Perspekti - Ēfarė ėshtė borxhi tatimor dhe si mblidhen detyrimet tatimore tė papaguara?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė borxhi tatimor dhe si mblidhen detyrimet tatimore tė papaguara?

Gjithcka qė duhet tė dini mbi borxhin tatimor e gjeni nė kėtė artikull.

Ēfarė ėshtė borxhi tatimor dhe si mblidhen detyrimet tatimore tė papaguara?
Ēfarė ėshtė borxhi tatimor dhe si mblidhen detyrimet tatimore tė papaguara?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/11/2017 11:41, Ndryshuar: 20/11/2017 18:42

Kush konsiderohet borxh tatimor?

Detyrimi tatimor i vetė deklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.

Detyrimi tatimor i vlerėsuar nga administrata tatimore nė pėrfundim tė njė kontrolli tatimor, verifikimi apo ēdo proēedure tjetėr ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.

Ēfarė ndodh nėse nuk paguhet borxhi tatimor?

Nėse brenda 10 ditėsh nga data e marrjes sė njoftimit pėr pagesė tė detyrimeve tatimore, tatim paguesi vazhdon tė mos paguajė borxhin tatimor, ndaj tij fillojnė masat ligjore tė mbledhjes me forcė.

Cilat janė masat e mbledhjes me forcė tė borxhit tatimor?

Hapi I-rė

Urdhėr bllokimi i llogarive bankare, ku i kėrkohet ēdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritė e tij tė mbajė shumėn e detyrimit tė papaguar.

Hapi II-tė

Barrė sigurie dhe/ose Barrė hipotekore mbi pasuritė 10 ditė pas lėshimit tė urdhėr bllokimit bankar nė rast se nuk ėshtė arritur arkėtimi i detyrimit.

Hapi III-tė

Urdhėr pėr sekuestrim tė pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme nė rast se detyrimi nuk ėshtė arkėtuar brenda 30 ditėve nga data e vendosjes sė barrės sė sigurisė dhe/ose hipotekore.

Hapi IV-t

Konfiskimi i pasurisė nga adminisitrata tatimore nė rast se detyrimi nuk ėshtė arkėtuar brenda 15 ditėve nga sekuestrimi i pasurisė.

A mund tė ankimohet vendosja e masave tė sigurisė?

Tatimpaguesi, ndaj pasurisė sė tė cilit ka dalė njė vendim pėr vendosjen e masave tė sigurisė qoftė nė fomėn e barrės sė sigurisė apo barrės hipotekore, nė rastet kur pretendohet se zbatimi i tyre nuk ėshtė ekzekutuar nė mėnyrė tė rregullt, ka tė drejtė tė paraqesė ankesė pranė Drejtorisė Rajonale Tatimore.

Afati, kushtet dhe detyrimet pėr tė cilat lidhet marrėveshja me kėste

Marrėveshja me kėste nuk mund tė zgjatet pėrtej fundit tė vitit qė pason vitin nė tė cilin ajo ėshtė lidhur. Kur lidhet marrėveshjeve pėr pagesė me kėste, tatimpaguesi paguan kamatėvonesat, por nuk llogaritet gjobė pėr pagesė tė vonuar. Marrėveshja pėr pagesė me kėste nuk mund tė lidhet pėr detyrimin tatimor tė vetėdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili ėshtė llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, pėrfshirė kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.

Hapat qė duhen ndjekur pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje me kėste:

Hapi I-rė

Kėrkesė me shkrim drejtuar Drejtorisė Rajonale Tatimore nėn juridiksionin e tė cilės ėshtė regjistruar, ku tė shpjegohet rrethanat dhe arsyet pse kėrkohet tė lidhet njė marrėveshje pėr pagesė me kėste.

Hapi II-tė

Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditėve njofton nėse kėrkesa pranohet apo refuzohet.

Hapi III-tė

Nėse kėrkesa pranohet, nėnshkruhet marrėveshja pėr pagesė me kėste tė detyrimeve tatimore tė papaguara. Kjo marrėveshje nėnshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisė rajonale tė tatimeve ose drejtuesi i njėsisė sė ngjashme me tė vetėm nėse tatimpaguesi paguan menjėherė 20% tė vlerės sė detyrimit, pėr tė cilin lidhet marrėveshja e pagesės me kėste.

A publikohet lista e debitorėve?

Administrata Tatimore publikon nė faqen zyrtare tė saj listėn e plotė tė tatimpaguesve me masė sigurie dhe hipotekore si dhe listėn e tatimpaguesve, shoqėrive tregtare pėr tė cilėt Administrata Tatimore ka kėrkuar fillimin e procedurave tė falimentimit qė kryhet nė pėrputhje me ligjin pėr falimentin.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
W5L1_

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.