Gjurmė tė kohės sė bronzit. Vendbanimet.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Gjurmė tė kohės sė bronzit. Vendbanimet.

Epoka e bronzit nė Shqipėri pėrfshin mijėvjeēarin e tretė dhe gjithė mijėvjeēarin e dytė p.e.sonė, e deri nė fundin e shek.XII p.e.r.

Ne epokėn e Bronzit njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura.
Ne epokėn e Bronzit njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 16:13

Epoka e bronzit njihet prej tė dhėnave tė fituara nga shtresat e kulturės sė bronzit nė vendbanimet e Maliqit, tė Trenit e tė Sovijanit nė pellgun e Korēės, nga shtresa e parė e vendbanimit tė Gajtanit nė afėrsi tė Shkodrės, nga gjetjet nė shpellėn e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherės e kalaja e Kalivosė nė rrethin e Sarandės. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare nė Mat, nė Kukės, nė Barē (Korēė), nė Pazhok (Elbasan), nė Divjakė (Lushnjė), nė Patos (Fier), nė Vajzė e Dukat (Vlorė), nė Piskovė (Pėrmet), nga tumat nė luginėn e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandė) e nga depo e gjetje tė rastit tė zbuluara buzė liqeneve tė Shkodrės, tė Pogradecit, tė Prespės etj.

Kėto tė dhėna dėshmojnė se territori i Shqipėrisė gjatė kėsaj epoke ka qenė i populluar gjerėsisht, qė nga zonat e tij tė ulėta fushore e deri nė krahinat e brendshme dhe tė vėshtira malore. Njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura. Nė njė masė mė tė kufizuar janė shfrytėzuar dhe shpellat, ashtu siē kanė vazhduar tė jenė nė pėrdorim edhe palafitet, siē tregojnė gėrmimet e viteve tė fundit nė vendbanimin palafit tė Sovijanit. Nga fundi i kėsaj epoke lindin edhe vendbanimet e para tė fortifikuara, tė cilat rrethohen me mure gurėsh tė palatuar e tė lidhur nė tė thatė apo me ledhe e hunj. Njė pjesė e mirė e vendbanimeve tė kėtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margėlliēit (Fier) etj., qė do tė marrin zhvillim tė plotė dhe do tė bėhen karakteristike pėr epokėn pasuese, atė tė hekurit, e kanė origjinėn e vet nė kėtė periudhė.

Banesat kanė qenė kasolle, qė ndėrtoheshin me lėndė drusore, kallama e kashtė. Ato janė njėkthinėshe zakonisht me planimetri katėrkėndėshe, por duket se ka qenė nė pėrdorim edhe tipi me bazė tė rrumbullakėt e trup konik. Dyshemetė kanė qenė tė shtruara me baltė tė ngjeshur e tė rrahur, kurse muret tė thurura me thupra e tė lyera me baltė tė pėrzier me byk. Nė mes kishin nga njė vatėr tė rrumbullakėt; ka raste kur kėtė e gjejmė tė vendosur anash nė formėn e njė korite qė nuk njihet nė banesat neolitike. Vlen tė pėrmendim njė kompleks banesash tė bronzit tė vonė tė zbuluara nė kalanė e Badherės, tė cilat kanė formė katėrkėndėshe ose rrethore tė ndėrtuara me njė xokolaturė gurėsh, mbi tė cilėn ngriheshin paretet dhe ēatia prej materiali tė lehtė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
WDIBX

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė