Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė gjėrat qė e bėjnė Gjermaninė tė veēantė?

Makinat. Efiēenca. Pantallona tė shkurtra lėkure. Gjermania njihet pėrreth globit se shkėlqen nė njė sėrė gjėrash.

Cilat janė gjėrat qė e bėjnė Gjermaninė tė veēantė?
Cilat janė gjėrat qė e bėjnė Gjermaninė tė veēantė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/02/2018 22:43

Vetė Gjermanėt njihen si miqėsorė dhe mikpritės, ndonėse shumėkush mendon se nuk kemi pothuaj fare sens humori.

Vendi ynė lėvdohet gjithashtu me njė mijėvjeēar histori qė, pėr mirė a pėr keq, i ka dhėnė formė botės ashtu si e njohim sot.

Por ky vend nė qendėr tė Europės ka shumė mė tepėr se sa thjesht stereotipet dhe shakatė pėr luftėn.

Ja 11 gjėra qė e bėjnė Gjermaninė tė veēantė.

Pėrzierja e ujit dhe elbit pėr birrėn

Gjermanėt pijnė, thithin, hanė dhe "flejnė" birrė.

Ok, ne kryesisht pijmė birrė.

Ka mė shumė se 1 300 fabrika birre dhe 5 000 marka tė ndryshme qė na ndihmojnė tė pijmė mė shumė birrė pėr njeri, se sa ēdo vend tjetėr europian, pėrveē Republikės Ēeke.

Nė Gjermani, ne kemi ligje specialė pėr birrėn, tė ashtuquajturit rregullat e Deutsches Reinheitsgebot, tė miratuar fillimisht nė vitin 1516, dhe qė diktojnė se mund tė pėrdoren vetėm ujė, elb dhe lulet e "Humulus lupulus".

Kalimi nga pika A nė Pikėn B

Me kaq shumė prodhues makinash tė mira, mund t'ju falet nėse mendoni se ne lėvizim vetėm me BMW, Audi ose Mercedes.

Por ndėrkohė qė pjesa tjetėr e botės magjepset pas makinave tona, ose nė rastin e Volkswagenit, kruajnė kokėn pėr shkak tė niveleve tė lėshimit tė gazrave nė atmosferė, ne vetė zakonisht marrim trenin.

Rrjeti hekurudhor i shkėlqyer i Gjermanisė ėshtė ende kryesisht shtetėror, teksa Deutsche Bahn vazhdon tė vėrė nė punė trena e pasagjerėve dhe tė mallrave.

Afro shtatė milion pasagjerė relativisht tė lumtur dhe 1 138 000 tonė mallra, bėjnė ēdo ditė 26 000 udhėtime me tren, nė rrjetin 33 000 kilometėrsh.

Pavarėsisht gjithė kėtij trafiku, trenat Gjermanė janė pėrgjithėsisht nė kohė, ose tė paktan me jo mė shumė se 5 minuta vonesė. Ne kemi trena tė shpejtėsisė sė lartė ICE, qė lidhin qytete e mėdhenj, me shpejtėsi deri 300 kilometra nė orė.

Mund ta provosh kėtė duke pėrdorur njė BMW, disa prej autostradave nuk kanė limit zyrtar tė shpejtėsisė, por kur tė tė lėrė motorri, gjithėsesi do tė tė duhet tė marrėsh trenin pėr t'u kthyer nė shtėpi.

Jeta ujore

Kur Gjermanėt nuk janė tė fiksuar pas birrės, ata janė tė fiksuar pas ujit.

Jo pėr tė pirė, por pėr tė dalė, pėr lundrim, surf, ski nė ujė, not, kajak dhe kanoe, si dhe ara me vela, nė cilindo lloj moti. Dhe nuk ėshtė pėr t'u habitur.

Gjermania ka mė shumė se 12 200 liqene tė mrekullueshėm, shumica e tė cilėve janė tė disponueshėm pėr ēfarėdolloj aktiviteti gjatė vitit.

Disa prej skenave mė tė bukura alpine mund tė shihen prej brigjeve tė liqeneve bavarezė, si Konigssee apo Tegernssee.

Mecklenburgu - Pomerania Perėndimore dhe Brandenburgu janė gjithashtu tė mbushur me liqene, madje ka edhe njė gjurmė pėr tė ecur, qė lidh tė 66 liqenet nė Brandenburg.

Njė renditje Europiane e botuar nė vitin 2013 tregonte se Gjermania ka ndoshta numrin mė tė lartė tė "liqeneve tė shkėlquar" dhe lumenjve pėr not.

Dhe nėse gjithė kėta ushtrime tė shtojnė etjen pėr birrė, aq mė mirė.

Heqja e rrobave nė publik

Kur vjen fjala pėr tė dalė lakuriq nė natyrė, asnjė komb tjetėr nuk na afrohet.

Nuk ju fajėsojmė qė mbani distancė, thjeshtė mos na gjykoni.

Bukėpjekja

Disa njohės tė verėrave franceze mund tė tregojnė thjeshtė duke nuhatur njė shishe tė hapur, jo thjeshtė se ku ėshtė rritur rrushi, por edhe nė ēfarė drejtimi ka qenė vreshti. Mund tė thuhet e njėjta gjė pėr gjermanėt me bukėn.

Buka kėshtu ėshtė mė shumė se thjeshtė pjesė e vaktit tė pėrditshėm, ėshtė pjesė e kulturės.

Secili rajon ka variacionet e veta, ekzistojnė sot mė shumė se 1500, qė nga buka e thekrės, e errėt dhe e rėndė nė veri, deri tek buka e bardhė, mė e lehtė nė jug.

Gjermanėt hanė mesatarisht 87 kilogramė bukė nė vit secili, dhe ekziston njė bukėpjekės pėr ēdo 2 100 banorė.

Dhe po, ne e dimė qė kjo ka pasoja pėr vijėn e belit tonė.

Por ne prapėseprapė dalim lakuriq nė natyrė.

Burokracia

Nuk duhet tė shkaktojė habi fakti qė Gjermania ka njė bollėk ligjesh qė kontrollojnė pothuaj ēdo aspekt tė tjetėr. Dhe ndėrkohė qė kjo sasi rregullash dhe ligjesh duket sikur na bėn jofleksibėl, nė tė vėrtetė ėshtė pikėrisht ajo qė na jep reputacionin e tė qėnit shumė efiēentė.

Kjo dashuri pėr rregullat manifestohet nė shumė mėnyra.

Tė tjerėt shfryjnė dhe vrenjten nėse tė shohin qė kalon rrugėn si kėmbėsor, ndėrkohė qė semafori ėshtė i kuq, dhe nėse tė kapė polici, gjobitesh.

Ne jemi gjithashtu tė fiksuar sa i pėrket ndarjes sė mbeturinave.

Ēdo shtėpi ka tė paktėn 4 kosha plehrash: plastikė, letėr, mbetje organike dhe plehra tė tjera.

Nėse i hedh mbeturinat nė koshin e gabuar, rrezikon tė gjobitesh.

Pėr tė mbajtur nėn kontroll gjithė kėtė potencial pėr kaos social, ekziston njė zyrė qeveritare e quajtur Ordnungsamt, e cila fjalė pėr fjalė pėrkthehet "zyra e rendit". Qeshni sa tė doni, por kjo ėshtė njė mėnyrė se si ne arrijmė tė kemi njė prej niveleve mė tė ulėt tė papunėsisė nė Europė.

Lėvizja e gjithēkaje

Kur jepen me qira, shtėpitė dhe apartamentet nė Gjermani nuk janė asnjėherė tė mobiluara.

Kjo do tė thotė qė as pajisjet e kuzhinės apo tė banjės, nuk janė tė detyrueshme.

Kėshtu kur Gjermanėt lėvizin, ata e bėjnė me gjithė orenditė, duke pėrfshirė sobėn, frigoriferin, kundrabufetė, e madje edhe lavamanin.

Ditėt e lėvizjeve janė njė lloj kalimi kohe kombėtare, shpesh herė pėrfshihen miq, familjarė, nė vend tė profesionistėve.

Shpesh herė kjo kėrkon qė tė shtrosh ushqim dhe birra tė mjaftueshme, me qėllim qė tė mbash tė gjithė aty, deri kur tė boshatiset hapėsira e shtėpisė.

Dhe sigurisht, edhe copa e fundit e mbeturinave pėrfundon nė koshin e duhur.

Kėshtjella

Nė familjet gjermane sot, ndoshta nuk tregohen shumė pėrralla dhe legjenda, ndoshta sepse jemi tė zėnė duke lexuar oraret e trenave dhe rregulluar plehėrat nė koshat e caktuar.

Por vendi ynė ka gjithsesi shumė kėshtjella tė bukura nga kohėt e shkuara.

Ka kėshtjella mesjetare nė majė tė kodrave, kėshtjella tė Rilindjes, dhe pallate tė shekullit 19 si Neuschwansteini i famshėm nė Bavari (ka qenė frymėzimi i kėshtjellės sė Walt Disneyt).

Sot nė Gjermani ka mė shumė se 25 mijė kėshtjella (pa llogaritur tė rrėnuarat, qė janė ende tė vizitueshme) dhe shumica e tyre janė shndėrruar nė muze, restorante e madje edhe hotele.

Ne jemi tė gatshėm qė disa t'ua japim me qira pushuesve.

Na quani tė ēmendur, por do t'ju vendosim edhe njė lavaman.

Shėtitjet e fundjavave

Ja njė tjetėr arsye pėr tė dalė nga stacioni i trenit dhe pėr tė braktisur Audin, pyjet, malet, lumenjtė dhe brigjet e detit nė Gjermani kanė 200 mijė km shtigje pėr tė ecur.

Qė nga lėndinat me lule, deri nė malet e lartė, ato mbulojnė njė sasi tė pabesueshme terreni.

Brandenburgu, Bavaria, Sakson dhe rajoni pėrreth Rinit dhe Moselles kanė tė gjithė pėrbėrėsit e nevojshėm pėr njė ekskursion tė mrekullueshėm.

Festat

Karnavalet mė tė bukura janė nė Rio, apo jo? Nein! Janė nė Gjermani.

Nė Brazil, ku tė gjithė janė tė hareshėm 364 ditė tė vitit, tė bėsh festė nė ditėn e 365 nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe.

Nė Gjermani, ku tė gjithė janė seriozė 364 ditė tė vitit, tė bėsh festė ditėn e 365 ėshtė e paparė! Rhineland nė Gjermaninė veriperėndimore mban njė "karnevale" vjetore, nė formėn e Paradės sė tė Hėnės sė Trėndafiltė, ku deri 2 milionė vizitorė me kostume mbushin rrugėn e Kėlnit dhe Dyseldorfit. Nė jug tė Gjermanisė, nė festimet e njohur si Fasching dhe Fastnacht, njerėzit mbajnė maska tradicionale dhe vishen si djaj, apo bisha tė egra.

Kudo ku ndodhin festimet, e gjitha pėrfundon me Tė Mėrkurėn e Hirit, kur gjithėsecili kthehet tė bėhet serioz dhe eficient, ndonėse ndonjėherė me pakėz dhimbje koke.

Shakatė

Nuk ėshtė se Gjermanėt nuk dinė tė tregojnė shaka apo barcaleta, por disa prej barcaletave mė tė mira duan 50 vite tė tregohen.

Mendoni dashurinė tonė pėr "Darkė pėr Njė njeri", njė skeē televiziv anglez aspak pėr tė qeshur, qė nė vendlindjen e tij nuk u pėlqye aspak sapo doli dhe qė u transmetua mė shumė se njė shekull mė parė. Skeēi, me njė grua tė moshuar dhe shėrbėtorin e saj tė dehur, vėrtitet pėrreth pėrsėritjes sė frazės "e njėjta procedurė si vitin qė kaloi", dhe e arrin kulmin me njė frazė finale qė mund tė ketė qenė e papritur pasi u ngrit Muri i Berlinit, por qė tani ėshtė bjerrur.

Nuk ka rėndėsi nėse pjesa ėshtė pėr tė qeshur apo jo.

Humori i vėrtetė vjen nga fakti qė ėshtė transmetuar nė Gjermani, pothuajse pa pėrjashtim, pėr ēdo natė tė Vitit tė Ri, qė nga viti 1963.

Marrė nga pėrjetimet e vėrteta tė njė Gjermani.
Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
bYjh<

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė