Pse nuk ėshtė mirė tė qėndroni ulur pėr njė kohė tė gjatė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse nuk ėshtė mirė tė qėndroni ulur pėr njė kohė tė gjatė?

Studiuesit japin alarmin: qėndrimi ulur pėr orė tė tėra nė ēdo moshė ėshtė njė rrezik serioz pėr shėndetin, sidomos pėr tė moshuarit, tė cilėt kanė tė ngjarė tė bėhen me aftėsi tė kufizuara.

Pse nuk ėshtė mirė tė qėndroni ulur pėr njė kohė tė gjatė?
Pse nuk ėshtė mirė tė qėndroni ulur pėr njė kohė tė gjatė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/12/2017 23:35

Jeta sedentare apo qėndrimi ulur bėn keq, shumė keq. Me sa duket nuk ka rėndėsi se sa ushtrime fizike tė moderuara bėni sepse ēdo orė mė shumė e qėndruar ulur e dyfishon rrezikun pėr aftėsitė e kufizuara. Paralajmėrimi vjen nga njė studim i ri i botuar nė gazetėn e aktivitetit fizik dhe tė shėndetėsisė, dhe i kryer nga hulumtuesit e universitetit "Northwestern Medicine", tė cilėt kanė zbuluar se pavarėsisht moshės, personi qė qėndron ulur mė shumė se njė orė krahasuar me njė person tjetėr ka tė ngjarė qė tė bėhet 50% mė shumė i paftė.

Vėzhgimi ėshtė bėrė duke analizuar efektet e jetės sedentare te 2,200 njerėz tė moshės mbi 60 vjeē. Tė gjithė pjesėmarrėsit ishin tė pajisur me sensorė lėvizės qė duhet t'i vishnin gjatė orėve kur ata qėndronin zgjuar pėr tė paktėn katėr ditė nė javė. Mė pas pjesėmarrėsit janė vėzhguar nė kėtė mėnyrė pėr rreth tre vjet. Sensorėt masnin jo vetėm aktivitet fizike tė lehta, por edhe ato tė moderuarat, tė tilla si bėrja e pazarit, ecjet me hapa tė shpejtė apo tė rrjedhshėm. Nė tė njėjtėn kohė sensorėt masnin edhe periudhat kur pjesėmarrėsit nuk bėnin asnjė aktivitet. Rezultatet pėrfundimtare treguan se ata qė ishin ende aktiv nė kompleks paraqisnin shėndet mė tė mirė se ata qė nuk ishin aktiv. Pėrveē kėsaj, ata qė qėndronin ulur rreth nėntė orė ose mė shumė orė nė ditė treguan njė rėnie tė matshme nė aftėsitė fizike. Sipas shkencėtarėve qėndrimi ulur pėr njė kohė tė gjatė mund tė shkaktojė probleme tė muskujve, ndėrsa yndyra digjet mė pak dhe gjaku rrjedh mė me ngadalė.

E gjithė kjo ēon nė pasoja tė rėnda pėr shėndetin dhe nė zhvillimin e sėmundjeve tė tilla si diabeti, sėmundjet kardiovaskulare, obeziteti, por edhe aftėsitė e kufizuara fizike. "Kjo ėshtė hera e parė qė ne kemi treguar se si njė sjellje sedentare lidhet me njė mundėsi tė madhe tė shkaktimit tė aftėsive tė kufizuara, pavarėsisht sasisė sė ushtrimeve fizike tė moderuara. Tė jesh sedentar nuk ėshtė sinonim vetėm i pamjaftueshmėrisė sė aktiviteteve fizike", shpjegon Dorothy Dunlop, profesoresha e mjekėsisė sė Universitetit "Northwestern Feinberg School of Medicine" dhe njėkohėsisht udhėheqėsja e kėtij studimi. Nė fund tė fundit, ajo qė studiuesit gjetėn ėshtė se qėndrimi ulur ėshtė njė faktor rreziku pėr aftėsitė e kufizuara pothuajse aq sa edhe mungesa e aktivitetit fizik, qoftė i lehtė, i moderuar apo i fuqishėm. "Kjo do tė thotė se tė rriturit mė tė vjetėr kanė nevojė qė tė reduktojnė sasinė e kohės qė kalojnė ulur, qoftė para TV ose kompjuteri, pavarėsisht nga pjesėmarrja e tyre nė aktivitet fizike tė moderuara ose tė fuqishme", pėrfundon Dunlop.

Studimi, 50% e popullsisė nė Shqipėri ėshtė mbipeshė

Mungesa e aktivitetit fizik, ka bėrė qė tė dhėnat pėr personat mbipeshė dhe obezė tė kapin shifra alarmante. Sipas studimit demografik dhe shėndetėsor nė Shqipėri, rezulton se vetėm 46% e meshkujve dhe 58% e femrave kanė treguesit e masės trupore brenda normės sė lejuar, ndėrkohė qė pjesa tjetėr paraqesin probleme. Nė studim u pėrfshinė meshkujt dhe femrat e moshės 15-49 vjeē dhe u mblodh informacion mbi gjatėsinė dhe peshėn e tyre, ndėrkohė qė pas pėrpunimit tė tė dhėnave u bėnė klasifikime sipas vendbanimit, rajonit, arsimit dhe indeksit tė pasurisė. Pas pėrpunimit tė tyre rezultoi se 39% e femrave nė moshėn 15-49 vjeē nė vendin tonė janė mbipeshė ose obeze.

Nga tė dhėnat e studimit rezulton gjithashtu se femrat qė jetojnė nė rajonin bregdetar paraqesin shifrat mė tė larta tė obezitetit, me 44.5%. Nė studim u pėrfshinė edhe meshkujt dhe nga pėrpunimi i tė dhėnave rezultoi se 53,3 % e meshkujve nė moshėn 15-49 vjeē janė mbipeshė ose obezė. Pėr sa i pėrket grupmoshės, moshat 30-39 vjeē paraqisnin tė dhėnat mė problematike, me 69%. Sipas njė studimi europian, i publikuar nė revistėn "Preventive Medicine", tregohet se nė fundjavė, tė rinjtė dembelosen mė shumė, duke pasur bashkėpunėtorė tė mirė televizorin dhe kompjuterin. Nė pėrgjithėsi, njė e treta e adoleshentėve shohin tė paktėn dy orė televizor nė ditė, ndėrsa nė fundjavė ky orar trefishohet. Jeta sedentare nuk ndihmon pėr njė shėndet tė mirė, tregon njė tjetėr studim i kohėve tė fundit, i publikuar nė revistėn "Medicine and Science in Sports and Exercise", nga i cili del se ekziston njė lidhje shumė e ngushtė mes orėve tė kaluara para ekranit dhe shėndetit kardiometabolik.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
TX)#9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.