Cilat janė gjėrat qė nuk duhen humbur nė Paris?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė gjėrat qė nuk duhen humbur nė Paris?

Parisi ėshtė si njė ėndėrr. Disa e kanė pasur prej kohėsh, disa tė tjerė, do vijė njė ditė dhe do e kenė... E rėndėsishme ėshtė ta shohėsh, tė paktėn njė herė nė jetė.

Cilat janė gjėrat qė nuk duhen humbur nė Paris?
Cilat janė gjėrat qė nuk duhen humbur nė Paris?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/02/2018 12:00

Pėr ata qė ende nuk kanė shkuar, por dhe pėr ata qė po planifikojnė njė vizitė mė eksploruese, unė do jepja kėshillat e turistėve ēfarė duhet parė dhe pėrjetuar nė Paris, por dhe ēfarė duhet shmangur...

1. Katedralja e Notre Dame-it

Si kulla Eiffel, katedralja e Notre Dame-it ėshtė njė ikonė e Parisit. Ajo ndodhet pėrgjatė lumit tė Senės dhe konsiderohet njė kryevepėr e artit gotik. Ndėrtimi i katedrales ka nisur nė fund tė shekullit tė 10-tė dhe rifiniturat e fundit janė bėrė 200 vjet mė vonė...Do ishte njė shans i humbur tė shkoje nė Paris dhe mos tė shihje katedralen qė ka i ka dhėnė emrin dhe njė prej romaneve mė tė bukur nė botė. Para asaj fasade tė gdhendur, skulpturave mistike dhe majave gotike do mendoni me siguri pėr Kuazimodon dhe Esmeraldėn.

2. Muzeu i Louvre-t

Nėse keni kohė pėr tė vizituar vetėm njė muze nė Paris, ai duhet tė jetė pa dyshim muzeu i Louvre-it. Muzeu ėshtė hapur pėr herė tė parė nė vitin 1793 dhe ka 35 000 vepra arti. Pėrfshirė dhe pikturėn e Leonardo da Vinci-t, "Mona Lisa". Megjithatė, nėse doni njė kėshillė, mos prisni tė shihni gjithēka nė Louvre. Ai ėshtė masiv dhe me shumė vepra arti dhe ne si vizitorė kemi prirjen pėr tė parė gjithēka, duke mos ia dalė asnjėherė, kėshtu qė mė mirė organizohuni.

3. Kulla Eiffel

E projektuar dhe e ndėrtuar nė vitin 1889 pėr Exposition Universelle, Panairin e Botės, Kulla Eiffel ėshtė struktura mė e njohur e Parisit. Mund ta shihni ditėn ose nė mbrėmje, tė pushoni nė stolat e lulishtes poshtė saj, por dhe tė ngjiteni pėr njė pėrvojė ndryshe e pėr njė pamje magjepsėse tė Parisit, nėse do keni kohė tė prisni nė radhė. Unė do ju kėshilloja megjithatė, qė nėse do qėndroni pak nė Paris, ta pėrdorni kėtė kohė pėr njė pėrvojė tjetėr mė unike.

4. Bazilikia Sacre-Coeur e Montmartre-s

Mbi njė kodėr tė Parisit, bazilika "Zemra e Shenjtė" duket si njė kėshtjellė e bardhė. Ajo ndodhet nė lagjen Montmartre, dikur e populluar nga artistėt bohemė, qė vinin nga gjithė bota nė Paris. Kryevepra e stilit romako-bizantin njihet lehtėsisht nga larg dhe sa e thjeshtė mund tė duket nga jashtė, aq e pasur ėshtė nga brenda, me njė tavan ku shkėlqen mozaiku mė i madh i Francės me temė kristiane. Pasi tė vizitoni kishėn, ndaluni nė sheshin jashtė saj dhe shijoni pamjen e Parisit qė hapet para jush.

5. Muri "Tė dua"

Po nė lagjen Montamartre, pranė stacionit tė metrosė Abesses, ndodhet muri i dashurisė. Njė fasadė me pllaka blu me mbi 311 deklarata dashurie nė 250 gjuhė tė ndryshme, ku do tė gjeni dhe Tė dua, ėshtė njė takim shumė i mirė pėr tė dashuruarit.

6. Kopshti i Luksemburgut

Kur zhurma e qytetit bėhet shumė e lodhshme, drejtohuni pėr nė Jardin du Luxembourg, ku mund tė shėtisni nė rrugicat dhe mes kopshteve tė sistemuara ose thjesht tė uleni e tė shijoni, nė formė pikniku, baguette-t me djathė francez. Fėmijėt do argėtoheshin shumė aty, ata mund tė lundrojnė me njė varkė tė vogėl nė Grand Basin, mund tė ngasin ponit, tė luajnė nė kėndet e posaēme ose tė shikojnė njė shfaqje nė Theatre des Marionettes. Aty ndodhet dhe Musee du Luxembourg, megjithatė kopshtet e Luksemburgut janė edhe vetė, njė muze i hapur.

7. Musee d'Orsay

Nėse keni kohė dhe pėr njė muze tjetėr, atėherė ai duhet tė jetė Musée d'Orsay. Ju me siguri keni dėgjuar pėr vitet kur Parisi ishte qendra e piktorėve tė gjithė botės. Aty do tė shihni pikturat e tyre, veprat e njohura tė shumė artistėve francezė dhe atyre qė kanė jetuar nė Francė. Ndėrkaq nėse ngjiteni nė ballkonin e sipėrm, mund tė keni njė pamje mahnitėse tė Bazilikės Sacré-Coeur pėrmes orės sė madhe tė tejdukshme tė muzeut.

8. Champs-Élysées

Njė nga shėtitoret mė mahnitėse nė botė, mbushur me dyqanet e markave mė tė njohura tė modės, parfumeri, por dhe kinema dhe bare. Nėse e keni ndarė mendjen pėr tė pasur njė ēantė Louis Vuitton, mund ta gjeni tuajėn aty sigurisht, por nėse nuk keni ndėr mend tė zbrazni buxhetin e njė viti e ta kujtoni udhėtimin nė Paris si rrėnimin tuaj financiar, mė mirė shijoni luksin e shėtitores nga jashtė vitrinave dhe zgjidhni dyqanet dhe baret e lagjeve, siē bėjnė vendasit. Ēmimet nė kėtė shėtitore janė shumė tė kripura dhe bizneset mezi presin tė pėrfitojnė nga turistėt.

9. Harku i Triumfit

Nė skajin perėndimor tė Champs-Élysées, Harku i Triumfit, i ndėrtuar me urdhėr tė Napoleonit, me njė kuptim thellėsisht historik, ėshtė njė nga veprat mė tė njohura tė Francės, gjithashtu e shndėrruar nė njė titull romani. Ėshtė harku mė i madh i llojit tė tij nė botė. Pranė tij ndodhet dhe monumenti i Ushtarit tė Panjohur, i cili ndriēohet ēdo mbrėmje.

10. Rruga Saint-Honoré

Nėse markat e njohura janė pasioni juaj dhe ato franceze dobėsia mė e veēantė, atėherė asgjė nuk do jua mbushė zemrėn dhe nuk do jua zbrazė xhepat si dyqanet e rrugės Saint-Honoré. Vendi i parapėlqyer i fashionisteve nė tė gjithė botėn, kėtu ju mund tė pėrplaseni me kėdo, artiste japoneze, blogere amerikane, princesha arabe...Do i gjeni tė gjitha aty, marka moderne si Colette, Damir Doma, Comme des Garēons, klasiket e njohura franceze si Goyard, Hermčs, Chanel apo tė tjera mė pak tė shtrenjta, por po aq me stil si Zara & Other Stories...Duke filluar nė Palais Royal dhe duke pėrfunduar nė Elysée Palace, kjo rrugė ėshtė njė parajsė pasditeje pėr tė kėnaqur blerėsit mė tė palodhur.

11. Esenca e Parisit nė njė shishe parfumi...ose disa

Fansave tė fragrancave unike dhe elegante, Parisi do iu duket qyteti i ėndrrave. Disa nga mjeshtrat mė prestigjiozė tė botės punojnė kėtu duke kontribuar nė traditėn shekullore. Nė Paris, gjeni parfumeri prestigjioze, klasikėt e famshėm nė gjithė botėn, Fragonard dhe Guerlain, apo niche trendy, si Serge Lutens e Diptyque... aty nuk ėshtė njė parajsė ēmimesh, por mund tė jeni tė sigurt qė do dilni me njė parfum tė cilėsisė sė jashtėzakonshme. Nė kėto dyqane, keni tė garantuar mirėsjelljen dhe vėmendjen e stafit, tė trajnuar pėr t'ju ndihmuar tė zgjidhni fragrancėn pėr vete apo partnerin.

Shumica e kėtyre dyqaneve janė tė grumbulluara nė arrondissement-in e parė tė Parisit, pranė Palais Royal dhe Opera-s dhe nė lagjen e njohur Marais, nė Rue des Francs-Bourgeois dhe rreth saj, tė gjithė vende pėr t'u vizituar, kėshtu qė ju mund tė zgjidhni njė nga kėto zona dhe t'i merrni me radhė dyqanet. Veē atyre qė pėrmenda mė lart, mund tė shtoj Maītre Parfumeur et Gantier, njė markė tė re, Annick Goutal, pėr stilin boudoir dhe femėror, apo Maison Francis Kurkdijan me njė parfum shumė tė kėndshėm, APOM. Nėse nuk keni kohė, njė vizitė nė njė nga qendrat tregtare tė njohura, ku ka dhe shumė dyqane parfumesh do ishte njė zgjidhje e shkėlqyer. Galeries Lafayette dhe Bon Marché kanė disa nga markat mė tė mira ndėrkombėtare tė parfumeve dhe tradicionale franceze.

12. Disney Land

Njė destinacion i pashmangshėm nėse udhėtoni me fėmijėt. Pak i kushtueshėm, por asgjė nuk do e blinte gėzimin e fėmijėve qė do e mbajnė mend gjatė atė pėrvojė. Mund t'i prenotoni biletat online dhe atė ditė mos planifikoni asgjė tjetėr sepse bota e pėrrallave ėshtė e pambarimtė. Disney Land Paris, sivjet feston 25 vite nga krijimi dhe aktivitetet dhe spektakli qė ofron janė tė pafundme. Nėse prisni mbrėmjen do shijoni dhe spektaklin e fishekzjarrėve. Kur fėmijėt nuk janė me ju, mund t'i ēoni njė copė Disney, duke blerė nė dyqanet e shumta, megjithatė, e pėrsėris asgjė nuk krahasohet me pėrvojėn personale qė ata mund tė pėrjetojnė, aty.

13. Pallati i Versajės

Chāteau de Versailles, pallati magjepsės dhe qendra e dikurshme e pushtetit ndodhet rreth 20 km nė Jugperėndim tė Parisit, nė Versajė. Ēdo vit, miliona udhėtarė i largohen pak Parisit pėr tė parė me sytė e tyre madhėshtinė e chateau-s sė famshme nė tė gjithė botėn, por mes gjithė figurinave tė arta, afreskeve dramatike, shandelierėve tė kristaltė, ju do tė gjeni dhe njė pjesė historie.

14. Shėtitjet me varkė nė Senė

Ėshtė njė pėrvojė shumė e kėndshme ta shohėsh Parisin me njė varkė qė lundron mbi Senė dhe Bateau Mouche do gjeni plot. Do shihni nga afėr urat, pėrfshirė urėn e Aleksandrit III me statujat e arta, ndėrtesat e njohura, fasadat dhe i gjithė udhėtimi do jetė i shoqėruar me komente. Ju mund tė zgjidhni njė lundrim ēlodhės, 2 deri nė 4 orė. Njė tjetėr mundėsi janė Batobus-et. Kjo linjė funksionon nga ora 10:00 am deri nė 9:30 pm, ēdo 20 minuta, dhe mund tė merret nė tetė stacione tė ndryshme. Pėr 15 Euro mund tė hipni dhe zbrisni sa herė tė doni gjatė ditės. Ndalesat pėrfshijnė muzeun e Orsay-t, tė Louvre-it, kullėn Eiffel, Champs Elysées dhe Saint-Germain-des-Prés, njė nga lagjet mė tė rėndėsishme tė Parisit. Nėse keni buxhet tė kufizuar, mos pėrdorni taksi, linjat e metrove do ju lehtėsonin qarkullimin.

15. Tregjet e vjetra nė Rue des Martyrs

Rrugėt e Parisit me tregje tė vjetra janė shpesh tė nėnvlerėsuara nga turistėt qė nxitojnė pėr tė parė sa mė shumė monumente tė famshme. Do ta quaja tė gabuar, sepse ato janė njė pjesė autentike e Parisit, edhe pse sigurisht qė monumentet nuk duhet t'i humbisni. Ndoshta nuk mund t'i vizitoni tė gjitha, sidomos kur udhėtimi ėshtė i shkurtėr. Megjithatė nėse do vizitoni vetėm njė, ajo duhet tė jetė njė rrugė plot me dyqane djathėrash, brumėrash, nėnproduktesh mishi, tė njohura si fromagerie, boulangerie, boucheries. Rue des Martyrs ėshtė njė treg qendror lagjeje prej mė shumė sesa 200 vitesh, ku stendat mė tė vjetra tė njė numri tė madh produktesh, fruta, perime, peshk, ndajnė rrugėn me mė tė rejat, ėmbėltore moderne, chocolatier-i, bare gourmet dhe butikė tė rafinuar qė i japin kėsaj rruge njė sharm tė padiksuteshėm dhe atmosferė tė gjallė.

16. Paris Passages

Kėto gurė tė ēmuar arkitekturorė, paraardhėse tė qendrave tregtare, me tavane xhami dhe dysheme me mozaikė, kanė qenė njė vend i zgjedhur pėr parisienėt e pasur tė fillimit tė shekullit tė 19-tė. Sot, me sharmin e kohėrave tė kaluara, kėto korridore tė mbuluara tė ruajtura shumė mirė, ofrojnė njė larmi butikėsh, librarish, galerish arti, dyqanesh ėmbėlsirash dhe shumė mė tepėr. Dhe pse ka shumė pėr tė parė, do pėrmendja Galerie Vivienne, Passage du Grand Cerf, Passages Joffroy & Verdeau, Passage Moličre dhe Cour du Bel Air.

17. Croissant, macarons etj...

Nuk mund tė ikni nga Franca pa provuar njė croissant me gjalpė apo ca macaron-sa. Dhe meqė jeni nė Paris, shijoni mė tė mirat. Shpikėsi i tyre, Ladurée tani ėshtė shtėpia mė e madhe e kėtyre ėmbėlsirave nė botė. Tė thuash tė drejtėn janė pak tė shtrenjta, por ke gjithmonė garancinė e shijes sė shkėlqyer. E gjeni nė Champs-Elysées. Njė tjetėr emėr shumė i njohur i kėtyre ėmbėlsirave ėshtė Pierre Hermé. Ėmbėltorja e tij kryesore ndodhet nė Rue Bonaparte. Provoni macaroon-sat rozė me njė recetė iraniane qė ekuilibron nė mėnyrė tė pėrsosur shijet e ėmbla dhe tė hidhura. Dhe njė kėshillė shumė e rėndėsishme...Mos mbesni peng vetėm e kėtyre llojeve tė ėmbėlsirave. Dyqanet e tyre nė Paris janė njė parajsė e vėrtetė shijesh. Shkoni diku dhe zgjidhni sa mė shumė...

18. Provoni sa mė shumė lloje djathėrash dhe vere

Mos ikni nga Parisi pa e ndier me tė vėrtetė shijen e Francės. Dhe nuk do e ndieni plotėsisht nėse nuk provoni disa nga llojet e djathėrave dhe sigurisht tė verėrave franceze. Laurent Dubois, Androuėt, Alléosse janė vetėm disa nga dyqanet mė me traditė tė djathėrave. Atje, konsiderohet e sjellshme tė pėrshėndesėsh shitėsit, kėshtu qė thoni "Bon Jour" sapo tė hidhni kėmbėn nė dyqan dhe mė pas lini stomakun t'ju drejtojė. Camembert, Comté, Roquefort, Brie, janė vetėm disa nga llojet franceze tė djathėrave. Mos i lini djathėrat e vetmuar. Parisi ėshtė qyteti i dashurisė dhe asnjė dashuri mė e fortė sesa ajo e djathit dhe verės nuk ėshtė dėgjuar nė botėn e ushqimit. Edhe pse pėr verėn janė tė njohura rajone tė tjera nė Francė, nė Paris mund tė shijoni tė gjitha llojet. Nėse jeni vėrtet tė apasionuar, mund tė zhvilloni njė tur tė specializuar tė shijimit tė verės dhe shampanjės franceze nė Paris, nė tė kundėrt zgjidhni njė nga baret e qytetit qė me siguri nuk do ju zhgėnjejnė.

19. Bistro-t dhe Café-tė pėr shijen e vėrtetė Franceze

Nuk dua tė ndalem te emra, por te atmosfera e veēantė e kėtyre lokaleve tipike parisiene. Mundohuni tė humbisni nė lagjet e qytetit dhe tė zgjidhni bare dhe bistro me pamje. Sa pėr ushqimin dhe pijet, ėshtė gjithmonė e sigurt qė do mbeteni tė kėnaqur. Udhėtarėt nė sajte tė ndryshme propozojnė, bistro dhe bare si Jaja, Café St Regis, Mascotte Montmartre, Café Constant. Ju nuk mund tė shkoni nė Paris e tė mos hani njė crepe. Breizh Café ėshtė vendi ku do tė shijoni crepe-at mė tė mirė nė qytet. Sigurisht mund tė vizitoni Café de Flore. Shumė njerėz shkojnė aty sepse ka qenė zgjedhja e Picasso-s dhe Jean-Paul Sartre. Ne mund tė shkojmė sepse kemi pasur njė Kafe Flora nė Tiranė dhe madje dhe njė kėngė me kėtė titull. Ndodhet nė kėndin e bulevardit Saint-Germain. Nė anėn tjetėr tė rrugės, ndodhet Les Deux Magots, vendi i parapėlqyer i Simone de Beauvoir dhe Ernest Hemingway. Uluni nė njė vend me pamje dhe ndjeni shpirtin francez duke shijuar njė café au lait.

20. Elegancėn e hoteleve

Nė Paris nuk mungojnė hotelet e luksit, me njė traditė tė jashtėzakonshme dhe emėr tė shkėlqyer. Nėse ėshtė njė udhėtim dy-tri ditor dhe buxheti jua lejon, mund tė zgjidhni njė prej hoteleve mė tė njohura, qė ndodhen nė zonat mė atraktive tė Parisit qė do mbėshtillnin me elegancė qėndrimin tuaj nė Parisi. Do tė veēoja Ritz, me barin Hemingway, sutiat me emrat e njohur Coco Channel, Chopin, Prince De Galles etj. dhe Four Seasons George V, por alternativė e shkėlqyer ėshtė dhe Pennisula, hotel Parister dhe Tiara Chateau Hotel Mont Royal apo Hotel Plaza Athénée, ku mund tė pini ēaj ngjitur me njė nga blogeret mė tė njohura tė modės. Nėse do tė qėndroni pėr njė javė, njė tjetėr mundėsi e shkėlqyer, mė e lirė, por gjithaq e kėndshme, janė studiot e arreduara sipas stilit francez, ku do tė ndiheni vėrtet banorė tė Francės.

Mbeten ende shumė gjėra, por mjafton tė keni kohė dhe mundėsi e me siguri Parisi do jua tregojė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,5!;

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė
Reklamė