Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Njerėz 'tė pushtuar' nga kompjuteri

Sofia Ben-Ankor ngjason me njė studente tipike nga Londra. Ajo ėshtė e shkurtėr, ka flokė ngjyrė kafe, sy tė shndritshėm dhe njė buzėqeshje tė bukur.

Sofia Ben-Ankor studentja tipike nga Londra.
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 25/09/2015 19:29

Me Sofian mund tė flasėsh pėr kohėn, muzikėn si dhe eksperiencat e saj pėr mėsim-dhėnien e gjuhės angleze pėr studentėt e huaj.

Kurrė nuk do ta kuptoje qė truri i saj kontrollohet nga njė tufė procesorėsh qė ndodhen mijėra kilometra larg saj.

Tė jesh "e pushtuar nga njė kompjuter nuk ėshtė kaq e pabesueshme, thotė ajo mė pas, megjithatė ndonjėherė mendon: E tmerrshme! Unė jam thjesht njė trup, asgjė mė shumė".

Termi teknik qė identifikon Sofian ėshtė "echoborg", njė qenie e gjallė, njė individ qė merr frymė, por qė pėrkohėsisht ka vendosur tė kontrollohet nga njė robot.

Ēdo gjė qė ajo thotė buron nga mesazhet e dėrguara nė internet, qė mė pas i pėrēohen nėpėrmjet njė kufjeje tepėr tė vogėl nė vesh.

Asnjė person qė bisedoi me Sofian nuk e kuptoi se ishte duke folur me njė robot.

Mund tė tingėllojė si diēka absurde apo si njė film fantastiko-shkencor, por fakti ėshtė qė kjo shpikje e ēuditshme e ka njė qėllim. Studiuesit nė London School of Economics duan tė kuptojnė mėnyrėn se si trupi dhe pamja e inteligjencės artificiale mund tė formojė perceptimin tonė.

Ky eksperiment ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr botėkuptimin tonė tė inteligjencės artificiale, pasi nė tė ardhmen mund tė gjendemi tė rrethuar nga makineritė, qė nuk do tė arrijmė ti dallojmė nga qeniet njerėzore.

Pra, qėllimi i studimit ėshtė tė kuptohet se si do tė reagojnė njerėzit pėrballė njė fenomeni tė tillė.

"Nė shumicėn e rasteve qė ndodhemi pėrballė inteligjencės artificiale ndodh nėpėrmjet njė pamjeje tepėr mekanike, thotė Kevin Korti, njė nga studiuesit. Ideja e tij gjeniale ishte tė pėrdorej trupi i njė qenieje njerėzore, por me trurin e njė roboti.

"Nė kėtė mėnyrė, ne bėmė tė mundur qė njerėzit tė mendonin se ishin duke biseduar me njė tjetėr person normal".

Kur kontrollin e trurit e merr nė dorė njė program kompjuteri qė pėrēon mesazhe, mund tė ndodhin gjėra nga mė tė ēuditshmet.

Korti dhe kolegu i tij Aleks Xhillspi, janė frymėzuar nga puna me Siranoidėt, njė eksperiment i zhvilluar nga psikologu i shumėpėrfolur, Stenli Milgram.

Ky psikolog ėshtė tepėr i famshėm pėr eksperimentin e tij lidhur me bindjen, nė tė cilin i shtynte njerėzit qė ti jepnin goditje elektrike tė voltazhit tė lartė dikujt tjetėr.

Edhe kur dukej se goditjet po bėheshin tepėr tė dhimbshme dhe tė rrezikshme, shumica e tyre nuk ndaleshin, duke treguar kėshtu se njerėzit e kanė mė tė lehtė ti shkaktojnė dhimbje dikujt tjetėr se sa tė mos ti binden autoritetit qė i kontrollon.

Nga fundi i jetės sė tij, Milgrami duket se iu rikthye temave mė tė buta, atė tė perceptimit qė truri ka pėr pamjen e njeriut. Kur jemi duke folur me dikė, a i dėgjojmė vėrtet fjalėt qė na thotė, apo opinionet e tona formohen nė bazė tė pamjes sė jashtme tė personit qė kemi pėrballė?

Pėr tė gjetur njė pėrgjigje, ai u frymėzua nga drama e shekullit 19, Sirano de Berzherakut. De Berzheraku ishte njė ushtar i suksesshėm, njė poet i zgjuar dhe njė muzikant i talentuar, por e konsideronte veten tepėr tė shėmtuar pėr ti rėnė nė sy Roksanės. Kėshtu, ai vendos tė ndihmojė rivalin e tij simpatik, por aspak tė zgjuar, Kristianin, qė tė fitonte zemrėn e saj, duke i thėnė asaj ēdo fjalė qė i sugjeronte Siranoja.

Nė skenėn mė tė famshme tė dramės, Siranoja fshihet nė shkurre, duke i sugjeruar Kristianit fjalė tė ėmbla, i cili duhet tia pėrsėriste Roksanės qė qėndronte nė ballkon.

Kėshtu, tė ashtuquajturit "Siranoidė" janė njerėz qė lejojnė dikė tjetėr ti diktojė fjalėt qė thonė dhe gjėrat qė bėjnė.

Njė mekanizėm i tillė, sipas Milgramit, do tė ishte mėnyra perfekte pėr tė testuar se sa ndikon pamja e jashtme e njeriut nė perceptimin qė krijon truri pėr tė. Ai bėri eksperimente ku Siranoidit i sugjeroheshin fjalė nga dikush tjetėr nėpėrmjet njė transmetuesi tė vogėl tė fshehur nė vesh.

Njėlloj si Roksana, personi tjetėr qė ndodhej pėrballė tij nuk ishte nė dijeni tė eksperimentit.

Milgrami u mahnit kur vuri re se, pjesėmarrėsit nė eksperiment mund tė bisedonin pėr mė shumė se 20 minuta me njė siranoid dhe nuk e kuptonin se diēka nuk shkonte. Fakti qė gjithēka qė thotė njė person buron nga njė tjetėr mendje duket se nuk kuptohej dhe nuk kishte rėndėsi nė asnjė moment, shkroi ai. Mė pas, ai vendosi ta ēonte edhe mė tej eksperimentin, duke parė pėr shembull se ēfarė ndodhte kur njė profesor i vjetėr kontrollonte trurin e njė fėmije.

Milgrami vdiq nė vitin 1984 pėrpara se ta pėrfundonte eksperimentin dhe siranoidėt e tij u harruan pėr dy dekada me radhė, derisa Xhillspi vendosi ta rinovonte idenė e tij. Nė pėrpjekjen e tij tė parė, ai kopjo njė nga eksperimentet e Milgramit me njė siranoid fėmijė.

Nė kėtė rast, Xhillspi i tregonte fjalėt njė djali 11-vjeēar i cili po intervistohej nga njė panel tė rriturish. Tendenca e tyre pėr ta justifikuar situatėn me tė cilėn pėrballeshin, ishte e mahnitshme.

Djalin e vogėl e pyetėn pėr molekula dhe atome, pėr Henri Xhejmsin, pėr vdekjen e Margaret Thecerit dhe pėr krizėn globale financiare. Pas ēdo pėrgjigje, ata shokoheshin dhe thonin se, djali ishte vėrtet i zgjuar, por asgjė mė shumė, kujton Xhillspi.

Nga kėndvėshtrimi filozofik, njerėzit e kanė tepėr tė vėshtirė tė gjykojnė, nėse njė person ėshtė duke folur dhe vepruar me vullnetin e tij tė lirė apo ndodh pėrpara njė kukulle qė vepron sipas komandave tė dikujt tjetėr. Sado e madhe tė jetė mospėrputhja ndėrmjet trupit dhe mendjes, njerėzit nuk arrijnė ta dallojnė, thotė Korti.

Pėr ta thėnė me fjalė tė tjera, duket se qeniet njerėzore pėrdorin mė shumė pamjen e jashtme pėr tė gjykuar substancėn e mendimeve tė dikujt tjetėr.

Ėshtė e lehtė tė jesh skeptik. Kėshtu i ndodhi njė eksperti qė vizitoi laboratorin e studimit dhe Xhillspi e prezantoi me Kortin. Duke qenė se kishte folur me Kevinin mė parė nėpėrmjet internetit, kur u gjend pėrballė njė vajze tė re u shokua tėrėsisht.

Pėr njė moment mendova se Kevini ishte njė transeksual, ishte i vetmi shpjegim qė mė erdhi ndėrmend, tha ai.

Nė fakt, Kevini ndodhej nė njė dhomė tjetėr dhe ai ishte duke biseduar me Sofian, e cila nė jetėn e pėrditshme ėshtė njė studente e dalluar dhe ka vendosur tė kontribuojė pėr eksperimentin. Situata tregoi se sa e thjeshtė ėshtė tė manipulosh mendimin e njė personi nėpėrmjet pamjes sė jashtme.

Falė sukseseve tė deritanishme, Korti dhe Xhillspi filluan tė mendonin ekstreme akoma mė tė mėdha pėr tė testuar. Ky ishte momenti, kur lindi edhe ideja e tyre mė gjeniale. Menduam qė nėse duam ta ēojmė eksperimentin tonė nė njė nivel mė tė lartė, atėherė duhet tė eliminonim personin qė sugjeronte fjalėt, thonė ata.

Rezultati ishte lindja e echoborgut, njė racė e re siranoidėsh, ku njė person flet dhe vepron sipas komandave tė njė programi kompjuterik, jo ato tė njė personi tjetėr.

Nė kėtė mėnyrė, Korti shpresonte tė bėnte njė hap para drejt tė ardhmes, kur robotėt tė bėhen mė realė. Jemi ende shumė vite e shekuj larg krijimit tė njė pamjeje njerėzore pėr kompjuterėt, por kėtė hap mund ta kapėrcejmė, duke e futur kompjuterin brenda trupit te njerėzit pėr tė parė ēfarė ndodh, thotė ai.

Nė eksperimentin e parė, pjesėmarrėsit ishin tėrėsisht tė painformuar dhe askush nuk i kishte thėnė atyre se do tė bisedonin me njė robot. Siē do tė kishte parashikuar edhe Milgrami, pjesėmarrėsit nuk patėn asnjė dyshim pėr personin qė kishin pėrballė edhe pas bisedave tė gjata qė bėnė me tė.

Pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve nuk e kuptuan asnjėherė se ishin duke folur me njė program kompjuteri. Ata thjesht menduan se, personi me tė cilin flisnin kishte ndonjė problem apo ndonjė lloj frenimi kur ndodhej nė njė rreth social tė caktuar. Nė asnjė moment, ata nuk dyshuan se ishin duke folur me njė hibrid, thotė Korti.

Filmat fantastiko-shkencorė dhe serialet e ndryshme televizive, kanė pyetur prej kohėsh nėse robotėt do tė mund tė integrohen njė ditė nė shoqėrinė tonė deri nė pikėn qė ne tė mos arrijmė mė tė bėjmė dallimin ndėrmjet njė qenieje tė gjallė dhe njė pajisjeje elektronike.

Eksperimenti i Kortit sugjeron, se edhe me inteligjencėn artificiale tė kufizuar qė posedojnė sot, arrijmė lehtėsisht tė bindim tė tjerėt, se janė duke biseduar me njė qenieje njerėzore nė vend tė njė roboti.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"P7!)

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė