit Narona, kurse nė jug arritėn tė rrėzonin mbretėritė e vjetra tė Enkelejve e tė Taulantėve, duke e shtrirė pushtetin e tyre nė tėrė Ilirinė e Jugut.

Pas vdekjes sė Peluratit nė vitin 250 p.e.s erdhi nė fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi pėr 20 vjet. Gjatė sundimit tė Agronit shteti Ilir bėri hapa tė mėdhenj pėrpara nė fushėn ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua njė ushtri e fortė dhe njė flotė e fuqishme, u forcua pushteti qėndror nė dėm tė autonomisė lokale: U rivendosėn kufinjtė e mėparshėm qė nga Vjosa deri nė Narona, me pėrjashtim tė tri kolonive bregdetare: Dyrrahut, Apolonisė dhe Isės. Mbretėria Ilire u bė njė shtet i fortė dhe njė fuqi detare. Lundrimi nė Adriatik u fut nėn kontrollin e flotės Ilire. Me vdekjen e Agronit nė krye tė shtetit erdhi gruaja e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politikėn e jashtme tė shtetit Ilir. Duke mbajtur aleancėn me Maqedoninė, Teuta nė vitin 230 para erės sė re nisi kundėr Epirit ushtrinė dhe flotėn Ilire. Ekspedita pėrfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri nė varėsinė e Mbretėrisė Ilire.

Nė vitin 229 para erės sė re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqėnėse Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota Ilire nėn komandėn e Dhimitėr Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi flotėn Greke, e pushtoi atė. Kėto fitore e bėnė Mbretėrinė Ilire njė nga fuqitė mė tė mėdha tė pellgut tė Mesdheut.

Lufta e Parė Iliro-Romake (229-228 p.e.s

Rritja e fuqizimi i Mbretėrisė Ilire vuri nė shqetėsim jo vetėm shtetet e Greqisė por dhe Republikėn e Romės, e cila synonte tė sundonte nė detin Adriatik. Nė vjeshtėn e vitit 229 para erės sė re Roma filloi luftėn kundėr Mbretėrisė Ilire.

Fati i luftės me Romėn nuk u pėrcaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobėsitė e brendshme tė shtetit Ilir. Qytetet e mėdha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa tė cilat pėrmbanin mbėshtetjen kryesore tė mbrojtjes u bashkuan me romakėt. Njėri nga komandatet e Teutės, Dhimitėr Fari tradhėtoi dhe ia dorėzoi armikut flotėn Ilire dhe ishullin e Korkyrės. Nė kėto kushte Teuta u detyrua tė nėnshkruante paqen me Romėn.

Kushtet e paqes sė vitit 228 para erės sė re qenė tė rėnda pėr Mbretėrinė Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakėve njė taksė, tė hiqte dorė nga pjesa mė e madhe e Ilirisė dhe tė mos lundronte nė jug tė Lisit me mė shumė se dy anije. Kėshtu Mbretėria Ilire u reduktua nė njė shtet tė vogėl nė veri tė Lisit.

Lufta e Dytė Iliro-Romake (219-219 p.e.s)

Pas nėnshkrimit tė paqes u duk sikur nė Iliri qe vendosur plotėsisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojnė se as Ilirėt, as fqinjėt e tyre, Maqedonėt nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Nė vitet qė pasuan, Dhimitėr Fari u bė mėkėmbės i Mbretėrisė Ilire nė vend tė Teutės e cila ishte larguar nga froni.

Dhimitėr Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithė Mbretėrinė Ilire dhe ndėrmori njė politikė tė pavarur nga Roma; ai lidhi aleancė me Maqedoninė, mėkėmbi ushtrinė, ndėrtoi njė flotė tė fuqishme dhe u bė njė kundėrshtar i ri pėr Romėn.

Roma nuk mund ta lejonte kėtė fuqizim tė ri tė Mbretėrisė Ilire dhe mė 219 para erės sė re i shpalli luftė. Edhe kėtė herė Ilirėt vuanin nga pėrēarjet e brendshme. Njė pjesė e aristokracisė skllavopronare me nė krye Skerdilaidin, kaloi nė anėn e romakėve. Mė 218 para erės sė re pas dy betejave shumė tė ashpra, njėra nė Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe tė tjera ne ishullin e Farit (Dalmacinė Jugore), Dhimitėr Fari u mund dhe u largua pėr nė Maqedoni. Nė kėto kushte Roma e cila kishte shqetėsimet e saj tė brendshme lidhi me tė shpejtė njė marrėveshje me Skerdilaidin i cili u bė sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romės disa taksa.

Lufta e Tretė Iliro-Romake (170-167 p.e.s)

Pas luftės qė pėrfundoi me fitoren e Romės, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo bėri qė forcat antiromake nė Iliri tė zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithė pėrpjekjet qė bėri, nuk qe nė gjendje tė ēlirohej nga vartėsia e Romės.

Hipja nė fron e Gentit mė 181 p.e.s shėnon njė etapė tė re pėr shtetin Ilir. Ai u pėrpoq shumė pėr forcimin ekonomik e politik tė shtetit Ilir. Ai synoi tė vendoste njė sistem monetar tė pėrbashket pėr gjithė mbretėrinė. Ndėr masat qė mori, pėrqėndroi pushtetin nė duart e tij, forcoi ushtrinė dhe flotėn, lidhi miqėsi me shtetet fqinje dhe me Maqedoniėe, kundershtaren e re ėe Romės nė Ballkan. Me fillimin e luftės ndėrmjet Romės e Maqedonisė nė vitin 171 para erės sė re Ilirėt u rreshtuan nė aleancėn tripalėshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

Flota Ilire filloi veprimet luftarake nė det po nuk arriti dot tė pengonte romakėt tė cilėt nė vitin 168 para erės sė re zbarkuan me ushtri tė shumta nė brigjet e Ilirisė. Romakėt i pėrqėndruan ushtritė e tyre nė Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rėndėsishme gjatė rrugės dhe u gjenden para mureve tė Shkodrės. Nė vend qė forcat ilire tė qėndronin brenda mureve tė qytetit, Genti e nxorri ushtrinė e vet nga kėshtjella dhe i sulmoi romakėt nė fushė tė hapur, pikėrisht aty ku kėrkonte armiku. Ndeshja pėrfundoi me thyerjen e plotė tė ushtrisė Ilire. Genti u dorėzua rob me gjithė familjen dhe u dėrgua si rob nė Romė. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).

Pas fitores mbi Shkodrėn, romakėt iu drejtuan Maqedonisė e cila gjithashtu pėsoi disfatė. Njė vit mė vonė mė 167 para erės sė re, romakėt pushtuan dhe Epirin.

Pas mbarimit tė Luftės sė tretė Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copėtua dhe u shkatėrrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plaēkitėn dhe u rrėnuan. Pėr Ilirėt dhe Epirotėt filloi njė periudhė e gjatė e sundimit romak e cila vazhdoi dhe pėr mė tepėr se pesė shekuj e gjysėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
1X"a\

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė