Mėnyrat e duhura pėr tė kursyer para
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mėnyrat e duhura pėr tė kursyer para

Tė ardhurat tuaja ndoshta nė fund tė muajit shkojnė drejt zeros dhe pėr ju kjo situatė fillon tė bėhet e papėrballueshme.

Mėnyrat e duhura pėr tė kursyer para
Mėnyrat e duhura pėr tė kursyer para
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/12/2017 14:55

Shpenzimet janė tė shumta: drita, ujė, gaz, ushqime, veshje, shpenzime pėr fėmijėn etj. Lista duket se nuk mbaron kurrė.

Filloni duke mbajtur shėnim ēdo shpenzim mujor qė i nevojitet familjes suaj, ky ėshtė hapi i parė drejt kursimit. Por jo vetėm kaq!

Ju duhet gjithashtu tė shėnoni ēdo shpenzim vjetor qė ju takon tė bėni: taksat e shtėpisė, taksat e makinės etj.

Disa kėshilla qė do t'ju ēojnė drejt kursimit janė:

I mbani kursimet nė bankė

Tė mbani lekėt qė fitoni nė njė bankė me pėrqindje vjetore ėshtė shumė mė ekonomike se ti mbani ato nė shtėpi. Benefitet do ti shikoni nė fund tė vitit me shtimin e interesave vjetore.

Fikni televizorin

Njė mėnyrė kursimi ėshtė tė mos mbani ndezur televizorin kjo pėr disa arsye:

mė pak reklama produktesh nė shitje pėr tė parė,

mė pak energji elektrike e harxhuar

mė tepėr kohė pėr veprimtari tė tjera gjatė ditės.

Tė relaksohesh nė darkė para televizorit ėshtė diēka e bukur, por ėshtė mė mirė tė gjeni diēka tjetėr pėr tė bėrė.

Shikoni me sy kritik "koleksionet" tuaja

Tė gjithė njerėzit janė tė fiksuar pas diēkaje dhe mund tė kenė bėrė "njė koleksion" nė shtėpi.

Pėr shembull: nėse jeni tė fiksuara pas ēantave dhe keni njė numėr tė konsiderueshėm nė shtėpi ėshtė koha tė mendoni se duhet tė largoni disa prej tė cilave nuk i pėrdorni. Tė gjitha sendet qė nuk ju nevojiten mund ti shisni diku (qoftė edhe online).

Krijoni kartė supermarketi

Edhe pse ndoshta nuk e frekuentoni shpesh supermarketin pėr tė bėrė pazaret e ditės nuk ju kushton asgjė tė hapni njė kartė pėr njė supermarket tė caktuar. Nuk i dihet kurrė se kur mund t'ju duhet ta pėrdorni. Kėshtu ju do tė mblidhni pikėt pėr tė marrė njė dhuratė tė caktuar apo pėr tė pėrfituar ulje pėr njė produkt tė caktuar.

I pėrgatisni vetė dhuratat

Nėse njė i afėrmi juaj ka ditėlindjen apo njė eveniment tjetėr dhe ju duhet ti bėni njė dhuratė, mund ta pėrgatisni vetė kėshtu ju mund tė kurseni para. Ēdo dhuratė e bėrė duhet shoqėruar me njė pusullė urimi nga ana juaj.

Rregulli i 30 ditėshit

Nėse ju pėlqen diēka nė njė dyqan dhe dėshironi jashtėzakonisht shumė ta bleni, ju kėshillojmė tė prisni 30 ditė. Zakonisht sendet qė janė pak tė rėndėsishme harrohen brenda afatit kohor. Ndėrkohė ju do tė keni kursyer paratė e njė objekti qė nuk ka rėndėsinė e duhur.

Respektoni listėn e pazareve tė javės/muajit

Gjėja e parė qė duhet tė bėni ndėrsa shkoni tė bėni Pazar ėshtė tė pėrpiloni njė listė me tė gjitha sendet dhe ushqimet e nevojshme pėr familjen tuaj. Nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė blini diēka qė nuk ėshtė shėnuar nė listė.

Gjithashtu ju duhet tė keni parasysh se nuk duhet tė hyni nė njė dyqan tė caktuar pa pasur idenė e qartė se ēfarė do tė blesh.

I ftoni miqtė nė shtėpi

Ēfarėdo aktiviteti tė bėni me miqtė tuaj brenda shtėpisė do tė kushtojė mė pak se jashtė saj. Nė vend qė tė dilni diku pėr tė ngrėnė apo pirė diēka ju mund ti ftoni ata nė shtėpinė tuaj dhe tė gatuani diēka. Mund tė shoqėroni mbrėmjen me njė film tė bukur apo njė lojė argėtuese.

Rregulloni veshjet e dėmtuara

Mos e hidhni njė kėmishė qė i ka rėnė butoni. Hiqni butonin e fundit dhe qepeni atje ku mungon, mė pas qepni nė vend tė butonit tė fundit njė tjetėr tė ngjashėm.

Gjithashtu ju kėshillojmė tė blini rroba tė pėrdorura. Ju mund tė blini rroba tė reja vetėm nė rast se vėrtet ėshtė e nevojshme.

I thoni jo lodrave tė shtrenjta

Fėmijėt tuaj kanė nevojė tė kalojnė mė shumė kohė me ju dhe jo pėr njė lodėr tė shtrenjtė. Pėr ta gjithēka e bėrė me ju do tė jetė argėtuese, prandaj zgjidhni tė blini njė lodėr mė pak tė kushtueshme ose njė libėr tė madh ngjyrosjeje pėr ta pėrfunduar sė bashku.

Konsumoni mė shumė ujė

Nėse do tė konsumoni mė shumė ujė do tė jetė mirė jo vetėm pėr shėndetin por edhe pėr portofolin. Nėse do tė konsumoni njė gotė tė madhe me ujė para njė vakti (sidomos nė restorant) ju do tė hani mė pak ushqim.

Mos konsumoni ushqim tė gatshėm

Nė njė moment tė javės qė do tė jeni disi mė i lirė mund ti dedikoheni pėrgatitjes sė ushqimit tė gatshėm pėr ta pėrdorur kur tė keni mė pak kohė pėr tė gatuar. Kjo do t'ju mbajė larg fast food-eve dhe pranė kursimit.

Mos konsumoni cigare dhe alkool

Tė shpenzosh pėr diēka qė nuk tė jep asgjė nė kėmbim ėshtė ves i cili duhet nxjerrė sa mė parė nga jeta. Ju duhet tė hiqni dorė nga shpenzimi i parave tė kota pėr cigare dhe alkool. Nė fund tė ditės do tė keni shėndet mė tė mirė dhe lek mė shumė nė portofol.

Gatuani mish nė sasi tė mėdha

Nėse njė ditė ju takon tė gatuani njė pjatė me mish (tė marinuar pėr shembull) nė vend tė 1 porcioni bėni 4 dhe i vendosni nė ngrirje. Gjatė ditėve mjaft impenjative do t'ju duhet thjesht ta ngrohni atė nė mikrovalė dhe kėshtu nuk do t'ju duhet tė shkoni tė hani diku jashtė shtėpisė.

Mos mbani drita tė panevojshme ndezur

Tė kurseni tek energjia elektrike ėshtė ēelėsi. Nuk kanė pse qėndrojnė ndezur drita dhe pajisje elektrike tė panevojshme nė shtėpi. Sigurohuni qė nė momentin qė dilni nga shtėpia pėr tė shkuar diku tė gjitha dritat tė jenė tė fikura.

Ndėrroni librat dhe CD

Ka shumė faqe online nė tė cilat mund tė ndėrroni libra ose CD qė tashmė ju kanė lodhur. Ju mund tė merrni diēka tė re pa qenė nevoja e shpenzimit tė parave.

Mos blini fruta dhe perime nė ofertė

Nėse gjeni nė treg mollė 3 kilogramė 1 000 lekė ka shumė mundėsi qė sa tė shkoni nė shtėpi gjysmat tė jenė kalbur. Zakonisht kėto lloj produktesh qė tregėtohen me ēmim tė ulėt rezultojnė tė jenė mė pak ekonomike.

Vendosni llampa ekonomike

Llampat ekonomike kanė kosto mė tė lartė krahasuar me llampat normale, por ato harxhojnė rreth 2% mė pak energji dhe kanė jetėgjatėsi mė tė madhe.

Kujdes kur blini pajisjet elektrike

Ndėrsa jeni duke blerė njė lavatriēe tė re mos pretendoni tė shpenzoni sa mė pak tė jetė e mundur. Ju duhet tė blini njė produkt i cili harxhon mė pak energji. Duke shpenzuar njė dorė tė mirė parash nė momentin e blerjes do tė kurseni para pėr vitet nė vazhdim.

Pastroni rregulisht filtrin e ajrit tė kondicionuar tė makinės

Njė filtėr ajri i pastėr do t'ju bėjė tė harxhoni rreth 7% mė pak karburant.

Mos mbani nė portofol kartėn e kreditit

Nėse mendoni se do t'ju duhen para pėr njė rast urgjent atėherė pėrdorini, nė tė kundėrt mund ti lini nė shtėpi diku tė vendosura nė raft pėr tė mos i pėrdorur pėr gjėra tė kota.

Gatuani nė bazė tė ofertave

Programoni recetat e javės nė bazė tė produkteve nė ofertė qė do tė gjeni nėpėr supermarket dhe jo anasjelltas.

Frekuentoni supermarketin mė ekonomik

Nuk keni pse paguani pėr tė njėjtin produkt 2-fishin e parave. Ju mund tė krahasoni ēmimet e supermarketeve tė ndryshme dhe tė blini tek ai qė kushton mė pak pėr xhepin tuaj.

Mos blini bukė

Nėse mendoni se tė konsumoni bukė tė blerė kushton njėsoj me atė qė do tė bėni nė shtėpi, e keni gabim. Pėrveē kursimit, do tė hani diēka tė shijshme dhe tė shėndetshme.

Mos i pėrdorni paratė si anti-stres

Nėse pėrdorni shpesh paratė pėr tė hequr lodhjen dhe stresin e ditės ėshtė koha tė hiqni dorė. Ka shumė mėnyra pėr tu qetėsuar dhe ēlodhur pa harxhuar para. Nė vend tė kėsaj ju mund tė bėni njė shėtitje ose te uleni diku nė park pėr tė shijuar natyrėn.

Mirėmbani pajisjet elektroshtėpiake

Pastroni me kujdes nga pluhuri dhe papastėrtitė e tjera pajisjet tuaja elektroshtėpiake me qėllim qė tė kenė jetėgjatėsi tė madhe.

Frekuentoni tregun e sendeve tė pėrdorura

Nėse keni nėvojė pėr njė veshje ose send tė caktuar, mirė ėshtė tė kėrkoni si fillim nė tregun e tė pėrdorurave. Do tė blini kėshtu atė qė ju nevojitet dhe do tė kurseni para pėr diēka tjetėr.

Mbani sa mė pastėr duart

Nėse ju kujdeseni pėr higjenėn e duarve do tė mbani larg trupit viruset dhe bakteret dhe kėshtu do tė jeni mė pak tė predispozuar pėr tu prekur nga sėmundjet. Nė kėtė mėnyrė do tė kurseni paratė qė do tė shpenzonit pėr medikamentet kuruese.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
DJdYc

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė