Fjalori Ekonomik - Fjalė me shkronjėn T.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalori Ekonomik - Fjalė me shkronjėn T.

Perspekti sjell pėr ju fjalorin ekonomik. Fjalėt ekonomike me shkronjėn T.

Fjalori Ekonomik - Fjalė me shkronjėn T.
Fjalori Ekonomik - Fjalė me shkronjėn T.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/10/2017 18:30

Tatim i Mbajtur nė Burim

Njė palė e tretė ngarkohet me detyrėn pėr zbritjen e tatimit nga disa lloje pagesash, pėr ta derdhur atė pėr llogari tė shtetit. Tatimet e mbajtura nė burim ndeshen praktikisht nė tė gjitha sistemet tatimore dhe pėrdoren gjerėsisht pėr dividendėt, interesat dhe honoraret/qiratė e shfrytėzimit tė nėntokės dhe pagesa tė ngjashme. Kur pagat dhe rrogat pėrfaqėsojnė tė ardhurėn bazė tė tatueshme, zakonisht vendoset njė tatim mbi rrogėn, si tatim i mbajtur nė burim.

Trafiku i Pagesave

Trafiku i pagesave nėnkupton tė gjitha pagesat monetare si ato nė formė cashi ashtu edhe ato me kalim nė llogari (nėpėrmjet transferimeve nga njė llogari nė tjetrėn) dhe ato elektronike.

TVSH e Zbatueshme

Ėshtė TVSH-ja qė duhet paguar nė organet tatimore nga personat e tatueshėm nė lidhje me furnizimet e mallrave ose shėrbimeve tė kryera pėr palė tė treta ose furnizimet e paragjykuara tė tilla si konsumi personal. Edhe pse duhet t'i paguhet organeve tatimore, koncepti i TVSH-sė sė zbatueshme nuk mbulon TVSH-nė e pagueshme nga personi i tatueshėm nėpėrmjet mekanizmit tė pagesės sė anasjelltė ose tė skemave tė pagesės sė shtyrė, apo nėpėrmjet importit tė mallrave ose pėrfitimit tė mallrave ndėrkombėtare.

TVSH e Kreditueshme

TVSH-ja e paguar nga personat e tatueshėm nė lidhje me mallrat dhe shėrbimet pėrdoret pėr qėllime tė kryerjes sė transaksioneve tė tatueshme, pra transaksione qė janė subjekt i njė shkalle pozitive ose zero. TVSH-ja e kreditueshme ėshtė pėrgjithėsisht e zbritshme. Kur mallrat dhe shėrbimet pėrdoren pėrdoren pėr qėllime tė pėrjashtuara, TVSH-ja e kreditueshme ėshtė pėrgjithėsisht e pazbritshme. TVSH-ja e kreditueshme zbritet nga TVSH-ja e zbatueshme nė deklaratėn periodike tė TVSH-sė sė pėrsonit tė tatueshėm.

Tatim Pėrfundimtar

Termi pėrdoret pėr tė pėrshkruar tė ardhurat qė janė subjekt i tatimit tė mbajtur nė burim dhe qė nuk pėrfshihen nė tė ardhurat pėr qėllime tė llogaritjes sė tatimit me shkallė progresive. Tatimi i mbajtur nė burim pėrfaqėson kėshtu detyrimin tatimor pėrfundimtar tė tatimpaguesit nė lidhje me tė ardhurat nė fjalė.

Tatimi me Shkallė Fikse

Tatimi me shkallė fikse ndodh kur zbatohet njė shkallė e vetme tatimi, pavarsisht nga shuma e tė ardhurave. Njė sistem me shkallė fikse ose shkallė pėrpjestimore karakterizohet nga fakti qė shkalla margjinale e tatimit ėshtė e barabartė me shkallėn mesatare tė tatimit. Njė tatim me shkallė fikse pergjithėsisht konsiderohet si tatim regresiv. Sipas skemave tė TVSH-sė me shkallė fikse, biznesi i vogėl pėrjashtohet nga sistemi normal i TVSH-sė, sepse nuk gėzon tė drejtėn pėr tė zbritur TVSH-nė e kreditueshme. Nga ana tjetėr, biznesi i vogėl paguan vetėm TVSH-nė e zbatueshme me shkallė (fikse) tė reduktuar.

Tatim i Paragjykuar

Koncepti i tatimit, sipas tė cilit, tatimi mbi tė ardhurat bazohet nė "mesataren" ose nė njė shumė hipotetike tė tė ardhurave dhe jo tė tė ardhurave faktike. Tatimi i paragjykuar mund tė zbatohet pėr tė ardhurat nga kapitali ose tė ardhura nga puna. Pėr pasuri tė paluajtshme tatimi mbi tė ardhurat mund tė bazohet nė njė normė mesatare reale fitimi, bazuar nė vlerėn kadastrale tė pasurisė. Tatimi i paragjykuar pėr tė ardhurat nga puna mund tė jetė njė alternativė nė rastet kur tatimi i tė ardhurave faktike bėhet i vėshtirė, pra nė rastin e profesioneve tė lira dhe tė vetpunėsuarve.

Transfertė Debitimi

Pagesė e autorizuar nga urdhėruesi dhe iniciuar nga pėrfituesi, pranė bankės sė pėrfituesit. Nė njė transfertė debitimi, urdhėri i pagesės lėviz nga banka e pėrfituesit pėr tek banka e urdhėruesit, ndėrsa fondet lėvizin nga banka e urdhėruesit pėr tek banka e pėrfituesit.

Transfertė Kreditimi

Pagesė e iniciuar nga urdhėruesi, pranė bankės sė urdhėruesit, me qėllim vendosjen e fondeve nė dispozicion tė pėrfituesit. Nė njė transfertė kreditimi, si urdhėri i pagesės ashtu edhe fondet lėvizin nga banka e urdhėruesit pėr tek banka e pėrfituesit. Njė ose disa banka apo sisteme pagesash mund tė jenė tė pėrfshira nė njė transfertė kreditimi.

Terminali

Pajisje elektronike e cila bėn tė mundur tėrheqjen ose depozitimin e parasė cash, pagesa tė shėrbimeve, transferim fondesh ndėrmjet llogarive, nxjerrje llogarie apo pėrdorimin e kartave nė njė pikė shitjeje pėr blerjen e tė mirave dhe shėrbimeve. Terminalet operojnė si nė regjim online, ku baza e tė dhėnave aksesohet nė kohė reale, ashtu edhe nė regjim offline, ku procesimi dhe aprovimi i njė transaksioni nė njė terminal bėhet pa kontaktuar emetuesin.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
W:Q[

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė