Perspekti - Pyetjet mė tė shpeshta mbi Procesin e Prokurimit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pyetjet mė tė shpeshta mbi Procesin e Prokurimit

Prespekti sjell njė koleksion me pyetjet mė tė shpeshta dhe mė tė rėndėsishme qė lidhen me Prokurimet Publike.

Pyetjet mė tė shpeshta mbi procesin e prokurimit
Pyetjet mė tė shpeshta mbi procesin e prokurimit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/10/2017 12:30, Ndryshuar: 11/10/2017 19:38

1. Kush janė palėt nė njė procedurė prokurimi?

Qė tė zhvillohet realisht kjo procedurė, duhet qė tė marrin pjesė dy palėt e njė procesi prokurimi, qė janė:

1. Autoriteti Kontraktor qė ka nė dispozicion fondet publike qė do tė prokurohen dhe do tė lidhė njė kontratė publike;

.2 Operatorėt Ekonomikė qė ofrojnė nė treg sipėrmarrjen e njė ose disa punėve, furnizimin me mallra ose shėrbime.

2. Kush konsiderohet fond publik ?

Duke qenė se institucionet publike nė Shqipėri mund tė marrin fonde nga burime tė tjera, pėrveē buxhetit tė shtetit, nė ligjin pėr prokurimin publik ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė tė qartė se cilat prej kėtyre fondeve duhen prokuruar dhe konkretisht janė:

1. Ēdo vlerė monetare e Buxhetit tė Shtetit, e pėrcaktuar pėr pėrdorim nė prokurimet publike;

2. Ēdo vlerė monetare e buxhetit vendor, e pėrcaktuar pėr pėrdorim nė prokurimet publike;

3. Fonde ndihmė ose kredi, tė dhėna nga donatorė tė huaj, sipas njė marrėveshjeje ndėrkombėtare, tė cilat kėrkojnė/ pranojnė vetėm zbatimin e procedurave tė prokurimit publik sipas legjislacionit shqiptar;

4. Tė ardhura nga shteti, ndėrmarrjet lokale, shoqėritė tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotėron shumicėn e aksioneve ose tė kapitalit.

3. A duhet tė shpenzohen nėpėrmjet procedurave tė prokurimit tė gjitha fondet publike tė njė institucioni?

Jo tė gjitha fondet e njė institucioni, quajtur ndryshe pėr efekt tė ligjit tė prokurimit, autoriteti kontraktor, shpenzohen nėpėrmjet procedurave tė prokurimit. Kėtu mund tė pėrmendim nga fondet e pagave tė punonjėsve tė institucionit deri nė fondet pėr marrjen me qira tė objekteve, blerjen e tyre, reklamat etj. Ēdo AK duhet tė identifikojė me kujdes nevojėn e tij pėr mall, shėrbim apo punė dhe tė analizojė me kujdes nėse pėrmbushen kushtet e ligjit pėr prokurimin publik pėr tė filluar dhe realizuar njė procedurė prokurimi.

AK duhet ti referohet nė ēdo rast, LPP-sė, nenit 3, pika 4 "Pėrkufizimi i fondeve publike" dhe nenit 4 "Fusha e zbatimit", pėr tė arritur nė pėrfundimin nėse fondi publik qė kėrkojnė tė shpenzojnė ėshtė objekt i kėtij ligji apo jo. Kėto janė pikat kryesore tė referimit, por jo tė vetmet, pasi qė tė pėrdoren nėpėrmjet kėtij ligji, fondet publike duhet tė pėrmbushin kushtet qė parashikohen kėtu, nė rast tė kundėrt AK duhet t'i referohet akteve tė tjera ligjore e nėnligjore.

4. Nėse njė mall, shėrbim ose punė ofrohet nga njė institucion shtetėror a ka nevojė tė kryhet procedurė prokurimi?

Jo, procedurat e prokurimit, tė parashikuara nga ligji i prokurimit publik nė fuqi, nuk zbatohen pėr kontratat e shėrbimit publik, tė lidhura nga njė autoritet kontraktor me njė autoritet tjetėr kontraktor ose bashkim autoritetesh kontraktore, bazuar nė njė tė drejtė ekskluzive, qė ata gėzojnė sipas legjislacionit nė fuqi. Pra nėse njė AK ka nevojė pėr njė mall, shėrbim ose punė qė ofrohet nga njė AK tjetėr, mjafton tė lidhė njė kontratė me kėtė AK.

5. Ēdo tė thotė pėrgjegjėsi e autoritetit kontraktor nė pėrdorimin e fondeve publike?

Pėrgjegjėsia e AK pėr pėrdorimin e fondeve, fillon qė me planifikimin e nevojave pėr mallra, punė apo shėrbime. AK duhet tė analizojė me kujdes nevojat e tij pėr sasinė e mallrave, punėve dhe shėrbimeve, nė mėnyrė qė ato tė pėrmbushin, nė njė afat sa mė tė gjatė tė mundshėm nevojat e tij dhe tė ketė vizion gjatė planifikimit tė tyre. Element i rėndėsishėm ėshtė dhe pėrllogaritja e vlerės sė kontratės. AK duhet tė analizojė me kujdes tė gjitha opsionet qė pėrkufizohen nė VKM nr.1, Datė 10.01.2007, "Pėr rregullat e prokurimit publik", i ndryshuar, pika 2 e Kreut II, pėr tė bėrė pėrllogaritjen e vlerės sė kontratės. Nė pėrllogaritjen e kėsaj vlere AK duhet tė ketė gjithmonė synimin e pėrdorimit ekonomik tė fondeve.

Ai duhet tė evitojė me ēdo kusht rritjen fiktive tė vlerės sė kontratės, pėr tiu afruar sa mė shumė vlerės reale tė saj, ashtu sikurse duhet tė ketė kujdes qė pėrllogaritja tė mos jetė njė vlerė mė e vogėl, gjė e cila do tė ēojė nė dėshtimin e procedurave. Mė pas AK duhet tė vazhdojė me pėrzgjedhjen e procedurės sė prokurimit duke iu referuar kufijve monetarė tė pėrcaktuar nė VKM dhe vendosjen e kėrkesave ligjore e atyre teknike nė pėrputhje me ligjin, duke favorizuar konkurrencėn dhe transparencėn. Ndjekja e procedurave ligjore dhe transparente tė prokurimit, tė cilat finalizohen me nėnshkrimin e kontratės dhe zbatimin e saj, janė faza shumė tė rėndėsishme nė pėrdorimin e fondeve publike.

6. Si pėrllogaritet vlera e njė kontrate publike nė momentin e shpalljes sė njė procedure prokurimi?

Pėrcaktimi i vlerės sė njė kontrate publike bazohet nė shumėn e plotė tė pagueshme pa TVSH, tė pėrllogaritur nga AK nė ēastin e botimit tė njoftimit tė kontratės. Me qėllim pėrzgjedhjen e procedurės sė duhur, njė AK pėrpara se tė zgjedhė procedurėn pėrkatėse, nė bazė tė kriterit tė kufijve monetarė, duhet qė fillimisht tė zbresė nga fondi nė dispozicion, shumėn pėrkatėse tė TVSH-sė dhe mė pas tė kategorizojė procedurėn e prokurimit, respektivisht nė prokurim me vlerė tė vogėl, procedurė nėn kufirin e ulėt monetar, procedurė mbi kufirin e ulėt monetar, apo procedurė mbi kufirin e lartė monetar. Edhe nė regjistrat e parashikimit dhe realizimit duhet tė pasqyrohen tė dhėnat pėr vlerėn e kontratės pa TVSH, ndėrkohė qė TVSH-ja llogaritet si zė mė vete. Megjithatė, duke qenė se procedura e hapur ėshtė procedura e preferuar nė prokurime, AK mund ta pėrdorė atė nė ēdo rast pavarėsisht vlerės sė kontratės.

7 Vlera e sigurimit tė ofertės, nė masėn 2% tė vlerės sė kontratės sė prokurimit, ėshtė me TVSH apo pa TVSH?

Nga momenti i shpalljes sė njoftimit tė kontratės deri nė momentin e shpalljes sė njoftimit tė fituesit, ēdo vlerė monetare, qoftė ajo e shpallur nga AK (fondi limit p.sh.), qoftė ajo qė i kėrkohet operatorėve ekonomikė (ofertat ekonomike dhe sigurimi i ofertės), janė tė zhveshura nga vlera e TVSH-sė.

8. Mund tė blejė i njėjti autoritet kontraktor gjatė njė viti buxhetor mė shumė se njė herė tė njėjtėn punė, shėrbim apo mall?

Pėrgjigja ėshtė po! Por AK duhet tė ketė kujdes qė tė mos ndodhet nė asnjė rast nė kushtet e copėzimit tė fondit. AK duhet tė planifikojė qė nė fillim tė vitit buxhetor nevojat dhe tė realizojė procedura normale prokurimi. Rastet e blerjes sė tė njėjtit mall, shėrbim apo punė, mė shumė se njė herė gjatė njė viti, nuk pėrbėjnė rregullin, por janė raste tė veēanta qė mund tė ndodhin vetėm kur AK-sė i lind nevoja pėr kėtė mall, shėrbim ose punė, pėr arsye qė nuk mund tė parashikoheshin nė kohėn e planifikimit tė procedurave.

9. Cilat duhet tė jenė kualifikimet e anėtarėve tė njėsisė sė prokurimit? A duhet tė ketė patjetėr ekonomist nė njėsinė e prokurimit?

Nė bazė tė legjislacionit tė prokurimit, anėtarėt e njėsisė sė prokurimit tė njė AK-je, duhet tė jenė tė paktėn 3 (tre) persona me arsim tė lartė, dhe njėri prej tyre duhet tė jetė jurist. Legjislacioni i prokurimit nuk pėrcakton se ēfarė profesioni/kualifikimi duhet tė kenė 2 (dy) anėtarėt e tjerė, por pėrcakton se e gjithė njėsia e prokurimit duhet tė trajnohet tė paktėn njėherė nė vit pėr ēėshtjet e prokurimit publik. Pra, sipas legjislacionit nuk ka rėndėsi se ēfarė profesioni/ kualifikimi duhet tė kenė 2 (dy) anėtarėt e tjerė tė prokurimit, e rėndėsishme ėshtė qė ata tė njohin mirė legjislacionin e prokurimit.

10. A ėshtė juristi personi kryesor pėrgjegjės, nė njė njėsi prokurimi?

Jo, nė legjislacionin e prokurimit, nė asnjė moment, nuk pėrcaktohet shprehimisht se juristi ėshtė personi kryesor pėrgjegjės pėr veprimtarinė e njė njėsie prokurimi. Madje njėsia e prokurimit ėshtė i vetmi grup pune, pėr tė cilin legjislacioni nuk parashikon qė tė ketė kryetar. Pra njėsia e prokurimit ėshtė konceptuar nga legjislacioni si njė grup qė vepron si njė i vetėm dhe pėrfaqėsohet si njė i vetėm (nė grup), dhe jo nga njė prej anėtarėve tė tij. Fakti qė nė rregullat e prokurimit publik, parashikohet shprehimisht qė njė nga anėtarėt e njėsisė duhet tė jetė patjetėr jurist, shpjegohet me nevojėn e njė profesionisti pėr mirėkuptimin dhe mirėinterpretimin ligjor tė rregullave tė prokurimit publik, me qėllim mirėzbatimin e tyre.

11. Si duhet tė veprojė njė autoritet kontraktor nė rastet kur nuk ka staf tė mjaftueshėm pėr krijimin e njėsisė sė prokurimit?

Nė rastet kur njė AK nuk ka staf tė mjaftueshėm pėr krijimin e njė njėsie prokurimi, atėherė titullari i autoritetit kontraktor, nė fillim tė vitit, mund tua ngarkojė (me njė urdhėr tė veēantė) detyrėn e njėsisė sė prokurimit nėpunėsve tė sektorėve tė tjerė. Nė rastet kur edhe kjo mundėsi nuk gjen dot zbatim (pėr shkak tė numrit shumė tė vogėl tė stafit qė mund tė ketė njė AK), atėherė kjo e fundit mund tė krijojė njė njėsi tė pėrbashkėt prokurimi me njė apo mė shumė autoritete kontraktore tė tjera.

12. Cilat duhet tė jenė kualifikimet e anėtarėve tė KVO-sė?

Nė legjislacionin e prokurimit publik nuk pėrcaktohen shprehimisht kualifikimet qė duhet tė kenė anėtarėt e KVO-sė. Sipas rregullave tė prokurimit, KVO-ja ėshtė e pėrbėrė nga tė paktėn 3 (tre) persona, (KVO-ja mund tė jetė e pėrbėrė dhe nga mė shumė se 3 (tre) persona, por ky numėr duhet tė jetė gjithmonė tek si p.sh. 5(pesė), 7 (shtatė) etj), tė cilėt duhet tė jenė specialistė tė fushės. Ky parashikim ėshtė i shpjegueshėm me faktin qė anėtarėt e KVO-sė janė tė ndryshueshėm nė varėsi tė objektit tė procedurės sė prokurimit dhe janė pėrgjegjės vetėm pėr shqyrtimin e ofertave, dhe pėr kėtė arsye mjafton qė ata tė jenė specialistė pėr objektin e procedurės sė prokurimit nė fjalė.

13. Cilat duhet tė jenė kualifikimet e anėtarėve tė Komisionit tė Prokurimit me Vlerė tė Vogėl? Duhet tė ketė detyrimisht njė jurist nė pėrbėrje tė tij?

Nuk ka asnjė pėrcaktim se ēfarė kualifikimi duhet tė kenė anėtarėt e Komisionit tė Prokurimit me Vlera tė Vogla. Sipas rregullave tė prokurimit, nė fillim tė vitit kalendarik, titullari i autoritetit kontraktor ngre njė komision tė veēantė, tė pėrbėrė prej 3 anėtarėsh, nga tė cilėt njėri ėshtė kryetar, ose autorizon njėsinė e prokurimit, pėr tė zbatuar kėtė procedurė. Fakti qė njėsia e prokurimit, mund tė shėrbejė dhe si Komision i Prokurimit me Vlera tė Vogla, do tė thotė qė edhe kur ngrihet njė komision i posaēėm pėr kėtė qėllim, ashtu sikurse dhe tek njėsia e prokurimit, nuk kanė rėndėsi kualifikimet e anėtarėve, por njohja e mirė e legjislacionit tė prokurimit. Megjithatė edhe pse njėsia e prokurimit mund tė shėrbejė si komision i prokurimit me vlera tė vogla, midis tyre ka dy dallime kryesore: komisioni i prokurimit me vlera tė vogla duhet tė ketė njė kryetar dhe nuk ėshtė e detyrueshme qė tė ketė nė pėrbėrje tė tij patjetėr njė jurist.

14. Cili ėshtė roli i titullarit tė autoritetit kontraktor nė njė procedurė prokurimi?

Titullari i njė autoritetit kontraktor, ose personi i autorizuar prej tij (qė zakonisht ėshtė zėvendės titullari), nuk kanė asnjė rol nė pėrmbajtjen e njė procedure prokurimi, qė do tė thotė qė nuk kanė kompetencė apo tė drejtė vendimmarrje nė hartimin e dokumentave tė tenderit, as kompetenca pėr shqyrtimin e ofertave dhe as kompetencė pėr pėrzgjedhjen e fituesit. Konkretisht kompetencat e titullarit ose personit tė autorizuar prej tij nė njė AK janė

- Ngritja e njėsisė sė prokurimit, e komisionit tė prokurimit me vlera tė vogla, e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe komisionit tė shqyrtimit tė ankesave, nėse do ketė tė tilla;

- Nxjerrja e urdhrit tė prokurimit;

- Pėrcjellja pėr botim e njoftimit tė kontratės dhe tė dokumenteve tė tenderit, nė rastin e procedurave tė prokurimit qė zhvillohen nė formė shkresore;

- T'i komunikojė me shkrim njėsisė sė prokurimit pėr ankesat apo kėrkesat pėr sqarim qė mund tė kenė operatorėt ekonomikė, mbi dokumentat e tenderit;

- Miratimi i njė raporti pėrmbledhės pėr procedurėn e prokurimit.

15. Nėse gjatė procesit tė hapjes dhe vlerėsimit tė ofertave tė paraqitura nė njė procedurė prokurimi, njėsia (njė nga anėtarėt e saj ose tė gjithė), e cila ėshtė e pranishme gjatė kėtij procesi, vėren se njė procedurė apo afat ligjor nuk ėshtė respektuar nga KVO-ja, si duhet tė veprojė?

Nė bazė tė rregullave tė prokurimit, anėtarėt e njėsisė sė prokurimit, qė kanė marrė pjesė nė hartimin e dokumenteve tė tenderit, janė tė pranishėm gjatė fazės sė hapjes dhe tė vlerėsimit, por nuk kanė tė drejtė tė votojnė ose tė ndikojnė nė procesin e shqyrtimit. Ata mund tė japim mendime vetėm kur u kėrkohet, si dhe kryejnė funksione tė karakterit ndihmės, si mbajtja e procesverbalit, sistemimi dhe ruajtja e dokumenteve etj. Pra si rregull njėsia ndėrhyn vetėm kur i kėrkohet nga KVO-ja, por duke qenė se njėsia njeh shumė mirė hapat qė ndiqen nė njė procedurė prokurimi si dhe ndjek afatet pėrkatėse, nė rast se vėren mos respektim tė njė procedure ligjore ose afati gjatė procesit tė hapjes dhe vlerėsimit tė ofertave, duhet tė bėjė me dije mbi rregullat e prokurimit, tė gjithė anėtarėt e KVO-sė. Kujdes! Njėsia e prokurimit duhet tė japi mendim vetėm pėr procedurėn dhe afatet ligjore qė duhen ndjekur gjatė procesit tė hapjes dhe tė vlerėsimit tė ofertave dhe jo pėr vlerėsimin e kėtyre ofertave.

16. Si duhet tė veprojė KVO-ja kur pasi njihet me dokumentet e tenderit tė njė procedure prokurimi, nuk janė dakort me njė ose disa nga specifikimet teknike?

Ashtu sikurse ėshtė thėnė mė lart, anėtarėt e KVO-sė, janė specialistė tė objektit tė prokurimit dhe pėr kėtė arsye ata janė nė gjendje tė japim vlerėsim pėr pėrmbajtjen e specifikimeve teknike. Nė rast se pasi njihen me dokumentet e tenderit, ata nuk janė dakort me specifikimet teknike, dhe pėr kėtė sjellin argumentim me shkrim, atėherė ata ose mund tė iniciojnė modifikimin e dokumenteve tė tenderit, nėse janė brenda afateve ligjore tė pėrcaktuara pėr kėtė rast, ose mund tė vendosin anullimin e procedurės sė prokurimit nė fjalė.

17. Nga kush dhe kur duhet tė nėnshkruhen deklaratat e konfliktit tė interesit gjatė njė procedure prokurimi?

Kėrkesat ligjore, pėr parandalimin e konfliktit tė interesit, sipas legjislacionit nė fuqi, duhet tė mbahen parasysh pėrpara emėrimit tė njė nėpunėsi prokurimi. Ēdo nėpunės, qė merr pjesė nė procesin e prokurimit, nėnshkruan njė deklaratė pėrmes sė cilės deklaron se nuk ndodhet nė kushtet e konfliktit tė interesit. Pra sipas kėtij parashikimi, duhet tė nėnshkruajnė deklaratė tė konfliktit tė interesit tė gjithė zyrtarėt qė pėrfshihen nė procesin e prokurimit dhe konkretisht:

- Anėtarėt e njėsisė sė prokurimit, nėnshkruajnė deklaratė tė konfliktit tė interesit nė fillim tė ēdo procedure prokurimi;

- Anėtarėt e Komisionit tė Prokurimit me Vlera tė Vogla, nėnshkruajnė deklarata tė konfliktit tė interesit nė momentin e emėrimit, duke ju referuar procedurave tė prokurimit me vlera tė vogla qė janė parashikuar nė regjistrin e parashikimit, pėr tu kryer nė vitin nė vazhdim;

- Anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, nėnshkruajnė deklaratė tė konfliktit tė interesave nė momentin e emėrimit nė kėtė komision dhe nė momentin e hapjes sė ofertave, pėr tė deklaruar nėse ėshtė ose jo nė konflikt me operatorėt ekonomikė qė kanė paraqitur oferta;

- Anėtarėt e Komisionit tė Shqyrtimit tė Ankesave, nėnshkruajnė deklaratė tė konfliktit tė interesave nė momentin e emėrimit nė kėtė komision. Pėrveē zyrtarėve tė AK-sė tė pėrfshirė nė njė proces prokurimi, deklaratėn e konfliktit tė interesave duhet ta nėnshkruajnė dhe operatorėt ekonomikė nė momentin e paraqitjes sė ofertave nė njė procedurė prokurimi. Ky deklarim bėhet nga operatorėt ekonomikė tė pranishėm, para hapjes sė ofertave qė ata kanė paraqitur.

18. Bashkimi i dy ose mė shumė operatorėve ekonomikė, duhet tė bėhet patjetėr para noterit, apo mjafton njė marrėveshje e thjeshtė me shkrim midis operatorėve?

Bashkimi i dy ose mė shumė operatorėve ekonomikė duhet tė bėhet patjetėr pėrpara noterit, pėrndryshe ky bashkim ėshtė i pavlefshėm. Nė marrėveshjen e bashkėpunimit duhet tė pėrcaktohet pėrfaqėsuesi i grupit, pėrqindja e pjesėmarrjes sė punės/shėrbimit/ furnizimit si dhe elementėt konkretė qė duhet tė kryejė secili nga anėtarėt e kėtij grupi. Pra qė nė kėtė marrėveshje, secili nga anėtarėt e bashkimit duhet tė deklarojė pjesėn qė do marrė pėrsipėr pėr tėrealizuar. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė kėtė marrėveshje tė pėrcaktohen qartė pjesėt e gjithsecilit, pasi nė pėrputhje me pėrqindjen e pjesėmarrjes nė kontratėn e punės/shėrbimit/furnizimit, duhet tė pėrmbushen dhe kėrkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike, nga secili prej pjesėmarrėsve nė bashkim. Kjo marrėveshje duhet tė dėrgohet nė AK sė bashku me dokumentet e tenderit.

19. Ēfarė tė drejtash ka pėrfaqėsuesi i grupit nė njė bashkim operatorėsh?

Pėrfaqėsuesi i njė bashkimi operatorėsh ekonomik, vepron nė emėr dhe pėr llogari tė kėtij bashkimi dhe ka kėto tė drejta:

- dorėzimin e dokumentave tė tenderit (kualifikimet dhe ofertėn ekonomike) pranė AK-sė, brenda afateve ligjore pėrkatėse;

- nėnshkrimin e ofertės ekonomike tė bashkimit;

- bėrjen e sigurimit tė ofertės pėr llogari tė bashkimit.

20. A duhet regjistruar njė bashkim operatorėsh ekonomikė nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit?

Jo, bashkimi i operatorėve me qėllim pjesėmarrjen nė njė tender, ėshtė i pėrkohshėm dhe ngrihet rast pas rasti pėr ēdo procedurė prokurimi ku merr pjesė. Ky bashkim nuk ėshtė njė subjekt nė kuptimin e subjekteve qė kanė detyrimin pėr t'u regjistruar nė QKR, dhe si i tillė bėhet i vlefshėm vetėm me njė marrėveshje tė noterizuar ndėrmjet anėtarėve.

21. A ėshtė e detyrueshme pėr njė AK tė lejojė nė ēdo rast nėnkontraktimin, apo lejimi i tij lihet nė vlerėsimin e AK-sė rast pas rasti?

Sipas rregullave tė prokurimit publik, njė AK mund tė lejojė nėnkontraktimin pėr realizimin e njė pjese tė kontratės publike. Kjo do tė thotė qė njė AK nuk ėshtė e detyruar qė nė ēdo rast tė lejojė nėnkontraktimin, por e vendos kėtė rast pas rasti dhe nė ēdo rast lejimi ose jo i nėnkontraktimit duhet tė pėrcaktohet qartė qė nė dokumentet e tenderit. Njė nga arsyet e lejimit tė nėnkontraktimit ėshtė nxitja e pjesėmarrjes sė operatorėve, tė vegjėl e tė mesėm, ekonomikė. Nėnkontraktimi nuk duhet tė tejkalojė 40 % tė vlerės sė kontratės dhe mund tė kufizohet te punėt, shėrbimet ose mallrat e veēanta.

22. Nėse njė operator ekonomik merr pjesė nė njė procedurė prokurimi dhe deklaron se 40% tė kontratės do ta japė me nėnkontraktim, duhet qė tė plotėsojė kėrkesat e AK nė masėn 100% apo mjafton pėr 60 %?

Nėnkontraktimi nė ndryshim nga bashkimi i operatorėve (qė ėshtė njė marrėdhėnie midis tė gjithė operatorėve pjesėmarrės nė bashkim dhe AK-sė), ėshtė njė marrėdhėnie midis kontraktorit kryesor dhe AK-sė, nga njėra anė dhe kontraktorit kryesor dhe nėnkontraktorit nga ana tjetėr. Nė rastin e nėnkontraktimit AK-ja njeh vetėm kontraktorin kryesor qė ka pėrgjegjėsi pėr zbatimin e kontratės dhe pėr kėtė arsye kontraktori kryesor pavarėsisht se ka deklaruar qė ka nėnkontraktor, duhet t'i plotėsojė kėrkesat e AK-sė nė masėn 100%. Kjo ėshtė gjithashtu e domosdoshme dhe pėr faktin qė edhe nėse AK-ja zgjedh fitues operatorin e ekonomik qė ka deklaruar se do ketė nėnkontraktor, mund tė mos e miratojė nėnkontraktorin.

23. Njė operator ekonomik qė ėshtė nė proces apelimi me zyrėn e tatim taksave, a mund tė marrė pjesė dhe kualifikohet nė njė procedurė prokurimi?

A rezulton ai, sipas ligjit tė prokurimit, si operator qė nuk ka detyrime ndaj tatimeve dhe taksave? Operatori ekonomik mund tė marrė pjesė nė procedurėn e prokurimit, pasi ēdo OE ėshtė i lirė tė ofertojė, por ai nuk mund tė kualifikohet pasi nuk pėrmbush detyrimin ligjor tė parashikuar nė nenin 45, pika 2, germa dh). Deri nė momentin qė do tė ketė njė vendim tė formės sė prerė OE rezulton me detyrime dhe si i tillė nuk mund tė kualifikohet.

24. Nėse njė operator ekonomik ėshtė nė proces pėrjashtimi dhe ndėrkohė merr pjesė nė procedurė prokurimi (oferton). Si duhet tė veprojė AK-ja nė kėtė rast, ta pranojė apo jo ofertėn?

Njė operator ekonomik, konsiderohet si kandidat i mundshėm pėr tė fituar njė kontratė publike, deri nė momentin qė pėrjashtohet nga e drejta pėr tė marrė pjesė nė procedura prokurimi pėr njė periudhė tė caktuar (nga 1-3 vjet). Kjo do tė thotė qė nėse njė operator ekonomik, ėshtė nė proces pėrjashtimi, por ende nuk ka njė vendim pėrfundimtar pėr pėrjashtim, duhet tė konsiderohet si ofertė e vlefshme, nga ana e AK-sė.

25. A mundet Avokati i Prokurimit tė pranojė njė ankesė tė vlefshme kur ajo nuk paraqitet sipas formatit?

Po, Avokati i Prokurimit mund tė pranojė njė ankesė dhe kur ajo nuk ėshtė bėrė sipas formatit, apo dhe nė rastet kur kjo ankesė bėhet pasi kanė kaluar afatet ligjore, pasi roli i tij ėshtė monitorues dhe rekomandues.

26. Cilat janė rastet e pėrdorimit tė procedurės negocim pa shpallje? Kur duhet tė pėrdoret ajo?

Legjislacioni i ri i prokurimit, bėn njė pėrkufizim tė saktė tė procedurės negocim pa shpallje. Nėse do tė lexohej me kujdes ligji dhe rregullat e prokurimit do tė arrihej nė pėrfundimin se kemi tė bėjmė me njė procedurė prokurimi, e cila ėshtė mė pak transparente nga tė tjerat, por ėshtė e vetmja e mundshme nė rastet qė pėrshkruan ligji. Duke qenė mė pak transparente nga procedurat e tjera, atėherė ajo nuk ėshtė procedura e preferuar e ligjvėnėsit, i cili ka pėrcaktuar strikt rregullat pa lėnė shumė vend pėr interpretim. Kėshtu nė nenin 33 gjejmė rastet kur mund tė pėrdoret procedura negocim pa shpallje, ndėr tė cilat pėrmendim ato qė hasen mė shpesh:

- kur nė procedurėn e hapur ose tė kufizuar nuk ka pasur oferta tė vlefshme, pa u bėrė asnjė ndryshim thelbėsor nė kushtet fillestare tė kontratės;

- rastet e mallrave, shėrbimeve apo punėve shtesė; ku veēohet:

- kur pėr arsye tė nevojės ekstreme, tė shkaktuar nga ngjarje tė paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, afati kohor i parashikuar nė nenin 43 tė ligjit, pėr njoftimin e kontratės pėr procedurat e hapura, tė kufizuara ose me negocim me publikim, nuk mund tė respektohet.

Rrethanat e pėrmendura pėr tė justifikuar nevojėn ekstreme nuk duhet tė shkaktohen nė asnjė rast nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktor. Kushtet dhe rrethanat e pėrdorimit tė kėsaj procedure pėrcaktohen nė rregullat e prokurimit; Rastet e tjera tė parashikuara nė ligj janė mė specifike dhe tė vėna nė njė kornizė tė qartė, ndėrsa ajo ē'ka veēuam shpesh herė bėhet shkak pėr keqpėrdorim. Kėtu AK duhet tė jetė i kujdesshėm tė plotėsohen njėherazi tė gjitha kushtet qė vė ligji, pėrndryshe nuk jemi nė kushtet e kėtij neni. Pra duhet tė plotėsohen njėherazi:

- nevojė ekstreme

- ngjarje e paparashikueshme (kujdes! Ngjarja duhet tė jetė e paparashikueshme, pra AK nuk kishte mundėsi ta parashikonte, si p.sh. termet, pėrmbytje, epidemi, ose raste tė tjera tė ngjashme)

- AK nuk mund tė respektojė afatet e procedurave tė tjera qė parashikon ligji dhe duhet tė argumentojė pse?.

- Situata nuk duhet tė jetė krijuar nga veprimi ose mosveprimi i AK.

Po tė kalojmė nė rregullat e prokurimit, konstatojmė se AK duhet tė argumentojė dhe dokumentojė ēdo element tė pėrmendur, plus dhe qė kjo ngjarje mund tė dėmtojė interesat e pėrgjithshme tė njė komuniteti tė gjerė. Pasi AK ka arritur tė argumentojė dhe dokumentojė sa mė lart, mund tė blejė (mall, punė ose shėrbim) nėpėrmjet kėsaj procedure aq sasi sa tė zgjidhet situata ekstreme, por jo tė lidhė njė kontratė afatgjatė. Me fillimin e nevojės ekstreme AK duhet tė fillojė menjėherė procedurėn normale tė prokurimit.

27. A ka afate nė procedurėn me negocim pa shpallje paraprake?

Jo, nė procedurėn e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake nuk ka afate tė pėrcaktuara paraprakisht. Duke qenė se kjo procedurė duhet zbatuar shumė rrallė dhe kryesisht nė raste emergjence (pėrveē rasteve tė tjera tė pėrcaktuara nė ligj), atėherė duhet tė zbatohet sa mė shpejtė tė jetė e mundur, me qėllim zgjidhjen e situatės emergjente.

28. Nė procedurėn kėrkesė pėr propozim, njoftimi i kontratės bėhet dhe nė Buletinin e Njoftimeve Publike, gjithashtu u dėrgohet dhe 5 operatorėve ekonomikė. Nėse nė tender paraqiten operatorė vetėm nga ata qė kanė marrė dijeni nga Buletini dhe asnjė nga ata qė janė ftuar, a konsiderohen tė vlefshėm?

Po, pavarėsisht se nga janė vėnė nė dijeni operatorėt ekonomikė, nėse paraqiten me dokumentacionin e duhur, ditėn e hapjes sė tenderit, patjetėr qė konsiderohen tė vlefshėm. Nė bazė tė legjislacionit tė prokurimit publik njė procedurė prokurimi mund tė vazhdojė dhe nėse nė garė ngelen dy operatorė ekonomikė tė vlefshėm. Kėta operatorė mund tė jenė si nga ata qė janė ftuar nga AK-ja, ashtu dhe nga ata qė janė vėnė nė dijeni nėpėrmjet Buletinit.

29. Ēfarė janė devijimet e vogla?

Nė ligj nuk gjejmė ndonjė listė tė devijimeve tė vogla. I vetmi pėrkufizim ėshtė ai nė nenin 53, pika 4, ku thuhet: "Autoriteti kontraktor vlerėson njė ofertė tė vlefshme edhe nėse ajo pėrmban devijime tė vogla, tė cilat nuk ndryshojnė materialisht ose nuk devijojnė nga karakteristikat, kushtet dhe kėrkesat e tjera, tė pėrcaktuara nė dokumentat e tenderit, apo gabime, tė cilat mund tė korrigjohen pa prekur pėrmbajtjen e saj". Pra autoriteti duhet tė gjykojė gjatė vlerėsimit, nėse njė mangėsi ka tė bėjė me pėrmbajtjen e ofertės apo ekzistenca e saj nuk ndikon nė ofertėn e paraqitur.

Paraqesim kėtu disa shembuj:

- Nėse O.E. paraqet njė vėrtetim tė zyrės sė tatimeve e cila paraqet informacion edhe pėr shlyerjen e detyrimeve tė sigurimeve shoqėrore, por nuk ka paraqitur, ashtu si kėrkon A.K. nė dokumentet e tenderit, njė vėrtetim tė veēantė nga sigurimet shoqėrore, kemi tė bėjmė me njė devijim tė vogėl. O.E. nuk ka paraqitur vėrtetimin nė formėn e kėrkuar, por nėpėrmjet vėrtetimit tė lėshuar nga zyra e tatimeve merret informacioni qė i ka shlyer detyrimet dhe kjo ėshtė ajo ēfarė i duhet A.K.

- O.E. nuk ka paraqitur nė tender vėrtetimin e zyrės sė tatimeve. A.K. e konsideron kėtė njė devijim tė vogėl dhe i kėrkon OE qė ta sjellė pasi janė hapur ofertat. Nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me devijim tė vogėl. Ky dokument mungon dhe A.K. nuk merr dot informacion nga dokumentacioni i paraqitur nėse O.E. ka shlyer detyrimet. Plotėsimi I dokumentave tė kėrkuar, pasi janė hapur ofertat pėr ta kthyer njė ofertė nga tė pavlefshme nė tė vlefshme ėshtė nė kundėrshtim me ligjin.

30. Prokurimi elektronik ėshtė formė apo procedurė prokurimi?

Kryerja e procedurave tė prokurimit publik mund tė bėhet nė dy forma: nė formė shkresore ose nė formė elektronike. Pra prokurimi elektronik nuk ėshtė njė procedurė e re prokurimi, ėshtė vetėm njė formė prokurimi, ndėrkohė qė procedurat dhe rregullat e zbatueshme nė njė proces prokurimi nuk ndryshojnė, por janė tė njėjta si nė formėn shkresore ashtu dhe nė atė elektronike.

31. Cila pjesė e procedurės sė prokurimit zhvillohet nė formė elektronike?

Kryerja e njė procedure prokurimi nė formė elektronike nėnkupton publikimin e njoftimit tė kontratės dhe dokumenteve tė tenderit nga AK nė formė elektronike, ofertimin nga operatorėt ekonomikė po nė formė elektronike si dhe vlerėsimin e ofertave nga anėtarėt e KVO-sė nė formė elektronike. Nėse gjatė zhvillimit tė procedurės ka ankesa, ato bėhen nė formė shkresore dhe po nė formė shkresore bėhet shqyrtimi dhe merret vendimi mbi to. Nė pėrfundim tė procesit, AK hedh nė sistemin elektronik dhe njoftimin e fituesit si dhe njoftimin e kontratės sė nėnshkruar.

32 Si mund tė hyjė njė Autoritet Kontraktor nė sistemin e prokurimit elektronik?

Nė sistemin e prokurimit elektronik mund tė hyhet nėpėrmjet faqes sė internetit tė APP-sė (www.app.gov.al). Pėr tė kryer njė procedurė prokurimi nė formė elektronike, AK-ja duhet tė pajisė anėtarėt e Njėsisė sė Prokurimit dhe anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave me llogari pėrdoruesi. Llogaria e pėrdoruesit pėrbėhet nga emri i pėrdoruesit dhe fjalė kalimi qė janė tė dhėna individuale pėr secilin nga personat e sipėrpėrmendur dhe lėshohen vetėm nga APP-ja.

33. Nė rast se njė Autoritet Kontraktor e zhvillon procedurėn e prokurimit nė formė elektronike, a ka nevojė ti nisė njoftimin e kontratės dhe dokumentet pėrkatės tė tenderit, nė formė shkresore nė APP?

Jo, nėse njė procedurė zhvillohet nė formė elektronike, komunikimi shkresor me APP-nė nuk ėshtė mė i nevojshėm. Forma shkresore e komunikimit do tė ruhet vetėm nė rastet kur AK-ja kėrkon shtyrjen e datės sė zhvillimit tė tenderit (kur janė bėrė modifikime) si dhe nė rastet kur pėr njė procedurė tė caktuar do tė ketė ankesa nga operatorėt ekonomikė.

34. Pasi njėsia e prokurimit ka hedhur njoftimin e kontratės dhe DST nė sistem, a ekziston mundėsia e ndryshimit tė tyre nga ndonjė person i paautorizuar?

Jo, pėr tė hyrė nė sistem dhe pėr tė krijuar njė dosje tenderi nė formė elektronike, duhet patjetėr qė personat tė jenė tė pajisur me llogari pėrdoruesi (emėr pėrdoruesi dhe fjalėkalim), si anėtarė tė njėsisė sė prokurimit. Askush tjetėr, qofshin kėta dhe anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave, nuk mund tė hyjnė nė sistem nė fushėn e veprimit tė njėsisė sė prokurimit (hedhjen e dosjes sė tenderit nė sistem), ashtu sikurse as anėtarėt e njėsisė sė prokurimit nuk mund tė ndėrhyjnė nė fushėn e veprimit tė KVO-sė pėr tė vlerėsuar ofertat e ardhura.

35. Kur mund ti shohin anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave, ofertat e operatorėve ekonomikė qė kanė ofertuar nė formė elektronike?

Anėtarėt e KVO-sė mund tė shikojnė emrat dhe ofertat e operatorėve ekonomikė qė kanė ofertuar nė njė procedurė prokurimi, vetėm pasi ka shkuar data dhe ora qė ėshtė pėrcaktuar qė nė krijimin e dosjes sė tenderit pėr hapjen e ofertave. Edhe nė rast se njė operator ekonomik qė do tė marrė pjesė nė njė tender, e hedh ofertėn e tij nė sistem, qė nė ditėn e parė qė njė procedurė prokurimi ėshtė publikuar (respektivisht nė Buletinin e Prokurimit dhe nė faqen e internetit tė APP-sė), emri dhe oferta e tij nuk mund tė shihet pa shkuar data dhe ora e hapjes sė ofertave. Gjithashtu kėto oferta mund tė shihen vetėm nga anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave, dhe vetėm pasi kanė hyrė nė sistem tė gjithė anėtarėt e KVO-sė. Nė qoftė se edhe vetėm njėri nga anėtarėt nuk ka hyrė nė sistem, asnjė prej tyre nuk mund ti shohė emrat dhe ofertat e ofertuesve.

36. A e siguron sistemi i prokurimit elektronik gjurmueshmėrinė e veprimeve?

Po, njė nga karakteristikat e sistemit tė prokurimit elektronik ėshtė gjurmueshmėria e veprimeve. Nė sistem lė gjurmė ēdo veprim i bėrė, nga cila llogari ėshtė bėrė ky veprim (nėse ėshtė bėrė nga njė prej anėtarėve tė njėsisė sė prokurimit apo KVO-sė) si dhe ēfarė veprimesh ka bėrė secili prej tyre nė dosjen e tenderit.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Nj3\1

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė