Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė hobit qė zhvillojnė intelegjencėn?

Inteligjentė jo vetėm lindim, por edhe mund tė bėhemi, duke praktikuar disa aktivitete tė caktuar.

Cilat janė hobit qė zhvillojnė intelegjencėn?
Cilat janė hobit qė zhvillojnė intelegjencėn?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 12/01/2018 22:21

Konfirmimi vjen nga disa kėrkime shkencore: qė nga muzika tek letėrsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, ja disa prej mėnyrave tė kalimit tė kohės, qė kanė meritėn e zhvillimit tė mėtejshėm tė trurit tonė.

Leximi

Nuk ka rėndėsi se ēfarė po lexoni, e rėndėsishme ėshtė tė mos e humbni kėtė zakon tė shėndetshėm. Leximi i librave dhe gazetave ėshtė njė prej armėve mė tė mira pėr tė mbajtur aktiv trurin, si dhe pėr tė forcuar aftėsitė e intelektit. Nė fakt kur lexoni, pėrveēse reduktoni shumė stresin e pėrditshėm, ju zhvilloni dhe imagjinatėn dhe mėsoni tė kuptoni nė mėnyrė komplekse dhe tė strukturuar, njė seri gjėrash, tė cilat mund tė kthehen e tė jenė tė dobishme nė punė, apo nė marrėdhėniet me tė tjerėt.

Rezultati? Duke lexuar pėrmirėsohen tė tre llojet e inteligjencės: fluide (zgjidhja e problemeve), e kristalizuar (aftėsia pėr tė pėrdorur dijet dhe pėrvojat e pranishme tashmė nė kujtesė) dhe sociale (aftėsia pėr tė krijuar lidhje dhe pėr tė qenė tė pajtueshėm shoqėrisht).

Instrumentat Muzikore

Studime tė ndryshėm kanė konfirmuar se t'i biesh njė instrumenti muzikor, stimulon trurin dhe i lejon atij tė prodhojė lidhje tė reja mes neuroneve. Praktikimi i kėtij aktiviteti forcon forcon veēanėrisht zonėn e ngurtė, ose mė saktė pjesėn e fibrave qė lidhin dy hemisferat. Kur i bie njė instrumenti, ushtrohen kujtesa, krijueshmėria, aftėsitė motorike dhe analitike: pra muzika ėshtė njė kurė e vėrtetė pėr inteligjencėn tonė.

Ushtrimi i Mendjes

Kur formon njė gjėzė apo kur vret mendjen pėr tė zgjidhur atė Sudokun shumė tė vėshtirė, nuk je duke humbur kohė tė vyer, pėrkundrazi. Ushtrimi i trurit me kėto lloje lojėrash ėshtė i barabartė me pjesėmarrjen nė seanca intensive gjimnastike. Efekti kryesor pozitiv i kėsaj gjimnastike tė trurit ėshtė zhvillimi i neuroplasticitetit, aftėsia e sistemit nervor pėr tė modifikuar intensitetin e sinapseve, prodhuar tė reja dhe eleminuar tė tjera. Niveleve mė tė lartė tė neuroplasticitetit i korrespondon njė aftėsi mė e mirė pėr tė kuptuar, si dhe njė mundėsi mė e vogėl pėr tė ndeshur nė probleme depresioni dhe ankthi.

Mėsimi i njė gjuhe tė re

Tė folurit e dy apo mė shumė gjuhėve, i lejon trurit qė tė qėndrojė elastik, duke zhvilluar aftėsi tė zgjidhjes sė problemeve dhe arsyetimit krijues. Por mbi tė gjitha, mėsimi i njė gjuhe tė ndryshme nga gjuha mėmė, vonon procesin e rėnies sė neuroneve: me fjalė tė tjera, truri qėndron i ri pėr njė kohė mė tė gjatė dhe mėson ta shohė botėn nga pikėvėshtrime tė pazakonte.

Ushtrimet Fizike

Dihet tashmė: tė merresh me sport, ke efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetėm nėse ushtrimet fizike bėhen nė mėnyrė konstante dhe jo sporadike. Nė fakt ėshtė vėrtetuar se pėrsėritja e seancave tė lėvizjes rrit sasinė e neurotrofinės BDNF tė pranishme nė tru, mė saktėsisht nė hipokampus. Kjo substancė ėshtė njė proteinė thelbėsore pėr jetėn e disa neuroneve tė sistemit nervor qendror dhe periferik, e cila ka meritėn e pėrcaktimit tė rritjes dhe diferencimit tė neuroneve dhe sinapseve tė reja. Nga ky efekt pėrfiton mbi tė gjitha kujtesa jetėgjatė dhe aftėsia e tė kuptuarit dhe elaborimit tė dijeve.

Meditimi

Nga njė studim i kryer nga profesori Amerikan i psikologjisė dhe psikiatrisė, Richard Davidson, mbi aktivitetin e ndryshėm tė trurit tek Dalai Lamat dhe disa murgj budistė, u zbulua se meditimi zhvillon disa funksione potencialė tė trurit, qė pėrndryshe do tė mbeteshin tė papėrdorur. Nė mėnyrė tė veēantė, pėrqėndrimi qė arrihet duke medituar lejon kontrollin e disa gjendjeve shpirtėrore si dhe zgjedhjen se cilėt tė pėrdorėsh nė njė moment tė caktuar, duke i dhėnė atyre qė praktikojnė kėtė disiplinė, njė vetėkontroll mė tė fortė mbi mendimet dhe emocionet.

Zhvillimi i kujtesės akumulative

Jeni mėsuar tė bėni gjėrat nė momentin e fundit, nė shkollė apo nė punė? Studimi apo kryerja e detyrave tė caktuara nė mėnyrė konstante pėrditė, lejon qė ato qė mėsohen tė depozitohen nė kujtesė, pėr t'u rishfaqur pastaj atėherė kur keni nevojė. Nė tė kundėrt, njė studim i nxituar nuk do tė ketė asnjė efekt mbi inteligjencėn. Nėse nuk jeni mė studentė, pėr tė ushtruar kujtesėn tuaj kumulative filloni tė mbani shėnim nė njė bllok vėzhgimet tuaja tė pėrditshme, shėnoni ato qė keni bėrė, apo qė duhet tė bėni ende, apo futjuni studimit tė njė gjuhe tė re.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
8%14\

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.