Arkitektura e Malit tė Zi - Bukuritė unike dhe madhėshtore
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Arkitektura e Malit tė Zi - Bukuritė unike dhe madhėshtore

Mali i Zi ėshtė njė nga vendet mė tė bukura qė mund tė vizitoni, i quajtur ndryshe si perla e Mesdheut, ky vend ėshtė unik nė shumė mėnyra.

Arkitektura e Malit tė Zi - Bukuritė unike dhe madhėshtore
Arkitektura e Malit tė Zi - Bukuritė unike dhe madhėshtore
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/10/2017 22:54

Askund tjetėr nuk mund tė gjeni aq shumė pasuri natyrore, bukuri, plazhe tė butė, liqene tė qarta, lumenj tė shpejtė dhe male tė mrekullueshme nė njė zona kaq kompakte sa Mali i Zi.

Nė mėngjes ju mund tė zgjoheni pėrgjatė bregdetit tė bukur Adriatik, tė hani njė drekė nė liqenet e Shkodrės dhe tė shijoni njė mbrėmje nė malet malazeze.

Mali i Zi ėshtė i njohur pėr kushtet e mira tė hoteleve dhe gjetja e pėrsosur pėr pushimet tuaja mund tė jetė sfiduese.

Nėse vendosni t'i kaloni pushimet tuaja nė Mal tė Zi, me siguri do tė doni tė merrni mė shumė informacion pėr tė gjitha atraksionet dhe aktivitetet qė ky destinacion ofron. Duke filluar nga vendet mė tė mira qė duhet tė vizitoni, burimet natyrore, monumentet fetare dhe historike si dhe mėnyrat e argėtimit.

Nėse preferoni pushime aktive, Mali i Zi ėshtė vendi i pėrsosur pėr shkak tė aktiviteteve tė shumta qė ofron. Prandaj ne mė poshtė kemi pėrgatitur njė listė e cila do tju mėsojė gjithēka duhet tė dini pėr kėtė vend.

Kotorr

Kotorri ėshtė cilėsuar ndėr qytetet mė tė mira pėr tė vizituar dhe pėr shumė vite tėrheq njė numėr tė madh turistėsh nga e gjithė bota. Ky qytet i vjetėr dhe mjaft interesant me siguri do t'ju lėrė pra frymė. I pozicionuar nė njė atmosferė surreale dhe unike tė ngrirė nė kohė Kotorri do t'ju tregojė pėr legjendat e lashta dhe disa tregime tė mahnitshme. Paketoni gjėrat tuaja dhe mos harroni kamerėn pasi Kotorri ka shumė pėr tė fotografuar. Do t'ju duhen disa orė qė tė vizitoni tė gjithė atraksionet e Kotorrit.

Budva

I njohur si metropoli i turizmit, Budva ėshtė sigurisht njė qytet qė ēdo turist duhet tė vizitojė. Kėtu gjithēka ėshtė nė varėsi tė turistėve dhe turizmit, prandaj do tė gjeni lehtėsisht atė qė ju intereson. Plazhet e bukura dhe moderne ofrojnė njė atmosferė tė paharrueshme. Pėr shkak tė vendndodhjes sė saj favorizuese Budva ėshtė e lidhur me tė gjitha pjesėt e tjera tė bregdeti malazez por edhe me pjesė tė tjera qendrore dhe veriore tė Malit tė Zi.

Perast

Perast ėshtė njė nga vendet mė tė bukura nė Gjirin e Bokės, pak kilometra larg Kotorrit. Ky qytet i mrekullueshėm ka njė arkitekturė tė vjetėr e cila ėshtė shndėrruar nė atraksion pėr turistėt. Ju do tė shikoni shumė kisha tė vjetra e tė bukura por atraksioni mė i madh do tė jetė mė siguri Zoja e Shkėmbit, ishulli i vogėl nė Gjirin e Bokės mė kisha dhe muzeume tė mrekullueshme. Ēdo disa minuta ka anije tė vogla taksi tė cilat do t'ju ēojnė nė kėtė vend tė paharrueshėm. Nė restorantet e vogla aty pranė do tė shijoni specialitetet e peshkut ashtu si nė asnjė vend tjetėr.

Liqeni i Shkodrės

Liqeni i Shkodrės ndodhet nė luginėn e quajtur Zeta-Skadarqė pjesėrisht i pėrket komunės sė qytetit tė Barit dhe pjesėrisht komunės sė Podgoricės. I papėrshkrueshėm dhe nė shumė mėnyra unik ėshtė liqeni mė i madh nė Gadishullin Ballkanik. Ėshtė njė destinacion shumė tėrheqės pėr shkak tė pasurisė natyrore, lehtėsimit tė qasjes si nga toka, ashtu edhe nga deti, dhe pėr shkak se kushtet pėrmbushin tė gjitha llojet e turizmit pėr gjatė gjithė vitit. Deti, liqeni dhe malet janė tė vendosura nė njė rreth 150 km dhe ofrojnė njė larmi qė mund tė akomodojė shijet dhe dėshirat e tė gjithė vizitorėve dhe turistėve.

Sveti Stefan

Njė nga vendet mė tė famshme dhe mė prestigjoze nė Malin e Zi ėshtė Sveti Stefan. Ndodhet vetėm 15 me makina larg nga Budva dhe ėshtė sigurisht njė nga ikonat turistike tė Malit tė Zi. Pasi tė vizitoni kėtė vend tė mrekullueshėm do tė kuptoni dhe arsyen se pse Sophia Loren, Sylvester Stallone, Mbretėresha Elizabeth II por dhe shumė tė tjerė tė famshėm e zgjodhėn Sveti Stefan si vendin e preferuar e tyre tė preferuar pėr tė kaluar pushimet.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
eN%B`

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė