Evazioni fiskal.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Evazioni fiskal.

Kuptimi i shprehjes evazion fiskal, sipas shkencės sė financave, lidhet me tė gjitha ato veprime qė kanė pėr qėllim tė zvogėlojnė ose tė eliminojnė kontributin fiskal nė arkėn e shtetit prej qytetarėve ose subjekteve, duke shkelur dispozita dhe norma fiskale specifike.

Evazioni fiskal.
Evazioni fiskal.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 10/10/2017 22:53

Evazioni fiskal ėshtė mospagim i detyrimeve tatimore qė rrjedhin nga ligji. Evazioni fiskal ka njė efekt shkatėrues ndaj politikės fiskale tė qeverisė duke i shkaktuar Shtetit njė humbje jo tė vogėl nga tė ardhurat fiskale tė tij. Nė total evasioni fiskal nė nivel botėror kap njė shifėr midis 21000 dhe 32000 miliardė dollarė, e barabartė kjo me PBB e ShBA, Japonisė dhe Gjermanisė tė marra sė bashku.

Evazioni fiskal ėshtė i mundshėm pėrmes disa veprimeve qė kryhen nė situata shumė tė ndryshme:

1. Nė kryerjen e operacioneve tė shitjes ose tė shėrbimeve pa lėshuar faturėn e rregullt pėr veprimin e kryer ndaj qytetarit/konsumatorit (e ashtuquajtura shitje nė "tė zezė");

2. Hartimi i deklarimeve fallso tė tė ardhurave me pasojė deklarimin fiskal tė mangėt ose tė gabuar qė sjell derdhjen e munguar tė detyrimeve reale;

3. Kryerja e njė aktiviteti ekonomik jashtė ēdo rregulle: pėr shėmbull, "pas pune nė tė zezė" nga nėpunėsit (publik ose privat);

4. Megjithėse nė raporte tė rregulla pune, marrja e njė pjesė tė shpėrblimit nė formė tė padokumentuar, pėr pasojė tė pataksueshme, pėrmes parave nė dorė (forma tipike e integracionit ose rikompensimit tė pėrdorur nė ndėrmarrjet e mikro apo tė vogla);

5. Pasi t'i nėnshtrohet marrėveshjes midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, ndryshimi i natyrės sė zėrave qė shoqėrojnė dėftesėn e pagės, pėr shėmbull, duke dhėnė transferta fallso (qė nuk janė tė taksueshme) me qėllim qė tė eliminojnė zėrat ė taksueshėm (pėr shėmbull, pagesat suplementare);

6. Marrėveshje tė fshehta me klientin e ndėrmarjes ose punėtorin autonom pėr tė zvogėluar ose evituar krejtėsisht paraqitjen e faturave ose ndryshimin e natyrės sė zėrave;

7. Xhirimi i dokumenteve fiskale subjekteve qė nuk janė reale nė mėnyrė qė kėto tė kontabilizohen nė kosto ( nė mėnyrė pėr tė zvogėluar nė mėnyrė fiktive shumėn e taksueshme);

8. Mospagimi i taksave ose detyrimeve pėr pėrfitimin e shėrbimeve ose moskryerja e kėrkesave tė detyrueshme, pėr shėmbull mos pagesa e taksės sė TV, tė taksave lokale tė shėrbimeve, etj.

Pėr tė dhėnė njė masė kuantitative mbi pėrmasat e fenomenit tė evazionit fiskal, si nė nivel individual ashtu dhe nė nivel kolektiv, pėrveēse dhėnies sė shumės totale tė fondeve evasive mund tė pėrkufizohet dhe tė llogaritet indeksi i evazionit tė pėrcaktuar si raporti midis fondeve evazive dhe totalit tė fondeve qė Shteti duhet tė marri nga taksat dhe tatimet. Indeks tjetėr, indeksi makroekonomik ėshtė raporti midis fondeve totale evazive dhe PBB.

Ekziston edhe njė variant shumė mė i rėndė i evazionit, mashtrimi fiskal, qė kryhet me mekanizma tė sofistikuar qė krijojnė njė aparencė tė rregullt, nėn tė cilėn mbahet i fshehtė evazioni, duke e bėrė kėshtu mė tė vėshtirė punėn e kontrollit tė administrimit financiar. Instrument tipik i mashtrimit fiskal ėshtė futja nė kontabilitet tė faturave fallso tė blerjeve pėr tė zvogėluar shumėn e taksueshme. Tė ardhurat e evazionit e tė mashtrimeve fiskale futen nė tė ashtuquajturėn "ekonomi nėn ujė".

Evazioni fiskal dėnohet me sanksione nė para dhe mbi njė kufi tė caktuar tė uljes sė shumės sė taksueshme, edhe penalisht. Mashtrimi fiskal dėnohet shumė mė ashpėr nga evazioni i thjeshtė, kjo nė mvartėsi tė shkallės sė demit ekonomik dhe tė rrezikshmėrisė.

Njė rast tė veēantė tė evazionit fiskal pėrbėjnė parajsat fiskale. Parajsė fiskale zakonisht quhet njė Shtet qė garanton njė taksė tė ulėt ose edhe zero mbi depozitat bankare. Arsyet e njė zgjedhje tė tillė janė tė ndryshme: tėrhiqen kapitale tė shumta nga vendet e huaja, duke i dhėnė nė shkėmbim njė taksim mjaft tė ulėt. Por nuk ėshtė vetėm kjo arėsyeja pse nė kėto vende vendosen selitė e shoqėrive tė ndryshme, tė quajtura shoqėri offshore. Duhet theksuar edhe statusi i veēantė tepėr rigoroz pėr ruajtjen e sekretit bankar. Nga pikpamja e kontribuentit, parajsat fiskale pėrbėjnė njė rifuxhio pėr tė fshehur taksimin mbi tė ardhurat, e thėnė ndryshe njė teknikė e shmangies fiskale.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
kXMO]

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.